Žabljak
Umjereno oblačno
5.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
9.8 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
15.0 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
13.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
17.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
18.2 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
19.9 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
18.0 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
8.9 °C

Ditari

15. 05. 2020.   >>  16:52 0

Ditari 15.05.2020

15.05.2020

Çdo tejkalim i autorizimeve do të sanksionohet

Në trazirat gjatë disa ditëve të kaluara janë lënduar rreth 30 nëpunës të policisë , ka deklaruar kryetari i Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policisë, Aleksandar Sash Zekoviq, duke shtuar se çdo tejkalim i autorizimeve policore do të evidentohet dhe do të sanksionohet. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se sulmi kundër policëve është i pa pranueshëm dhe profesionalisht i rrezikshëm. Ai ka shtuar se sot do të mbahet mbledhja e Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policisë dhe në të cilën do të shqyrtohen ankesat ,si dhe veprimi i policisë. Ai u ka rekomanduar qytetarëve që të gjitha organet shtetërore punët i kryejnë në mënyrë profesionale dhe nuk kanë shkak të dyshojnë se çdo tejkalim i autorizimeve do të evidentohet , do të procedohet dhe çka është me rëndësi do të sanksionohet. Duke folur për ngjarjet në Plevle , Zekoviq ka theksuar se Këshilli duhet të merret vetëm me fakte. Ai ka shtuar se ekzistojnë shumë inçizime të cilat flasin për situatën në të cilën ishte gjetur policia.

Prokurori heton publikimin e fotografisë të foshnjës së lënduar

Është e pa vërtetë absolute se nëpunësit e Qendrës së sigurisë në Nikshiq e kanë lënduar foshnjën e cila gjoja ishte në karrocë me rastin e intervenimit të policisë gjatë trazirave në këtë qytet, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Të përkujtojmë se pas konfliktit të protestave me policinë në Nikshiq , mbrëmë në rrjetet shoqërore është shpërndarë fotografie e një fëmijë të lënduar , për të cilën pohohet se është nga Nikshiqi , dhe është rezultat i brutalitetit të policisë. “Fotografia e publikuar e foshnjës , jo vetëm se nuk është nga Nikshiqi , por është huazuar nga interneti nga bota e jashtme” , kanë kumtuar nga Drejtoria e policisë. Në kumtesë theksohet se publikimi i fotografisë se rreme të kësaj foshnje paraqet formë klasike të lajmit të rrem dhe përhapjes së dezinformatave, si dhe keqpërdorim flagrantë të fëmijëve . “Policia e ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe procedura lidhur me këtë rast është në vazhdim”, kanë theksuar nga Drejtoria e policisë.

 

Ka përfunduar dëgjimi i dy dëshmitarëve

Në prokurorinë themelore të Nikshiqit ka përfunduar dëgjimi i dy dëshmitarëve në procedurën e inicuar kundër peshkopit të Budimles të Nikshiqit Joanikije dhe kundër 8 priftërinjve të tjerë . Prokurori themelor i shtetit ,Stevo Shekariq, ka theksuar se në vazhdim janë disa hetime dhe kompletimi i video dokumentacionit . “Vendimet për rrjedhën e mëtejme të procesit do të sillen brenda afatit ligjor”, ka theksuar Shekariq. Për ndryshe mbajtja në paraburgim e peshkopit Joanikije dhe i disa priftërinjve skadon sonte rreth mesnate. Për ndryshe sot para Gjyqit themelorë në Nikshiq ishin tubuar disa qindra qytetarë në shenjë përkrahje për peshkopin Joanikije.

Pushteti sa më parë ta lënë të lirë peshkopin Joanikije dhe priftërinjtë

Mitropoliti i kishës malazeze – bregdetare Amfillohije i ka bërë ftesë pushtetit në Mal të Zi që sa më parë të lirojnë peshkopin e Budimles dhe të Nikshiqit Joanikije dhe 8 klerikët e tjerë. Ai , para Gjyqit themelor në Nikshiq ka theksuar se ka shkuar që të kërkojë falje nga peshkopi Joanikije. “Ai është paraburgosur , por këtu duhej të isha unë. Unë jam fajtori kryesor dhe nëse dikush duhet të dënohet atëherë përpos meje në Mal të Zi nuk ka tjetër, ka theksuar Amfillohije. Ai ka shtuar se sinqerisht beson se pushteti do të sjell vendimin për lirimin e tyre sepse në këtë mënyrë , siç ka shtuar ,do të shpëtohet nderi i Malit të Zi.

Qeveria aprovon metodologjinë e re të BE

Qeveria e Malit të Zi e ka aprovuar metodologjinë e propozuar në procesin e asocimit në BE , e cila do të shërbejë si platformë e mirë për intensifikimin e procesit reformues , ka theksuar zëvendësi i bashkëbiseduesit kryesor Marko Mrdak. Qeveria ka miratuar dje informatën lidhur me metodologjinë e re të asocimit me BE dhe ka vendosur që Mali i Zi të aprovojë modelin e ri të negociatave. Mrdak , duke marrë pjesë në emisionin “Evropa”, në Radion e Malit të Zi ka sqaruar se , pasi që Këshilli për punë të përgjithshme të BE ka aprovuar propozimin për metodologjinë e re, janë krijuar kushtet që edhe Qeveria e Malit të Zi formalisht të deklarohet për këtë çështje. Ai në pyetjen nëse Mali i Zi do të jetë i detyruar ta ndryshojë suazën negocuese për shkak të metodologjisë së re, ka theksuar se Mali i Zi e ka strukturën e vetë negocuese dhe se kornizat nuk do të ndryshojnë.

 

Samit telekonferencial i IEQ

Takimi i jashtëzakonshëm i kryeministrave të shteteve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore , IEQ , në të cilin shqyrtohen pasojat ekonomike dhe sociale si pasoj e

pandemisë së corona virusit dhe në të cilën bëhet shkëmbimi i mendimeve për masat e mundshme dhe zbutjen e tyre, mbahet sot përmes një telekonference , është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi . Këtë takim e ka organizuar Qeveria e Malit të Zi dhe sekretariati i përgjithshëm i IEQ në bashkëpunim me zyrën rajonale të Organizatës botërore të shëndetësisë për Evropën. Në kumtesën për opinion të Qeverisë theksohet se në takimin, të cilin do ta kryesojë kryeministri Markoviq do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë , Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë, Maqedonisë Veriore dhe të Ukrainës ,si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet anëtare. “Mysafirë special do të jetë komisioner evropianë për zgjerim dhe politikën fqinjësore Oliver Varheli , drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë për Evropën Hans Klluge dhe kryetari i Bankës Evropianë për zhvillim dhe rindërtim Suma Çakrabati, thuhet në kumtesë.

 

Brajoviq nënshkruan vendimin për themelimin e Qendrës

Kuvendi i Malit të Zi do të përkrah të gjitha projektet dhe politikat, të cilat do të kontribuojnë që të rinjtë të mos bredhin në orientimet shoqërore dhe tu përballojnë projekteve të djathta populliste , të cilat ofrojnë zgjidhje të lehta dhe tejet joreale , ka theksuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. Siç është kumtuar nga parlamenti , Brajoviq ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e Qendrës informative dokumentare të Malit të Zi , detyra e të cilës është grumbullimi i dokumenteve relevante lidhur me krimet e luftës të bërë në territorin e Malit të Zi së bashku me deklaratat , aktakuzat dhe burimet tjera lidhur me të kaluarën luftarake gjatë viteve të 90-ta. Parlamenti i Malit të Zi ka marrë obligimin që lëndën e grumbulluar ta ruaj dhe ajo të jetë në dispozicionin e të gjithë të interesuarve. Ai ka theksuar se fjala është për një projekt të rëndësishëm i cili do të jetë dëshmi e përbashkët , vërejtje dhe investim për të ardhmen e të rinjve, të paqes në Mal të Zi, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Prej sot qarkullim i lirë, punojnë kafenetë , qendrat tregtare e ....

Qarkullimi prej orës 23 derri në ora 5 të mëngjesit prej sot nuk është i ndaluar , kurse kanë filluar të punojnë edhe kafenetë , restorantet dhe qendrat tregtare. Prej sot në tërë territorin e Malit të Zi lejohet komunikacioni rrugorë dhe i taxsive , kurse nga e hëna edhe transporti publikë dhe ai hekurudhor. Shfuqizohet edhe masa e përkohshme që brenda një automobili mund të transportohen më së tepërmi dy persona , ndërkaq transporti i udhëtarëve gjithnjë nënkupton shfrytëzimin e masave mbrojtëse, me përjashtim nëse në automobil transportohen anëtarët e një familjeje. Prej sot është lejuar edhe puna e objekteve hotelerie , e qendrave tregtare dhe shfrytëzimi i pishinave dhe i plazheve. Kur është fjala për restorante dhe kafene , pas një tryeze mund të ulen më së tepërmi 4 persona , me përjashtim nëse është fjala për anëtarët e një familje dhe me këtë rast mundësohet që pas tryezës të ulen edhe më tepër mysafirë. Duhet që ndërmjet tavolinave të sigurohet largësia së paku dy metra,në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi.

Mbi 50 % të qytetarëve mendojnë se virusi është artificial

Afro 60% të banorëve të Malit të Zi janë të shqetësuar se ata , ose anëtarët e familjeve të tyre mund të jenë të infektuar me virusin Corona , kurse mbi 50% të banorëve konsiderojnë se virusi është prodhim i laboratorëve. Kjo thuhet në hulumtimin më të ri të IPSOS të prezantuar në programin e mëngjesit të TVMZ. Drejtori ekzekutiv i IPSOS, Valladimir Raiçeviq , ka theksuar se pothuaj se gjysma e popullatës konsideron se vaksina së shpejti do të jetë gati për përdorim. “Kur në të njëjtin kontekst vendoset frika personale se mund të jemi të infektuar dhe nga ana tjetër qëndrimet për virusin dhe vaksinën, shohim ndryshime në sjelljet e qytetarëve se virusi është më pak i rëndësishëm si problem”, ka theksuar Raiçeviq.

 

Në Tuz arrestohen 8 persona

Policia nga Podgoricë ka arrestuar 8 persona në Tuz për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe të materialit eksplodues, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. “Me rastin e bastisjes të disa lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar 13 kilogram eksploziv, 153 metra fitil , tri paketime të eksplozivit amoneks , një paketim me barot dhe një paketim i eksplozivit të quajtur TNT, kanë kumtuar nga Drejtoria e policisë. Siç theksohet ,gjatë bastisjes janë gjetur edhe 6 pushkë të kalibrit të ndryshëm dy pistoleta , 167 copë municion të kalibrit të ndryshëm ,si dhe material tjetër eksplodues. Në kumtesë theksohet se të dyshuarit përmes kallëzimit penal do ti dorëzohen prokurorit kompetent.

 

Mustafa bisedon me Lajçakun, arrihet pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, e ka falënderuar Mustafën për siç e ka quajtur ai një bisedë konstruktive për situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Lajçak ka thënë se me Mustafën janë pajtuar për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut.

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshpejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

 

Borrell: Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, kërkon më shumë sesa një lehtësim i udhëtimit dhe komunikacionit.

Muajve të fundit, në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t'i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë agjendë të përbashkët për rajonin.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja ka ngecur që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e mëparshme e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi një taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, e hoqi taksën në muajin prill. Vendimi u mirëprit nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare të saj.

Por, Shtetet e Bashkuara kërkuan edhe heqjen e masës së reciprocitetit tregtar të cilën e vendosi qeveria Kurti.

 

Vendi i parë i BE-së, Sllovenia shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Qeveria e Sllovenisë njoftoi përfundimin e epidemisë së koronavirusit në vend pasi autoritetet konfirmuan më pak se shtatë raste të reja të infektimit në dy javët e kaluara.

Sllovenia bëhet kështu vendi i parë që jep një njoftim i tillë në Bashkimin Evropian. Udhëtarët që mbërrijnë në Slloveni nga vendet e tjera anëtare të BE-së nuk do të duhet më të qëndrojnë në izolim për të paktën shtatë ditë.

Vendi me 2 milionë njerëz, i cili kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë, deri më tani ka raportuar 1,464 raste me koronavirus dhe 103 vdekje. Sllovenia e shpalli epideminë më 12 mars.

“Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve. Sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë,” tha Kryeministri Janez Jansa para parlamentit të enjten.

Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe bizneset e goditura nga koronavirusi, do të skadojnë në fund të majit.

Qeveria tha se shtetasit e huaj që tregojnë shenja të infeksionit të koronavirusit ende nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Shqipëria paralajmëron rivendosjen e masave të izolimit

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë thënë se mund të rivendosin masat e izolimit, në rast se do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Kjo shifër, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është me e lartë se në ditët e kaluara.

"Nëse gjërat vazhdojnë të përkeqësohen sikurse ditët e fundit do të detyrohemi të bëjmë hapa pas. Rregullat janë bërë për tu respektuar dhe jo anashkaluar. Ne nuk e negociojmë shëndetin e qytetarëve me asgjë dhe me askënd", tha Manastirliu.

Ajo tha se si institucione shëndetësore e mbështesin lehtësimin e masave, por vetëm me kushtin që qytetarët të respektojnë rregullat.

 

Rusia shënon mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Rusia përsëri ka raportuar mbi 10 mijë infeksione të reja ditore nga COVID-19.

Rusia ka njoftuar 10,598 infeksione të reja të koronavirusit të premten duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 262.843, i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njoftoi se një bllokim mbarëkombëtar që synon të ngadalësojë përhapjen e virusit do të lehtësohet, edhe pse zyrtarët shëndetësorë shënojnë një rritje të qëndrueshme në raste të reja.

Vendi raportoi 113 vdekje të reja të koronavirusit të premten, duke e çuar numrin e Rusisë në 2,418, transmeton lajmi.net.

Të enjten, zyrtarët rusë mbështetën vendin kundër pretendimeve se niveli i tij i ulët i vdekshmërisë nga Covid-19 është i dyshimtë, duke thënë se metoda e tij për të përshkruar shkakun e vdekjes është “jashtëzakonisht e saktë”.

 

SHBA-ja fajëson IS-in për sulmet në Afganistan

Shtetet e Bashkuara fajësuan grupin ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe jo talibanët, për dy sulmet e fundit në Afganistan, nga të cilat u vranë rreth 56 persona, përfshirë dy foshnje.

SHBA-ja i bëri thirrje qeverisë afgane të fillojë bisedimet e paqes me talibanët.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani urdhëroi ushtrinë që të ndërmarrë ofensivë kundër talibanëve, pas sulmit në një spital të Kabulit dhe një shpërthimi në provincën Nangarhar.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, fajësoi Shtetin Islamik për të dy sulmet, duke thënë se grupi po kërkon të nxisë një luftë sektare në stilin e Irakut në Afganistan.

Një bashkëpunëtor i grupit militant të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Nangarhar, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të IS-it.

Talibanët mohuan përfshirjen në të dy sulmet, por qeveria afgane akuzoi grupin për nxitjen e një mjedisi në të cilin lulëzon terrorizmi.

Sulmet paraqesin një pengesë për planet e ngecura të SHBA-së për të arritur paqen në Afganistan.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal te Zi mban mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët.Frynë ere mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat e shënuara në orën 14: Beranë 32,Andrievic 30,Biello Pole e e Rozhajë 29, Plavë 28, Plevle 27, Podgoricë 26, Petrovac 25, ,Tivar ,Herceg Novi ,Ulqin e Budvë 24, Shavnik 23, Kollashin 21, Cetinë e Nikshiq 20 dhe në Zhablak 18 gradë.

Për nesër metereologet paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme ,me intervale te gjata të diellit dhe të nxehtë .Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore dhe jugperëndimore .Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 19,kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 31 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se