Žabljak
Umjereno oblačno
5.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
11.0 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
16.4 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
14.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
17.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
19.1 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
20.8 °C
Ulcinj
Malo oblačno
19.5 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
9.8 °C

Ditari

18. 05. 2020.   >>  17:21 0

Ditari 18.05.2020

18.05.2020

Mali i Zi ka shënuar rezultate të respektueshme

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i është drejtuar sot opinionit me rastin e dy vjetorit të marrjes së detyrës së presidentit , duke deklaruar se Mali i Zi ka shënuar rezultate të shkëlqyera në luftën me pandeminë e korona virusit. Janë mbushur dy vite prej fitores në zgjedhjet me 15 majit të vitit 2018 dhe kur Millo Gjukanoviq ka marrë detyrën e presidentit të Malit të Zi. Njëkohësisht brenda pak ditësh, Mali i Zi do të kremtojë edhe 14 vjetorin e rivendosjes së pavarësisë të shtetit të Malit të Zi. Si me njërin ashtu edhe me rastin tjetër , kam pasur shumë kërkesa për intervista, ka theksuar Gjukanoviiq. “Kamë vendosur që në këtë mënyrë ti kënaq të gjithë dhe me opinionin të ndajë vlerësimet, qëndrimet dhe parashikimet të cilat kanë të bëjnë me situatën aktuale dhe me proceset nëpër të cilat po kalon Mali i Zi . Së pari përmes fjalës hyrëse kurse pastaj përmes dialogut i cili do të pasojë , ka theksuar Gjukanoviq. Gjukanoviq ka shtuar se Mali i Zi është përballur me sukses me fazën e parë të korona virusit. Ai ka shtuar se është kënaqësi të konstatohet se Mali i Zi fazën e parë të korona virusit e ka përballuar me sukses. Ai ka shtuar se e tërë shoqëria malazeze gjatë kësaj sfide ka treguar një përvojë të re. “Para së gjithash ka treguar nivel të lartë të përgjegjësisë shoqërore. Në mungesë të kësaj dhe duke pasur para sysh paqartësitë të cilat gjithnjë e përcjellin pandeminë dhe duke pasur para sysh defiçitin e terapive më efikase mjekësore , definitivisht të gjitha përpjekjet e institucioneve shëndetësore dhe i organeve shtetërore do të kishin vetëm suksese të limituara. Përveç kësaj është treguar shkallë e lartë e përgjegjësisë , e organizimit , e përkushtimit dhe e kompetencave të sistemit shëndetësorë në përgjithësi të Malit të Zi”. Ai në këtë drejtim për opinionin e Malit të Zi ka theksuar se arritja e cilësisë evropiane të jetës është prioritet i politikës së jashtme shtetërore. Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi vazhdon përparimin me një tempo të duhur dhe në drejtimin e dëshiruar.

Nuk kemi pas kohë të mendojmë për frikën

Janë mbushur dy muaj nga dita e fillimit të epidemisë së korona virusit në Mal të Zi. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi ka pas 324 të infektuar kurse aktualisht vetëm 4 persona janë në shërimin e sipër. Betejën me këtë sëmundje në Mall të Zi e kanë humbur 9 individë. Prof. Dr. Marina Ratkoviq , drejtore medicinale në Qendrën Klinike të Malit të Zi ka theksuar se gjatë dy muajve të luftës me virusin Covid 19 , mjekët dhe personeli mjekësorë nuk kanë qenë të frikësuar sepse as që kanë pasur kohë të mendojnë për frikën. Ajo ka shtuar se personeli mjekësor dhe të gjithë të punësuarit kanë dhënë çdo gjë dhe të gjithë kanë qenë unikë në luftën me këtë virus. Ndihemi krenarë sepse të gjithë ishim në linjën e parë të Frontit , kemi punuar jo vetëm me pacientët me Covid ,por në asnjë moment nuk kemi harruar edhe pacientët e tjerë. Në këtë drejtim na ka ndihmuar shumë edhe reparti i intersnistikës të spitalit Danilloi i Parë në Cetinë, ka theksuar Ratkoviq në emisionin e mëngjesit të TVMZ. Ajo ka shtuar se në Qendrën klinike të Malit të Zi në asnjë moment nuk ka pasur problem dhe situatat janë zgjedhur në vazhdimësi.

 

Nga KE theksojnë më të mirën në favor të Malit të Zi

Aprovimi i metodologjisë se re nuk nënkupton ndryshime të dokumenteve ekzistuese negociatore, por vetëm shpreh gatishmërinë e Malit të Zi që , si anëtarë i ardhshëm i BE, të punojë më me intensitet në prioritetin e politikës së jashtme së bashku me shtetet anëtare të BE. Këtë për gazetën “Pobjeda”e ka deklaruar kryenegociatori i Malit të Zi me BE Aleksandar Drleviq. Mali i Zi, ka theksuar Drleviq nuk është vendosur në situatë që të vendos ndërmjet dy metodologjive të ndryshme, por i është dhënë mundësia që kornizën ekzistuese ta forcojë edhe më tepër. Qeveria në javën e kaluar ka miratuar vendimin për aprovimin e metodologjisë së re të bisedimeve me BE , e cila parasheh përkrahje plotësuese financiare dhe politike për ato vende të cilat shënojnë progres në bisedime, por edhe sanksione për vendet të cilat stagnojnë në rrugën evropiane.

Ekonomia në vitin e ardhshëm do të rritet 5%

Ekonomia e Malit të Zi, sipas prognozave më të reja të Institutit për studimet ekonomike ndërkombëtare në Vjenë , gjatë këtij viti do të dobësohet 8%, kryesisht për shkak të varjes së madhe nga turizmi. Nga ky institut në raportin e vetë më të ri kanë paraparë se ekonomia malazeze në vitin e ardhshëm do të rritet 5%. Sipas këtyre prognozave , rënie më të madhe të bruto prodhimtarisë së brendshme në rajon do të shënojë Kroacia 11%. Pastaj Sllovenia dhe Sllovakia me një rënie prej 9% . Ekonomitë e Maqedonisë veriore, Shqipërisë dhe të BH do të dobësohen nga 5% , kurse Serbia 4%.

 

Rreth30% më tepër paraqitje të dhunës në familje

Në mars dhe në prill të këtij viti janë shënuar 30% më tepër kallëzime të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka deklaruar Snezhana Vujoviq, udhëheqëse e ekipit operativ për luftën kundër dhunës në Ministrinë e punëve të brendshme. Ajo për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se megjithatë në Podgoricë dhe Nikshiq nuk është shënuar rritje e dhunës andaj edhe statistika nuk paraqet parametër të besueshëm të gjendjes në këtë fushë. Ajo beson se disa dukuri kanë eskaluarë në kohën e pandemisë dhe në kohën e raporteve të reja ndër familjare. Qeveria e Malit të Zi, Ministria e punëve të brendshme dhe UNDP kanë prezantua para do kohe aplikimin mobil “Qëndro e sigurtë” i cili u mundëson viktimave të dhunës që vetëm me një klikim të kërkojnë ndihmë.

 

Fletë padi penale kundër 19 nëpunësve policorë

Departamenti për kontrollin e brendshëm të punës së policisë ia ka dorëzuar prokurorisë themelore të shtetit në Ulqin fletë padinë penale kundër 19 nëpunësve policorë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme. Theksohet se është realizuar aksion operativ të zbulimit të veprimeve jo ligjore të nëpunësive policore në ushtruarjën e detyrës së tyre. Siç theksohet, reparti për kontrollin e brendshëm të policisë në bashkëpunim me repartin e sigurisë në Ulqin ndërmerr aktivitete me qëllim të shoqërimit të nëpunësve të dyshuar në prokurorinë shtetërore. Aktiviteti në fjalë është rezultat i masave dhe i punës të cilat i ndërmerr kontrolli i brendshëm policore me qëllim të zbulimit dhe të pengimit të veprave penale të nëpunësve policore të bëra gjatë kohës së punës ose që kanë të bëjnë me punën e tyre.

 

Sot filloi regjistrimi elektronik në shkollat fillore dhe ato të mesme

Regjistrimi elektronik në shkollat fillore të Malit të Zi ka filluar sot , është kumtuar nga Ministria e arsimit. Ministria , me ndihmën e zyrës së Kombeve të Bashkuara ka përgatitur platformën elektronike për regjistrime në kopsht dhe në shkollat fillore e ato të mesme. Në këtë mënyrë, siç theksohet, procedura e regjistrimit do të jetë më e lehtë dhe në pajtim me situatën epidemiologjike në vend. Ministri i arsimit Damir
Shehoviq ka theksuar se regjistrimi elektronik do të jetë i thjeshtë dhe është koncipuar në mënyrë që në masën më të madhe të mundshme ulë futjen e të dhënave të shfrytëzuesit. “Përparësi e madhe e regjistrimit elektronik qëndron në faktin se të gjitha punët mund të kryhen nga shtëpia , kurse shërbimet janë në dispozicion 24 orë”,ka theksuar Shehoviq. Sipas fjalëve të tij , sistemi është i koncipuar në atë mënyrë që shkurton procedurën elektronike, sepse shumë të dhëna merren sipas automatizmit nga baza ekzistuese e të dhënave me qëllim që prindërit të mos kenë nevojë ti shkruajnë ato.

 

Ditë pushimi do të jenë 24, 25, dhe 26 maji

Ditë pushimi për pjesëtarët e konfesionit islam me rastin e festës së ardhshme të Bajramit të Ramazanit do të jenë 24, 25, dhe 26 maji. Nga Ministria për punë dhe çështje sociale kanë sqaruar se në bazë të ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë islame kanë të drejtë në pushim të paguar të dielën, të hënën dhe të martën e ardhshme.“Organet shtetërore dhe organet e administratave lokale, Institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë janë të detyruara që gjatë ditëve të festës të sigurojnë zhvillimin e punës , me ndërprerjen e të cilës do të mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin” thuhet në kumtesë.

Në Kosovë hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave

Sot (18 maj) në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në këtë fazë parashihet të rihapen floktorët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transportin hekurudhor, transportin urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë. Qytetarët do të kenë mundësi që të dalin dy herë në ditë, nga dy orë, varësisht nga numri i fundit në letërnjoftim. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 985 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, nga të cilët 736 janë shëruar.

 

Asambleja e OBSH-së diskuton për pandeminë e COVID-19

Udhëheqësit botërorë po diskutojnë masat kundër pandemisë dhe rishikimin e mundshëm të përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar ajo. Takimi i 194 shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po mbahet në formatin online. OBSH-ja pritet të përballet me pyetje se si po i përgjigjet pandemisë së koronavirusit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha në hapje të takimit se duhet të ketë më shumë unitet global në luftimin e Covid-19. Ai shtoi se pandemia mund të jetë "edhe më shkatërruese në vendet në zhvillim". Presidenti kinez, Xi Jinping, në fjalën e tij, mbrojti veprimet e Pekinit gjatë shpërthimit të pandemisë. "Të gjithë së bashku kemi vepruar me transparencë dhe përgjegjësi", tha ai. Ministria e Jashtme e Kinës ka përsëritur kundërshtimin e Pekinit për një hetim mbi origjinën dhe përhapjen e virusit, duke thënë se një veprim i tillë është i parakohshëm derisa pandemia ende po vazhdon. Asambleja dy-ditore - një takim vjetor që rishikon punën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara - vjen në mes të akuzave midis SHBA dhe Kinës për përhapjen e koronavirusit. SHBA-ja tashmë ka ndalur fondet e saj për agjencinë dhe po promovon programin e vet të vaksinës kundër COVID-19. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve lidhur me shpërthimin e epidemisë si dhe ka ngritur dyshime se virusi mund të ketë dalur nga një laborator kinez. Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 300,000 kanë vdekur, që nga shfaqja për herë të parë e virusit, në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë. Bashkimi Evropian, si dhe vendet tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re, po bëjnë përpjekje për një hetim për mënyrën se si është trajtuar pandemia.

 

Merkel dhe Macron me plan të përbashkët për rimëkëmbjen e BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të dalin me një plan të përbashkët të vendeve të tyre, për rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e pandemisë së koronavirusit. "Plani ka të bëjë me fushat e shëndetësisë, rimëkëmbjen ekonomike, tranzicionin mjedisor dhe dixhital dhe sovranitetin industrial", tha presidenca franceze përmes një deklarate. Ende nuk dihet detaje tjera të këtij plani, por ato pritet të shpalosen gjatë një konference të përbashkët për media, të cilën Macron dhe Merkel, e mbajnë diotën e sotme. Evropa sapo ka filluar të dalë nga masat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Masat që u vendosën në mars e kanë ndaluar përhapjen e virusit, por edhe kanë shkaktuar dëme ekonomike për vendet e BE-së. Gjermania, si ekonomia më e madhe e BE-së, tashmë ka hyrë në recesion. Blloku evropian është zotuar të ndajë 500 miliardë euro fonde emergjente për të përballuar krizën. Ekonomia e eurozonës në përgjithësi parashikohet të tkurret në 7.7 për qind këtë vit, por dëmi mund të jetë më i keq në Itali dhe Greqi. Ekonomitë e këtyre vendeve mund të tkurren me gati 10 për qind, raporton AFP.

Evropianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit

Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësime për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave. Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike. Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars. Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Përkundër shqetësimeve për një valë të dytë të mundshme të përhapjes së virusit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u tha italianëve se ata do të duhet të jetojnë me virusin dhe t'i rikthehen jetës normale. Italia ka regjistruar më shumë se 31 mijë vdekje nga COVID-19, duke u bërë njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia.

 

Së paku shtatë të vrarë nga një sulm i talibanëve në Afganistan

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i talibanëve, që kishte në shënjestër një bazë të inteligjencës afgane. Arif Noori, zëdhënës i guvernatorit të provincës lindore Ghazni, tha se një sulmues vetëvrasës, përdori një automjet të vjedhur ushtarak, i cili ishte i mbushur me eksploziv dhe e shpërtheu atë pranë hyrjes në bazë. Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se nga incidenti janë vrarë dhe plagosur "dhjetëra" forca speciale. Një zyrtar tjetër në administratën e provincës Ghazni, Wahidullah Jumazada, tha se sulmi "kishte në shënjestër Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë". "Shumica e viktimave janë personel i inteligjencës", shtoi ai. Sulmi vjen një ditë pasi presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe rivali i tij politik, Abdullah Abdullah, arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit që i dha fund një përçarjeje politike e cila ka zgjatur për disa muaj. Marrëveshja politike i mundëson Kabulit të nisë bisedime të drejtpërdrejta me talibanët, si pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar arritjen e paqes. Talibanët kanë rritur numrin e sulmeve në javët e fundit përkundër premtimit për të ulur dhunën, ndërsa militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik gjithashtu vazhdojnë të shënjestrojnë forcat afgane të sigurisë dhe civilët.

 

Netanyahu zotohet për aneksimin e Bregut Perëndimor

Benjamin Netanyahun është betuar si kryeministër i qeverisë së re të unitetit në Izrael. Udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Likud, Benjamin Netanyahu dhe ai i partisë "Bardh dhe Blu" Benny Gantz, u pajtuan në prill të formojnë një qeveri "emergjente" për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gantz, i cili kishte bërë fushatë për të mos formuar kurrë një qeveri me Netanyahu, tha se kriza e koronavirusit dhe pasoja e saj e rëndë ekonomike, kërkonte një kompromis. Kabineti i ri qeveritar do të ketë 36 ministri, numër ky më i larti në historinë e Izraelit. Yair Lapid, udhëheqësi i ri i opozitës, tha se qeveria e re është "më e madhja dhe më e kota" në historinë e Izraelit. Netanyahu u zotua për aneksimin e Bregut Perëndimor të okupuar, në pritje të miratimit nga ana e SHBA-së. Ai dhe aleatët e tij po bëjnë presion për aneksim përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, duke besuar se plani i paqes i presidentit, Donald Trump paraqet një mundësi historike. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 15 maj se blloku do të përdorë "të gjitha kapacitetet diplomatike" për të dekurajuar Izraelin që të realizojë aneksimin. Shumica e botës i konsiderojnë joligjore vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe planet e aneksimit kanë ngritur shqetësime se masa mund të krijojë paqëndrueshmëri në rajon. Bregu Perëndimor është okupuar nga Izraeli në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.

 

KKSH për studentet e ardhshëm, anketë për preferencat e studimit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka zhvilluar për çdo vit anketimin me maturantët shqiptarë në Mal të Zi lidhur me preferencat e tyre për programet e studimit që duan t’i ndjekin, universitetin dhe shtetin me qëllim të kërkimit, respektivisht të sigurimit të kuotave nga ministritë e arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në përputhje me kërkesat e maturantëve nga vendi. Siç na njoftuan nga Këshill, këtë vit, kur maturantët nuk janë në shkolla për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, prandaj janë të detyruar që anketimin ta zhvillojnë online. Kështu, siç thonë në kumtesë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka përgatitur formën e aplikimit përmes webfaqes së vet në mënyrë që maturantët shqiptarë në Mal të Zi të kenë mundësi ti adresojnë synimet e tyre në lidhje me programet e studimit, universitetin dhe fakultetin ku kanë dëshirë të studiojnë, në mënyrë që Këshilli të ketë mundësi të parashtrojë kërkesat për kouta pranë institucioneve përkatëse. Për këtë arsye, ata ju drejtuan të gjithë maturantëve shqiptarë që janë të interesuar për të vazhduar studimet e larta, të plotësojnë formularin në web faqen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi (www.knsh.me) te rubrika “këndi i maturantit”, ose të dërgojnë e-mail në adresën e këtij Këshilli (kksh.mn@gmail.com). Afati për plotësimin e formularit apo edhe të dërgimit të e-mailit, është deri më 1 qershor, na njoftuan nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi.

përgatiti, Senad Gilaj

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmi

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugperendimit. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 20 gradë kurëse më e larta e ditës prej 21 deri në 30 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se