Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 05. 2020. 17:10   >>  17:20

Ditari 08.05.2020

08.05.2020

Nga 146 mostra të analizuara, asnjë pozitiv 

Instituti për shëndetin publikë prej dje pas dite ka bërë analizën e 146 mostrave dhe në mesin e tyre asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me korona virus.

Nga ky Institut kanë theksuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të epidemisë është 324. Ndërkohë janë shëruar 266 persona kurse aktualisht 50 akoma janë të sëmurë nga ky virus.

Më së tepërmi të sëmur ka në Podgoricë 28, në Ulqin 10, në Tivar 4, në Guci 3 në Plavë 2,kurse në Nikshiq , Bjello Pole dhe Hrceg Novi nga një pacientë.

Sistemi shëndetësorë ka vepruar në mënyrë efikase 

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi, gjatë epidemisë së korona virusit ka reaguar me kohë dhe në mënyrë efikase dhe, në këtë mënyrë, i është shmangur skenarit më të keq, ka deklaruar shefja e repartit për infektimet spitalore dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse në situata të jashtëzakonshme, në Institutin për shëndetin publikë, Radica Raiçeviq.

Ajo në intervistën për PR qendrën, ka theksuar se sistemi shëndetësorë ishte përgatitur për mundësinë e infektimit masiv nga koronavirusi dhe se mjekët janë krenarë për viktimizimin e të prekurve nga familjet disa anëtarësh, të cilët edhe pse shëroheshin në izolimin shtëpiak, virusin nuk e kanë transferuar tek të tjerët. “Sistemi shëndetësorë ka reaguar në kohë dhe në mënyrë efikase, por një meritë të madhe që epidemia të mbahet nën kontroll e kanë qytetarët”, ka deklaruar Raiçeviq.

Ata, siç ka shtuar ajo, i kanë pranuar këshillat, rekomandimet dhe i kanë kontribuar dukshëm situatës stabile epidemiologjike.

M. Gjukanoviq: Personeli dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq meritojnë admirim 

Solidariteti, përkushtimi dhe vendosmëria e personelit dhe të vullnetarëve të Kryqit të Kuq të Malit të Zi, që të ndihmojnë në kohë të vështirë, meritojnë admirim, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e 8 majit, Ditës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Gjukanoviq, ka shkruar në tuiter se kjo datë, gjatë këtij viti, shënohet në kushte komplekse të epidemisë së korona virusit. “U dërgoj falënderim dhe respekt personelit dhe vullnetarëve dhe kolegëve të tyre në tërë botën për punën e mrekullueshme dhe përkushtimin e plotë në linjat e para të luftës kundër Covid 19, ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se solidariteti, përkushtimi dhe vendosmëria e tyre që të ndihmojnë kur është më së vështiri, meriton admirim të plotë.

 

Drleviq; BE ka treguar se llogarit në Ballkanin Perëndimor 

Bashkimi Evropianë, në fazën kur ballfaqohet me njërën nga sfidat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, me pandeminë e koronavirusit, ka treguar se llogarit në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me BE, Aleksandar Drleviq me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës dhe ditës së fitores mbi fashizmin.

Nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, kanë theksuar se në Podgoricë, Bjello Pole dhe në Tivar, janë vizatuar murale të cilat dëshmojnë për lidhje të forta të Malit të Zi dhe BE dhe paraqesin dëshminë se Mali i Zi, shekuj me radhë, është pjesë e familjes evropiane.

Ai, ka vlerësuar se muralet janë vërtetim se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, se banorët e Malit të Zi, mendojnë në mënyrë evropiane dhe duan ta shohin Malin e Zi si anëtarë në BE. Ministri i kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, ka theksuar se tre muralet, të cilat i zbukurojnë tri qytete të Malit të Zi, me gjuhën e artit tregojnë se rruga Evropiane e Malit të Zi, është diçka që i takon traditës së zhvillimit historikë, por edhe kontekstit bashkëkohorë gjeopolitikë dhe socio-kulturorë. Shefi i delegacionit të BE, në Mal të Zi, Aivo Orav, ka theksuar me këtë rast se për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjatë këtij viti Dita e Evropës,do të shënohet vetëm në rrjetet shoqërore.

 

Darmanoviq, në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, do të marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nga Ministria e punëve të jashtme është kumtuar se mbledhja “75 vjetë nga fundi i Luftës së Dytë botërore në truallin Evropianë – leksione të mësuara për parandalimin e shkatërrimeve të ardhshme, janë përgjegjësi e Këshillit të sigurimit të OKB”, do të organizohet përmes një vido-konference Theksohet se mbledhjen do ta hap kryetarja e Komisionit evropianë, Ursulla von Der Llajen, dhe nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për çështjet politike dhe aktivitetet për ndërtimin e paqes, Rozmari Di Karlla.

Është paralajmëruar se në diskutime do të marrin pjesë mbi 50 ministra të punëve të jashtme dhe të zëvendësve të tyre si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në qershor kontrollet sistematike për nxënësit e ardhshëm

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, ka deklaruar se pret që kah fundi i majit dhe fillimi i qershorit, të gjitha objektet e shtëpisë së shëndetit do të kthehen në funksionin e vetë normal. Kontrollet sistematike për nxënësit e ardhshëm do të zhvillohen gjatë muajit qershor, ka theksuar Kavariq.

“Shpresojmë se deri në fund të majit dhe në fillim të muajit qershor të gjitha objektet e shëndetit do të kthehen në funksionin dhe kapacitetin e vetë të plotë”, ka deklaruar Kavariq, për TVMZ. Kontrollet mjekësore sistematike për regjistrim në shkolla, në marrëveshje me trupin koordinues nacional dhe me ministrinë e arsimit, siç ka theksuar, do të realizohen gjatë muajit qershor. Të theksojmë se gjatë pandemisë së koronavirusit, vaksinimi i fëmijëve dhe kontrollet sistematike janë kryer në Shtëpinë e shëndetit në Pobrezhje.

 

Bankat të ofrojnë një grejs periudhë shtesë

Banka Qendrore e Malit të Zi, pret nga bankat që qytetarëve dhe biznesit, të cilët janë të prekur me pasojat e masave ekzistuese tu mundësojnë një grejs periudhë shtesë për shtyrjen e kredive, ka deklaruar drejtori i sektorit për kontrollin e bankave në Bakën Qendrore, Dejan Vujaçiq. Duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të TVMZ, ai ka deklaruar se të dhënat e Bankës Qendrore, nga 5 maji tregojnë se likuiditeti aktiv i bankave ka qenë 921 milion euro dhe gjithnjë, siç ka theksuar ai, është në nivelin e 20% të aktivës së përgjithshme.

“Banka Qendrore e Malit të Zi, inkurajon bankat dhe pret nga ato që pagesën e kredive ta realizojë në pajtim me rrjedhat e pritura monetare. Kjo do të thotë që, nëse qytetarët ose bizneset pësojnë nga pasojat e masave të futura, kur është fjala se atyre u janë shkurtuar rrjedhat monetare dhe se u janë zvogëluar të ardhurat dhe kanë mbetur pa rroga, tu mundësohet dhënia e një grejs periudhe, respektivisht, shtyrja e afateve të pagesës, sidomos kur është fjala për kreditë në veprimtarinë turistike”, ka theksuar Vujaçiq . Ai, konsideron se principi dhe rregullat e dhënies së kredive nuk do të ndryshojnë as në periudhën që vjen.

 

Pas marrjes së sinjalit nga epidemiologët do ti hapim kopshtet

Ministria e arsimit është në pritje të lejes së institutit për shëndetin publikë dhe të trupit koordinues nacional për hapjen e kopshteve, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për arsimimin e mesëm të përgjithshëm dhe arsimimin e të rriturve, Velko Tomiq. “Në momentin kur të marrim sinjalin nga Instituti për shëndetin publikë ne të gjitha njësitë edukative, jemi në gjendje që ti vendosim në funksion brenda 24orëve, ka theksuar Tomiq duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të TVMZ.

Ai, ka theksuar se në fillim do të punonin vetëm kopshtet kujdestare. Po ashtu, ka theksuar se siguria e nxënësve, e mësimdhënësve, e fëmijëve dhe edukatorëve, është në vendin e parë dhe se Ministria e arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me epidemiologët. Posa të krijohen parakushtet për hapjen e kopshteve shtetërore, ai beson se do të fillojnë punën edhe kopshtet private. Ai ka përkujtuar se është arritur marrëveshja që provimet e maturës do të mbahen me 20 maj, kurse regjistrimi në shkollat e mesme, me 20 qershor. “Provimet e maturës nga gjuha amtare, do të mbahen me 20 maj, nga gjuha e dytë e huaj me 30 maj, kurse nga matematika me një qershor, ka theksuar Tomiq.

Këto provime, siç ka theksuar ai, i organizon Qendra e provimeve.

 

Në fatkeqësinë e aeroplanit ushtarak, kanë humbur jetën dy pjesëtar të forcave ajrore kroate

Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore.

"Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate", shkroi Milanoviq.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq dhe zyrtarë të tjerë, kanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

 

I.Mustafa; Askush s'mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t'i ndryshojë kufijtë e Kosovës, pasi kjo çështje, është në përgjegjësinë e Kosovës.
Sipas tij, as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore.

"Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun", ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, duke shtuar se Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij prandaj, sipas tij, kështu nuk ka arsye për të hapur temën e shkëmbimit të territoreve.

 

O.Varhelyi; Për fat të keq, nuk ka ndonjë lëvizje drejtë liberalizimit të vizave

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka folur të enjten para deputetëve të Parlamentit Evropian për rezultatet e Samitit të Zagrebit, i cili është zhvilluar një ditë më herët përmes një vide-konference.

Ai e ka quajtur si shumë të rëndësishme deklaratën e miratuar nga ajo konferencë dhe zotimin e dyanshëm për një perspektivë evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai në këtë debat është përgjigjur edhe në pyetjet rreth ideve për shkëmbim territoresh, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjen pothuajse të bllokuar të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pozicioni ynë ka qenë i qartë nga fillimi. Kyçe është ajo për të cilën pajtohen dy vendet. Një marrëveshje rreth së cilës pajtohen dyja palët dhe që nuk paraqet rrezik për shtetet tjera të rajonit” ka thënë Komisionari evropian.

Ai ka shtuar se pasi të arrihet te marrëveshja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë mund të shikohet në elementet e ndryshme të saj.

Varhelyi ka folur edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se, për fat të keq, nuk ka parë ndonjë lëvizje në Këshill rreth kësaj çështjeje

 

A. Guterres; Ti jepet fund racizmit lidhur me pandeminë e koronavirtusit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kërkuar që të bëhen “të gjitha përpjekjet” për t’i dhënë fund racizmit të lidhur me pandeminë e koronavirusit.

“Pandemia vazhdon të krijojë stuhi të urrejtjes dhe ksenofobisë, sharjeve dhe frikësimit”, ka thënë të premten Guterres.

“Ndjenja kundër të huajve është rritur online dhe në rrugë. Teoritë konspirative anti-semitike janë shpërndarë si dhe janë kryer sulme kundër myslimanëve të lidhura me sëmundjen Covid-19”, që shkakton koronavirusi.

Për më shumë, “gazetarët, informatorët, profesionistë të shëndetësisë, dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, janë duke u shënjestruar vetëm për shkak se po kryejnë punën e tyre”, ka thënë ai.

Mbi 3.8 milionë persona janë infektuar në gjithë botën nga koronavirusi i ri, derisa mbi 200,000 pacientë kanë vdekur.

OBSH; Rreth 1900.000 persona mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë në Afrikë

Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky studim po ashtu parasheh zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet.

“Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate.

Paralajmërimi i OBSH-së, vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore, kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit.

Vlerësimet e tyre janë të bazuara në parashikime dhe fokusim në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.

 

Rritet numri i personave që kanë humbur punën në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara po vazhdon rritja e numrit të personave që kanë humbur punën për shkak të krizës së koronavirusit.

Javën e kaluar 3.2 milionë amerikanë u regjistruan si të papunë duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i personave që janë regjistruar si të papunë ka arritur në 33.3 milionë.

Kjo shifër arrin në më shumë se 15% të fuqisë punëtore në SHBA.

Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë (prill-qershor).

Ky nivel i rënies nuk ka ndodhur gjatë asnjë tremujori, që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Merkel dhe Papa Françesku, diskutuan efektet e pandemisë botërore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Papa Françesku diskutuan të enjten efektet që ka pasur në botë pandemia e koronavirusit dhe ranë dakord për nevojën që të ndihmohen vendet më të varfra, tha zëdhënësi i Merkelit.

"Biseda u përqëndrua në situatën humanitare dhe politike gjatë pandemisë dhe rëndësinë e solidaritetit në Evropë dhe në botë", tha zëdhënësi Steffen Seibert përmes një deklarate.

"Të dy ishin të një qëndrimi, se gjatë pandemisë, duhet përkrahur në veçanti vendet më të varfra në botë", shtoi ai.

Merkel, e ka ftuar Papa Françeskun të vizitojë Gjermaninë, sapo të lejojnë rrethanat.

Më 1 maj, edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka ngritur shqetësimin për mungesën e ndihmës për vendet e varfra.

Guterres ka thënë në një konferencë për media se bashkësia ndërkombëtare ishte e ndarë në momentet më të rëndësishme të luftimit të koronavirusit.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta deri mesatare.

Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura në orën 14; Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 24 gradë, Ulqin e Nikshiq 22, Tivar, Petrovac, Cetinë, Bjello Pole e Shavnik 21, Kollashin, Plevlë e Beranë 20, Andrijevicë e Rozhajë 19 dhe në Zhablak 16 gradë.

Për nesër, parashihet mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 26 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се