Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 05. 2020. 16:36   >>  16:41

Ditari 04.05.2020

04.05.2020

Deri në fund të majit, paketa e tretë mbështetëse

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka kumtuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucioneve afariste të Malit të Zi, gjatë të cilit kanë përgatitur paketën e tretë të masave ekonomike. Kryeministri pret se shteti do ta publikojë këtë paket deri në fund të këtij muaji. Ai ka përkujtuar se Qeveria, përmes disa masave, ka bërë ç'është e mundur që ta mbështes biznesin dhe të ruhet vendet e punës. Kryeministri u ka bërë ftesë të gjithëve, si edhe akterëve politikë nga opozita, që ti ofrojnë Qeverisë propozimet e veta me qëllim që paketa e tretë të vërtetohet në mënyrë objektive dhe rreth saj të ekzistojë një nivel i lartë i koncensusit.

Markoviq ka shtuar se Mali i Zi nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare pret deri në fund të vitit rreth 508 milion euro. Ai u ka bërë apel qytetarëve që ti respektojnë rekomandimet në të cilat insiston Instituti për Shëndetin Publik dhe Trupi Koordinues Nacional, me qëllim që sa më parë ti kthehemi jetës normale. Markoviq, duke komentuar veprimet e bashkësive fetare në Mal të Zi, ka vlerësuar se kompetentët nuk kanë pasur ndonjë problem me përfaqësuesit dhe as me besimtarët e fesë katolike dhe të asaj islame. “Të vetmin problem e kemi pasur me klerin dhe disa besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe”. Kryeministri ka theksuar se është i sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt. “Nuk ekzistojnë shkaqe për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ato duhet të mbahen brenda afatit ligjor si dhe të vazhdojmë dialogun për kushtet e mbajtjes së tyre”, ka theksuar Markoviq.

 

Evropa ka reaguar ngadalë  pas fillimit të pandemisë

Kryeministrat e Kroacisë dhe të Greqisë kanë theksuar se Brukseli, vendet aspirante mund ti vlerësojë dhe ti pranojë në anëtarësim mbi bazat e meritave të tyre personale dhe është logjike të pritet se kështu do të ndoll edhe me Malin e Zi dhe me Serbinë dhe me vendet tjera kandidate nga Ballkani Perëndimor. Këtë në intervistën për gazetën “Pobjeda” e ka vlerësuar raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Piculla. Ai ka theksuar se në bazë  të metodologjisë së re të negociatave, vendet do të vlerësohen individualisht, varësisht nga aftësia e tyre në plotësimin e synimeve negocuese.

 

Deri tani janë lejuar 1.4 milion subvencione

Përmes aplikimit të paraqitjes për subvencione, gjatë dy ditëve të para janë paraqitur rreth 1.35 mijë kërkesa, me vlerë prej 2.2 milion euro, prej të cilave deri tani janë lejuar rreth 1.25 mijë. Në Twiterin e Ministrisë së ekonomisë shkruan se për pagesë janë lejuar një shumë prej rreth 1.39 milion euro. “Tashmë janë aprovuar 1.25 mijë kërkesa të cilat kanë të bëjnë me rrogat e rreth 5 mijë të punësuarve me vlerë të përgjithshme prej 1.39 milion euro”, kanë deklaruar nga Ministria e ekonomisë. Në  shqyrtim momentalisht gjenden 82 kërkesa me vlerë prej 787.41 mijë euro dhe njëkohësisht janë refuzuar 11 kërkesa në vlerë prej 18.09 mijë euro. Programi për par paraqitjen e kërkesave për subvencione është hapur të premten e kaluar në ora 12 në portalin e Drejtorisë së tatim pagesave, për të gjitha ndërmarrjet dhe ndërmarrësit me çertifikata digjitale, kurse prej sot është e mundshme edhe paraqitja e ndërmarrësve të cilët nuk disponojnë çertifikata digjitale.

 

Vëmendja të përqendrohet në investues dhe ndërmarrës

Vëmendjen e veçantë duhet drejtuar tek investuesit dhe investimet, sepse çdo investim më i madh ka një rëndësi të veçantë, ka kumtuar kryetari i Këshillit kuvendor për turizëm, planifikimin hapësinor, bujqësi dhe ekonomi Petar Ivanoviq. Ai ka shtuar se shpejtësia e realizimit të këtyre investimeve në një mas të madhe do të ndikojë në Bruto Prodhimtarinë e Brendshme dhe në punësimin deri në fund të vitit. “Andaj, përveç të hollave, vëmendja duhet të përqendrohen në mënjanimin e të gjitha pengesave në rrugën drejtë përfundimit më të shpejtë të punimeve të filluara dhe drejtë krijimit të kushteve për nisjen e projekteve të reja”, ka theksuar Ivanoviq në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda”. Ai konsideron se është e nevojshme të përkrahen ndërmarrësit të cilët krizën përpiqen ta konvertojnë në shans, sidomos në energjetik, turizëm, bujqësi, në prodhim dhe afarizmin elektronik i cili gjatë pandemisë ka marrë hov.

 

Një rast i ri i infektimit me koronavirus

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik, prej dje pas dite, kanë përfunduar analizën e 164 mostrave në mesin e të cilave është konfirmuar një rast i ri i infektimit me Covid- 19. Fjala është për një rast nga Bjello Pola tek i cili nuk ekzistojnë të dhëna për burimin e infektimit dhe ato janë duke u gjurmuar.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i ngjarjeve me koronavirus është 323 njerëz. Aktualisht numri i të shëruarve është 249. Inspektorët sanitarë gjatë periudhë prej me 15 mars deri me 24 prill kanë lëshuar 8 mijë e 221 aktvendim për vetë izolim dhe 1 mijë e 795 aktvendime për dërgimin e personave në karantin, ka kumtuar inspektorja kryesore shëndetësore sanitare, Vishnja Orban.

 

Procedohen 33 persona për shkak të shkeljes së masave

Policia, përmes fletë padive penale i ka proceduar në prokuroritë kompetente 33 persona për shkak të shkeljes së masave gjatë ditës së kaluar. Në Podgoricë janë proceduar 10 persona, në Tivar 8, nga 3 persona janë proceduar në Nikshiq dhe Budvë, nga 2 në Bjello Pole, Tivat dhe në Zhablak dhe nga 1 individ në Ulqin, Kotorr dhe Rozhajë. Policia e Malit të Zi prej paraqitjes së epidemisë deri me tani ka paraqitur fletë padi penale kundër 1 mijë e 531 personi për shkak të shkeljes së masave për pengimin e përhapjes së koronavirusit, ka deklaruar ndihmësi i drejtorit të Drejtorisë së policisë, Nikolla Janjusheviq. Ai i ka deklaruar agjencisë “Mina” se prej 1 mijë e 531 personave, kundër të cilëve janë paraqitur flet padi penale, 753 janë dënuar me burg kurse kundër të tjerëve fletë padi penale janë paraqitur në procedurë të rregullt. Ai ka shtuar se më së tepërmi fletë padi penale janë paraqitur për shkak të masës së ndalimit të daljes nga objektet banesore gjatë kohës së paraparë dhe lidhur me këtë janë paraqitur 644 fletë padi penale.

 

Zbuten masat kufizuese, punojnë parukeritë, sallonet e kozmetikës.....

Prej sot në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi masat e reja të zbutura për pengimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Qytetarët në hapësirat e mbyllura publike do të jenë të detyruar të mbajnë maska ose shami me të cilat duhet të mbulojnë hundën dhe gojën. Siç është kumtuar nga Qeveria, prej sot mundësohet puna në shitore si dhe ndërmarrje të vogla, në muze dhe galeri. Mundësohet edhe puna e transportimit urban të taksive, transportit lokal urban në njësitë e administratës lokale në të cilat Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar raste të infektimeve me koronavirusin. Me masat e reja është paraparë se punëdhënësi është i obliguar që për të punësuarit, gjatë punës në objekte, lokale dhe në automjete, të sigurojë shfrytëzimin e maskës dhe mjeteve mbrojtëse për dezinfektim. Me masat e reja është paraparë që shoqatat afariste dhe ndërmarrësit të cilët merren me tregti në pakicë, përfshirë  këtu edhe tregjet e gjelbra, janë të detyruar që në hyrje -  daljet nga objekti, të sigurojnë për konsumatorët mjetet për dezinfektimin e duarve.

 

Derisa interesat partiake të jenë më të rëndësishme, zgjidhet e reja janë larg

Derisa për një pjesë të deputetëve janë primare interesat partiake dhe jo ato publike, do të jemi shumë larg nga zgjidhjet e reja, siç janë listat e hapura, kandidaturat individuale, profesionalizmi i Komisionit zgjedhor të shtetit etj., ka vlerësuar për gazetën “Pobjeda”prof. dr. Gjorgjie Bllazhiq i cili në emër të Bashkësisë Akademike ka qenë anëtarë i Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor. Ai ka theksuar se nuk është reale të pritet vazhdimi i dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës për ligjin zgjedhor. Sa u përket kushteve formale juridike  për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ato ekzistojnë, sepse akoma është në fuqi ligji “i vjetër “ për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të  deputetëve. Ai ka përkujtuar se disa herë në mbledhjet e Këshillit ua ka tërhequr vërejtjen anëtarëve të këtij Trupi për interesin e qytetarëve që të sillet ligji i ri zgjedhor i cili do të ishte i harmonizuar me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare dhe me standardet e organizatave ndërkombëtare. Bllazhiq, në pyetjen nëse përsëri do të ishte anëtar i ndonjë trupi parlamentarë i cili do të merrej me legjislacionin zgjedhor, ka theksuar se nuk e sheh nevojën për pjesëmarrjen e tij të mëtejme në këtë proces.

 

Nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Shefi i klubit të deputetëve të PDS, Nikolla Rakoçeviq, ka thënë se është përcaktuar me ligj se kur mund të jetë afati final për mbajtjen e zgjedhjeve, duke shtuar se është i sigurt se do respektohet sistemi juridik dhe se brenda këtij afati edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ai për gazetën“Dan” ka theksuar se opozita shtron kërkesa të cilat nuk mund ta kalojnë testimin e logjikës së shëndosh. Në pyetjen se nëse PDS është e gatshme që në Parlament, pas përfundimit të epidemisë, të rihapë bisedimet  për reformën zgjedhore, Rakoçeviq ka deklaruar se legjislacioni aktual zgjedhor është i harmonizuar me standardet më të rëndësishme ndërkombëtare. Duke folur për faktin se një pjesë e opozitës kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parapara për në vjeshtë, ai ka theksuar se opozita përpiqet të marrë infuzion politikë përmes disa kërkesave jo korrekte.

 

Zgjedhjet në atmosferën e mosbesimit janë aventurë e rrezikshme

Pushteti i cili dëshiron zgjedhje pa marrëveshje dhe në atmosferën e mosbesimit e çon shtetin drejtë një aventure të rrezikshme dhe në jo stabilitet, ka kumtuar kryetarja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq – Stankoviq, duke vlerësuar se momentalisht në Mal të Zi nuk ekzistojnë kushtet për zgjedhje të ndershme. Ajo ka shtuar se beson që, nëse ekziston vullneti politik nga ana e partive në pushtet dhe qasja serioze e opozitës, mund të arrihet marrëveshja, së paku për minimumin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo ka vlerësuar se në Mal të Zi për momentin nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Shqipëria sërish me numër të ulët të rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, nga 140 testimet e kryera vetëm 8 raste janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. Që nga fillimi epidemisë janë konfirmuar 803 raste të të infektuarve dhe 68% e tyre janë të shëruar. Në Shqipëri nga sot ka filluar lehtësimi i masave të izolimit. Ndërsa sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, deri dje janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta me koronavirusin e ri dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, 25 pacientë kanë vdekur dhe 381 janë shëruar. Edhe në Kosovë ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër COVID-19. Vendimit për lehtësim të masave është marrë pas rënies së numrit të rasteve të infektuar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai pret që gjendja e jashtëzakonshme në Serbi të hiqet më 7 maj. Epidemiologu, Predrag Kon, tha se pasi të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, do të ishte përgjegjësia e njerëzve që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Në Serbi deri më tani janë regjistruar 9,464 raste me COVID-19, kurse numri i e përgjithshëm i viktimave në vend është 193, njoftoi Shtabi i Krizës i formuar nga qeveria serbe. Sipas zyrtarëve, shkalla e vdekshmërisë është 2.04 për qind.

 

Trump beson se deri në fund të vitit SHBA-ja do ta ketë vaksinën për COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të posedojnë një vaksinë për koronavirusin përpara vitit 2021. "Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë në fund të vitit 2020", tha ai gjatë një interviste për Fox News.  Rreth 80 grupe në të gjithë botën po hulumtojnë vaksina dhe disa tani kanë bërë provat klinike. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ekziston "një numër i konsiderueshëm i provave" që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez. Deri më tani nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi kanë vdekur më shumë se 247,000 njerëz në të gjithë botën, përfshirë më shumë se 67,000 në Shtetet e Bashkuara. Kurse Rusia raportoi 10.581 infektime të reja me koronavirus këtë të hënë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara zyrtarisht në 145.268, sipas autoriteteve përkatëse në vend. Përndryshe numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën ka kaluar 3.5 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me afro një çerek milioni vdekje, raporton CNN. 248 mijë e 313 njerëz kanë humbur jetën e tyre nga pandemia deri më tani, kurse mbi 1 milion e 157 mijë persona janë shëruar. Ndërkohë, siç njoftojnë mediat, prej sot një numër i madh i vendeve evropiane fillojnë të heqin disa nga masat restriktive të vendosura për shkak të pandemisë me Covid-19.

 

Mbi kushtetutshmërinë e mbrojtjes së jetës së qytetarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se Qeveria iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie. “Pengimi i punës së Kuvendit nga ana e disa deputetëve, ka vështirësuar dukshëm punën e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në këtë mënyrë, ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

 

LDK- AAK- NISMA diskutojnë për programin qeverisës

Ka përfunduar takimi në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, në të cilin është diskutuar për programin qeverisës. Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kanë diskutuar për programin e ardhshëm qeverisës. Ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GJK). Tahiri ka thënë se asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.  Ai ka thënë se askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese. “Lënda është në GJK kushdo prej akterëve që komunikon, mundohet të interferon e ka gabim dhe bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha Tahiri. Kurse Endrit Shala i Nisma Socialdemokrate pas këtij takimi e konfirmoi se me përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së janë takuar për harmonizimin e programit qeverisës. “U takuam me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha Shala.

 

Sot është dita kur ka qajtur e tërë Jugosllavia

Në ditën e sotme para plotë 40 vitesh, në Lubjanë, në moshën 88 vjeçare ka vdekur Josip Broz Tito, kryetar i përjetshëm i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, njeriu, vendimet e të cilit për 35 vjet me radhë kanë ndikuar në Ballkan, Jugosllavi dhe Malin e Zi.

Ishte ky një njeri të cilin e kanë admiruar njësoj liderët e të tri blloqeve të atëhershme, të atij Lindorë, Perëndimorë dhe të bllokut të Painkuadruar. Këshilli ekzekutiv federativ i asaj kohe kishte shpallur të zinë gjithë popullorë 7 ditësh. Në të gjitha godinat shtetërore dhe publike flamujt ishin ulur në gjysmë shtizë..... Shoku Tito është varrosur me 8 maj të vitit 1980 në Beograd, me dëshirën e tij në kopshtin dimëror të rezidencës në Dedinje, e cila është quajtur “Shtëpia e luleve”. Nderimin e fundit në rrugët e Beogradit nëpër të cilat kishte kaluar kortezhi mortor i shokut Tito, ia kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë të Jugosllavisë. Ka qenë kjo ceremonia më e vizituar mortore të një burrështeti në histori. Në të, siç shkruante “Pobjeda”e asaj  kohe, kanë marrë pjesë 208 delegacione nga 126 vende të botës. “Shtëpinë e luleve“ prej ditës së varrimit e deri me sot e kanë vizituar mbi 18 milion njerëz.

 

Nesër para dite mot i kthjellët, pasdite i vranët, gjatë natës reshje të shiut

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët, vende vende me vranësira të pakta lokale. Fryn erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe veriperëndimit. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 24 gradë, Herceg Novi 22, Tivar e Budvë 21, Ulqin 20, Cetinë, Nikshiq e Bijello Pole 17, Beranë e Plavë 16, Plevle e Rozhajë 15, Kollashin 14 dhe në Zhablak 9 gradë.

Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, pas dite ne veri kurse gjatë natës edhe në tërë vendin, vranësim gradual dhe reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 24 gradë celsius.

 

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се