Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 05. 2020. 17:13 >> 17:17

Ditari 19.05.2020

19.05.2020

Nesër fillon faza e parë e hapjes së Aeroporteve

Aeroportet e Malit të Zi , në fazën e parë e cila do të fillojë nesër , do të hapen për fluturime gjenerale të aviacionit e që mund të jenë private ose të karakterit afaristë, ka shkruar në profilin e vetë të facebokut drejtori i aeroporteve të Malit të Zi, Danillo Orllandiq. “Ky është mesazh i rëndësishëm për të gjithë në Mal të Zi ,por edhe më gjerë, sepse pasqyron qëllimin e shtetit që në mënyrë serioze të përgjegjshme dhe në formë fazore të hapet për nënshtetasit e huaj në prag të sezonit të ardhshëm turistikë” , ka shtuar Orllandiq. Trupi koordinues nacional ka sjell dje vendimin për hapjen e Aeroporteve në Mal të Zi për fluturimet drejtë Malit të Zi dhe nga Mali i Zi për në botën e jashtme. Gjatë ditës së sotme pritet edhe sjellja e udhëzimeve dhe e urdhëresave gjegjëse në këtë drejtim” , kanë deklaruar nga Trupi koordinues nacional.

Investimet në shëndetësi nuk kanë qenë askurrë më të rëndësishme

Pandemia e koronavirusit ka treguar se tani , si asnjë herë më parë janë të rëndësishme investimet në sistemin shëndetësor dhe ato duhet të mbesin të pozicionuara lartë në planifikimet zyrtare politike dhe në këtë mënyrë i kontribuohet shëndetit dhe mirëqenies së banorëve, ka deklaruar ministri i shëndetësisë së Malit të Zi Kenan Hrapoviq gjatë seancës së 73-të të Asamblesë botërore të shëndetësisë e cila dje dhe sot po mbahet në Gjenevë. Hrapoviq, ka fol në emër të 9 shteteve anëtare të rrjetit shëndetësor të Evropës jug lindore , të cilën Mali i Zi e kryeson prej me një korrik të vitit të kaluar. “Pandemia e Covid 19, ka goditur rëndë vendet me të ardhura mesatare duke treguar se esenca e shëndetësisë qëndron në investime dhe ato nuk janë shpenzime”, ka theksuar Hrapoviq gjatë video seancës të Asamblesë së OBSH në cilën kanë marrë pjesë rreth 300 delegatë. Ai e ka falënderuar OBSH për ndihmën e vazhdueshme dhënë Malit të Zi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

 

Vendosën në funksion të gjitha Shtëpitë e shëndetit

Shtëpia e shëndetit “Podgorica” e ka normalizuar në tërësi punën e vetë , kështu që prej sot përsëri janë hapur 6 objekte shëndetësore , Ambulancat e studentëve, Novo Zabjello, Qendra, pastaj objektet në rrugën e Erevanit në Zagoriç dhe në Gornja Gorica, të cilat gjatë epidemisë së korona virusit ishin mbyllur përkohësisht në bazë të rekomandimeve të Trupit koordinues nacional. Nga Shtëpia e shëndetit “Podgorica” ,kanë theksuar se është normalizuar puna edhe në objektet shëndetësore në Tollosh dhe në Zllaticë të cilët gjatë muajve të kaluar ishin vetëm në shërbim për virusin kovid. “I njoftojmë qytetarët se prej sot shërbimet shëndetësore mund ti realizojnë tek mjeku i zgjedhur në objektet shëndetësore në të cilat shërbimet i kanë realizuar edhe para paraqitjes së epidemisë së korona virusit.

 

Darmanoviq në konferencën e vendeve të BP dhe BE

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq merr sot pjesë në video konferencën e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje të BE , e cila i është kushtuar koordinimit të hapave të ardhshëm në menaxhimin e pasojave socio- ekonomike të shkaktuar nga pandemia e korona virusit. Vide konferencën e kanë organizuar shefat e diplomacive të Greqisë dhe të Maqedonisë Veriore Nikos Dendias dhe Nikolla Dimitrov. Në këtë video konferencë ka marr pjesë edhe komisari evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjërim ,Oliver Varheli. Varheli ka theksuar se Ballkani Perëndimor dhe BE duhet të përgatiten së bashku për “hapjen” e mundshme dhe graduale, pas përkufizimeve të shumta të shkaktuara nga pandemia e virusit Covid 19. “Dëshirojmë bashkimin e partnerëve tonë nga Ballkani Perëndimor në hartën e rrugës evropiane e cila ka të bëjë me heqjen gradual të restrikcioneve në fushën e udhëtimeve , fillimin e shërbimeve afariste dhe hoteljerike , natyrisht përmes respektimit të situatës shëndetësore, ka theksuar Varheli në Tuiter. Siç është njoftuar , në konferencë është bërë fjalë për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm të rajonit dhe BE në rregullimin e udhëtimeve ndërkufitare, transportit dhe turizmit dhe në rregullimin e mbështetjeve reciproke ekonomike.

 

Marrëdhëniet e mira fqinjësore të ndërtohen me dialog dhe tolerancë

Paqja , dialogu dhe toleranca janë vlerat mbi të cilat duhet ndërtuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore të Malit të Zi dhe Serbisë, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq në bisedimet me ambasadorin e Serbisë në Mal të Zi Vlladimir Bozhoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Nuhoxhiq dhe Bozhoviq gjatë këtijë takimi kanë theksuar se janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm të policive të Malit të Zi dhe Serbisë, në veçanti në luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Dyanshëm është theksuar rëndësia e forcimit të bashkëpunimit të policive kufitare të dy shteteve në fushën e pengimit të migrimeve ilegale ,si dhe intensifikimi i aktiviteteve në avancimin e vendkalimeve kufitare me qëllim të qarkullimit më të shpejt të njerëzve , mallrave dhe kapitalit. Nuhoxhiq dhe Bozhoviq janë pajtuar se mendimet e kundërta me rastin e ligjit për lirinë e feve mund të tejkalohen me dialog dhe marrëveshjen e të gjithë faktorëve përgjegjës në shoqëri.

 

Në vitin e kaluar janë evidentuar 279 sulme kundër policisë

Në vitin e kaluar në Mal të Zi janë evidentuar 279 sulme kundër policëve , prej të cilave 218 sulme janë vlerësuar si kundërvajtje, kurse 61 si vepra penale, ka deklaruar kryetari i sindikatave të policisë ,Mlladen Shushkaçeviq . Ai ka theksuar se policët më së tepërmi ballafaqohen me fyerje , nënvlerësime , por edhe me sulme fizike. Shushkavçeviq me këtë rast ka deklaruar se sindikata nuk do të lejojë që nëpunësit policorë të jenë të pa mbrojtur. “Rregullativa ekzistuese nuk jep hapësirë dhe shkallë të mjaftueshme të mbrojtjes të nëpunësve policorë. Kjo rezulton si pasojë e heqjes së disa autorizimeve policore dhe jemi duke bërë përpjekje që në ligjin e ri të implementohen këto raste, kur është fjala për mbrojtjen e policëve” , ka theksuar Shushkaçeviq duke marr pjesë në programin e mëngjesit të TVMZ.

 

 

Në muajin prill inkasohen 69.02 milion euro

Drejtoria e tatim pagimeve në muajin prill , në valën e korona virusit, ka inkasuar 69.02 milion euro , ose 25 milion më pakë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si pasojë e pagesës së ultë të tatimeve dhe kontributeve. Nga Drejtoria e tatim pagimeve kanë deklaruar për gazetën “Pobjeda” se ka munguar pagesa e testimeve dhe e kontributeve , mirëpo nga ana tjetër nga tatimet në vlerën shtesë janë inkasuar 2 milion euro më tepër dhe një milion nga tatimet në fitimet e ndërmarrjeve. “Inkasimi i përgjithshëm i të ardhurave në muajin prill ka qenë 69.02 milion euro ose 25 milionë më pakë krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar. Shkaku kryesor është pagesa e tatimeve në të ardhurat e qytetarëve dhe mungesa e pagesës së kontributeve për sigurimin e detyruar social ku është evidentuar ulje e të ardhurave prej rreth 22 milion euro , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kanë sqaruar nga Drejtoria e tatim pagimeve.

 

 

Lejohen 45.1 milion euro kredi

Kryetari i Këshillit të drejtorëve të Fondit investues zhvillimor të Malit të Zi, Zoran Vukçeviq ka paralajmëruar linja të reja kredituese për sanimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga korona virus. “Ky fond prej me 25 mars e deri sot ka marrë 998 kërkesa për kredi prej të cilave janë lejuar 247 me vlerë të përgjithshme prej 45.1 milion euro , kurse 192 kërkesa janë akoma në procedurë”, ka deklaruar vukçeviq në intervistën dhënë gazetës “Dnevne Novine”. Në të njëjtën kohë janë lejuar 810 moratoriume me vlerë të përgjithshme prej 158 milion euro. Duke filluar nga dita e shpalljes së pandemisë, në kuadër të masave të ndërmarra për mbylljen e subjekteve afariste , problemi më i madh me të cilat janë ballafaquar ndërmarrjet ka qenë likuiditeti , para së gjithash sigurimi i rrogave për të punësuarit, ka theksuar Vukçeviq.

 

 

Afati për marrëveshjen Kosovë -Serbi muaji shtator

Që kur Richard Grenell është emëruar në pozitën e Përfaqësuesit Special Presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi është thënë se dëshiron të arrijë një marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Fillimisht ishte përmendur pranvera e këtij vitit si koha kur Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje finale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë zhvillimet politike në vend me refuzimin e Kurtit për heqje të taksës pa kushte, më pas rrëzimi i Qeverisë dhe pandemia COVID-19 kanë bërë që dialogu Kosovë-Serbi të mos rinisë dhe procesi i nisur nga Grenell të mbetet vetëm më 3 marrëveshje.

E tashmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se Richard Grenell dëshiron të arrijë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në muajin shtator.

Aktualisht për rinisjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është riaktivizuar edhe Bashkimi Evropian më të dërguarin e posaçëm, Miroslav Lajçak.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se Lajçak dhe Borell nuk kanë ndasi sa i përket çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Stano ka thënë se Brukseli është duke punuar drejt një marrëveshje të suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Një dialog të drejtuar nga Bashkimi Evropian e mbështesin fuqishëm edhe nga Gjermania.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Grenell deri tani përpjekjet e tyre për rinisjen e dialogut i kanë udhëhequr të vetme, pa përfshirjen e BE’së.

 

Zaev: Në zgjedhje, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Mbajtja e zgjedhjeve është e rëndësishme para së gjithash për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë, për institucionet demokratike dhe prandaj është e vlefshme që të investojmë energji si njerëz të pjekur dhe të përgjegjës për të arritur marrëveshje.

Në kushte kur edhe pas takimit të dytë të liderëve nuk erdhëm drejt zgjidhjes, mbetet të shkojmë në zgjedhje sipas afateve të cilat janë të përcaktuara, gjegjësisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj zgjedhjet të mbahen në afatin e paraparë prej 22 ditëve – më 21 qershor, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për “Kanal5”.

Ai theksoi se duhet të ndiqen dhe respektohen zgjidhjet ligjore me të cilat është paraparë që zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Mbretëria e Bashkuar regjistron gati 43 mijë vdekje nga COVID-19

Vdekjet nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur në gati 43 mijë.

Numri zyrtar i vdekjeve zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar Covid-19 ka arritur në gati 43,000, sipas një raporti të Reuters të të dhënave që përfshijnë raste të dyshuara, dhe konfirmon statusin e vendit si goditja më e keqe në Evropë, transmeton lajmi.net.

Shifrat e reja nga Zyra e Statistikave Kombëtare për Anglinë dhe Uells sollën numrin e vdekjeve në të paktën 42.990, tregoi raporti.

Në raport janë përfshirë të dhënat e publikuara më parë nga Skocia dhe Irlanda Veriore, si dhe të dhënat e fundit të vdekjeve nga spitalet në Angli.

 

 

Rusia vazhdon të ketë shifra alarmante të infektuarve me COVID-19.

Numri i rasteve të koronavirusit në Rusi është rritur në afro 300,000, me autoritetet që regjistruan më shumë se 9,000 infeksione të reja pasi thanë se situata e virusit ishte stabilizuar, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e shëndetësisë raportuan 9.263 infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 299.941, e dyta më e lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri, Mikhail Mishustin, i cili së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë testuar pozitivisht për virusin, tha të hënën se vendi kishte ndalur rritjen e infeksioneve të reja por paralajmëroi se situata mbetet “e vështirë”.

Të martën janë parë rastet e reja që bien nën 10,000 për ditën e katërt me radhë, pasi llogaritja e së hënës pësoi infeksione të reja nën 9,000 për herë të parë që nga fillimi i majit.

Kishte 115 viktima të reja të koronavirusit që nga azhurnimi i fundit të hënën, duke e çuar numrin e Rusisë në 2,837.

Kritikët kanë hedhur dyshime në shkallën e ulët të vdekshmërisë zyrtare të Rusisë, duke akuzuar autoritetet për nën-raportim në mënyrë që të minimizojnë shkallën e krizës.

Zyrtarët rusë të shëndetit thonë se një nga arsyet që numërimi është më i ulët se në Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të Evropës perëndimore është se përfshihen vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga virusi.

 

Mirëpritet propozimi franko-gjerman për paketën e ndihmës në BE

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e mirëpriti propozimin e Gjermanisë dhe Francës për një fond, në vlerë prej 500 miliardë dollarësh, për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian nga koronavirusi.

“Plani franko-gjerman është ambicioz dhe i mirëpritur”, tha Lagarde në një intervistë për katër gazeta evropiane.

Është “dëshmi e frymës së solidaritetit dhe përgjegjësisë”, e nxitur së voni nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha Lagarde.

Pa të, shtoi ajo, nuk do të kishte perspektivë për rritje të solidaritetit dhe koordinimit financiar.

Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, propozuan të hënën krijimin e fondit të rimëkëmbjes, për të lehtësuar pasojat e pandemisë së koronavirusit në vendet anëtare të BE-së.

Propozimi u pa si shprehje e unitetit në kohën kur shumë vende evropiane kanë nisur të rihapin ekonomitë, dy muaj pas izolimit.

Fondi i ri ka ende nevojë për miratimin e të 27 vendeve anëtare të BE-së.

 

Përgjigjja ndaj koronavirusit: SHBA i vë ultimatum OBSH-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i dërgoi një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e kërcënuar me pezullim të përhershëm të fondeve amerikane, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Letra përmban një afat prej 30 ditësh për OBSH-në që të angazhohet në "përmirësime thelbësore"; në të kundërtën, siç thuhet, rrezikon të humbë miliona dollarë, ashtu si edhe anëtarësinë e SHBA-së.

E adresuar te shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, letra kritikon përgjigjen e OBSH-së ndaj koronavirusit, që nga shfaqja e tij në muajin dhjetor.

Aty thuhet se OBSH-ja i ka injoruar raportet e besueshme për përhapjen e virusit në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar, dhe se ka bërë pretendime për koronavirusin që "ishin ose të pasakta, ose mashtruese".

Trump, muajin e kaluar, i ka pezulluar përkohësisht kontributet e SHBA-së në OBSH, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj Kinës.

Zyrtarët e OBSH-së i kanë mohuar akuzat, ndërsa Kina ka thënë se ka qenë ”transparente dhe e hapur”.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga ky virus ngjitës. Mbi 1.5 milion njerëz atje janë infektuar dhe mbi 90,000 kanë humbur jetën.

India evakuon miliona njerëz në prag të një stuhie të fuqishme

India ka nisur evakuimin e miliona njerëzve nga bregu i saj lindor, i cili pritet të goditet nga një stuhi e fuqishme .

Stuhia pritet të zbarkojë në shtetet Bengali Perëndimor dhe Orisa.

Mbi 20 ekipe shpëtimi tashmë janë shpërndarë në terren dhe disa të tjera janë në gjendje gatishmërie, thanë zyrtarët.

Stuhia vjen në kohën kur dhjetëra-mijëra njerëz kanë migruar nga qytetet e Indisë në fshatra, për shkak të masave të izolimit nga koronavirusi.

Bengali Perëndimor dhe Orisa janë në mesin e shteteve që po përballen me numër të madh të të kthyerve.

Zyrtarët shtetërorë atje po përpiqen të gjejnë strehimore për të evakuuarit.

Sipas BBC-së, kjo do të jetë stuhia e parë e fuqishme që godet Gjirin e Bengalit që nga cikloni i vitit 1999 në brigjet e Orisës, i cili ka lënë mbi 9,000 njerëz të vdekur .

 

 

Nesër mot i ndryshueshëm ,vende -vende me reshje të shiut dhe bubullimë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14:Podgoricë e Ulqin 32 ,Herceg Novi e Petrovac 29, Nikshiq e Cetinë 28, Kollashin e Andrievicë 27, Tivar,Biello Pole e Rozhajë 26, Plevle 25, Plluzhinë e Shavnik 24 dhe në Zhablak 20 gradë.

Për nesër metereologet paralajmërojnë mot të ndryshueshëm dhe jo stabil ,vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë .Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore,pasdite dhe në orët e mbrëmjes e fortë veriore dhe verilindore .

Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 19,kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gradë celsius.



Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се