Žabljak
Umjereno oblačno
5.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
9.8 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
15.0 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
13.1 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
17.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
18.2 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
19.9 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
18.0 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
8.9 °C

Ditari

12. 05. 2020.   >>  18:24 0

Ditari 12.05.2020

12.05.2020

Në Mal të Zi ka 21 të sëmur dhe 294 të shëruar nga Covid 19

Në Mal të Zi prej dje pas dite deri sot në mëngjes nuk është konfirmuar asnjë rast i ri i të prekurve nga korona virusi , kështu që numri aktual i të sëmurëve është 21. Prej fillimit të pandemisë në Mal të Zi na Covid 19, betejën me këtë virus e kanë humbur 9 njerëz. Prej fillimit të kësaj epidemie numri i të infektuarve nuk ka ndryshuar dhe është 324 , numri i të shëruarave 294 , kurse aktualisht aktiv me këtë sëmundje janë 21 person. Më së tepërmi të sëmur aktualisht ka në Ulqin 10, në Guci , Podgoricë e Tivar nga 3 dhe në Plavë e Biello Pole nga 1 pacient.

Tubimet janë të rrezikshme , nga e premtja lehtësime të reja

Çdo grupim i njerëzve , nga cilat do shkaqe , është tejet i rrezikshëm dhe vetëm përmes respektimit të masave mund të pengohet zgjerimi i korona virusit , ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha për Radion e Malit të Zi. Ai ka theksuar se ky institut do ti propozojë Trupit koordinues nacional që prej të premtes të lehtësohen edhe disa masa të tjera. “Do të hiqen disa masa që kanë të bëjnë me restorantet, kafenetë , hotelet , plazhet e të ngjashme. Instituti për shëndetin publikë do të propozojë zbutjen e masave nga e premtja dhe do të shohim nëse me këtë do të pajtohet edhe Trupi koordinues nacional”, ka theksuar Mugosha ,duke shtuar se jemi drejtë fazës së re të lehtësimit të masave. Duke folur për masat e deritashme, ai ka theksuar se në Mal të Zi deri tani janë testuar 10 mijë e 167 persona në korona virus. Ai ka theksuar se rezultatet tregojnë se rekomandimet kanë qenë të mira dhe kanë dhënë rezultate të plota. Mugosha ka shtuar se akoma mungojnë parametrat shkencorë në mënyrë që me siguri të mund të flitet për valën e dytë të epidemisë. Ai po ashtu ka theksuar se probabiliteti që Covid 19 të largohet si SARS është shumë i vogël.

Duhet të mësohemi të jetojmë në kushtet e epidemisë

Jeta duhet të vazhdojë , por qytetarët gjithnjë duhet ta respektojnë distancën fizike , sa më shpesh të lajnë duart dhe ti mësojmë fëmijët që të sillen në pajtim me rekomandimet e kompetentëve , sepse për një pasqyrë të ardhshme epidemiologjike nuk janë përgjegjës vetëm individët, por të gjithë së bashku ,ka deklaruar specialisti i epidemiologjisë në Institutin për shëndetin publikë , Igor Galiq. Ai ka theksuar se në epideminë e korona virusit kanë marrë pjesë të gjithë punëtorët e këtij institucioni pa përjashtim . Kontributi i të gjithëve është shumë i lartë, ka theksuar ai, mirëpo për vendosjen e epidemisë nën kontroll, megjithatë meritat më të mëdha i kanë vetë qytetarët. “Në këtë luftë ndërmjet virusit dhe njerëzve , qytetarët u janë përmbajtur të gjitha masave, respektivisht strategjisë , të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që lufta të fitohet.

 

 

Hrapoviq :kontribut i madh i infermiereve

Infermieret , teknikët medicinal dhe mamitë janë pjesë e pa ndarë e suksesit të sistemit shëndetësorë në të gjitha rrethanat , dhe kontribut i rezultateve në luftën kundër korona virusit është tejet i madh , ka deklaruar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq. Ai me rastin e Ditës ndërkombëtare të infermierisë ka theksuar se përkushtimi i infermiereve, i teknikëve dhe i mamive janë krenari e shtetit dhe raporti i tyre ndaj profesionit është shembull për gjeneratat e reja. Ai ka theksuar se është obligim se shteti duhet sot dhe nesër të ketë kujdes të veçantë për statusin e këtyre të punësuarave , edukimin e tyre dhe për kushtet në të cilat ata punojnë dhe veprojnë.



Fletë padi penale kundër Danilloviq , Radonjiq dhe disa të tjerëve

Policia e Podgoricës ka paraqitur fletë padi penale kundër deputetëve të Malit të Zi të bashkuar,Goran Danilloviq dhe kundër 10 personave të tjerë për shkak të mosrespektimit të masave të tubimeve publike, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. “Policia pas njohurive për organizimin shetitjes protestuese të dielën e kaluar , për mbajtjen e të cilës përmes medieve elektronike qytetarët i ka njoftuar i pandehuri G.D, për çdo gjë e ka njoftuar prokurorin kompetent shtetëror, thuhet në kumtesë. Nga policia kanë theksuar se në bazë të urdhrit të prokurorit shtetëror nëpunësit e Qendrës të sigurisë të Podgoricës i kanë identifikuar këta individ dhe nga ata kanë marrë deklarata.

 

 

Ministri për punë të jashtme i Hungarisë Sijarto qëndron në Mal të Zi

Sot në Mal të Zi qëndron ministri i punëve të jashtme dhe i tregtisë të Republikës së Hungarisë , Peter Sijarto . Atë e ka priti presidenti i Malit të ZI Millo Gjukanoviq. Hungaria përkrah të ardhmen evropiane të Malit të Zi dhe do të vazhdojë të përkrah vazhdimin e procesit negocues, përfshirë këtu edhe mbylljen e 6 kapitujve, të cilët janë të gatshëm , ka deklaruar me këtë rast Sijarto. Presidenti Gjukanoviq e ka falënderuar Hungarinë për kujdesjen ndaj Malit të Zi edhe në rrethanat e pandemisë , si dhe për donacionin e pajisjeve mbrojtëse medicinale, të cilën sot e ka dorëzuar shefi i diplomacisë hungareze. Theksohet se Gjukanoviq ka vërtetuar se Mali i Zi gjendet para fazës së shërimit ekonomik dhe gjatë kësaj faze përpjekjet do të orientohen në zvogëlimin sa më të madh të mundshëm të humbjeve në kushtet e çrregullimeve në planin global të cilat kryesisht godasin ekonomitë e bazuar në turizëm dhe në shërbime, siç është ajo e Malit të Zi.

Në ndërkohë , ministrin e punëve të jashtme dhe të tregtisë të Republikës së Hungaris Petar Sijarto e ka pritur edhe ministri i punëve të jashtme ,Sergjan Darmanoviq Është në interes të Hungarisë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE, ka deklaruar ministri hungarezë Siarto , duke shtuar se është koha që Mali i Zi të hap edhe kapitullin e fundit negociues. Ai, në konferencën për gazetarët me rastin e ndihmës së Hungarisë për Qeverinë e Malit të Zi , ka theksuar se pas pandemisë së korona virusit asgjë nuk do të jetë si më parë dhe për këtë arsye BE duhet të llogarisë në vazhdimin e procesit të zgjerimit , sepse një gjë e tillë do ta forcojë edhe më tepër BE .“ Ne vlerësojmë lartë faktin se Mali i Zi , në këto situata të vështira , ka treguar aftësi që ballafaqohet edhe me rrethanat më të vështira të mundshme”, ka theksuar Sijarto. Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi , Srgjan Darmanoviq ka deklaruar se donacioni i Hungarisë , në formën e ndihmës dhe pajisjeve medicinale prej 50 mijë maskave kirurgjike dhe 2.5 mijë kostumeve mbrojtëse, është gjest i solidaritetit dhe humanitetit dhe do të kontribuojë që Mali i Zi të përballet me sfidën globale. Siç ka theksuar ai, Mali i Zi e falënderon Hungarinë jo vetëm për ndihmën humanitare , por edhe për ndihmën e fortë politike dhe në nivelin e ekspertëve.

 

 

Bankat do të kenë në dispozicion më tepër mjete për kredi

Shkalla e rezervave të domosdoshme të cilat bankat afariste duhet ti deponojnë në Bankën Qendrore të Malit të Zi është ulur 2% , ka vendosur Këshilli i Bankës Qendrore të Malit të Zi me miratimin e vendimit për ndryshimet e vendimit për rezervat e detyrueshme të bankave. “Kështu bankat në të ardhmen rezervën e detyruar do ta llogarisin me zbatimin e shkallës prej 5.5% në vend të 7.5% sa ishte deri tani. Theksohet se ky vendim është miratuar me qëllim të dhënies së kontributit shtesë për sektorin bankarë e që ka të bëjë me zbutjen e pasojave të shkaktuara nga korona virusi. Po ashtu kanë theksuar se me këto ndryshime , instrumenti i rezervave të domosdoshme gradualisht harmonizohet me rregullativën e Bankës Qendrore evropiane nga kjo fushë.

 

 

Rënia e ekonomisë gjatë këtij viti do të jetë 8%

Ekonomia e Malit të Zi , sipas prognozave më të reja të Bankës evropiane për zhvillim dhe rindërtim , gjatë këtij viti do të dobësohet 8% për shkak të ndikimit të pandemisë së korona virusit në sezonin turistik. Kjo bankë në prognozën e publikuar sot makro ekonomike ka paraparë se ekonomia e Malit të Zi do të shënojë progres të madh në vitin e ardhshëm me një rritje të bruto prodhimtarisë së brendshme prej 10.5%. Shërimi ekonomik, siç është kumtuar nga kjo bankë, para së gjithash do të varet nga dinamika e lehtësimit të masave vendore për pengimin e përhapjes së virusit dhe të kthimit në funksiononim normal në pjesën e dytë të vitit. Në Ballkanin Perëndimor pritet që BH , Maqedonia Veriore dhe Serbia do të pësojnë nga pasojat e çrregullimeve në rrjetin global të furnizimeve për shkak të bazave individuale të prodhimtarisë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë të goditura për shkak të mbështetjes në turizëm , kurse në Kosovë , e deri diku edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor do të ulet edhe oferta vendore.

 

Thaçi takoi shefin e EULEX-it,biseduan për masat për tejkalimin e pandemisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, u shpreh presidenti Thaçi.

Shefi i EULEX-it u shpreh se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Presidenti Thaçi vlerësoi bashkëpunimin e të gjithëve në tejkalimin e pandemisë.

“Grenell i fokusuar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë"

Emisari special amerikan Richard Grenell do të vazhdojë punën e tij lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i zyrës së tij, Dick Custin, në përgjigjen e tij për Klan Kosovën, kur u pyet për angazhimin e Richard Grenell pas përfundimit të detyrës në Shërbim të Inteligjencës në SHBA.

”Ambasadori Grenell ka qenë – dhe vazhdon të jetë i përqendruar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë”.

”Ne nuk presim që të ndryshojë”, është shprehur ai.

 

Rusia konfirmon edhe gati 11,000 raste të reja me korona virus 

Autoritetet në Rusi thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 10,899 raste të reja me korona virus, të cilat e çojnë në mbi 232,000 numrin e përgjithshëm të tyre.

Me këtë shifër, Rusia ka numrin më të madh të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 1.3 milion.

Deri më tash, SHBA-ja është ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Numri aktual i viktimave në Rusi është 2,116.

Përkundër shifrave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim që nga sot, izolimi mbarëkombëtar nga korona virusi të lehtësohet dhe bizneset t’i rikthehen punës.

 

Pesë pacientë me COVID-19 vdesin nga zjarri në një spital në Rusi

Një zjarr në një spital të Shën Petersburgut ka vrarë pesë pacientë që trajtoheshin për korona virus.

Sipas medieve ruse, zjarri, me sa duket, ka shpërthyer nga një lidhje e shkurtër e rrymës në një ventilator.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe se 150 persona janë evakuuar nga spitali.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur.

Të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë qenë të kyçur në ventilatorë.

 

Vuhani planifikon ta testojë gjithë popullatën për korona virus

Qyteti Vuhan i Kinës është duke hartuar plane për testimin e të 11 milionë banorëve të tij për korona virus, raportojnë mediat shtetërore.

Sipas tyre, plani është ende në fazat fillestare dhe të gjitha qarqeve në Vuhan u janë kërkuar detaje se si mund ta bëjnë testimin brenda dhjetë ditësh.

Këto raporte vijnë pasi Vuhani – vendi i origjinës së korona virusit – ka regjistruar gjashtë raste të reja gjatë fundjavës.

Përpara tyre, ai nuk ka pasur asnjë rast të ri qysh më 3 prill.

Vuhani, i cili ka qenë në izolim të plotë për 11 javë, ka nisur të rihapet më 8 prill.

Në total, Kina ka raportuar për mbi 84,000 raste me korona virus dhe mbi 4,600 viktima.

Sot, autoritetet kineze thanë se kanë regjistruar vetëm një rast të ri.

Ambasadorët e jashtëm nuk mund të përzihen se kush, dhe për çka do të përgjigjet

Ambasadorët e jashtëm nuk janë kompetent të përzihen se kush dhe për çka do të përgjigjet në Mal të Zi, ka deklaruar shefi i diplomacisë Srgjan Darmanoviq .Ai ka vërtetuar se ambasadori i Serbisë në Mal të Zi Vlladimir Bozhoviq është ftuar në bisedë në ministrinë e punëve të jashtme, sepse në facebok ka komentuar emetimin e një kënge të këngëtarit kroatë Marko Perkoviq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. "Mendoj se ambasadorët e huaj nuk janë kompetent që të përzihen se kush dhe çka do të përgjigjet në Mali të Zi, ka theksuar Darmanoviq në konferencën për gazetarët.

 

Beratoviq ambasador në Londër , kurse Ponorac në Kiev

Vlladimir Beratoviq do të jetë ambasador i ri i Malit të Zi në Britani të Madhe dhe Irlandën Veriore me seli në Londër, kurse Dragica Ponorac ambasadore e Malit të Zi në Ukrainë ,me seli në Kiev. Për këto propozime Qeveria e Malit të Zi do t’ia dërgojë mendimin Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, në mbledhjet të cila do të mbahet në enjten dhe të premten. Sipas Kushtetutës , presidenti i Malit të Zi emëron ambasadorët në bazë të propozimit të Qeverisë dhe mendimit të Këshillit parlamentarë .

 

Nesër mot kryesisht me diell

Në Mal te Zi mban mot me vranësira mesatare ,kurse në pjesët juglindore kryesisht me diell. Frynë ere mesatare deri e forte nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë e Biello Pole 24, Ulqin e Budvë 23, Tivar ,Herceg Novi , Petrovac e Beranë 22, Rozhajë 21, Cetinë , Kollashin e Plevle 20, Nikshiq ,Shavnik e Andrievicë 19, Plevle 18, Plluzhinë 16 dhe në Zhablak 12 gradë.

Për nesër metereologet paralajmërojnë mot kryesisht me diell .Do të fryjë ere e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore ,në veri dhe ne bregdet edhe e forte .

Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 15 ,kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 29 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se