Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 05. 2020. 17:36 >> 17:42

Ditari 05.05.2020

05.05.2020

Gjukanoviq do të përfaqësojë Malin e Zi, zgjerimi nuk është në agjendën e konferencës

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do ta përfaqësojë Malin e Zi në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet nesër në Zagreb përmes një video konference. Siç është paralajmëruar nga Këshilli i BE , procesi i stabilizimit dhe asocimit nuk do të gjendet në rendin e ditës. 27 vende anëtare të BE dhe 6 shtete të Ballkanit perëndimor do të vërtetojnë në këtë samit përspektivën evropiane të vendeve të Evropës Jug-Lindore. Liderët do të diskutojnë edhe për pandeminë e korona virusit dhe për mënyrat e luftës me krizën shëndetësore dhe pasojat tjera socio ekonomike. Bashkimin evropianë në këtë takim do ta përfaqësojnë kryetarja e Komisionit Evropianë Ursulla Fon Der Llajen , kryetari i Këshillit evropianë Sharll Mishell dhe përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme Zhozep Borel. Presidenti Gjukanoviq në prag të samitit do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit evropianë Sharll Mishell. Në këtë mbledhje virtuale pjesëmarrësit do të aprovojnë dekleratën e Zagrebit, në të cilën siç theksohet, edhe njëherë do të vërtetohet perspektiva evropiane e Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në projekt deklaratë theksohet se pas daljes nga masat për pengimin e pandemisë të Covid 19, do të pasojë faza e re e bashkëpunimit më të ngushtë për zgjidhjen e krizës së përbashkët socio-ekonomike.

Edhe një i prekur me korona virus në Mal të Zi

Instituti për shëndetin publikë prej dje pas dite deri sot në mëngjes ka bërë analizën e 255 mostrave , në mesin e të cilave një prej tyre ka rezultuar pozitiv me korona virus. Ky është një person i cili pas ardhjes nga bota e jashtme menjëherë është vendosur në karantin Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të epidemisë me korona virusin e ri në Mal të Zi ka shkuar në 324. Në Podgoricë janë të infektuar 164 , në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar e Ulqin nga 23, në Andrievicë, Plavë , Budvë e Bjello Pole nga 7 persona. Në Hrceg Novi rezultojnë 6 të infektuar, kurse në Guci , Tivat e Danillovgrad nga 6 individë të prekur me Covid 19.

Nesër do të fillojë shpërndarja e kompensimit për të pa punësuarit 

Pagesa e kompensimit të njëhershëm të ndihmës në të holla prej 50 euro për personat e pa punësuar, të cilët kanë qenë në evidencën e Entit për punësim të Malit të Zi për muajin mars të këtij viti e që nuk janë shfrytëzues të kompensimeve materiale do fillojë nesër ,, me 6 maj. Ndihmën e njëhershme në të holla prej 50 euro do ta fitojnë 17 mijë e 78 të pa punësuar. Siç përkujtojnë në Entin për punësim të Malit të Zi këtë ndihmën e ka siguruar qeveria në kuadër të masave me qëllim të ndihmës për qytetarët e pa punësuar në kohën e pandemisë së korona virusit.

Për subvencione janë paguar 4 milion euro 

Për subvencionet e Qeverisë të Malit të Zi , deri tani janë paraqitur afër 4 mijë ndërmarrës dhe shoqata afariste, nga të cilët janë realizuar mbi 3.5 mijë kërkesa , është kumtuar nga Ministria e Ekonomisë. “Deri tani për këto subvencione janë paraqitur 3 mijë e 903 shoqëri afariste dhe ndërmarrës. Deri tani janë realizuar ose janë në procesin e pagesës 3 mijë e 588 kërkesa me një shumë të përgjithshme prej 4 milion euro. Fjala është për pagesën e rrogave për 15 mijë të punësuar në Mal të Zi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë së Malit të Zi.

Për mos mbajtjen e maskës dhe shkeljen e distancës gjobat do të jenë deri në 20 mijë euro 

Për mosrespektimin e masës të distancës fizike ndërmjet dy personave dhe mos mbajtjen e maskës , dënimet në të holla do të sillen prej 100 deri në 20 mijë euro , parashihet me ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse. Propozimin e këtij ligji e ka miratuar Qeveria në mbledhjen e djeshme. Sipas shkrimit të gazetës “Dan”, për këto shkelje të masave ndërmarrësit do të dënohen prej 100 deri në 2 mijë euro. “ Më një dënim në shumë prej 2 mijë deri në20 mijë euro do të dënohen personat juridikë nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës fizike ndërmjet personave në vendin e punës dhe nuk sigurojnë paisjet mbrojtëse siç janë maskat për të punësuarit në objektet tregëtare dhe hoteljere , në sallonet e parukerisë, sallonet e kozmetikës e të ngjashme. Të theksojmë se pas zbutjes së masave dje kanë filluar të punojnë taksitë, sallonet e parukerisë dhe të kozmetikës, bastoret, shitoret e konsumit të gjerë, auto shkollat , auto serviset etj.

 

Azerabajxhani dhuron paisje mbrojtëse medicinale 

Në Mal të Zi ka arritur sot një kontigjent i paisjeve mbrojtëse medicinale, donacion i Qendrën ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” nga Azerbajxhani, është kumtuar nga Kabineti i presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq. “410 maska medicinale të tipit FFP2 dhe 50 copë paisje mbrojtëse medicinale, është përkrahje e kësaj qendre në shenjë të partneritetit të fortë ndërmjet Malit të Zi dhe kësaj organizate dhe në shenjë falenderimi për përkrahjen të cilën presidenti Gjukanoviq ia ka dhënë Qendrës “Nizama Ganjavi” dhe e cila është vërtetuar edhe përmes pjesëmarrjes së tij në Forumin e 7-të global në Baku , thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm Roshvan Muradov. Për ndryshe kjo organizatë, siç është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq, i ka mobilizuar anëtarët dhe partnerët për të ndihmuar shtetet mike siç është Mali i Zi në luftën me pandeminë e Covid 19.

 

Rishpallet konkursi për drejtorin e APK-s

Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit , APK , ka shpall sot konkursin e dytë të ri me radhë për zgjedhjen e drejtorit të kësaj agjencie ,, kurse kandidati përveç kushteve të përgjithshme duhet të ketë së paku edhe tri mendime për vlerat e tij profesioniste dhe punuese. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve do të zgjasë 20 ditë. Përveç kushteve të përgjithshme për punë në organet shtetërore, kandidati për drejtor të APK duhet të kenë shkollim superior dhe së paku 10 vjet përvojë pune, prej të cilave së paku 5 vjet në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të mbrojtjes së drejtave njerëzore. Drejtori i agjencisë nuk mund të zgjedhet personi i cili gjatë 10 viteve të fundit ka ushtruar ose ushtron funksionin e deputetit ose të këshilltarit, të anëtarit të qeverisë, funksion në partinë politike si dhe as personi të cilin gjatë pesë viteve të fundit e ka emëruar Qeveria ose Kuvendi funksionarë publikë. Drejtori i agjencisë zgjedhet në mandatin 5 vjeçar dhe mund të zgjedhet gjithësejt dy herë. Të theksojmë se në dy konkurset e mëparshme për drejtor të APK nuk është zgjedhur asnjëri nga kandidatët sepse nuk e kishte fituar shumicën e duhur të votave.

 

Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE 

Bashkimi Evropian do të ritheksojë përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike. Kjo porosi do të jetë pjesë e Deklaratës së Zagrebit, një deklarate e përbashkët të cilën do ta miratojnë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe ata të rajonit në një video-konferencë të nesër më 6 maj. Ky samit fillimisht ishte menduar të jetë një takim i cili do të zhvillohej në kryeqytetin e Kroacisë e në të cilin do t'i jepej një shtytje e re procesit të zgjerimit.Por, rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë ndikuan që ky takim, në vend që të jetë në Zagreb, të zhvillohet përmes një video-konference. Megjithëkëtë, deklarata e përbashkët do ta ketë emërtimin “Deklarata e Zagrebit”. Por, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë dashur që ky takim të mos jetë rreth zgjerimit, por më shumë rreth forcimit të lidhjeve mes rajonit dhe BE-së. Sipas burimeve diplomatike kjo është bërë për dy arsye. E para është se disa shtete skeptike ndaj zgjerimit, si Holanda, Franca dhe Gjermania, nuk kanë dashur të jetë ky samit i zgjerimit. Arsyeja tjetër është për shkak të dallimeve rreth statusit të Kosovës dhe pjesmarrjes së saj në këtë takim. Spanja dhe disa shtete, thonë këto burime, nuk do të merrte pjesë sikur të jepej ndonjë shenjë se Kosova po trajtohej si shtet.“Sot, BE-ja dhe një herë rikonfirmon mbështetjen e parezervë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, partnerët nga Ballkani Perëndimor konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës Evropiane si zgjidhje të vendosur të tyre strategjike”, thuhet në këtë draft të deklaratës e cila duhet të miratohet nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në video-konferencë. Në samit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes partnerëve në rajon, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Koronavirusi në Austri është nën kontroll, thotë ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se pandemia e koronavirusit është nën kontroll, tri javë pasi Austria ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.

“Situata është shumë e qëndrueshme, stabile”, tha ai. Pas një muaji izolim, dyqanet e vogla në Austri kanë nisur të rihapen në mes të prillit. Ato janë pasuar nga dyqane më të mëdha fundjavën e kaluar, ndërsa mësimi në shkolla do të rinisë këtë muaj. Restorantet po ashtu pritet të rihapen në mes të majit. Veshja e maskave në dyqane dhe në transportin publik është bërë e detyrueshme, ashtu si edhe respektimi i distancimit fizik. Anschober tha se faza e parë e daljes nga izolimi ka qenë e suksesshme, por kërkoi nga njerëzit që të vazhdojnë të mbeten vigjilentë. Austria, vend me gati nëntë milionë banorë, deri më tash ka regjistruar afro 15,600 raste me koronavirus. Më shumë se 13,400 prej tyre janë shëruar, ndërsa 606 kanë vdekur.

 

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA, më i ulëti në një muaj

Shtetet e Bashkuara kanë regjistrua në 24-orëshin e fundit 1,015 viktima nga koronavirusi, që është numri më i vogël brenda një dite tash e një muaj. Në total, SHBA-ja ka afro 69,000 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ndërsa mbi 1.1 milion njerëz të infektuar. Prej tyre, afro 200,000 tashmë janë shëruar. Gazeta New York Times ka cituar dje një dokument të brendshëm të Qeverisë amerikane, i cili parashah rritje të mprehtë të infektimeve me koronavirus nga 1 qershori. Sipas këtij dokumenti, deri në 200,000 raste të reja mund të regjistrohen në ditë, ndërsa numri ditor i viktimave mund të arrijë në rreth 3,000. Shifrat, megjithatë, nuk janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

 

 

Senati amerikan rinis punën pas pauzës së shkaktuar nga pandemia

Senatorët amerikanë u rikthyen në Uashington për herë të parë qysh në muajin mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Rreth gjysma e 100 senatorëve janë 65 vjeç ose më të vjetër dhe ka pasur shqetësime se ata mund të jenë në rrezik më të madh nga kontraktimi i virusit ngjitës. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, e mbrojti vendimin për të rinisur punën, duke thënë se është e rëndësishme që senatorët t’i mbështesin punonjësit shëndetësorë, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe shumë amerikanë të tjerë që bëjnë punë thelbësore. Por, udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha se nuk është e dobishme që McConnell ka thirrur Senatin, për të ndjekur, siç tha ai, agjendën politike republikane. Demokratët dhe republikanët pritet të diskutojnë një legjislacion të ri për rimëkëmbjen nga koronavirusi.

 

Kina thotë se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi që tri javë

Kina ka njoftua sot se ka regjistruar vetëm një rast të ri me koronavirus dhe asnjë viktimë. Bazuar në këtë raportim, në Kinë janë bërë tri javë prejse është regjistruar viktima e fundit nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se 395 pacientë janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa 949 persona janë të izoluar dhe nën vëzhgim, pasi kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus ose dyshohet se mund të jenë të infektuar.Kina – ku koronavirusi ka shpërthyer për herë të parë në fund të vitit të kaluar – ka raportuar për 4,633 vdekje nga koronavirusi dhe për 82,881 persona të infektuar në total. Të dhënat e fundit vijnë në kohën kur akuzat Kinë-SHBA për origjinën e koronavirusit, janë ashpërsuar. Më 3 maj, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka prova se koronavirusi ka dalë nga një laborator në qytetin Vuhan të Kinës. Kina është përgjigjur duke thënë se pretendimet e tilla janë “çmenduri”.Derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pretendimet e SHBA-së janë spekulative.

 

Zelanda e Re s’do t’i hapë kufijtë për kohë të gjatë 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se vendi i saj nuk do t’i hapë kufijtë me pjesën tjetër të botës “për kohë të gjatë”. Kufijtë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ardern i bëri komentet pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë, përmes një video-lidhjeje. Dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës. Por, shtoi Ardern, vizitorët nga vende të tjera nuk do to lejohen së shpejti. “Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë", tha Ardern. Turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm. Shumica e vizitorëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit. Australia - e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re - ka gati 7,000 raste dhe 96 viktima.

 

UNICEF: 19 milionë fëmijë në mesin e të zhvendosurve më 2019 

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, tha se 46 milionë njerëz, në mesin e tyre 19 milionë fëmijë, kanë ikur nga dhuna dhe konfliktet vitin e kaluar, porse kanë mbetur në shtetet e tyre, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga katastrofat natyrore. Raporti i UNICEF-it thekson se ka pasur rritje të madhe të numrit të njerëzve të zhvendosur brendapërbreda: nga 25 milionë një dekadë më herët, në më shumë se 40 milionë në pesë vjetët e fundit. Vitin e kaluar, më shumë se 40 për qind e të zhvendosurve kanë qenë nën 18 vjeç, tha UNICEF. "Miliona fëmijë të zhvendosur në të gjithë botën janë pa kujdes dhe mbrojtje të duhur", tha përmes një deklarate drejtorja ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore. "Kur shfaqen kriza të reja, si pandemia e koronavirusit, këta fëmijë janë veçanërisht të cenueshëm", tha ajo. UNICEF tha se pandemia e koronavirusit po e bën edhe më kritike situatën për fëmijët e zhvendosur dhe familjet, këtë vit. Raporti "Të humbur në shtëpi" thotë se fëmijët e zhvendosur nuk kanë qasje në shërbimet themelore dhe janë rrezik të ekspozimit ndaj dhunës, shfrytëzimit, abuzimit, trafikimit, punës dhe martesës së parakohshme.

 

Nesër mot i vranët dhe me shi të dobët

Metereologët për nesër parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Në orët e pasditës pritet ndalim i të reshurave dhe kthiellim gradual të motit. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e në orët e pasditës dhe të brëmjes vende vende deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperendimit. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 14 kurëse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се