Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 04. 2020. 17:17   >>  17:26

Ditari 30.04.2020

30.04.2020

Edhe sot pa ndonjë rast të korona virusit në Mal të Zi 

Laboratorët e Institutit, prej dje pasdite deri sot në orën 8 e 30 minuta, kanë përfunduar analizat e 122 mostrave, në mesin e të cilave nuk ka pasur raste te reja të infektimit me këtë virus.

Të theksojmë se numri i personave të shëruar është rritur edhe për tre persona, kështu që momentalisht konfirmohen të shëruar 206 njerëz. Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të pandemisë në Mal të Zi, është 322.

Numri aktual i të sëmurëve është 309. Siç thamë, numri i personave të shëruar është shtuar për tre individ, në Podgoricë dy dhe, në Budva, një persona, kështu që momentalisht numri i të shëruarve është 206 persona.

Punëdhënësit të praktikojnë opsionin e punës nga shtëpia

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse, u ka rekomanduar punëdhënësve, përfshirë edhe administratën, që kurdo që të jetë e mundur, të praktikojnë opsionin e punës të punësuarve nga shtëpia.

Situata epidemiologjike akoma nuk rekomandon kthimin e të gjithë të punësuarve në vendet e veta të punës”, shkruan në tuitetrin e Qeverisë.

Trupi koordinues nacional, u ka rekomanduar organeve shtetërore ku ekziston detyrimi i punës që tu mundësojnë punën në turne të gjithë prindërve të fëmijëve të moshës nën 11 vjeçare.

Trupi koordinues po ashtu ka analizuar edhe çështjen e kthimit të nënshtetasve malazezë nga bota e jashtme në vendlindje.

Masat të zbuten gradualisht 

Shefja e zyrës të Organizatës botërore të Shëndetësisë, në Mal të Zi, Mina Brajoviq, ka kumtuar se është me rëndësi që masat të hiqen gradualisht, sepse në rast të heqjes së shpejtë të urdhëresave edhe niveli i transmisionit do të rritej shumë shpejt, kështu që, siç ka theksuar ajo, do të ishte një rikthim mbrapa. Brajoviq, për TVMZ, ka kumtuar se distanca është masa më e mirë të cilës duhet ti përmbahemi.

“Situata epidemiologjike në Mal të Zi është nën kontroll, por virusi do të jetë gjithnjë i pranishëm”, ka deklaruar ajo. Duke marr pjesë në programin e mëngjesit të TVMZ, ajo ka theksuar se heqja e masave restriktive duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar me qëllim që ti shmangemi një skenari të keq.

“Është me rëndësi të dihet se, nëse masat hiqen shpejt, niveli i transmisionit po ashtu do të rritej shumë shpejt dhe do të shënonte rikthim mbrapa”, ka theksuar ajo. “

Është rekomandim i OBSH që për të iu shmangur kthimit mbrapa dhe rritjes së transmetimit duhet që lehtësimi i masave të bëhet gradualisht, po ashtu me rëndësi është që të bëhet monitorimi dhe vlerësimi i rrezikut.

Me rëndësi është edhe ruajta e balancuar e jetës socio- ekonomike”, ka theksuar Brajoviq.

FD, kërkon që Katniq të shkojë në Parlament

Deputeti i FD, Millan Knezheviq, ka kërkuar pauzën, sepse Srgjan Miliq, gjatë fjalimit të tij në Parlament, ka theksuar se prokurori special i shtetit, Milivoje Katniq, i ka thënë se drejtori i Këshillit politikë të PDS, ka nxjerr jashtë shtetit 400 milion euro. Miliq, ka theksuar se fjala është për Svetozar Maroviq. FD, ka kërkuar që Katniq, të marrë pjesë në seancën e Parlamentit. Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, ka theksuar se Katniq, mund te veprojë sipas ndërgjegjes dhe të paraqitet në seancën plenare. Mbledhja e Kuvendit e Malit të Zi, në të cilën shqyrtohet propozim ligji për buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale, me të cilin deputetet opozitarë, Srgjan Miliq dhe Daniella Paviqeviq, kanë propozuar që nga buxheti për sektorin e shëndetësisë të mos ndahen më pak se 25%, është ndërprerë.

Kryetari i Parlamentit, Ivan Brajkoviq, e ka ndërprerë seancën për të mbajtur mbledhjen e kolegjiumit. Mbledhja e Parlamentit, është ndërprerë sepse gjatë debatit, deputeti Miliq, ka kumtuar se prokurori special i shtetit, Milivoje Katniq, i ka thënë se një funksionarë i lartë i PDS e kryetar i këshillit politikë të kësaj partie, i ka nxjerrë nga shteti 400 milion euro.

Pas pauzës, Brajoviq, ka theksuar se FD, ka kërkuar në kolegjium që Katniq, të shkojë në Parlament. Partia Social Demokratike, e ka ftuar përfaqësuesin kompetentë të Qeverisë e ministër të bujqësisë, Millutin Simoviq, që në emër të pronarit shumicë, të nisë iniciativën për shkarkimin e Verica Marash, nga posti i drejtores ekzekutive për shkak të, siç theksohet, rrogës tejet të lartë të cilën ajo e merr tash disa vite me radhë dhe të zgjedhet një staf i cili do të paguhej si edhe në kompanitë tjera shtetërore.

 

Provimet e maturës, gjysmë maturës dhe profesionale, nga 20 maji

Provimet e maturës, gjysmë maturës dhe profesionale do të mbahen nga 20 maji, ndërkaq me provime nuk do të përfshihet materja nga tremujori i katërt, ka deklaruar ministri i arismit, Damir Shehoviq.

Siç është kumtuar eliminimi i pyetjeve nga periudha e katërt kualifikuese, respektivisht tremujori i katërt, ishte njëra nga kërkesat e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, me përfaqësuesit e të cilëve ka biseduar ministri Shehoviq, dhe përfaqësuesit e Qendrës për provime.
Po ashtu, siç është njoftuar, do të organizohet përgatitja e nxënësve në distancë, respektivisht emetimi I orëve të përgatitjes.

Testet për përgatitje do të publikohen online dhe në mediet e shkruara kurse shkollat, po ashtu, do të shfrytëzojnë të gjitha resurset në mbështetje të maturantëve dhe gjysmë-maturantëve e që ishin ndër kërkesat e unionit të nxënësve të shkollave të mesme

Darmanoviq në takimin e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, merr sot pjesë në takimin e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor me komisarin evropianë për politikën fqinjësore dhe të bisedimeve për zgjerim, Oliver Varheli, i cili organizohet përmes video konferencës. "Takimi do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve mbi dokumentin e ri të Komisionit evropianë, me titull “Kontributi komunikues”, miratimi i të cilit është paraparë në prag të samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimorë, i cili do të mbahet me 6 maj të këtij viti. Ministrat, po ashtu, do të bisedojnë për një bashkëpunim edhe më intensiv të Ballkanit Perëndimor me BE, me qëllim të tejkalimit të pasojave socio - ekonomike nga pandemia të cilën e ka shkaktuar korona virusi i ri, me theks të veçantë në një raport partneriteti të Brukselit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në bashkëpunimin e mëtejmë drejtë integrimit të plotë të shteteve të rajonit në BE”, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme.

 

TVMZ, kryeson besimin e qytetarëve

Norma mesatare e besimit në mediumet e Malit të Zi, në shkallën prej një deri në 5, përafërsisht është tre, tregojnë hulumtimet e Qendrës digjitale forenzike. Televizioni i Malit të Zi dhe Portali i RTMZ, janë në krye sipas besimit të qytetarëve kur është fjala për raportimet mbi korona virusin. “Krahasuar me mediumet tjera, shkallën më të lartë të besimit anketuesit e kanë shprehur ndaj televizioneve 32.0%. Në Radio besojnë 28.2 për qind, në Yotube 28.0%, në shtypin ditorë 24.4%, në rrjetet shoqërore 15.4, kurse në portale 14.8%, të anketuarve, thuhet në kumtesën e qendrës digjitale forenzike. Siç theksohet në kumtesë, nga gjithsejit 28.1% e të anketuarve, vlerëson se mediet malazeze raportojnë objektivisht dhe në mënyrë profesionale, duke iu përmbajtur kodeksit etik.

Kur është fjala për besimin ndaj televizioneve, siç theksohet, qytetarët më së tepërmi besojnë në TV Vjesti, 45.5%, dhe në TVMZ, 42.2%, pastaj në Nova M dhe TV Prva. “Portali i Vijestit, gëzon besimin më të lartë të qytetarëve kur është fjala për informimin për korona virusin në portalet e internetit. Pasojnë portalet e RTMZ, CDM , Antena M , Analitika, Pobjeda, FOS dhe DAN, kanë kumtuar nga Qendra digjitale Forenzike.

 

Në QKUK janë duke u trajtuar 33 pacientë me Covid-19

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht aty janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Sipas njoftimit të kësaj Klinike, një paciente është në gjendje të rëndë dhe në përkujdesje intensive, pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi, derisa 27 të prekurit tjerë janë në gjendje stabile.

“Nga klinika do të lirohen dy pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa pesë pacientë me Covid -19 pozitivë lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 799 persona janë infektuar, 249 janë shëruar derisa 22 kanë vdekur, si pasojë e këtij virusi.

 

O. Manastirliu: 60% të sëmurëve me Covid-19, janë shëruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se  “jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e ri-hapjes.

“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar. Ndërsa kanë konstatuar se deri tani janë 100 vatra të virusit.

OBSH; Suedia duhet të merret si shembull për daljen nga izolimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Suedia duhet të merret shembull për daljen nga izolimi.

Në konferencën me gazetarë, Dr. Mike Ryan, ka thënë se Suedia ka arritur të ketë një ‘marrëveshje’ me qytetarët e saj për të mbajtur distancën sociale, transmeton Gazeta Shneta. “Çka ka bërë ndryshe Suedia ka të bëj me marrdhënien me qytetarët e saj dhe me mundësinë dhe dëshirën e qytetarëve të saj për të implementuar vetë-distancën dhe vetë-rregullimin. Në këtë sens, ata kanë implementuar një rregullativë publike në partneritet me popullatën”, u shpreh Dr. Ryan.

“Mendojë se për të arritur një normalitet të ri, Suedia përfaqëson një model nëse dëshirojmë të rikthehemi në shoqëri të cilat s’kanë karantinë”, shtoi tutje mjeku që kishte punuar edhe në Kosovë.

Suedia, një nga shtetet që ka injoruar masat e OBSH’së

Gjithsesi, sipas Dr. Ryan për t’u kthyer në një normalitet të tillë duhet shpeshtuar testet dhe duhet ofruar kapacitete adekuate në spitale për të parashikuar edhe skenarin më të keq, atë të shpërthimit të përhapjes.

 

Mustafa, paralajmëron formimin shumë shpejtë të Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se ka pranuar edhe letrën e dytë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Përmes një komunikate të LDK-së thuhet se Mustafa, ia ka kthyer letrën Thaçit “duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intensive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare”. Po ashtu, Mustafa thuhet se “e ka siguruar presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijojë shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës”. Më 22 prill, presidenti Thaçi kishte konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.

 

Qeveria gjermane ndalon aktivitete e grupit militant të Libanit, Hezbollah

Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbollah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist, hap i cili është përshëndetur nga rivalët e Iranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ky njoftim ka ardhur pasi policia gjermane ka kryer bastisje në orët e para të mëngjesit në Rhine-Westphalia, Bremen dhe Berlin për të ndalur pjesëtarët e dyshuar të këtij grupi.

Gjermania edhe më parë ka bërë dallimin në mes të krahut politik të Hezbollahut dhe njësive të saj ushtarake, të cilat kanë luftuar bashkë me ushtrinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad në Siri.

Hezbollahu tashmë është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izaraeli.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka mirëpritur këtë hap dhe u ka bërë thirrje edhe shteteve tjera evropiane që të veprojnë njëjtë.

 

M.Pompeo; SHBA, “nuk e kanë parë” liderin verikorean

Zyrtarët amerikanë “nuk e kanë parë” liderin verikorean, Kim Jong-Un së fundmi dhe janë duke shikuar nga afër raportimet për shëndetin e tij, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim se ky shtet i izoluar mund të goditet nga koronavirusi apo uria.

Në vitet 1990 një krizë e madhe e urisë besohet se ka lënë të vdekur qindra mijëra verikoreanë.

Kim, 36-vjeçar është parë për herë të fundit në media më 12 prill, duke nxitur dyshime se është i sëmurë seriozisht.

Mirëpo zyrtarët në Korenë Jugore kanë thënë se këto raportime nuk janë të vërteta.

Në mesin e supozimeve ka qenë edhe ai se “lideri suprem” i Koresë Veriore mund të jetë duke qëndruar në një pushimore në Wonsan për ta mbrojtur veten nga ekspozimi i mundshëm i koronavirusit. Territori verikorean ka mbyllur kufijtë në fund të muajit janar për shkak të pandemisë.

 

Seanema Film Festival – edicioni VI-të 

Këtë javë nga Organizata Joqeveritare, “Unë Veproj”, na njoftuan se Seanema Film Festival hapi thirrjen për aplikim për gjeneratën e re të dhjetë kritikëve të rinj të filmit në kuadër të programit edukativ i cili do të organizohet gjatë edicionit të VI-të të Festivalit, i cili do të mbahet këtë vit në muajin shtator në Ulqin. Siç thonë ata në kumtesën tyre për media, me anë të trajnimeve ofrojnë për të rinjtë mundësinë për avancimin e aftësisë së të menduarit dhe analizës kritike, eksplorim të programit të pasur filmik gjatë festivalit, si edhe hapësirë për tu përfshirë në diskutimet e hapura me të ftuarit e festivalit dhe autorët e filmave duke trajtuar tema të ndryshme. Në këtë trajnim, siç na thanë nga kjo OJQ, mund të paraqiten të rinjtë e moshës prej 15 deri në moshën 18 vjeç, nga i gjithë Mali i Zi, të cilët kanë dëshirë dhe mundësi që të marrin pjesë në programin edukativ gjatë edicionit të gjashtë të këtij Festivali, Seanema Film Festival. Konkursi është hap prej dje, kurse afati për dërgimin e aplikimeve është 30 ditë, pra afati i fundit është 29 maji. “Unë Veproj” thotë se me anë të këtij programi aplikantët mund të presin që të trajnohen për procesin e analizës kritike si dhe për shkrimin e kritikave të shkurtra të filmit. Poashtu, ata thonë se ky program paraqet edhe një mundësi që të njihen me profesionistë nga industria e filmit dhe të ftuar të ndryshëm në edicionin e VI-të të Seanema Film Festival.

Përgatiti, Senad Gilaj

 

Nesër, mot i ndryshueshëm, me të reshura kalimtare

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14; Herceg Novi 23 gradë, Tivar, Ulqin e Budvë 22, Podgoricë 21, Petrovac, Plevlë e Bjello Pole 20, Andrijevic e Plluzhinë 18, Cetinë, Kollashin, Shavnik e Rozhajë 17, Nikshiq, Beranë e Plavë 16 dhe në Zhablak 14 gradë.

Nesër, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, vende vende janë të mundshme të reshura të përkohshme.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kohë pas kohe deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се