Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 05. 2020. 17:25 >> 17:31

Ditari 01.05.2020

01.05.2020

Janë analizuar 193 mostra dhe nuk ka të infektuar

Instituti për shëndetin publikë prej dje pas dite ka bërë analizën e 193 mostrave dhe në mesin e tyre nuk ka pasur raste të reja të infektuara me korona virus. Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me korona virusin e ri në Mal të Zi është 322. Në Podgoricë janë regjistruar 164 persona të infektuar, në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar 23, Ulqin 22, dhe në Budvë, Andrievicë dhe Plavë nga 7 persona. Në Bjello Pole dhe Herceg Novi janë regjistruar nga 6 individë , kurse në Danillovgrad, Tivat dhe Guci nga tre persona të prekur me këtë virus. Në mesin e analizave të përfunduara është edhe një numër i personave të cilët po shërohen kështu që numri i të shëruarëve ka shkuar në 219. Sipas të dhënave të Institutit, momentalisht 96 persona rezultojnë si të prekur. Në Podgoricë janë të sëmuarë 49, në Ulqin 14, në Tivar 11, në Plavë 6, në Tuz dhe Nikshiq nga 5,në Guci 3, Budvë 2 dhe në Hreceg Novi 1 person .

Rezultatet nuk i shohen vetëm ata që nuk duan ti shohin

Ndoshta e kemi fituar një betejë por luftën nuk e kemi fituar. Lufta do të fitohet vetëm atëherë kur sëmundja të mposhtet dhe virusi të vendoset nën kontrollin global, por kjo nuk mund të arrihet në mungesën e mjeteve adekuate medicinale të cilat aktualisht mungojnë siç janë ilaçet specifike dhe në veçanti vaksinat, ka theksuar në intervistën për “Pobjeda” drejtori i Institutit për shëndetin publik prof.dr. Boban Mugosha. Ai ka theksuar se rezultati i Malit të Zi në pengimin e përhapjes së korona virusit nuk është i rastësishëm por pa dyshim tregon se kemi reaguar me kohë. Ai ka shtuar se një përgjigje e mirë ndaj epidemisë u takon qytetarëve, respektivisht në masë të njëjtë sa edhe reagimit të sistemit shëndetësorë, sepse qytetarët janë ata të cilët kanë reaguar në mënyrë adekuate duke i respektuar rekomandimet tona dhe duke përcaktuar një situatë të volitshme epidemiologjike. Sistemi ynë shëndetësorë ka treguar forcë dhe vlerë të vërtetë në këtë situatë gjë që tregon qartë se disponojmë me kapacitete dhe njohuri që të përgjigjemi edhe ndaj sfidave më të rënda, siç ishte pandemia e shkaktuar nga korona virusi i ri. Kjo situatë na ka treguar të gjithë neveë dhe çdo qytetari se jemi shumë më të mirë se sa kanë menduar shumë njerëz”,ka theksuar Mugosha.

Kompanive u janë paguar si avans mbi 4 milion euro

Më tepër se 4 milion euro u janë paguar si avans , brenda diçka më tepër se një muaji, kompanive të angazhuara në projektet e filluara kapitale , kryesisht në pjesën veriore të Malit të Zi me qëllim që të sigurohet likuiditeti i këtyre kompanive dhe të ruhet vazhdimësia e punimeve edhe gjatë kohës së pandemisë së korona virusit , është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi. Qeveria në mbledhjen e mbajtur me 19 mars të këtij viti , në kuadër të propozimit të masave urgjente të Qeverisë si përkrahje për qytetarët dhe afarizmin me qëllim të zbutjes së efekteve negative të shkaktuara nga epidemia e Covid 19, e ka detyruar drejtorinë e punëve publike dhe drejtorinë për komunikacion që në bazë të kërkesave të kompanive të angazhuara në punët ose ofrimin e shërbimeve në projektet kapitale të mundësojnë pagesën paraprake. Projektet për të cilat u janë paguar këtyre kompanive në mes tjerash janë rruga Bistricë - Manastiri Podvrh, rregullimi i brendshëm i shpellës Gjalloviq , teleferiku në lokalitetin Zharski dhe shtigjet për skijim në qendrat dimërore Zharski dhe Kollashin 1600 , kopshti në Rozhajë, pastaj rruga e Prnjavorit në Plavë dhe disa projekte tjera , kryesisht në zonat veriore të Malit të Zi.

 

Obligimet nuk presin , andaj pritet hapja e kapitullit 8

Dinamika e realizimit të detyrimeve nga procesi bashkëbisedues nuk pret , edhe për kundër masave restriktive në organizimin e punës në Mal të Zi dhe në shtetet anëtare të BE, ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq, duke shtuar se shpreson se raporti pozitiv i Brukselit drejtë politikës së zgjerimit do të vërtetohet me hapjen e kapitullit 8 - konkurrenca . Ai ka përkujtuar se kapitulli 8 , është i vetmi kapitull i prapambetur i pa hapur në procesin negociues ndërmjet BE dhe Malit të Zi, hapjën e të cilit BE e ka kushtëzuar me arritjen e pesë masave fillestare gjë që është numri më i lartë i këtyre masave kur është fjala për kapitujt negociues. “Mali i Zi i ka fituar të gjitha dritat jeshile nga të gjitha vendet anëtare lidhur me raportin për plotësimin e masave fillestare dhe në raport me këtë i kemi prezantuar pozicionet tona negociuese. Komisioni Evropianë , nga ana e vetë ka përgatitur pozitën e përbashkët negociuese dhe nga dita në ditë marrim informata për dhënjen e dritës jeshile edhe për hapjen e këtij kapitulli. Sipas fjalëve të tij, Komisioni Evropianë e ka demonstruar solidaritetin edhe me dokumentin e paradokohshëm në të cilin aprovon iniciativën e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor që rajoni të përjashtohet nga restrikcionet e Bashkimit Evropianë të cilat kanë të bëjnë me eksportimin e prodhimeve medicinale për mbrojtjen personale në këto shtete.

 

I. Brajoviq urim për 1 majin

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me rastin e Një Majit ditës ndërkombëtare të punës në urimin e vetë ka theksuar se këtë festë të rëndësishme për historinë e Lëvizjes Punëtore dhe realizimin e të drejtës për punë dinjitoze këtë vit e shënojmë në kohën e luftës globale kundër korona virusit të ri. Ai ka shtuar se institucione e shtetit përmes një veprimi të kordinuarë bëjnë përpjekje që të zbuten pasojat e pashmangshme për ekonominë dhe për standardin e vetë qytetarëve.

 

Aplikim mobil për ndihmë ndaj viktimave të dhunës

Qeveria e Malit të Zi, Ministria e Punëve të Brendshme dhe programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim, UNDP , kanë prezantuar sot aplikimin mobil “Qendro e sigurtë “, e cila u mundëson viktimave të dhunës që vetëm me një klikim të kërkojnë ndihmë. Mesazhi së bashku me numrin e telefonit dhe vendin e saktë të ndodhjes i shkojnë drejtë për drejtë linjës nacionale ,,SOS,, për viktimat e dhunës në familje , aktivistet e të cilës menjëherë do ta kontaktojnë personin i cili ka kërkuar ndihmë. Ministri i punëve të brendshme Mevulludin Nuhoxhiq ka theksuar se në këtë kohë tejet sfiduese të luftës me korona virusin , kur ekziston rreziku i rritjes së dhunës në familje. Qeveria dhe UNDP kanë nisur SOS platëformën mobile e cila mundëson kallzimin e shpejtë për dhunën e ushtruar. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Mall të Zi Daniella Gashsparova ka theksuar se aplikimi “Qëndro e sigurtë” , është edhe një kanal përmes të cilit viktimat e dhunës mund të drejtohen shpejtë për ndihmë dhe përkrahje , pa marrë para sysh vendin dhe kohën kur dhe ku janë gjetur në rrezik.

 

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë me urgjencë çështjen e dekretit të presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili të enjten dekretoi, Avdullah Hotin për kryeministër të ri të vendit. "Përveç kësaj, në kërkesë, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë", thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese. Përkitazi me këtë kërkesë, Gjykata ka kërkuar nga palët e përfshira që komentet për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, gjatë ditës së sotme. "Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020,në orën 12:00. Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00", thuhet në njoftim.

 

 

Zëdhënësi i Qeverisë i kërkon Pacollit të kërkojë falje për deklaratën e "sulmit terrorist

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, duhet të kërkojë falje për deklaratat e tij, se është frikësuar që institucionet e shtetit të Kosovës do të kryejnë “akt terrorist” ndaj tij, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu.“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar ai i intepretoi si frikë të tij për një ‘akt terrorist nga ana e shtetit’. Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish ministër i Punëve të Jashtme dhe ish president i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për ‘akt terrorist nga shteti”, ka shkruar ai. Sipas Kryeziut, deputeti Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr këto deklarata. Unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion”, ka thënë Pacolli. Qeveria në detyrë e Kosovës kishte kërkuar nga Pacolli që me të ardhur në Prishtinë të vendosej në karantinë sikurse të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës nga vendet tjera.Por, Pacolli kishte kërkuar të mos i nënshtrohej këtij rregulli duke thënë se ai nuk po lejohet të kthehet në Kosovë "për të penguar zgjedhjen e qeverisë së re”. Por si për çdo kënd autoritetet në Kosovë kanë marrë vendim që secili person që hyn në Kosovë duhet të vendoset në karantinën 14 ditore, përkatësisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

 

Shqipëria me numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 245 testime nga të cilët vetëm 9 kanë dalë pozitiv në COVID-19. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë konfirmuar pesë raste në Tiranë dhe katër në Krujë. Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 782 qytetarë. Prej tyre 488 janë shëruar. "Situata epidimiologjike paraqitet e qëndrueshme. Kjo tregon se masat e marra, kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet" tha Daja. Nga data 4 maj, masat e izolimit në Shqipëri do të fillojnë në lehtësohen, mirëpo autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregulin e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Mbi 1 milion të shëruar nga koronavirusi në botë

Mbi një milion pacientë në botë janë shëruar nga koronavirusit, në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja ka shënuar numrin më të madh të pacientëve të shëruar, gjithsej 153.947. Por, ky vend ka gjithashtu mbi 1 milion raste të të infektuarve. Statistikat - si të gjitha të dhënat e koronavirusit - duhet të lexohen me kujdes. Shifrat mund të mos jenë plotësisht të sakta pasi numri i njerëzve të shëruar mbase është më i lartë, për faktin se tek një kategori e njerëzve virusi kalon me simptoma të buta. Shkalla e testimit gjithashtu ndryshon shumë ndërmjet vendeve. Aktualisht në botë llogaritet se janë mbi 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Deri më tani janë raportuar 233,560 vdekje nga sëmundja COVID-19.

 

OBSH-ja shpreson të jetë pjesë e hetimeve për origjinën e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson se Kina do t'i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri."OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit", i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq. Ai tha se OBSH-ja është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë "për të kuptuar më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë", por shtoi se organizata nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime. Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës, u bart nga kafshët tek njerëzit, në një treg në Vuhan të Kinës. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, po pretendon se virusi mund të ketë dalë nga një laborator sekret kinez. Kina i ka mohuar akuzat. OBSH-ja gjithashtu është përballur me kritika të ashpra nga ana e Trumpit, i cili në fillim të këtij muaji pezulloi fondet e Uashingtonit ndaj organizatës pasi e akuzoi për keqmenaxhim të situatës.Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus, ka thënë se OBSH-ja ka vepruar "me shpejtësi dhe vendosmëri" për t'iu përgjigjur krizës së pandemisë së koronavirusit.

 

 

Guterres: Mungesë bashkëpunimi në luftimin e pandemisë 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur për mungesën e bashkëpunimit të bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër koronavirusit. Ai ngriti shqetësimin edhe për mungesën e ndihmës për vendet e varfra. Koronavirusi i ri, i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19, deri më tani ka infektuar rreth 3.2 milionë njerëz në botë dhe më shumë se 227,000 kanë vdekur. Virusi u shfaq për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar. Guterres tha në një konferencë për media se bashkësia ndërkombëtare ishte e ndarë në momentet më të rëndësishme të luftimit të koronavirusit. "Ekziston një shkëputje midis udhëheqjes dhe pushtetit. Ne shohim shembuj të mrekullueshëm të udhëheqjes, por ato zakonisht nuk shoqërohen me pushtetin. Dhe, ku ne shohim pushtetin, ndonjëherë nuk shohim udhëheqjen e nevojshme", tha Guterres.

Të 15-të vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, për më shumë se një muaj po negociojnë një rezolutë që do të përfshinte nevojën urgjente për një bashkëpunim të zgjeruar midis të gjitha vendeve në luftën kundër koronavirusit të ri dhe e cila do të bënte thirrje për një armëpushim humanitar të konflikteve në të gjithë botën.

 

 

Miliona punëtorë në botë e shënojnë 1 Majin nga shtëpitë

Më 1 maj, miliona punëtorë në botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por këtë vit shënimet e kësaj ditë nuk do ta kenë ndikimin e tyre, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.Në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i krizës së pandemisë, 30 milionë qytetarë e kanë humbur vendin e punës.Pandemia e koronavirusit e ka çuar në rënie ekonominë globale, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.“Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare”, ka thënë Georgiva. Tubimet dhe marshimet në të gjithë Evropën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë. Sindikatat po u kërkojnë mbështetësve të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet e tyre me flamuj ose të përdorin llogaritë e tyre në media sociale për të mbështetur punëtorët.

 

Trump thotë se ka parë prova që e ndërlidhin virusin me laboratorin kinez

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një "shkallë të lartë besimi" se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë. Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit. Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej. Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez. Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi "të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht". Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan. Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për "gënjeshtra".

 

Dita ndërkombëtare e punës, në rrethana të jashtëzakonshme në mbarë botën

Dita ndërkombëtare e punës, tradicionalisht shënohet në përkujtim të gjithë atyre që janë sakrifikuar për më shumë të drejta për klasën punëtore kudo, por njëkohsisht në vazhdimësi për përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës. Këtë vit, festa ndërkombëtare e punës, shënohet në rrethana të jashtëzakonshme në mbarë globin, për shkak të pasojave të rënda nga cornavirusi i ri, i cili ka gjunjëzuar mbarë njerëzimin dhe, sipas analistëve, pasojat për ekonominë botërore do të jenë afatgjata. Aktualisht, sipas të dhënave statistikore, nga pasojat e kësaj sëmundje, dhjetëra miliona punëtor në mbarë botën, rezultojnë të papunë. E gjithë kjo do të reflektoj me pasoja të rënda në standardin e njëpjese të konsiderueshme të qytetërimit, e sidmos në vendet dhe rajonet më pak të zhvilluara. Andaj, shënimi i 1 Majit, pavarësisht rrethanave të krijuara, duhet tu tërheq vërejtjen qeveritarëve në krijimin e kushtetve të punës me dinjitet, që të punësuarit të mund të jetojnë, vetë dhe familjet e tyre, nga puna e përditshme. Me shpresë se sëshpejti do të gëzojmë përballjen me sukses me sfidat e shumta të punëtorëve, urojmë që të gjitha vështirësitë aktuale në tregun e punës, duke filluar nga ulja sa më e madhe e papunësisë, ti tejkalojmë në të mirë të përgjithshme, kudo.

 

Përgatiti Gj. Dukaj

 

Nesër mot jostabil

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e mesme nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë e Budvë 21 gradë, Tivar, H.Novi, Ulqin e B.Pole 20,Petrovac e Beranë 19, Plevle e Andrievicë 18, Cetinë, Plavë e Rozhajë 17, Nikshiq e Kollashin 14, Shavnik 13, Pluzhinë 12 dhe Zhablak 11 gradë.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht të vranët dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët e deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 3 deri në 13 kurëse më e larta e ditës prej 9 deri në 21 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се