Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 05. 2020. 16:54 >> 17:06

Ditari 22.05.2020

22.05.2020

Rezistenca kundër pavarësisë të Malit të Zi më radikale sesa në vitin 2006

Dje Mali i Zi ka shënuar 21 majin , Ditën e pavarësisë , të rikthyer në referendumin e mbajtur në këtë ditë të vitit 2006. Në solemnitetin qendror të organizuar në Cetinë qytetarëve të Malit të Zi u është drejtuar kryeministri Dushko Markoviq.

Përçarjet në Mal të Zi 14 vjet pas referendumit dhe rivendosjes së pavarësisë nuk janë evituar, përkundrazi, në disa segmente sot rezistenca kundër sovranitetit të Malit të Zi janë më radikale se para 14 vjetësh , ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në solemnitetin me rastin e Ditës së pavarësisë të organizuar në Cetinë. Ai duke iu drejtuar qytetarëve të Malit të Zi me rastin e kësaj dite të shuar ka theksuar se gjatë 14 viteve të kaluara të rivendosjes së pavarësisë është vërtetuar se qëllimin strategjikë e kemi zgjedhur me zgjuarsi dhe se nuk ka dilema nëse do të vazhdojmë këtë rrugëtim. “Kanë kaluar 14 vjet ç’prej se Mali i Zi e ka kthyer emrin dhe vendin e vetë në mesin e shteteve të botës bashkëkohore. Kur me 21 majë të vitit 2006 në referendumin demokratik kemi sjell vendimin që vetë të menaxhojmë të ardhmen tonë, kemi besuar se kjo është një fitore e përbashkët , e të gjithëve që kemi dëshiruar shtetin e vetë, por edhe e të gjithë atyre që ishin kundër . Në mënyrë të qetë dhe dinjitoze , edhe përkundër shumicës që na ishte imponuar prej 55% të votave të domosdoshme për pavarësi dhe për kundër fushatës së pa mbajtur mend kundër pavarësisë , rezultati demokratik i referendumit ka qenë i pa kontestuar”, ka theksuar kryeministri Markoviq në drejtimin solemn me rastin e Ditës së pavarësisë së Malit të Zi.

Mali i Zi rrezaton me shembuj të cilët duhet ti ndiekin edhe të tjerët

Mali i Zi është shtet i cili rrezaton me shembuj të cilët duhet ti ndjekin edhe vendet e tjera, konsideron akademiku Radovan Radonjiq. Ai ka shtuar se rrjedhat pas referendumit nuk kanë vijuar sipas dëshirës tonë , megjithatë, ka theksuar ai ,, nuk mund të thuhet se kanë munguar sukseset. Ka ngecur Mali i Zi, mirëpo ka bërë edhe hapa gjigant , ka shtuar Radonjiq në programin e mëngjesit të TVMZ . “Mali i Zi është një shtet i çuditshëm , i vogël në hapësirën gjeografike , i ballafaquar pothuaj se me të gjitha stuhirat historike , gjithmonë ka qenë i detyruar që ti zgjidh vet problemet më të rënda, jo vetëm problemet e veta , por edhe problemet e ekzistencës më të gjerë” , ka theksuar ai . Megjithatë , ka theksuar Radonjiq, nuk mund të thuhet se lëvizjet nuk kanë qenë të suksesshme. Ka ngecur Mali i ZI, mirëpo edhe ka bërë hapa gjigant. “Mali i Zi është një shtet i cili rrezaton me shembuj të cilët duhet ti ndjekin edhe vendet e tjera. Është bërë anëtarë i NATO-s dhe së shpejti pritet anëtarësimi në BE. Ky është një vend , i cili pa marrë para sysh të gjitha trysnitë e brendshme, sfidat dhe frikat , nuk gjunjëzohet” , ka theksuar Radonjiq.

 

 

Nuk do të lejojmë që Serbia të përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi

Mali i Zi nuk do të lejojë që Serbia nën vellon, e gjoja të rrezikimit të interesave serbe në Mal të Zi , të përzihet në punët e tij të brendshme , ka deklaruar ministri i punëve të jashtme ,Srgjan Darmanoviq. Ai ka theksuar se në Mal të Zi nuk ka pasur dhe nuk do të këtë popuj të rrezikuar , pra as populli serb. “Çdo pohim tjetër është i pa bazë dhe i dëmshëm për të gjithë , me përjashtim të atyre kalkulimeve parazgjedhore në vendin tone dhe në shtetin fqinjë” , ka theksuar Darmanoviq në intervistën për gazetën “Pobjeda” . Ai duke komentuar deklaratat e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ka theksuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që Serbia, nën vellon e gjoja rrezikimit të interesave serbe në Mal të Zi, të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Sipas fjalëve të tij, në Mal të Zi mund të jenë “të rrezikuar” vetëm ata të cilët nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e tij , karakterin qytetarë dhe multietnikë , zgjedhjen demokratike të Malit të Zi dhe vetëm ata të cilët me fanatizmin e vetë i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

“Është e sigurtë se as pushteti dhe as KOS nuk mbështesin eskalimin e tensioneve”

Raportuesi i parlamentit evropianë për Malin e Zi dhe Ballkanin perëndimor ,Tonino Piculla ka bërë ftesë për dialog konstruktiv, kur është fjala për tensionet ndërmjet pushtetit të Malit të Zi dhe Kishës ortodokse serbe - KOS, të cilat kanë pasuar pasi që besimtarët e kësaj kishe i kanë vazhduar tubimet nëpër qytet e Malit të Zi edhe për kundër masave të ndalesave të shpallur për shkak të pandemisë së Covid 19. “Të gjithë akterët politikë dhe shoqërore duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimtaria e tyre njëherit paraqet edhe nivelin e përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Malit të Zi. Është e sigurtë se ata nuk e përkrahin përsëritjen dhe eskalimin e tensioneve, jo stabilitetin dhe polarizimin e mëtejmë të shoqërisë”, ka theksuar Piculla për Europen Western Ballkans, transmeton gazeta “Pobjeda”.Ai ka theksuar se kjo është me rëndësi të veçantë për shkak të problemeve ekonomike në të ardhmen , të cilat siç ka theksuar ai, do të reflektohen në turizëm dhe në tërë ekonominë malazeze. Piculla ka sqaruar se lufta efikase kundër koronavirusit ka tërhequr vërejtjen për nevojën e mirëkuptimit edhe më të thellë ndërmjet qytetarëve.

Sistemi i sigurisë i gatshëm që të mbrohet

Sulmet kundër pavarësisë së Malit të Zi edhe pas 14 viteve janë shumë të pranishme , ka vlerësuar ministri i mbrojtës ,Predrag Boshkoviq ,duke shtuar se sistemi i sigurisë është mjaft i aftë dhe cilësorë që të ballafaqohet me këto sfida. Ai ka deklaruar për agjencinë MIINA se Mali i Zi gjatë historisë së vetë njëmijë vjeçare është dashtë të luftojë dhe pas fitoreve , të ruaj pavarësinë dhe ekzistencën e vetë .“Duke tërhequr paralelen , edhe sot shohim se ekzistojnë sulme kundër sigurisë së Malit të Zi bile edhe kundër ekzistencës së tij”, ka theksuar Boshkoviq. Siç ka theksuar, Mali i Zi edhe pas 14 viteve të pavarësisë , është gjetur nën sulmin e grupeve dhe sferave të ndryshme të interesit të cilat përpiqen ta pengojnë , para së gjithash rrugën e tij drejtë integrimeve evropiane dhe euro atlantike , kurse nga ana tjetër edhe të rrezikohet ekzistenca e tij. Sipas fjalëve të tij, prej vitit 2014 vazhdojnë sulmet dhe rrezikimi i sigurisë së Malit të Zi, dhe çka është edhe më e keqe para së gjithash rrezikimi i substancës së tij të karakterit shumë etnikë dhe shumë fetarë.

 

 

Sistemi shëndetësor i gatshëm për valën e re eventuale të korona virusit

Sistemi shëndetësorë i Malit të Zi është në përgatitje për valën e re eventuale të korona virusit, ka deklaruar ministri i shëndetësisë ,Kenan Hrapoviq, duke shtuar se shtrohet pyetja nëse kjo valë e re do të ndodh. “Ne jemi duke u përgatitur sikur të ndodhë vala e re . Kemi parë rezultatet e masave preventive të cilat i kemi zbatuar dhe se esenca e përgjigjes adekuate është në masat e ndërmarra mbrojtëse në kohë të duhur” , ka theksuar Hraporviq për agjencinë MINA. Sipas fjalëve të tij , edhe kur ka ndodhur infektimi , shëndetësia ka vepruar në qetësi dhe pa panik. Ai ka shtuar se vetëm individët të cilët kanë pasur forma të rënda të sëmundjes janë shtruar në institucionet spitalore .Ai ka theksuar se pandemia ka treguar aftësinë e Ministrisë së shëndetësisë që të reagojë shpejt edhe në situata të krizës . Hrapoviq ka theksuar se ofrimi i mbrojtjes shëndetësore gjatë dy muajve të kaluar është transformuar në pajtim me situatatën epidemiologjike.

 

Për riparimin e institucioneve arsimor 20 milion euro

“Rikonstruimete e përfunduara para do kohe dhe rikonstruimet aktuale , pastaj projektet kapitale në fushën e arsimit në territorin e Malit të Zi kapin vlerën e rreth 20 milion euro, gjë që fletë mjaftueshëm për vendosmërinë , jo vetëm të Ministrisë së arsimit, por para së gjithash të kësaj qeverie, për një përmirësim esencial të kushteve në shkolla”, ka theksuar Filip Grujiq, shef i shërbimit për investime dhe furnizimet publike në Ministrinë e arsimit , me rastin e vizitës në shkollën fillore “Maksim Goriki” ku riparimet janë në vazhdim dhe vlera e përgjithshme e të cilave është rreth 100 mijë euro. Me këto punime ,siç theksohet ,do të zgjidhen problemet e shumta të hapura të kësaj shkolle. Ai ka theksuar se vetëm gjatë disa muajve të kaluar në 10 projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën shkollore në kryeqytet janë investuar rreth 800 mijë euro , kurse aktualisht janë në rikonstruim e sipër disa objekte të tjera shkollore me vlerë prej rreth 700 mijë euro. Me fjalë të tjera , vlera e përgjithshme e rikonstruimeve të përfunduara dhe atyre që janë në vazhdim në Podgoricë është rreth 1.5 milion euro.

 

Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot para mediave për vendimin e mundshëm të Kushtetueses lidhur me dekretin e presidentit Thaçi.

Kurti, ndryshe nga herat tjera, ka thënë se do të respektojë vendimin e Gjykatës, nëse është interpretim i Kushtetutës shkruan lajmi.net.

“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, ka thënë Kurti shkurt para mediave.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një vizite që pati në Burgun e Dubravës, ku edhe bëri homazhe tek pllaka përkujtimore e viktimave të masakrës në këtë burg.

Ndryshe, këto deklarata të Kurtit vijnë pas një sërë qëndrimesh të kundërta me atë çka tha ai sot, ku zyrtarë të lartë të VV-së lanë të kuptohet se nuk do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, nëse i njëjti nuk shkon në favor të tyre.

Kushtetuesja ndërkaq ka vendosur masë pezulluese ndaj dekretit të Thaçit deri më 29 maj.

 

 

Osmani takon ambasadorin amerikan, flasin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishin edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mënyrat se si t’iu ndihmohet komuniteteve në Kosovë.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth koronavirusit dhe zhvillimet politike, e po ashtu për idetë rreth ligjeve që mund të ndihmojnë komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

 

Rrëzohen një aeroplan në Pakistan

Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistani, thanë zyrtarët e aviacionit .

"Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit", tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karaçi, raporton BBC.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.

SHBA shënon mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të mëdha të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën 25.294 raste të reja të koronavirusit dhe 1,263 vdekje të lidhura u raportuan në Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Tani Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 1,577,147 infeksione me Covid-19 dhe 94,702 vdekje të lidhura me virusin.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

 

 

Brazili konfirmoi 1.188 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 20.047.

Ndërkaq, bilanci i të infektuarve ka shkuar në 310.921, me 18.508 raste të reja.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, Brazili është vendi me më së shumti raste dhe vdekje nga virusi në Amerikën Latine.

Ndërkaq, në nivel botëror, vendi radhitet i treti për nga numri i rasteve pas SHBA-së dhe Rusisë.

 

 

OKB-ja përsëri bën thirrje për një armëpushim global gjatë pandemisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri përsëri thirrje palëve në konflikt, në të gjithë botën, që të zbatojnë një armëpushim, në mënyrë që bota të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Në një raport para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të prezantuar më 21 maj, Guterres njoftoi se në vitin 2019, rreth 20,000 civilë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve në 10 vende të botës.

Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Afganistan. Rreth 10.392 persona javë vrarë gjatë vitit 2019, nga të cilët 42 për qind ishin gra dhe fëmijë.

Sipas tij, miliona refugjatë në botë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Ai tha se pandemia ishte "testi më i madh me të cilin është përballur bota" që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara, 75 vjet më parë.

"OKB-ja ka bërë përpjekje serioze për të mbrojtur civilët, veçanërisht në vendet e prekura nga konflikti, sistemi shëndetësor i të cilave është i dobët", tha Guterres.

Ai paralajmëroi se disa palë të caktuara mund të përfitojnë nga pandemia dhe të intensifikojnë konfliktet, sepse vëmendja e qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar është përqendruar në zgjidhjen e krizës shëndetësore.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell,në viset veriore me vranësira të pakta .Frynë erë e dobët deri mesatare veriore dhe verilindore .Temperaturat në orën 14: Podgoricë 27 gradë ,Herceg Novi 26, Budvë 25, Ulqin 23, Cetinë 22, Tivar 21, Nikshiq e Biello Pole 20, Shavnik, Beranë ,Plavë e Rozhajë 19, Plevle,Kollashin ,Andrievicë e Plluzhinë 18 dhe në Zhablak 13 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell ,në viset veriore gjatë ditës me vranësira mesatare .Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme .

Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 14 ,kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gradë celsius.







Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се