Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 04. 2020. 17:27   >>  17:33

Ditari 29.04.2020

29.04.2020

Mali i Zi është shembulli shtetit me liri më të lartë gjatë epidemisë

Kryeministri Dushko Markoviq ka kumtuar në Parlament se Mali i Zi gjatë epidemisë ka treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë, përvojës dhe të solidaritetit dhe ky vlerësim nuk vjen vetëm nga adresat vendore por edhe ato ndërkombëtare. Ai ka theksuar se është evident rezultati i masave të ndërmarra në kohë në Mal të Zi, kemi shkallën më të lartë të vdekshmërisë por edhe të prekurve nga sëmundja. Çdo gjë që kanë bërë organet kompetente ka kontribuar që Mali i Zi të jetë shembull i shtetit me të drejta dhe liri më të mëdha gjatë epidemisë, ka theksuar Markoviq. Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS, Branimir Gvozdenoviq, ka theksuar se për një krizë të tillë askush nuk ka qenë i gatshëm, asnjë sistem shëndetësorë, asnjë shoqëri dhe asnjë ekonomi. Markoviq ka shtuar se jemi dëshmitarë se ekonomia botërore është gjunjëzuar dhe se humbën shumë jetë të njerëzve dhe askush për këtë nuk ishte i gatshëm. Shteti bënë ç'është e mundur që të ruaj ekonominë turistike dhe të krijojë parakushte për zhvillimin e tij të përshpejtuar pasi që kriza e shkaktuar nga korona virusi të përfundojë, ka kumtuar kryeministri Markoviq. Ai në Parlament, gjatë orës së kryeministrit, ka theksuar se vëmendja ndaj ekonomisë turistike duhet të jetë konstante, përmbajtësore dhe pa kalkulime. Sipas fjalëve të tij, fushata e Qeverisë dhe mesazhi i shtetit si dhe e ekonomisë turistike është se Mali i Zi disponon me një sistem të besueshëm dhe të fortë shëndetësore të cilit sot i beson e tërë bota. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Andri Mandiq, ka theksuar se është krenar për mënyrën në të cilën Mali i Zi lufton me krizën e shkaktuar nga korona virusi dhe se në masën më të madhe janë ruajtur jetët e qytetarëve.

Mali i Zi është mik i SHBA, por edhe partner i rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti dërgojnë Malit të Zi 300 mijë dollarë si ndihmë për sistemin shëndetësore dhe 15 mijë dollarë në pajise medicinale për luftën kundër korona virusit. Kjo, mes tjerash, theksohet në letrën falënderuese të Sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo, të cilën në emër të presidentit Trump ia ka dërguar presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, lidhur me telegramin e ngushëllimit për shkak të viktimave të shkaktuara nga pandemia. Mali i Zi nuk është vetëm mik i SHBA, por edhe partner i rëndësishëm i cili i respekton detyrimet e veta, ka theksuar Pompeo. Ai ka theksuar se si sekretar i parë i SHBA i cili e ka vizituar Malin e Zi, përjeton lidhje të fortë me Malin e Zi, është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq. “Shpresoj se ju dhe populli i Malit të Zi do ti pranojnë lutjet dhe ndihmën tonë në këto kohë të vështira”, ka theksuar Pompeo drejtuar presidentit Gjukanoviq. Ai ka theksuar se vlerëson sinqerisht ndihmën e Qeverisë së Malit të Zi me rastin e kthimit të nënshtetasve amerikanë në SHBA.“Ju keni mundësuar që rreth 100 nënshtetas të SHBA me banim të përhershëm në Mal të Zi të kthehen të sigurt në shtëpitë dhe familjet e veta”, ka theksuar Pompeo. Aleatët e ndihmojnë njëri-tjetrin kur të paraqitet nevoja, ka shkruar Pompeo.

 

Cungu i dërgon telegram ngushëllimi ambasadores amerikane Reinke

Kryetari i Forcës së Re Demokratike – Forca, Nazif Cungu i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi ambasadores amerikane në Mal të Zi, Rising Reinke, për viktimat e pandemisë Covid - 19. „Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta lidhur me pandeminë Covid - 19 e cila ka kapluar gjithë botën, poashtu dhe qytetarët e SHBA-së. Në këto momente të vështira mendimet tona janë me ju, popullin tuaj dhe me familjet e të prekurve. Dhimbja për humbjen vështirë mundet të shprehet me fjalë, por Forca e Re Demokratike është me popullin amerikan në këto momente të vështira. Të gjithë qytetarëve të SHBA-së i dëshirojmë që të gjejnë forcën dhe tejkalojnë këtë pandemi, ndërsa të prekurve shërim të shpejt dhe të suksesshëm“, ka thënë Cungu në këtë telegram ngushëllimi.

përgatiti, Gjekë Gjonaj

Darmanoviq me kolegët e Ballkanit perëndimorë dhe me komisarin Varhelin

Ministri për punë të jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq do të marrë pjesë nesër në takimin e shefave të diplomacive të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimorë me Komisarin evropian për politikën e fqinjësisë dhe bisedimeve për zgjerim, Oliver Varheli, që do të organizohet përmes videokonferencës. Siç është kumtuar nga Ministria e jashtme e Malit të Zi, takimi do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve për dokumentin e ri të Komisionit Evropian, të quajtur, “Kontributi komunikues”, miratimi i të cilit është planifikuar para Samitit të UE dhe Ballkanit perëndimorë, i cili do të mbahet me 6 maj të këtij viti. Ministrat, siç është kumtuar, do të bisedojnë për bashkëpunimin më intensiv të Ballkanit perëndimorë dhe UE, me qëllim të tejkalimit të pasojave socio- ekonomike të pandemisë që shkaktoi koronavirusi, me theks të veçantë në raportin partner të Brukselit dhe vendeve të Ballkanit perëndimorë dhe vazhdimin e bashkëpunimit drejt integrimet të plotë të shteteve të rajonit në UE.

Sot edhe një rast i ri, për tre ditë nuk pati raste me koronavirus

Prej dje pas dite, gjatë natës së mbrëmshme, laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi kanë përfunduar analizën e 81 mostrave, në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infektimit me korona virusin, është kumtuar para dite nga ky Institut. Kurse sot pasdite, në konferencën e rregullt për gazetarët në orën 17, shefja e zyrës për sëmundjet infektive pranë Qendrës Klinike të Malit të Zi, Sanja Medenica, njoftoi për një rast të ri, i cili është kontakt i rasteve të mëparshme. Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të epidemisë me koronavirusin e ri në Mal të Zi ka mbetur i pa ndryshuar dhe është 322 persona. Përndryshe, gjatë tri ditëve të kaluara në Mal të Zi nuk janë regjistruar raste të reja të infektuarve me virusin Covid- 19.

 

Policia ka realizuar aktivitete të planifikuara

“Drejtoria e policisë çdo ditë ka realizuar aktivitete të planifikuara në territorin e Malit të Zi me qëllim që në tërësi dhe me konsekuencë të garantojë realizimin e masave të cilat, me qëllim të pengimit të përhapjes së pandemisë të korona virusit i kanë miratuar organet kompetente shtetërore”, ka deklaruar Drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Përndryshe, Policia malazeze ka paraqitur 25 fletëpadi penale për shkak të shkeljes së masave për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Gjashtë vetë janë proceduar në Tivar për shkak të shkeljes së masave gjatë ditës së djeshme, në Mojkovac 4, në Nikshiq, Podgoricë, Plevle e Rozhaj nga dy kurse nga një person është proceduar në Budvë, Ulqin, Zhablak dhe në Plavë.

Për Ballkanin Perëndimorë 3.3 miliardë euro

Komisioni Evropian ka paralajmëruar mbështetje financiare prej 3.3 miliardë euro së bashku me Bankën Investuese Evropiane, në favor të qytetarëve të Ballkanit Perëndimorë. Qëllimi i kësaj pakete, siç është kumtuar, është përballja me nevojat e drejtpërdrejta shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga Covid- 19, si dhe ndihma për një shërim social dhe ekonomikë. Përndryshe, të cekim këtu se kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka urdhëruar që të ndahen falas rreth 300 mijë maska. 240 mijë maska, siç ka theksuar ai, do tu ndahen pensionistëve kurse 44 mijë shfrytëzuesve të të tjerë me nevoja të veçanta. Këto maska, siç ka paralajmëruar, do të ndahen gjatë ditëve të ardhshme.

 

Deri me një qershor nuk do të ketë transport ndërkombëtarë

Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse ka dhënë pëlqimin për vazhdimin e afatit të zbatimit të disa masave të përkohshme për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve nga infektimi me koronavirusin e ri si dhe për plotësimin dhe ndryshimin e disa masave. Siç është kumtuar nga Qeveria, pëlqimi për vazhdimin e këtyre masave, sipas automatizmit është dhënë, duke pasur parasysh faktin se disa masave është duke u skaduar afati i zbatimit. Në pajtim me terminet e paralajmëruara për zbutjen e

zbatimit të disa masave, masat ekzistuese do të ndryshohen ose zbatimi i tyre do të suspendohet fare.

Të ndalohet nxitja e ndërtimit të mini hidrocentraleve

Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për energjetik, të cilat Qeveria i ka vendosur në debatin publik, duhet të ndërpritet nxitja e investuesve për hidrocentralet e vogla, kanë vlerësuar përfaqësuesit e OJQ, Eco- team. Ata kanë theksuar se Ministria e ekonomisë, në kulmin e krizës globale dhe të sfidës më të madhe për shëndetin publik me të cilën është ballafaquar Mali i Zi në historinë e vetë më të re, ka inicuar procedurën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për energjetikë. “Duke pasur parasysh jotransparencën e tërë procesit të sjellës së ligjit të ri si dhe faktin se debati publik është në vazhdim dhe vazhdon deri nesër, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë paraqitur komentet e veta”, thuhet në kumtesë. Në këtë OJQ konsiderojnë se ky ligj paraqet rastin që Mali i Zi të zgjidh një problem disa vjeçar të jotransparencës zhvillimore dhe të vendim marrjes në sektorin energjetik, i cili gjatë viteve të kaluara, siç vërtetojnë, është treguar si tejet i dëmshëm për shoqërinë dhe për mjedisin e përgjithshëm shoqëror.

 

Nuk ka vonesë në pagesën e faturave për energjinë elektrike

Qytetarët e Malit të Zi i kanë paguar faturat e marsit për energjinë elektrike me të njëjtën dinamikë siç është vepruar edhe para pandemisë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka deklaruar Eleonora Albijaniq nga Elektro ekonomia e Malit të Zi. “Çdo gjë ka rrjedhë me të njëjtën dinamikë si edhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka theksuar ajo, duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të TVMZ. Fatura mesatare e marsit për energji elektrike ka qenë 36 euro. Albijaniq ka theksuar se shpenzimi i energjisë në muajin mars ka qenë më e lartë 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 5% për qind më e lartë se planifikimi. Elektro ekonomia e Malit të Zi ka sjell vendimin që sërishtë të bëjë subvencionimin e rreth 20 mijë amvisërive, shfrytëzues të drejtës në subvencion për energjinë elektrike, është kumtuar nga kjo kompani. Shuma e subvenciononit është dyfishuar dhe është identike me shumën të cilën për këtë qëllim e ka caktuar Qeveria e Malit të Zi.

36 pacientë të shtrirë me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht aty janë të hospitalizuar 51 persona, prej tyre 36 janë të infektuar me koronavirus. Nga të prekurit, dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive, 28 janë në gjendje stabile, derisa 7 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 790 persona të infektuar, 232 të shëruar dhe 22 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri. Kurse në Shqipëri për të tretën ditë radhazi, rastet e reja me COVID 19 janë në nivele relativisht të ulëta. Të dhënat e sotme të ministrisë së shëndetësisë flasin për 16 të prekur, kurse numri total i të infektuarve në vend shkon në 766. Të dhënat e sotme tregojnë se numri i personave të shëruar, ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja.

 

Është barazuar kurba e epidemisë, por masat duhet të vazhdojnë

Për momentin në Maqedoninë Veriore janë 761 raste aktive të të sëmurëve me koronavirus, janë shëruar 589 persona, ndërsa kanë vdekur 71. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, duke bërë apel se restrikcionet e deritanishme detyrimisht të respektohen. Serbia, ku gati 170 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, do të lehtësojë më tej masat e kufizimit, me rihapjen së shpejti të restoranteve, dyqaneve me pakicë dhe transportit publik, njoftuan sot autoritetet. Në vend janë të regjistruar deri tani 8. 500 persona në total të infektuar me koronavirusin e ri.

 

BE filloi të bisedojë për hapjen graduale të kufijve

Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së, sot kanë mbajtur mbledhje virtuale, ku bisedohej, mes tjerash, për hapjen graduale të kufijve të brendshme dhe të jashtme të BE-së, por ende nuk është arritur marrëveshje përfundimtare, njoftohet nga Brukseli. Ministrat, si dhe Komisioni Evropian, insistojnë që çdo heqje e kufizimeve për udhëtim duhet të miratohet në mënyrë të koordinuar, posaçërisht mes vendeve fqinjë. Vendet anëtare të BE-së, rregullisht koordinohen për lëvizje të papenguar të mallrave dhe prodhimeve esenciale, si dhe pajisje mjekësore. Lidhur me kufizimet kufitare, të vendosura në fillim të pandemisë, ministrat evropian vlerësuan se “kufijtë do të mund gradualisht sërish të hapen, duke filluar nga rajonet ku u regjistrua rënie e rasteve me Kovid-19”, informoi Kryesia kroate, e cila e ka udhëhequr mbledhjen e sotme. Afatet, megjithatë, tani për tani nuk janë vendosur, ndërsa ministrat do të vazhdojnë të diskutojnë intensivisht në këtë temë gjatë ditëve të ardhshme.

Numër i vogël rastesh me COVID-19 nëse Amerika tregohet e kujdesshme me hapjen e vendit

Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur vendi të rihapet nga izolimi. Në bazë të këtij skenari, tha ai, modelet tregojnë një numër të vogël rastesh nga 70 mijë deri 80 mijë në të gjithë vendin. Kthimi i virusit apo mos zhdukja e tij e plotë, tha ai, është e pashmangshme. Dr. Fauci tha se deri nga fundi i vitit do të dimë nëse do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive. Pas kësaj, tha ai, sfida do të jetë që të prodhojmë numrin e mjaftueshëm dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjithë vendin dhe mbarë botën. Në SHBA, arrin në 58.351 numri i viktimave nga covid-19. Me 2 207 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit nga COVID-19, bilanci ditor është regjistruar sot në rritje, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins. Vendi ka kaluar gjithashtu pragun simbolik prej një milionë rastesh të diagnostikuara nga sëmundja COVID-19, rreth një e treta e rasteve të regjistruara në botë, sipas universitetit Johns Hopkins. Më shumë se 3 milion raste infektimi dhe mbi 214 mijë të vdekur u regjistruan në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

 

Thaçi ia dërgon letrën e radhës Isa Mustafës, kërkon emrin e mandatarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar edhe një herë liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që të propozojnë mandatarin potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kriteret Mbizotëruese. Sipas kësaj letre të presidentit Thaçi, thuhet se pas konsultimit publik me të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përveç përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, u deklaruan njëzëri që janë për një Qeveri të re dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

 

LDK dhe AAK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës. Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Ish-kryeministri, Haradinaj, ka treguar se partisë së tij, AAK-së do t’i takojnë katër ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit të parë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin. Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë. Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë inicimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Kurti në anën tjetër ka thënë se do ta sfidojë vendimin për formim të qeverisë së re nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetuese.

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Në Mal të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme, vende vende edhe me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë, vende vende deri shumë e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë, Ulqin e Tivar 21 gradë, Budvë 20, Herceg Novi e Bijello Pole 19, Beranë 18, Plevle 17, Plavë 16, Cetinë e Rozhajë 15, Nikshiq 14, Zhablak 12 dhe në Kollashin 10 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe vende vende me mundësi të reshurave të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare perëndimore dhe jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се