Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 05. 2020. 17:29 >> 17:42

Ditari 20.05.2020

20.05.2020

Mali i Zi kremton nesër ditën e pavarësisë

Mali i Zi nesër do të shënojë 21 majin – Ditën e pavarësisë, kur në vitin 2006 në referendum ka ripërtëritur pavarësinë shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare, në referendum kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5% nga numri i përgjithshëm i votuesëve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë, ose 55.5%, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë kanë votuar 185 mijë e 002 qytetarë ose 44.5%.

Kuvendi i Malit të Zi, më parë kishte miratuar ligjin për referendum, i cili u aprovua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Që referendumi të ketë sukses, atë duhej ta përkrahin 55% të votuesve, që do të dalin në referendum. Pyetja e referendumit ishte- “A dëshironi që republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ndërkombëtar juridik”.Kuvendi i Mali i Zi, në mbledhjen e mbajtur me 2 mars, në bazë të propozimit të presidentit të atëhershëm të Republikës, Filip Vujanoviq, ka sjell vendimin që referendumi për statusin shtetëror juridik të mbahet me 21 maj. Kryetar i Komisionit republikan të referendumit u zgjodh diplomati sllovak Frantishek Lipka. Sipas të dhënave të Komisionit republikan të referendumit, të drejtë vote kishin 484.7 mijë qytetarë.

Të shtëna nderi me rastin e Ditës së pavarësisë

Ushtria e Malit të Zi do të realizojë nesër në Cetinë breshëri artilerike të nderit në prag të 21 majit – Ditës së pavarësisë, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Të shtënat e nderit do të realizohen në bazë të urdhrit të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Siç theksohet, breshëria artilerike do të realizohet në orën ë18, me 10 breshëri nga 6 armë artilerike .

21 maji të jetë ditë e kujtimit ndaj luftetarëve për pavarësi

Në urimin me rastin e Ditës së Pavarësisë të Malit të Zi, kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, ka theksuar se pushteti do të vazhdojë të ndërtojë shtetin e institucioneve të zhvilluara, të demokracisë, solidaritetit dhe të përgjegjësisë shoqërore. “Ashtu siç është ruajtur shëndeti, do të ruhet edhe ekonomia dhe karakteri qytetarë i Malit të Zi. Historia e Malit të Zi, është përmbledhje e dëshmive për ruajtjen e ndërgjegjes për interesat e veta dhe e drejta për pavarësi. Qytetaret dhe qytetarët e Malit të Zi, me vendimin në referendumin e vitit 2006, e kanë plotësuar borxhin ndaj të parëve të vetë, kanë treguar vullnetin e shumicës të Malit të Zi bashkëkohorë dhe kanë trasuar rrugën për pasardhësit e vetë“ thuhet në urim. Për këtë arsye , ka theksuar Brajkoviq , “21 maji për Malin e ZI është data më e rëndësishme në historinë e tij të re. Duke festuar 14 vjetorin e rivendosjes së pavarësisë shtetërore, u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë ndihmuar këtë proces hisorik, në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve si dhe në rrugën e shtetit drejtë statusit të anëtarit të NATO-s dhe, në të ardhmen, në Bashkimin Evropianë. 21 Maji, le të jetë edhe ditë e kujtesës në të gjithë luftëtarët për pavarësinë e Malit të Zi, në krenarinë e familjeve të tyre dhe për të gjithë neve”, thuhet në urim. Siç ka theksuar, do të vazhdohet me ndërtimin e shtetit të institucioneve të zhvilluara, të demokracisë, solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore”, ka theksuar në urimin e vetë kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Inaugurohet faza e parë e bulevardit Podgoricë - Tuz

Sot është inauguruar pjesa e parë e bulevardit të ri në drejtimin Podgoricë- Tuz, kurse në këtë solemnitet, ishin ishin të pranishëm, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, drejtori i drejtorisë për komunikacion, Savo Paraça, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, si dhe përfaqësues të komunës së Tuzit dhe të kompanisë Bemax e cila ka kryer punimet.

Ndërkaq, presidenti Gjukanoviq, ka shprehur mirënjohjen për, siç tha ai, angazhimet e mëdha të udhëheqjes së Kryeqytetit në rregullimin e mëtejmë të infrastrukturës së Podgoricës.

“ Me përfundimin e këtij bulevardit, dëshmohen qëllimet serioze që me të gjitha komunat fqinje të ndërtohen autostrada të tipit bulevard dhe në këtë mënyrë të avancohet komunikimi i njerëzve ndërmjet Kryeqytetit dhe qyteteve që kufizohen me Podgoricën”, tha mes tjerash, presidenti Gjukanoviq.

Po ashtu, në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kryeqytetit, Gjorgje Suhih dhe kreu i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj.

Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, paralajmëroi edhe ndërtimin e shtegut për çiklistë në këtë pjesë të qytetit.

Punimet në ndërtimin e fazës së parë të bulevardit, në vlerë prej 2,2 milion euro, kanë filluar para gjysmëviti kurse partner në këtë projekt janë Kqyeqyteti dhe Qeveria, respektivisht Drejtoria për komunikacion.

Përkrahje për Malin e Zi stabil dhe më të fortë

Misioni i OSBE në Mal të Zi i përgëzon qytetarët e Malit të Zi me rastn e 21 majit , Dit kjo e cila ka shënuar rivendosjen e pavarësisë së Malit të Zi, të arritur në referendumin e qetë dhe demokratik. . “Shteti kremton përvjetorin e 14 të pavarësisë së vetë në vitin të cilin e ka shënuar kriza botërore të shkaktuar nga virusi Covid 19. Mali i Zi ka treguar forcë dhe gatishmëriinë e institucioneve të veta dhe të qytetarëve që me solidaritet të përgjigjet ndaj kësaj krize , duke përkufizuar përhapjen e virusit” ka deklaruar shefja e Miisonit të OSBE në Mal të Zi Mariz Davije.. Siç theksohet në urim, ky Mision është i vendosur që , përmes partneritetit me Qeverinë , institucionet , shoqërinë civile , mediumet dhe me palët tjera të interesuara , të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Malin e Zi në ndërtimin e instiitucioneve të forta, stabile dhe profesioniste. “Vazhdojmë të përkrahim Malin e Zi në pajtim me detyrimet dhe principet e OSBE-së” , ka theksuar Davije.

 

Diskutohet për ligjin e propozuar për amnisti

Parlamenti i Malit të Zi e ka filluar sot debatin për ligjin e propozuar për amnisti, me të cilin parashihet shkurtimi i vuajtjes së dënimit me burg 15 ose 10 për qind për personat e dënuar për vepra të caktuara penale. Amnistia, të cilën e kanë propozuar deputetët e koalicionit në pushtet, me përjashtim të socialdemokratëve , arsyetohet si masë e detyruar në situatën aktuale të epidemisë së korona virusit, me qëllim të shkarkimit të burgjeve dhe uljes së numrit të nëpunësve të angazhuar. Propozimin e ligjit për amnisti e kanë paraqitur deputetët Millosh Nikoliq, Andrija Popoviq , Genc Nimanbegu , Ervin Ibrahimoviq , Adrian Vuksanoviq, Daniell Zhivkoviq dhe Jovanka Lllalliçiq. Qeveria në mendimin e vetë dorëzuar Parlamentit të Malit të Zi ka theksuar se ligji i propozuar ka për qëllim të kontribuojë në parandalimin e futjes dhe përhapjes së korona virusit në burgje. Në Mal të Zi, në objektet për vuajtjet e sanksioneve penale gjenden 1 mijë e 84 të burgosur dhe të paraburgosur. Amnistia nuk vlen për veprat më të rënda penale – krimet e luftësë kundërë banorëve civil, terrorizëm dhe tregtinë me qeniet njerëzore, për dhunime, larjen e parave, krijimin e shoqatave dhe organizatave kriminale, keqtrajtimin e personave të mitur dhe të dhunës në familje.

Lejohet kredi prej 250 milion euro

Ministria e financave ka përfunduar procedurën e sigurimit të huas prej 250 milion euro përmes garancive të Bankës Botërore në vlerë 80 milion euro, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për arkën shtetërore Dragan Darmanoviq. Ai ka theksuar se është nënshkruar aranzhmani kreditues me sindikatën e bankave dhe në këtë mënyrë, siç ka theksuar, janë siguruar 250 milion euro prej 350 deri në 400 milion sa vlerësohet se do ti mungojnë arkësë shtetërore për sanimin e pasojave të shkaktuara nga epidemia e korona virusit. “Këto mjete janë tërhequr dhe paratë gjenden në Mal të Zi, kështu që janë siguruar mjetet për financimin e të gjitha detyrimeve nga buxheti. Pra, nuk ekziston frika se mund të ndodhin probleme për realizimin e obligimeve.

Kredia është lejuar në 12 vjetë me një interes prej 3.63%”, ka theksuar Darmanoviq. Ai, ka theksuar se Ministria e financave është në bisedime edhe me institucionet tjera ndërkombëtare me qëllim të sigurimit edhe të pjesës tjetër të mjeteve, të cilat mungojnë.

 

Raporti për progres do të publikohet në vjeshtë

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheli, ka pohuar se pret që paketa e zgjerimit për vendet e rajonit të publikohet në muajin shtator, së bashku me planin investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor. “Do ta publikojmë herët në vjeshtë , shpresoj në muajin shtator, paketën e rëndomtë për zgjerim dhe në këtë paketë do të prezantjmë planin zhvillimor ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Varheli dhe transmeton TRMZ. Varheli, ka theksuar se plani ekonomik do të varet nga fati i kornizës financiare shumëvjeçare, për të cilin, siç ka theksuar me një optimizëm të matur shpreson se deri atëherë do të miratohet, sepse, ky plan u nevojitet shteteve fqinje. Ai, ka theksuar se pa ndërprerje, po punohet në krizën e Covid 19, por është vështirë të parashikohet se si do të jetë situata ekonomike dhe si do të realizohen reformat.

G.Ruçi: Masa të suksesshme në Shqipëri e Mal të Zi, në luftën me Covid 19

Masat e marra në Shqipëri dhe Mal të Zi për parandalimin e përhapjes së COVID-19 rezultuan të efektshme dhe pasojat në humbjen e jetëve njerëzore minimale”, shprehet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një letër urimi dërguar kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajović, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e 21 majit, Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta. Shpallja e pavarësisë së Malit të Zi ishte një arritje e madhe popullit malazes drejt mirëqenies dhe të ardhmes së tij, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të rolit e kontributit për zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Ruçi.

 

Presidenti Thaçi, ka biseduar me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë. Në këtë takim, përveç ambasadorëve të QUINT-it ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, teksa temë diskutimi ishte rikuperimi ekonomik pas koronavirusit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike, shkruan lajmi.net.Thaçi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se respektimi i Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë.

“Takim i mirë me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së, për të diskutuar për rikuperimin ekonomik pas COVID-19 dhe forcimit të institucioneve demokratike”, ka theksuar Thaçi.

Pas bisedimeve të gjata, Kosova ende pa me viza për zonën Shengen

Dje janë bërë fiks 100 muaj që nga lansimi i dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo edhe pas tetë vitesh, kosovarët nuk mund te lëvizin pa viza për në Zonën Shengen. Megjithëse, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave i BE-së ende nuk e ka bërë këtë, për shkak se disa nga vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se Kosova nuk e ka përmbushur kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë. Ish-zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Lirak Çelaj duke folur për lajmi.net rreth procesit të tejzgjatur të vizave, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Por sipas tij, kjo tanimë është çështje politike. Ai po ashtu ka thënë se çështja e vizave nuk ka ngecur për shkak të lobimit, por që thotë se është çështje e shteteve që kanë qëndrimi të kundërt ndaj Kosovës.

Ndërsa, Visar Xhambazi, analist nga organizata Demokracia për Zhvillim ka thënë për lajmi.net se edhe pjesën më të madhe të përgjegjësisë e bartin institucionet e Kosovës, ai thotë se në momentin kur komisioni LIBE dhe Komisioni Evropian rekomanduan liberalizimin e vizave, përgjegjësia u bart në Evropë.

 

I.Daçiq; E pamundur të arrihet zgjidhja para zgjedhjeve në SHBA

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka thënë se pyetja e madhe është se kur dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë.

Sipas tij, nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor, duke pasur parasysh situatën aktuale, pandeminë dhe krizën në Prishtinë.

Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialog – ajo e Donald Trumpit ose Joe Bidenit, Daçiq tha se Trump ishte sigurisht më i mirë për interesat serbe, sepse siç tha ai “inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se duhet të arrihet një kompromis që do të ishte në interes të të dyja palëve”.

Mes tjerash, shefi i diplomacisë serbe theksoi se Trump gjithashtu nuk mendon se çështja ka mbaruar dhe se Serbia duhet të njohë vetëm pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova

Deri në 60 milion njerëztë rrezikuar nga varfëria ekstreme

Deri në 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit, ka paralajmëruar presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Ai ka thënë se Banka pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë.

Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”, ka paralajmëruar ai.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Ky institucion me bazë në Uashington është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar vendeve të varfra në luftimin e krizës.

 

D.Tramp; Numri i madh i të infektuarve,”simbol nderi” për SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me koronavirus, përbën “simbol nderi”.

“Unë e shikoj këtë, në një aspekt të caktuar, si gjë të mirë, sepse i bie se testimi ynë është shumë i mirë”, ka thënë ai në Shtëpinë e Bardhë.

“Kështu që unë e shoh këtë si simbol nderi. Vërtet, është simbol nderi”, ka deklaruar Trump.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 1.5 milion raste me koronavirus dhe gati 92,000 të vdekur nga po ai.

Në vendin e dytë gjendet Rusia me gati 300,000 raste të konfirmuara.

Trump i ka bërë këto deklarata në takimin e tij të parë me kabinetin, prej kur ka shpërthyer pandemia me koronavirus në territorin amerikan.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci federale, Shtetet e Bashkuara kanë kryer 12.6 milionë teste për koronavirus deri të martën.

 

Nrekiq, uron qytetarëve Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, me rastin e 21 Majit, u ka uruar të gjithë qytetarëve të kësaj komunë Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi.

“Në këtë ditë të shënuar, në këtë përvjetor , ju përcjell urimet më të përzemërta. Dita e Pavarësisë, është njëra nga ditët më të rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi. Vendi është anëtar i NATO-s dhe me hapa të sigurtë ecën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Mali i Zi si shtet i harmonisë multietnike, jep një kontribut të çmuar në forcimin e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Sigurisht që na presin dhe shumë punë të tjera të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta të të gjithë akterëve shoqëroro politik.

Uroj që përpara sfidave të tjera të mbizotërojë uniteti i përgjithshëm. Urime dhe Gëzuar!”, thuhet të telegramin e urimit të kryetarit Nrekiq.

Përgatiti, Gj.Gjonaj

Nesër, kthjellim gradual i motit

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura të përkohshme. Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve jugore. Temperatura në orën 14; Podgoricë 27 gradë, Budvë, Petrovac e Ulqin 25, Andrijevicë 24, Tivar e Beranë 23, Herceg Novi, Cetinë, Shavnik e Plavë 22, Kolalshin e Bjello Pole 21, Nikshiq e Plluzhinë 20, Rozhajë 19, Plevlë 17 dhe në Zhablak 13 gradë.

Nesër, në mëngjes do të mbaj mot i vranët kurse gjatë ditës pritet kthjellim gradual i motit. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fortë e drejtimeve veriore dhe verilindore.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 27 gradë celsius.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се