Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 05. 2020. 17:18 >> 17:28

Ditari 06.05.2020

06.05.2020

Analizohen 112 mostra ,nuk ka pasur raste pozitive

Instituti për shëndetin publikë prej dje pasdite ka analizuar 112 mostra, në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infektuar me korona virus. Nga Instituti kanë theksuar se në rritje është numri i të shëruarve dhe tani ai është 261 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të Institutit, aktualisht janë të sëmurë 55 njerëz. Në Podgoricë të sëmurë ka 29, në Ulqin 10, në Tivar 6, në Guci dhe Plavë nga 3, në Tuz, Nikshiq, Bjello Pole dhe Herceg Novi nga 1 person i sëmurë nga Covid 19. Nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 8 persona. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, aktualisht nuk ka asnjë pacient i cili shërohet nga Covid 19 , ka kumtuar drejtori i këtij institucioni shëndetësor Jevto Erakoviq. Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se edhe një pacient  me korona virus qëndron të jetë i shtruar në spitalin e përgjithshëm në Berane, është në gjendje stabile dhe së shpejti pritet të dalë në shtëpi

Gjukanoviq, në  samitin e Zagrebit; BE – Ballkani Perëndimor

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, merr sot pjesë në samitin e Zagrebit; Bashkimi Evropianë – Ballkani Perëndimor, në  të cilin shqyrtohen çështjet e bashkëpunimit në luftën me pandeminë e Covid -19, dhe të pasojave të saj si dhe do të vërtetohet përkrahje e BE për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pritet që në këtë takim të aprovohet deklarata e Zagrebit , në të cilin edhe njëherë do të vërtetohet perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq, është kumtuar se samiti mbahet në formën e vide konferencës , për shkak të situatës aktuale të shkaktuar nga pandemia e Covid 19. Në samit, marrin pjesë liderët e vendeve anëtare të BE dhe të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Siç  është kumtuar nga kabineti i presidentit, mikpritës të samitit janë kryetari i Komisionit evropianë, Sharlll Mishell, kryeministri i Kroacisë e kryesues i BE, Andrej Plenkoviq, me iniciativën e të cilit është organizuar samiti dhe kryetarja e Komisionit Evropianë, Ursulla Fon Der Llajen. “Pjesëmarrës të samitit, do të jenë edhe kryetari i Parlamentit Evropianë, David Sasoli, përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe sigurinë Zhef Barel si dhe përfaqësuesit e Bankës botërore, të Bankës evropiane për zhvillim dhe rindërtim dhe të Këshillit për bashkëpunimin rajonal”, thuhet në kumtesë. Siç thamë, në samitin e Zagrebit, siç është paralajmëruar nga Këshilli i Evropës, do të shqyrtohen çështjet e bashkëpunimit në luftën kundërë pandemisë Covid 19 dhe pasojave të  tij , do të vërtetohet përkrahja të cilën BE ia kushton perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të theksohet përkushtimi i vazhdueshëm i këtij rajoni dhe vlerave të BE dhe reformave. “Video konferenca e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor mbahet në vend të samitit “BE – Ballkani Perëndimor e cila ishte caktuar për me 6 dhe 7 maj në Zagreb por është shtyrë për shkak të pandemisë së korona virusit”, thuhet në kumtesë.

 

Ndërlidhje më e madhe e domosdoshme ndërmjet Ballkanit dhe BE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka biseduar sot me kryetarin e Këshillit Evropianë, Sharll Mishell, në prag të video – samitit të sotëm të BE për Ballkanin Perëndimor. Siç theksohet nga kabineti i presidentit, dyanshëm është vlerësuar se organizimi i samitit në kushte të pandemisë është një vërtetim i përkrahjes së fortë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është rast që opinionit evropianë dhe atij rajonal, ti dërgohen mesazhe të ndërlidhjeve të forta të BE dhe rajonit tonë. “Bashkëbiseduesit janë pajtuar që në periudhën e ardhshme duhet të punohet në konkretizimin e lidhjeve investuese strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe BE , e që në kushtet e shkaktuara nga pandemia, është edhe më e domosdoshme. Është theksuar rëndësia e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në planin e shërimit strategjik pas pandemisë së Covid 19” , thuhet në kumtesë.

 “Përkrahja dhe ndihma e BE për Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimorë nuk ka munguar as në këto kohë të vështira dhe kjo është një mesazh shtesë pozitiv i institucioneve të reja evropiane, i cili inkurajon optimizmin dhe jep entuziazëm plotësues kur është fjala për të ardhmen evropiane të rajonit”, ka theksuar mes tjerash presidenti, Gjukanoviq. Mishell, siç theksohet nga kabineti i presidentit, ka vlerësuar se vlerëson rrugën reformiste të cilën e ndiek Mali i Zi duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndërtimit të një shoqërie të hapur, të sistemit të sundimit të ligjit dhe këmbënguljen  në luftën kundër korrupsionit. Ai është falënderuar edhe për përkrahjen e Malit të Zi dhënë deklaratës e cila do të prezantohet sot në samitin e Zagrebit.

Të mos ketë amnisti të mos për veprat  vrasjeve të  rënda

Kuvendi i Malit të Zi, e vazhdoi sot seancën e parë të rregullt pranverore në të cilën deputetët kryesisht debatojnë për masat ekonomike të domosdoshme, si pasoj e pandemisë së Koronavirusit. Deputetët, po  ashtu,  duhet të diskutojnë edhe për ligjin për amnisti. Deputetët e Socialdemokratëve, të Forcës dhe të Iniciativës qytetare kroate, kanë kërkuar që ligji i propozuar për amnisti të mos ketë të bëjë me veprën penale të vrasjes. Për këtë, amendamente kanë paraqitur deputetët; Ivan Brajoviq, Boris Mugosha, Genc Nimanbegu dhe Andrian Vuksanoviq.  Për ligjin e propozuar për amnisti, të cilin e kanë propozuar deputetët e koalicionit në pushtet, përveç  Socialdemokratëve, Parlamenti duhet të debatojë në javën e ardhshme. Deputetet e social demokratëve, të Forcë dhe të Iniciativës qytetare kroate theksojnë se jeta dhe shëndeti paraqesin ideal të njerëzimit dhe të drejtë themelore të njeriut. Qeveria në vendimin e vetë dorëzuar Parlamentit të Malit të Zi,  ka theksuar se ligji i propozuar ka për qëllim të kontribuojë në parandalimin e futjes dhe të përhapjes të korona virusit në burgje. “Qeveria konsideron se  me zgjidhjet e propozuara ligjore nuk shpërdorohet qëllimi i ndëshkimeve , para së gjithash për shkak të lirimeve proporcionale të burgosurve, përmes përjashtimeve të caktuara nga zbatimi i saktë i vendimeve ligjore në fuqi, për vepra të rënda penale,” thuhet në arsyetimin e Qeverisë. Me propozim ligj parashihet shkurtimi i vuajtjes së dënimit me burg 15% për disa vepra penale për personat e dënuar dhe të cilët gjenden në vuajtjen e dënimit. Për personat e dënuar  për disa vepra penale , dhe të cilët nuk kanë filluar vuajtjen e arrestit me burg, amnistia do të ishte 10%.

Nuk lejohet që pushimi vjetor të kompenzohet me pushimin e paguar

Punëdhënësve nuk u  lejohet që pushimin e të punësuarve të vetë, për shkak të të ruajtjes së fëmijëve deri në moshën 11 vjeçare, ta zëvendësojnë me pushimin vjetorë , ka kumtuar ministri për punë dhe çështje sociale Kemall Purishiq , duke shtuar se kjo është çështje e kësaj ministrie. Ai ka theksuar se Ministria e punës  dhe inspeksionet për punë gjatë ditëve të ardhshme do të publikojnë qëndrimin definitiv lidhur me këtë çështje.

“Gjatë këtyre ditëve është duke u kristalizuar qëndrimi i Qeverisë dhe raporti i  institucioneve kompetente rreth kësaj çështjeje. Më duket se ekzistojnë disa moskuptime dhe keqpërdorime Ministria jonë mendon se një gjë e tillë nuk është e lejuar “ ka theksuar Purishiq duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të TVMZ. Ai ka theksuar se Instituti i mungesës së paguar nga puna është në përparësi në raport me pushimin vjetorë . Ministri u është përgjigjur edhe punëdhënësve të cilët i ftojnë punëtorët të kthehen në punë , edhe pse kanë fëmijë të moshës nën 11 vjeçare. Purishiq ka theksuar se dekreti i trupit koordinues nacional duhet të respektohet. Ai po ashtu ka theksuar se me këtë  krizë më së tepërmi do të jenë të goditur të punësuarit në turizëm dhe se Qeveria së shpejti do të prezantojë paketën e tretë të masave. “Mendoj se në këtë paketë të masave do të duhet që sektori bankarë të marrë pjesë të duhur dhe ajo do të jetë e afatizuar edhe brenda vitit të ardhshëm”, ka theksuar Purishiq.

 

Mali i Zi me përgjegjësi të lartë në luftën me pandeminë

Në një reportazh të “Chanel 4 Newvs” nga Londra , janë emetuar disa kuadro të rrugëve të boshatisura të kryeqytetit të Malit të Zi gjatë muajit prill dhe në këtë mënyrë vendi ynë është prezantuar si një vend i cili ka treguar nivel të lartë dhe disiplinë në luftën me pandeminë. Siç theksojnë nga organizatat turistike nacionale, fjala është për projektin global me të cilin kjo shtëpi prestigjoze televizive britanike përmes video materialeve të inçizuara gjatë pandemisë, ka dëshiruar që të paraqes saktësisht  atmosferën në rrugët e çdo vendi veç e veçë në botë. Nga organizata turistike nacionale kanë shtuar se falë reagimit me kohë dhe efikas të institucioneve kompetente dhe falë respektimit të masave të parapara për pengimin e infeksionit nga ana e qytetarëve, Mali i ZI tani është në situatë të promovohet si destinacion i cili ka treguar nivel të lartë të përgjegjësisë dhe me përkushtim punon në ruajtjen e ambientit shëndetësore në të cilin janë prioritet siguria e qytetarëve dhe e turistëve.

 

Tenderi për ndërtimin e spitalit infektiv akoma nuk  ka filluar

Procedura e tenderit për ndërtimin e klinikës infektive, për të cilën Bashkimi Evropianë ka ndarë 4.5 milion euro, nuk ka filluar akoma, i është kumtuar gazetës “Pobjeda”, nga delegacioni i BE në Podgoricë dhe në bazë  të kësaj është e qartë se nuk janë të vërteta pohimet e Lëvizjes qytetare URA, se Qeveria i ka shpenzuar mjetet nga fondet evropiane. Nga kjo parti më parë kanë  pohuar se qeveria në vitin 2019 ka kumtuar se të hollat për ndërtimin e klinikës infektive janë siguruar nga IPA programi i BE dhe një pjesë nga buxheti i Malit të Zi, kurse lideri i URA-s, Dritan Abazoviq, ka akuzuar drejtë për drejtë kryeministrin Dushko Markoviq se “nuk fletë të vërtetën për mënyrën e shpenzimit të mjeteve nga fondet evropiane”. Gjatë orës së kryeministrit Markoviq, ka kumtuar se mjetet e grumbulluara nga donacionet dhënë trupit koordinues nacional do ti orientojë për ndërtimin e klinikës infektive duke shtuar se për ndërtimin e kësaj klinike kanë edhe mbështetjen financiare të BE. Nga delegacioni i BE, për gazetën “Pobjeda” kanë sqaruar në mënyrë precize detajet e kontratës të nënshkruar me Qeverinë e Malit të Zi.

 

Kinezët kërkojnë shtyrjen e  afatit dhe pagesë shtesë

Është e qartë se ndërtimi i pjesës prioritare të autostradës Tivar –Bolare, do të vonojë, ndërkohë që punëtorët kinezë kanë dërguar kërkesë për shtyrjen e afatit dhe për pagesa shtesë , ka deklaruar drejtori i njësisë afariste për menaxhimin e projektit në ndërtimin e autostradës Goran Vujoviq. Ai, në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se pandemia e korona virusit ka qenë një rrethanë e cila definitivisht nuk ka mund të parashikohet. Ai ka sqaruar se në kuadër të procedurës së kontraktuar organet kompetente do të vlerësojnë arsyen e kësaj kërkese. “Ekziston një bazë e kontraktuar dhe për të arsyetuar atë ekzistojnë disa faktorë, disa prej të cilëve janë shumë të rëndësishme për ne dhe kjo do të thotë se nuk ka qenë e shpallur gjendja e jashtëzakonshme , se kjo situatë nuk ka shpërthyer në Maltë Zi”, ka theksuar Vujoviq, duke shtuar se punët në autostradë janë ngadalësuar dukshëm. Ai ka theksuar se deri tani kanë përfunduar pothuajse 88% të punimeve në autostradë. Tunelet, sa u përket punimeve ndërtimore, pothuaj se kanë përfunduar. “Në  ndërtimin e autostradës aktualisht janë të angazhuar 1 mijë e 80 të punësuar, 460 prej të cilëve janë kinezë”, ka theksuar Vujvoiq.

Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 832.

Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e COVID-19 zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli  tha se, ” gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik”.

“Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga COVID-19 shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona”, tha Rakacolli.

 

Thaçi, kërkon nga vendet anëtare të BE, liberalizimin e  vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizim të vizave me Kosovën.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Biseda u zhvillua në prag të Samitit të Zagrebit që mbahet sot midis përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së.

Në komunikatën e Presidencës së Kosovës po ashu thuhet se Thaçi dhe Michel “u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”.

Fillimisht ka qenë e paraparë që samiti t’i përafrojë më tej gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë - me Evropën, përmes stimujve ekonomikë dhe reformave.

 

V.Osmani: Kosova është projekt i pakthyeshëm politik dhe territorial

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin territorial, andaj Bashkimi Evropian duhet të ofrojë udhëzime dhe vlera që bazohen në parime mbi të cilat funksionon ky bllok, dhe jo të shërbejë vetëm si forum kur është në pyetje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani po ashtu ka theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet t'i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon”.

“Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

 

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, më 21 qershor

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiq tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

 

BE, parashikon “recesion të përmasave historike për këtë vit”

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Eurozona - grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro - do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.

"Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh", tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe ka vrarë mbi 137,000.

Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.

 

A.Guterres: personat me aftësi të kufizuara më të goditurit nga koronavirusi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se një miliard njerëzit në botë, që jetojnë me aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga koronavirusi dhe kërkoi që ata të kenë qasje të barabartë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Guterres tha se pandemia është duke zbuluar shkallën, në të cilën njerëzit janë të margjinalizuar, dhe se është duke i forcuar pabarazitë, me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara.

Video-mesazhi i tij u lëshua së bashku me një raport të OKB-së, i cili thotë se njerëzit me aftësi të kufizuara llogaritet se përbëjnë 15% të popullsisë së botës.

Guterres tha se koronavirusi shpesh godet më rëndë njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore, duke e rritur rrezikun e tyre për të vdekur.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe me të reshura të shiut. Frynë erë mesatare vende vende e fortë e drjetimeve veriore dhe verilindore.

Temperaturat në orën 14: Tivar e Ulqin 15 gradë, Herceg Novi 14, Podgoricë 13, Cetinë 9, Plevlë e Shavnik 8, Berane 7, Plevlë 6, Kollashin 5, dhe në Zhablak 4 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e fortë, kohë pas kohe shumë e fortë e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 24 gradë celsius.

 

përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се