Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 10. 2013. 17:53 >> 18:16

LAJMET 10.10.2013

10.10. 2013

Kacin në dhjetor hapen kapitujt kyç

Pas miratimit në qeveri të pozicioneve negociatore të kapitujve 23 dhe 24, euro deputeti Jellko Kacin ka vlerësuar për Radion e Malit të Zi se vendi ynë në dhjetor do të hap kapitujt kyç.

Megjithatë, tërheq vërejtjen se test i gatishmërisë do të jetë marrshi i krenarisë me 20 tetor. Incidentet nga Budva nuk duhet të përsëriten edhe në Podgoricë,  si dhe as reagimi i butë  i kompetentëve , me të cilin siç ka theksuar Kacin shteti vetëm se është kompromituar.

 

Vujanoviq pret një raport tolerantë ndaj marshit të ardhshëm të krenarisë

Presidenti i malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklarua  se pret një raport tolerantë ndaj marshit të ardhshëm të krenarisë në Podgoricë duke shtuar se është i bindur se organet kompetent  të shtetit do të bëjnë çdo gjë që të sigurojnë të drejtën për pasqyrimin e qetë të llojllojshmërive.

Vujanoviq sot ka pritë përfaqësuesit e LGBT të asociacionit ,,Kvir Montengro,, në krye me kryetarin e Këshillit drejtues Daniell Kaleziq, e që është organizatore e marshit të paraparë. Siç është kumtuar pas takimit Vujanoviq ka konstatuar se respektimi i të drejtës në dallime, si dhe pengimi i çdo diskriminimi është esencë e shoqërisë toleruese,  të cilën duhet ta afirmojmë së bashku, në veçanti në mes  gjeneratave të reja.

 

Edhe sot pa pajtim të duhur

Anëtarët e grupit punues parlamentarë për legjislaturën zgjedhore nuk u pajtuan sot nëse një anëtarë i Komisionit zgjedhor republikanë duhet të jetë nga shoqëria civile ose vetëm tre nga OJQ  të cilët kanë marr pjesë në hartimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Në grupin punues, i cili duhet të përgatis legjislaturën zgjedhore marrin pjesë përfaqësuesit e Qendrës për tranzicionin demokratik, të Qendrës për monitorim dhe përfaqësuesit e rrjetit për afirmimin e sektorit  joqeveritar.

Përfaqësuesi i PDS Miodrag Vukoviq konsideron se duhet mbetur qëndrimi i  definimit “Sektori civil” sepse definomi OJQ  ngushton hapësirën për zgjedhjen e një anëtari. Ndërkaq përfaqësuesi i MANS-it Vuk Marash ka theksuar se nuk ekziston organizatë e normuar e shoqërisë civile dhe nuk është përcaktuar se kush e përbën këtë organizatë.

 

Krivokapiq  mikpritës i seancës së vjeshtës të OSBE

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi e kryetar i Asamblesë parlamentare të OSBE Ranko Krivokapiq do të jetë mikpritës i seancës së vjeshtës të Asamblesë parlamentare të OSBE e cila do të mbahet në Budvë prej 13 deri me 15 tetor, është kumtuar nga Kabineti i kryetarit të parlamentit.

Seanca e vjeshtës e Asamblesë më të madhe parlamentare në botë do të tubojë përfaqësuesit e parlamenteve të 57 anëtarëve të OSEBE . Seanca e vjeshtës do ti kushtohet temave siç janë roli i OSBE  në promovimin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, terrorizmi dhe kërcënimet nacionale , efektet e sigurisë të krizës ekonomike , integrimi i shoqërive të ndryshme etj, është kumtuar nga Kabineti i kryetarit Krivokapiq.

 

Nesër seancë dëgjimore

Anëtarët e Këshillit parlamentar për antikorrupsion do të mbajnë nesër seancën dëgjimore të ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të shtetit  Veselin Vuçkoviq me rastin e aktiviteteve të realizuara për shënderitjen e aferës Inçizimi.

Porkuroria kryesore e shtetit ka refuzuar shumicën e fletë padive kundër udhëheqësve të PDS lidhur me aferën Inçizimi duke sqaruar se nuk ka fakte se kanë bërë vepra penale ose për kundërvajtje.

 

Komisioni evropianë rezultate të dobëta të Malit të Zi

Komisioni evropianë në projekt raportin për përparimin e Malit të Zi gjatë këtij viti ka theksuar se është i shqetësuar me rezultatet e dobëta që ka treguar  ky vend në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, shkruan gazeta DAN. Komisioni evropianë ka theksuar se reforma e gjyqësorit e cila rregullon procesin zgjedhor duhet përfunduar me qellim të rritjes së besimit të opinionit në rezultatet zgjedhore dhe punën e institucioneve. Sipas raportit të komisionit evropianë , të cilin kolegjiumi i këtij trupi do ta miratojë në seancën e të mërkurës Malit të Zi Zi i tërhiqet vërejta se duhet ti respektojë rregullat  nga marrëveshja për stabilizim dhe asocim kur është fjala për raportin ndaj Kombinatit të aluminit. Rekomandohet edhe forcimi i kontrollit të Parlamentit të Malit të Zi , në veçanti pas hetimeve parlamentare për aferën Inçizimi të cilat kanë vjedhur konkluzione konkrete.

 

Gvozdenoviq qendroi në panairin e patundshmërive ,,Eksporil,,. në Mynih

Aktivitetet dhe masat të cilat i realizon qeveria me qellim të nxitjes së investimeve në zhvillimin e turizmit rezultojnë me një interesim të shtuar të investuesve për Malin e Zi , ka kumtuar ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq në panairin e patundshmërive ,,Eksporil,,.

Gvozdenoviq në panairin i Mynihut i cili ka përfunduar dje , ka theksuar se investuesit janë të inkurajuar me progresin i cili realizohet gjatë viteve të fundit në turizmin e Malit të Zi. Në Kumtesën nga ministria për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm thuhet se Malin e Zi në panairin e Mynihut e kanë përfaqësuar Komuna e Ulqinit si dhe disa kompani private. Nga ministria është kumtuar se Gvozdenoviq gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me ndihmës ministrin e ekonomisë të Bavarisë i obliguar për sferën e turizmit Herman Lluk me ç,rast është vlerësuar se ekziston interesim i dyanshëm për shkëmbimin e përvojave si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Bavarisë në fushën e turizmit.

 

U miratuan amendamentet e Partisë liberale

Amendamentet e Partisë liberale në ndryshimet e propozuara të rregullores së parlamentit , të cilat parashohin intonimin e himnit shtetëror  janë miratuar dhe askush në përjashtim të gjyqit kushtetues nuk mund ti kontestojë , është kumtuar nga kjo parti. Me amendamentet e Partisë liberale parashihet që himni shtetëror duhet intonuar në mbledhjen konstituive, në fillimin e seancave të rregulltar pranverore dhe të seancës së rregullt vjeshtore. Propozuesi i ndryshimeve të rregullores, deputeti i PSP Aleksandar Damjanoviq i ka tërhequr në parlament propozimet e veta kurse më pas 42 deputetë i kanë përkrahur amendamentet e deputetit të Partisë Liberale Andria Popoviq.

 

OJQ do të propozojë ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve

Një grup i OJQ do të propozojë ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve me qellim të sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të gruas në jetën politike të Malit të Zi. Në kumtesën e përbashkët të  15 OJQ  është përshëndetur iniciativa e avokatit të popullit për sjelljen e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve , si dhe amendamentet e propozuara nga PSP , Mali i Zi pozitiv dhe Qendra për monitorim.

 

Daçiq, më 19 tetor në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të qëndrojë më 19 tetor në Graçanicë, nga ku do t’iu bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Gazeta serbe “Politika” citon pohimin e Daçiqit, sipas të cilit “deklarata  e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”, ka thënë Daçiq.

 

Palmer: Do të vëzhgojmë, por nuk do të ndërhyjmë

Peter Palmer, zëvendësshef i Ekipit Vëzhgues të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian, thotë se ekipi i tij do ta vëzhgojë procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, në aspektin gjithëpërfshirës, por në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në proces. Në një intervistë për Radio Kosovën, Palmer ka thënë se BE-ja e ka dërguar këtë mision për shkak se ka përgjegjësi të veçantë për Kosovën. Deri më tani jemi vetëm ekipi qendror që jemi të vendosur në Prishtinë. Ky është ekipi i ekspertëve, ekspertë të fushave të ndryshme. Vëzhguesit tanë afatgjatë do të vendosen nëpër të gjithë Kosovën dhe do të shpërndahen në të gjitha pikat përgjegjëse dhe do të punojnë gjatë vikendit. Roli ynë është vetëm vëzhgimi, që nënkupton vëzhgim të të gjitha aspekteve të zgjedhjeve, përfshirë edhe kampanjën, për të parë nëse të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje kanë mundësi për të bartur mesazhet e tyre tek votuesit,ka deklarua Palmer.

 

Shqiptarët e Luginës takojnë sot Daçiqin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takojë sot në Beograd udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë takuar të mërkurën në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit ka thënë se nga 21 tetori, qytetarët e Luginës së Preshevës do të mund të hyjnë në Kosovë pa pagesë të taksave për automjetet e tyre.“Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqen plotësisht taksat për veturat që hyjnë në Kosovë apo dalin dhe këto obligime do t’i marrë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

 

Bosnja rrezikon të humbë fondet e BE-së

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, dhe disa udhëheqës të Bosnjës kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik në këtë vend. Dy palët janë takuar në Bruksel. Bashkimi Evropian i kërkon Bosnjës që të zgjidhë çështjen e diskriminimit kundër minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor, si dhe të krijojë një mekanizëm të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në. Brukseli ka njoftuar se do të nisë një procedurë për të reduktuar fondet për Bosnjën në këtë vit. Kjo nënkupton që Sarajeva mund të humbasë 47 milionë euro. BE, megjithatë, ka thënë se procedura mund të stopohet nëse ka zgjidhje brenda ditëve të ardhshme.

 

Arrin në 302 numri i të mbyturve pranë Lampedusës

Numri i të vdekurve nga mbytja e anijes së refugjatëve pranë ishullit italian të Lampedusës ka arritur në 302. Incidenti ka ndodhur më 3 tetor dhe zhytësit vazhdojnë të kërkojnë trupat. Viktimat përfshijnë 210 burra, 83 gra dhe nëntë fëmijë. Mbi 150 njerëz janë shpëtuar në ditën e fatkeqësisë.
Anija thuhet të ketë pasur 500 pasagjerë në bord. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe kryeministri i Italisë, Enrico Letta, kanë vizituar  dje Lampedusën. Barroso ka premtuar më shumë fonde për të rindërtuar qendrat italiane të refugjatëve.

 

Sulmohen forcat e sigurisë në Egjipt, 4 të vrarë

Një makinë bombë ka vrarë tre ushtarë egjiptianë dhe një polic në Gadishullin Sinai. Burimet zyrtare thonë se sulmi ka ndodhur në një postbllok, jashtë qytetit al-Arish. Militantët islamikë kanë sulmuar forcat e sigurisë në Sinai për vite të tëra, por frekuenca e sulmeve është rritur në mënyrë dramatike prejse ushtria ka rrëzuar presidentin  islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

 

Shqetësime për ngërçin politik në SHBA

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka thënë se është e shqetësuar për dështimin e deritashëm të politikanëve amerikanë, për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Angel Gurria, ka thënë se ngërçi politik në SHBA  vë  në rrezik stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë botërore. Gurria ka thënë se nëse tavani i borxhit nuk rritet, rajoni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik mund të kthehet në recesion vitin e ardhshëm dhe ekonomitë në zhvillim do të përjetojnë ngadalësim të mprehtë. Organizata, me seli në Paris, përfshin 34 vende të përparuara ekonomikisht. Ligjvënësit amerikanë kanë kohë deri më 17 tetor për të rritur tavanin e borxhit; përndryshe, SHBA nuk do të arrijë të paguajë faturat e saj.

 

Siri: Dhjetëra të vrarë në luftimet e fundit

Aktivistët sirianë kanë thënë se së paku 22 rebelë të opozitës dhe dhjetëra forca të regjimit janë vrarë gjatë luftimeve në qytetet Huseinah, al-Tiabi dhe Bojdah. Agjencia shtetërore e lajmeve ,,SANA,, ka thënë se forcat qeveritare kanë marrë kontrollin e qytetit Huseinah dhe të qarqeve të al-Taibit. Luftëtarët rebelë kanë marrë përgjegjësinë për bombardimet në provincën qendrore të Homsit, të cilat kanë dëmtuar njërën prej dy rafinerive kryesore të naftës në Siri. Siria ndodhet në luftë civile qysh në mars të vitit 2011.

 

Alice Munro fituese e Nobelit 2013 për letërsi

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, është fituese e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2013.

Peter Englund, sekretar i përhershëm në Akademinë Suedeze të Shkencave, e ka bërë publik vendimin sot në mesditë.
Munro është cilësuar nga Akademia Suedeze si mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor.

 

Malala fiton Çmimin Sakharov

Aktivistja e arsimit në Pakistan, Malala Yousafzai, ka fituar Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian për vitin 2013.16-vjeçarja ka qenë shënjestër e një sulmi taliban, tetorin e kaluar, i cili ka ndodhur në Luginën Suat të Pakistanit.

Çmimi Sakharov ka vlerën e 50 mijë eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian, për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Malala është favorite për të fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet  nesër.

 

Rasmussen hedh poshtë deklaratat e Karzait

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, se prania e trupave të NATO-s në vendin e tij ka shkaktuar shumë vuajtje dhe pak fitore.

Rasmussen ka thënë se përparimi i arritur në Afganistan, presje trupat ndërkombëtare janë vendosur dhjetë vjet më parë, nuk mund të mohohet. Në një intervistë për BBC-në, Karzai ka kritikuar NATO-n, duke thënë se ka dështuar të sjellë stabilitet në vend. Komentet e Karzait kanë ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë duke negociuar një marrëveshje për rolin e trupave të tyre në Afganistan pas vitit 2014, kur trupat e huaja do ta lënë këtë vend.

 

Manifestim kulturor në Shas

Pasnesër në Shas të Ulqinit do të mbahet manifestimi i 11 me radhë tradicional letrar “Ditët e poezisë shqipe – Shas – Ulqin 2013” Kjo ngjarje kulturore organizohet nga OJQ ,,Harmonia,,.

Kryetari i saj poeti dhe gazetari Ibrahim Berjashi  thotë se në këtë manifestim do të marrin pjesë poetë , shkrimtar, publicistë dhe artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Sipas fjalëve të Berjashit i ftuari special i këtij manifestimi të cilin e ka mbështetur financiarisht Fondi për mbrojtjen dhe realizim e të drejtave të pakicave të Malit të Zi, është poeti dhe prozatori i mirënjohur kosovarë Ibrahim Kadriu.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar 24, Ulqin 22, B. Pole e Tivat 20, Budvë 19, H. Novi 18, Podgoricë, Plevle e Rozhaj 17, Mojkovac e Shavnik 16, Nikshiq, Cetinë e Kollashin 13 dhe në Zhablak 11 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut, sidomos në viset qendrore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се