Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 10. 2013. 17:40 >> 17:59

LAJMET 09.10.2013

09.10.2013

Funksionojmë dhe normalisht vazhdojnë prodhimtarinë

Punëtorët e Kombinatit të aluminit e kanë pritur shpalljen e bankrotimit të fabrikës ,megjithatë normalisht funksionojnë dhe e vazhdojnë prodhimtarinë falë Montengorobonusit , ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Aluminit ,Rade Krivokapiq. Gjyqi afarist në Podgoricë e ka shpallur sot bankrotimin në KAP.

Bankrotimin, respektivisht zbatimi i falimentimit klasik , siç është sqaruar më parë ,donë të thotë se prona e Kombinatit do të shitet në tërësi ose nëse do të pajtohet kredituesit shitja e fabrikës do të bëhet si person juridik. Sa i përket punëtorëve te Kombinatit të aluminit , Krivokapiq ka theksuar se çdo gjë funksionon normalisht. Borxhet e përgjithshme të Kombinatit kapin shumën e rreth 460 milion euro . Drejtori i falimentimit, Veselin Perishiq ka vërtetuar se rreth 360 milion janë të pa kontestueshme, ose rreth 70 për qind , kurse rreth 20 për qind i ka kontestuar.

 

U miratuan pozicionet negociatore për kapituj 23 dhe 24

Qeveria ka miratuar pozicionet negociatore për kapitujt 23 dhe 24 ,me ç ‘gjë Mali i Zi ,siç është kumtuar ,i ka plotësuar të gjitha obligimet në përgatitjet për hapjen e dy kapitujve nga sfera e sundimit të drejtës. Qeveria në mbledhjen e djeshme të veçantë i ka miratuar këto dy dokumente, të cilat menjëherë janë dorëzuar presidencës lituaneze për procedurë të mëtejme, thuhet në  kumtesën e zyrës së qeverisë për marrëdhënie me opinionin.

Siç është sqaruar ,pritet që Komisioni evropianë të formojë pozitën e përbashkët negociatore për kapitullin 23 – Gjykata dhe të drejtat themelore si dhe për kapitullin 24.- Drejtësia , liria dhe siguria. Anëtarët e Këshillit parlamentar për integrimet evropiane një ditë më parë kanë përkrahu projektin e pozicioneve negociatore për këto kapituj dhe është vlerësuar se dokumentet i plotësojnë supozimet e Kuvendit dhe të Qeverisë. Kryenegociatori i Malit të Zi me UE ,Aleksnadar Andria Pejoviq ,ka deklaruar, pas mbledhjes se anëtarët e këtij trupi parlamentarë kanë vlerësuar se fjala është për dokumente kualitative.

 

Nevojitet përpjekja e të gjitha organeve për mbajtjen e paradës

Marrshi i krenarisë  i cili do të mbahet me 20 tetor në Podgoricë nënkupton përpjekjen e disa organeve shtetërore me qëllim që ai të kalojë sa më mirë , ka deklaruar shefi i diplomacisë Igor Llukshiq, duke vlerësuar se ky do të jetë mesazh i mirë se shteti i respekton të gjitha aspektet e të drejtave njerëzore.

Llukshiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Slloveni, ku qendrorë për vizitë , ka theksuar se kur flitet për të drejtat themelore të njeriut aty bëhet fjalë edhe për të drejtat e Bashkësisë LGBT. Sipas fjalëve të tij shoqëria duhet të bëjë akoma përpjekje me qellim që , siç ka theksuar mirëkuptimin e të gjitha aspekteve të drejtave të njeriut ta kuptojnë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Në pyetjen se cilat janë pengesat më të mëdha të Malit të Zi në procesin e asocimit me UE , ai ka vlerësuar se formula e qasjes së re nënkupton që në fazën e parë të bisedimeve të hapen kapitujt 23 dhe 24. Ai megjithatë theksoi se këta kapituj nuk do të jenë sfida e vetme e Malit të Zi.

 

Shteti ka forcë që ti mbrojë të drejtat e qytetarëve

PDS do ta ketë përfaqësuesin e vetë në marshin e krenarisë në Podgoricë, ka kumtuar deputeti i kësaj partie Halil Dukoviq duke vlerësuar se shteti ka mjaft forcë që ti pengojë incidentet gjatë kësaj ngjarjeje. Dukoviq , i cili ishte përfaqësues i PDS në marshin e parë t mbajtur të krenarisë në Mal të Zi në Budvë me 24 korrik , ka theksuar se ai nuk do të jetë përfaqësues i kësaj partie në marshin e paraparë për me 20 tetor në Podgoricë. Ai ka theksuar se duke pasur parashyshë kapacitetin demokratik të partisë nuk do ta uzurpojë të drejtën e të tjerëve dhe kështu nuk do të jetë ai përfaqësues i PDS në marshin e Podgoricës. Dukoviq ka thënë se për fat të keq shkalla e homofobisë në Mal të Zi është mjaftë e lartë.

 

Refuzohet iniciativa për seancën dëgjimore të Stjepoviq dhe Miqunoviq

Këshilli për arsim, shkencë, kulturë dhe sport nuk e ka përkrah iniciativën e deputetit të Malit të Zi pozitiv Srgjan Periq që të zhvillohet seancë kontrolluese dëgjimore e ministrave Sllavolub Stjepoviq dhe Branimir Muiqunoviq.  Periq më pas ka dhënë dorëheqje në vendin e zëvendës kryetarit të Këshillit. Periq e ka kërkuar seancën dëgjimore lidhur me rastin e keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime partiake në kopshtin e Gllubovcit , pastaj lidhur me rezultatet e institucionet të revizorit shtetëror për raportin financiar të Entit për botimin e librave për vitin e kaluar si dhe lidhur me sulmet gjithnjë e më të shpeshta kundër gazetarëve dhe reporterëve.

 

Jahjaga: Procesi i njohjes nga vendet afrikane do të vazhdojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, Ibrahim Abass, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja theksoi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Ganës dhe njëherësh shprehu besimin se procesi i njohjes së Kosovës nga vendet afrikane do të vazhdojë.
Ambasadori i Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, Ibrahim Abass, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës Kosovës.

 

Çitaku: Do t’i bindim se Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku deklaroi të mërkurën se Marrëveshja e Stabilzim Asocimit për Kosovën është e një rëndësie të veçantë si mjet i ankorimit të rrugës evropiane të Kosovës, por mbi të gjitha i kontribuon Kosovës drejt realizimit të një reforme të qëndrueshme mbarështetërore.

Ajo këto komente i bëri pas takimit me Rainer Lindner, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike të Evropës Lindore dhe dy anëtarët e delegacionit Helge Tolksdorf dhe Anja Quiring të shoqëruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Blomeyer me të cilët biseduan për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon.Çitaku theksoi që nisja e negociatave e gjen Republikën e Kosovës të përgatitur si rezultat i një pune paraprake të bërë nga të gjitha institucionet e vendit. Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, ajo e njoftoi delegacionin për rrjedhën e plotësimit të kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avancim me integrimin Evropian. Ndërsa, Lindner tha se Qeveria gjermane do të mbështet fuqishëm rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

 

Linkeviçius: Kosova, ndër kushtet kyçe në negociatat Serbi - BE

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE), ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkeviçius, ka thënë se çështja e Kosovës do të jetë njëra ndër kushtet thelbësore të kornizës së negociatave mes Serbisë dhe BE-së.
“Kosova zë vend qendror në kornizën e negociatave. Pra, kjo çështje është shumë e rëndësishme. Me të do të merret edhe Këshilli i Evropës”, ka thënë Linkeviçius, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.Shefi i diplomacisë lituaneze ka thënë se ende nuk dihet se a do të fillojnë më 20 dhjetor negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai ka thënë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimit për datën e fillimit të negociatave.

 

Bonino: Senati Italian do ta firmosë marrëveshjen e TAP-it

Ministrja e Jashtme italiane, Emma Bonino, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ka deklaruar se nuk ka asnjë rrezik që Italia mos nënshkruajë marrëveshjen e TAP.
“Nuk ka asnjë rrezik që Senati italian të mos e miratojë marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi për projektin Trans Adriatik, gazsjellësin që transporton gazin azer në Europë”.
E pyetur për shtyrjen e votimit në Senat, gjatë një konference të përbashkët me kreun e Kuvendit Ilir Meta, Bonino tha se, “thjesht ishte një shtyrje në Senat për shkak të ndryshimeve në projekt. Gazsjellësi TAP edhe për ne është shumë i rëndësishëm”.
Gjithashtu, ministrja Bonino theksoi se vizita e saj në Shqipëri ishte e gjerë, ndërsa ka vlerësuar rolin e Kuvendit sa i përket integrimit dhe për përparimin e vendit. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve do të kenë një të ardhme të shkëlqyer për të bërë të mundur rimëkëmbjen.

 

Siri: Ekspertët për çarmatim, kërkojnë armëpushim

Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, ka bërë thirrje për armëpushim të përkohshëm në Siri.
Sipas tij, ndërprerja e luftimeve do ta ndihmojë organizatën që ai drejton, që të arrijë synimin e saj në procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik të këtij vendi.Ai ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë synojnë të vizitojnë njëzetë lokacione ku ndodhen armët kimike siriane në të ardhmen.
Ai ka shtuar së plani për shkatërrimin e armëve kimike deri në mes të vitit që vjen, është “realist”, nëse organizata e tij merr mbështetjen e duhur ndërkombëtare.Një ekip i dytë do t’i bashkohet ekipit të ekspertëve që tashmë ndodhen në Siri.

 

Egjipt: Gjykimi i Morsit nis në nëntor

Një gjykatë në Kajro e ka caktuar 4 nëntorin si datën e fillimit për gjykimin e presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi, nën akuzat për nxitjen e vrasjes së protestuesve, të cilët po protestonin jashtë pallatit të tij derisa ai ishte ende në pushtet.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA njofton se Morsi së bashku me 14 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Muslimave, do të gjykohen nga një gjykata kriminale.Morsi u rrëzua nga ushtria me 3 korrik, pas protestave masive kundër regjimit të tij. Ushtria po e mban Morsin në një vend sekret që nga ajo kohë.

 

Pakistan: Musharraf të lirohet nëse paguan dëmshpërblimin

Gjykata më e lartë në Pakistan ka shpallur se mund ta lirojë ish-presidentin Pervez Musharraf, në këmbim të pagesës së një dëmshpërblimi. Musharraf akuzohet për vdekjen e një lideri rebel.

Gjykata Supreme vendosi që Musharraf të lirohet, nëse e paguan shumën prej 20 mijë dollarëve. Pas vendimit, akovati i Musharraf, ka thënë se “klienti i tij është tashmë një person i lirë”. Ish-presidenti i quan akuzat kundër tij, të motivuara politikisht.

 

Nis samiti i shteteve të Azisë juglindore

Liderët e 10 vendeve të Azisë juglindore kanë hapur samitin e tyre vjetor në Brunei. Takimet e ditës së mërkurë dhe të enjte, pritet të karakterizohen me pjesëmarrjen e liderëve nga shtete të rëndësishme, të cilat nuk janë pjesë e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si Kina, Japonia, Koreja Jugore, India dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen me një delegacion të kryesuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, pasi presidenti Obama e anuloi pjesëmarrjen e tij, si rrjedhojë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.

 

Nobelin për kimi për 2013 e fitojnë 3 shkencëtarë

Martin Karplus, Michael Levitt dhe Ariel Warshel e kanë fituar çmimin Nobel për 2013 për kimi. Akademia Suedeze tha se me hulumtimin e tyre në vitin 1970, tre kimistët i kanë ndihmuar shkencës të kuptojë më mirë proceset kimike si fotosinteza në gjethe të gjelbra. Karplus, shtetas amerikan-australian, Levitt, shtetas amerikano-britanik dhe Warshel, shtetas amerikano-izraelit, do të ndajnë çmimin në vlerë 1.25 milionë dollarë. Çmimi për kimi, është i treti nga çmimet Nobel të këtij viti. Çmimi më i shumëpritur, ai për paqen, do të ndahet të premten në Oslo.

 

Nesër mot me vranësira te ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug-lindore.

Temperaturat: Tivar 22, Plevle, Budvë e H. Novi 21, Ulqin 20, Tivar e Mojkovac 19, Podgoricë, Beranë e B. Pole 18, Plavë, Rozhaj , Nikshiq, Kollashin e Cetinë 15 dhe në Zhablak 14 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende- vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 18 , kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 23 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се