Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 02. 2013. 16:27 >> 16:32

LAJMET 19. 02, 2013.

LAJMET

Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme

Vendosja e formave të përhershme të bashkëpunimit në disa fusha të parlamenteve të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë do të ishte frytdhënës për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme në rajon dhe përshpejtimin e  proceseve të integrimeve evropiane, kanë vlerësuar përfaqësuesit e këtyre vendeve. Anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe të shpërngulurit dhe integrimet evropiane të Kuvendit të Malit të Zi Miodrag Vukoviq, Sulo Mustafiq , Vasilije Llallosheviq dhe Dritan Abazoviq kanë marrë pjesë në takimin konsultativ të përfaqësuesëve të parlamenteve të BH , Malit të Zi , Kroacisë dhe Serbisë. Ky takim ,siç është kumtuar nga Kuvendi i Malit të Zi , është organizuar nën patronazhin e iniciativës së Igmanit dhe është vazhdim i procesit konsultativ i cili ka filluar me takimin e kryetarëve të Këshillave për marrëdhëniet ndërkombëtare të 4 parlamenteve i mbajtur me 18. dhe 19. tetor të vitit të kaluar në Kuvendin e Kroacisë.   Në mbledhje është theksuar  se iniciativa e Igmanit  gjatë 13 vjetëve të ekzistencës është bërë e njohur për opinionin me veprimtarinë e vetë në drejtim të normalizimit më të shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve nënshkruese të marrëveshjes së Dejtonit përmes projekteve të ekspertëve me ë cilat është shkuar drejtë qeverive të 4 vendeve duke lobuar me sukses për implementimin e tyre në praktikë. Përmes mbështes së plotë të Këshillit Nordik dhe të ambasadave të vendeve Nordike në rajonin e iniciativës së Igmanit  gjatë vitit 2012 ka filluar punën në projektin konkret të cilin e financon ambasada e Norvegjisë në Serbi e që synon përparimin e bashkëpunimit  interparlamentarë   ndërmjet BH ,Malit të Zi , Kroacisë dhe Serbisë sipas modelit Nordik.

 

Do të ketë seanca dëgjimore edhe me rastin e dhunës në rrugë

Si qytetarë dhe deputetë shprehi shkallë të lartë të shqetësimit për shkak të dhunës e cila është bërë dukuri e shpeshtë në Mal të Zi me pasoja më tragjike siç ishte vrasja e vëllezërve Gojaçanin në Tivar. Në kuadër të kompetencave të veta , Këshilli për mbrojtje dhe siguri do ti përcjell aktivitetet dhe koordinimin e organeve kompetente shtetërore , në veçanti kur është fjala për veprimin e tyre preventiv  përmes formës së marrjes kontrolluese në pyetje të cilat do të jenë në rend të ditës të Këshillit , ka theksuar në intervistën për gazetën POBJEDA kryetari i këtij trupi kuvendar  Mevlludin Nuhoxhiq. . Këshilli përmes formës së informatave ose marrjeve kontrolluese në pyetje do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti që ti përcjell aktivitetet e organeve kompetente kur është fjala për rastet siç janë Telekom dhe Listing, ka theksuar Nuhoxhiq.

 

Ose do të reagoni ose do ta marrim fabrikën

Sindikata e Aluminit  i ka dhënë afat dy javor ministrisë së ekonomisë dhe inspekcionit të punës që të reagojë ndaj zvogëlimit të rrogave  të  shkurtit për punëtorët sepse në të kundërtën ,siç vërtetojnë , do ta marrin fabrikën. Pjesa stimuluese nuk do të paguhet në rrogat e shkurtit për disa qindra punëtorë që për disa të punësuar është sa gjysma e rrogës. Kryetari i sindikatës së KAP Rade Krivokapiq, ka deklaruar për agjencinë MINA BIZNIS se punëdhënësit me vendimin e fundit  e shtyn sindikatën në grevë që ajo të bëjë presin mbi qeverinë dhe shtetin e Malit të Zi. Nëse institucionet nuk reagojnë , atëherë ne do të marrim rolin e Qeverisë malazeze , sepse nuk duhet harruar se Kuvendi para më tepër se një viti ka sjell vendimin që të shfuqizohet kontrata me pronarin rus, ka precizuar Krivokapiq. Sipas fjalëve të tij ,nuk duhet harruar kontrata kolektive e cila thotë se nëse punëtori nuk është në punë ose pushon nevoja për vendin e tij të punës , punëdhënësi është i obliguar që ti shpall tepricë teknologjike dhe t’ua paguaj prej 20 deri në 50 mijë euro.

 

Opozita për herë të parë mund të afirmojë bojkotimin

Rrethanat lidhur me aferën e quajtur gjirimi , opozitës për herë të parë i mundësohet që më në fund ta afirmojë bojkotimin si njërës nga mënyrat e luftës politike, konsideron drejtorja  ekzekutive  e qendrës për arsimimin qytetarë Daliborka Ulareviq. Opozita ka paralajmëruar se në rast të mungesës se reagimit t prokurorisë shtetërore ndaj audio gjirimit të publikuar  nga mbledhja e organeve të Partisë demokratike të socialistëve , do të shqyrtojë edhe mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve. Sipas fjalëve të Ulareviq , kjo është afera më e madhe deri tani  e cila ofron të dhëna konkrete për ekzistimin e korrupsionit politikë në pjesën e keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përfitime partiake.

 

Grupi i intelektualëve të pavarur nënshkruan sot përkrahjen për kandidimin Lekiqit

Grupi i intelektualëve të pavarur e ka nënshkruar sot përkrahjen për kandidimin e Miodrag Lekiqit në zgjedhje presidenciale dhe ka dërguar mesazh në opinion që pjesëmarrësit e aferës “Inçizimi” duhet sanksionuar. Redaktorja e gazetës Monitor Millka Tadiq Mijoviq, deklaroi se ka ardhur në shenjë proteste për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur ditëve të kaluara në lidhje me audio incizimin nga mbledhja e Partisë Demokratike të Socialisteve. E vërejmë se si Partia Demokratike e Socialisteve ka krijuar shtetin në të cilin të gjithë ata që nuk e përkrahin këtë parti janë qytetar të rendit të dytë. Qytetarët duhet të inkurajohen dhe në mënyrë masovike të nënshkruajnë përkrahjen për kandidat atyre që nuk i takojnë kësaj parti, deklaroi për gazetarët pas nënshkrimit të përkrahjes Lekiqit. Profesori universitar Millan Popoviq, deklaroi se përkrahjen Lekiqit e ka nënshkruar ditëve të para, por sot jam këtu për të shprehur përkrahjen opozitës së bashkuar në angazhimin e saj që as aferës audio-inçizimi të sanksionohen akterët e këtij rasti.

 

Igor Llikshiq ne Kroaci

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq po qëndron sot në Kroaci me ftesë të nënkryetares së parë të Qeverisë dhe ministres e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Kroacisë Vesna Pusiq. Përveç bisedës me zonjës Pusiq janë planifikuar takime edhe me zyrtarët më të lartë të Kroacisë, presidentin e shtetit dhe të Kuvendit, Ivo Josipoviq dhe Josip Leko. Gjatë kësaj vizite është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve mbi bashkëpunimin në sferat e ekonomisë dhe turizmit. Kroacia i ofron Malit të Zi përkrahje të rëndësishme në integrimet evropiane, prandaj vizita e Llukshiqit do t’i kontribuojë vazhdimit dhe forcimit të këtij bashkëpunimit. Vizita është rast edhe për bisedime mbi modalitetet e forcimit të bashkëpunimit bilateral në rajon, si dhe mbi këmbimin e mendimeve mbi rreth situatës aktuale në rajon dhe anëtarësimin e ardhshëm të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

 

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi u krye transplantimi i tretë i veshkës

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi sot me sukses u krye transplantimi i tretë i veshkës nga donori i gjallë, njoftohet nga kjo Qendër klinike. 37 vjeçarit Darko Brajiq nga Bjello Pola, iu transplantua veshka nga donori i gjallë, gjegjësisht vëllai i tij, kurse nesër pacientit Drazhen Stankoviq nga Gollubovci, do t’i transplantohet veshka nga nëna e tij. Operacionin e sotëm e kryen ekipi i mjekëve të Malit të Zi me kirurgun kryesor Petar Kavariq në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve medicinal nga Kroacia, të cilin e udhëhiqi, dr. Zhelko Kashtellan. Nga Ministria përkujtojnë se transplantimi i parë është kryer me sukses më 25 shtator të vitit të kaluar, kur për dy ditë janë kryer dy operacione. Koordinatori nacional për programin transplatues, Marina Ratkoviq, paralajmëroi se në Qendrën klinike është duke u përgatitur programi për transplantimin e mëlçisë.

 

Është formuar komisioni për hapjen dhe  vlerësimin e  ofertave  për hartimin e studimit të arsyetueshmërisë  për formimin e komunës

Pas paralajmërimeve  për mbajtjen e referendumit konsultativ për statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit , në pushtetin vendor kanë filluar përgatitjet në kryerjen e punëve të domosdoshme , pasi që siç është paralajmëruar referendumi do të mbahet më së largu deri me 29 shtator të këtij viti. Kryetari i KU të Tuizit, Fran Lulgjuraj , kohë më parë ka formuar Komisionin njëmbëdhje anëtarësh i cili nesër do të shpall tenderin për hartimin e studimit të qëndrueshmërisë ekonomike për formimin e Komunës së Tuzit. Punën e këtij komisioni e kryeson këshilltari për zhvillimin ekonomik në KU tëTuzit Emin Axhoviq. Pas mbylljes së ftesës publike për hartimin e këtij studimi , komisioni do të vlerësojë ofertat e paraqitura për të zgjedhur ofertën më të volitshme  për hartimin e këtij dokumenti. Afati për paraqitjen e të interesuarve në konkursin publikë është 20 ditë nga dita e shpalljes së tij.

 

Nesër,mot i ngjashëm me te sotmin     

Sot në Mal të Zi  ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende , sidomos në Veri me të reshura të dobëta. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: H. Novi e Tivat 12, Budvë 10, Podgoricë e Tivar 9, Ulqin e Nikshiq 6, Cetinë e Shavnik 5, B. Pole , Beranë e Plavë 4, Kollashin 2 , Plevle e Rozhaj 1 dhe në Zhablak -4 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje t dobëta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht jugore dhe jug-perëndimore . Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 13 g. C.

 

Thaçi takon Ashtonin

Në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Paraprakisht, kryediplomatja evropiane ka takuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimet i paraprijnë raundit të pestë të bisedimeve direkte Thaçi-Daçiq, nën praninë edhe të baroneshës Ashton, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel. Çështja e veriut të Kosovës pritet të dominojë këtë raund.

 

Kërkohet plotësim kushtesh

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka thënë sot, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, se ky vit, është vit kyç për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, por kjo është java kyçe sepse pritet që në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ketë kësaj radhe rezultate konkrete.

Barroso tha se nëse Kosova i përmbush kushtet e caktuara në Studimin e Fizibilitetit të Komisionit Evropian, mund të presë në muajin qershor edhe lëvizjen drejt Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

"Nëse kushtet plotësohen, atëherë Komisioni Evropian është i gatshëm të lëvizë përpara", ka thënë Barroso.

Ai tha se në takim me Thaçin është biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, e cila, siç e pranoi Barroso, Komisioni e di se ka rëndësi të veçantë për qytetarët e Kosovës.

Barroso tha se raporti i Komisionit Evropian, që ishte raporti i parë lidhur me përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash, ka pranuar që Kosova ka bërë një përparim në legjislacion, por e ftoi Kosovën që të bëjë më shumë në implementimin e legjislacionit në të ardhmen.

Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do të punojë në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve që ka marrë nga Bashkimi Evropian.

 

Tensione në veri

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është jostabile, për shkak të incidenteve të shpeshtuara gjatë ditëve të fundit. Kështu u vlerësua të martën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se shpërthimet janë duke e mbajtur situatën të tensionuar. “Shpesh po dëgjohen përfaqësuesit e strukturave ilegale duke fajësuar shqiptarët, mirëpo kjo po demantohet nga faktet në terren. Strukturat paralele dhe MUP- i duke qenë se po u ngushtohet hapësira e veprimit janë duke tentuar që të destabilizojnë situatën”, tha ai. Ndërsa, kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se është moment kritik, meqë po bisedohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale në veri. Në anën tjetër, ai shfaqi kënaqësinë që aktivitetet për festimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në jug të qytetit kanë kaluar mirë dhe pa asnjë problem. Zyrtarët e EULEX-it, thanë se pas incidenteve të fundit i kanë rritur masat e sigurisë.

 

Tiranë: KQZ vendos sot për regjistrimin e koalicioneve

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot për rregullat për regjistrimin e Koalicioneve Zgjedhore në KQZ.

Sipas relacionit te mbledhjes, njoftuar nga KQZ, “dy ose më shumë parti politike të cilat kanë të drejtë sipas nenit 65 të Kodit Zgjedhor të regjistrohen si koalicion zgjedhor, duhet të paraqesin në KQZ një kërkesë për regjistrimin e koalicionit si subjekt zgjedhor së bashku me marrëveshjen përkatëse”.

Marrëveshja e koalicionit duhet të përmbajë, shprehjen e vullnetit të partive përkatëse për të qenë pjesëtare të këtij koalicioni, emrin e koalicionit, shkronjat nistore të koalicionit; emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të caktojë vëzhgues në KZAZ, KQV dhe në VNV dhe emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të përfaqësoj koalicionin gjatë procedurës së shortit ne KQZ për renditjen e subjekteve në fletën e votimit.

 

Tre ministra të rinj të BDI-së në qeveri

Parlamenti i Maqedonisë miratoi pasdite tre ministra nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në kabinetin qeveritar të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Talat Xhaferi merr postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Fatmir Besimi nga ministër i Mbrojtjes kalon në postin e ministrit pa portofol, por pritet të emërohet për zëvendës-kryeministër që do të merret me çështjet e Integrimit Evropian.

Tahir Hani, nga zëvendësministër i Transportit merr postin e ministrit të Pushtetit Vendor.

U votuan gjithashtu edhe zëvendësministrat e rinj të Punëve të Brendshme, të Financave dhe të Transportit e Lidhjeve.

Këto ndryshime në qeverinë e Maqedonisë bëhen pas dorëheqjeve të Teuta Arifit dhe Nevzat Bejtës të cilët do të garojnë për kryetarë të komunave të Tetovës dhe të Gostivarit.

 

Arrestohen 167 të dyshuar për sulmin në ambasadën amerikane në Turqi

Sipas raportimeve të mediave në Turqi, 167 terroristë të dyshuar janë arrestuar në disa qytete në mbarë vendin, duke përfshirë Ankaranë dhe Stambollin. Zyrtarë turq të sigurisë janë cituar të kenë thënë se të arrestuarit në ditën e martë mund të kenë lidhje me një organizatë terroriste, të quajtur Partia Fronti Çlirimtar Popullor Revolucionar (DHKP-C).Organizata me ideologji komuniste, mori përgjegjësinë për bombën vetëvrasëse kundër ambasadës amerikane në Ankara, më 1 shkurt, kur u vra një roje, turk, i sigurisë, si dhe vet sulmuesi. Nga ky sulm u plagosën edhe disa njerëz të tjerë. Zyrtarë anonimë turq të sigurisë i thanë mediave se anëtarët e kësaj partie, tre muaj më parë, kanë hyrë në Turqi nga vende të paidentifikuara dhe u përpoqën të vendosin kontakte me grupe ekstremiste lokale.

 

Jemen: Rrëzohet aeroplani luftarak, nëntë të vdekur

Një aeroplan luftarak është rrëzuar në një zonë banimi në kryeqendrën jemenase, Sanaa, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave. Fluturakja është rrëzuar në afërsi të Sheshit Ndryshimi, vendit ku vitin e kaluar u mbajtën protestat anti-qeveritare.

Sipas zyrtarëve jemenas, në kohën e fluturimit, aeroplani po bënte një fluturim stërvitor. Mësohet se ai ka rënë mbi dy shtëpi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave, ndërkohë që raportohet edhe për persona të ngujuar nën gërmadhat e shtëpive. Thuhet se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

 

Rusia dërgon ndihma në Siri dhe tërheqin qytetarët e vet

Ministria për Situata Emergjente e Rusisë ka dërguar në Siri dy aeroplanë të mëdhenj me ndihma humanitare. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Irina Rosius tha se këta aeroplanë do të kenë mundësi të marrin që andej qytetarët rusë që janë në Siri. Ajo tha se aeroplanët janë nisur të martën me nga 46 tonelata ndihma, duke përfshirë tenda, gjeneratorë elektrik dhe ushqim. Aeroplanët pritet të aterojnë në Latakia, në bregun sirian të Mesdheut dhe të fluturojnë pasdite më qytetarët rusë të cilët dëshirojnë ta lënë Sirinë. Rusia gjatë muajit janar pati dërguar dy aeroplanë në Bejrut, për të tërhequr 77 qytetarë rus, shumica gra dhe fëmijë.

 

Senatorë amerikanë vizitojnë Malin

Një delegacion i kongresit amerikan, që po viziton Malin thotë se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të sigurojnë më shumë mbështetje për ushtrinë e Malit pasi vendi të zhvillojë zgjedhjet. Kreu i delegacionit, senatori Kristofer Kuns, u tha gazetarëve të hënën në Bamako se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të rifillojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për ushtrinë maliane, por vetëm pasi demokracia jetë rivendosur në këtë vend të Afrikës Perëndimore. Senatori Kuns thotë se ligji amerikan ndalon ndihmë të drejtpërdrejtë të forcave të tanishme të armatosura të Mali, sepse një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar përmbysi qeverinë e zgjedhur.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се