Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 04. 2020. 16:51   >>  16:56

Ditari 28.04.2020

28.04.2020

Nga 57 mostra të analizuara, nuk ka raste te reja me Covid-19

Instituti për shëndetin publikë ka kumtuar se prej dje pas dite deri sot në mëngjes janë analizuar 57 mostra në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infektuara me korona virus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mall të Zi , prej fillimit të pandemisë së korona virusit është 321. Në Podgoricë me Covid 19 janë të infektuar 163 njerëz, në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar 23, në Ulqin 22, kurse në Budvë, Andrievicë e Plavë nga 7 njerëz . Në Biello Pole e Herceg Novi nga kjo sëmundje janë prekur nga 6 njerëz, kurse në Danillovgrad , Tivat e Guci nga tre.

Numri i përgjithshëm i të shëruarave nga korona virus është 189 , kurse momentalisht raste të infektuara janë 125 .Të theksojmë se në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë kanë vdekur 7 persona.

 

Deri në fund të këtij viti buxhetit do ti mungojnë 400 milion euro

Buxhetit të Malit të Zi deri në fund të këtij viti do ti mungojnë 350 deri në 400 milion euro, ka deklaruar ministri i financave Darko Radunoviq ,duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të televizionit të Malit të Zi. Radunoviq pret që në pjesën e parë të muajit maj në tregun financiar do të sigurohen 250 milion euro dhe për këtë kanë marrë garancitë nga Banka botërore për 80 milion. “Përpiqemi të sigurojmë edhe burime të reja të financimit”, ka theksuar Radunoviq. Ai ka përkujtuar edhe projeksionet e Fondit monetarë ndërkombëtarë se ekonomia malazeze gjatë këtij viti do të shënojë një rënie prej 9%. “Mendoj se këto prognoza janë tepër pesimiste dhe gjatë kontakteve jemi përpjekur që ti bindim se kjo nuk do të jetë kështu. Për fat të keq, duhet të pajtohemi me faktin dhe sipas projeksioneve tona kjo rënie do të ishte diku rreth 4.9%, ka theksuar Radunoviq. Deri në fund të majit ai ka paralajmëruar rebalancin e buxhetit dhe masa të reja përkrahëse për biznesin. Ministri Radunoviq ka theksuar se nuk do të ketë ulje të pensioneve, por nuk është i sigurt edhe për rrogat e të punësuarave në sektorin publikë.

 

Në barnatoret e “Montefarm” – it 333 mijë maska

Montefarm ka filluar distribuimin, dhe deri në fund të kësaj jave në farmacitë e veta do të distribuojë 333 mijë maska, kurse çmimi i tyre do të jetë 0,51 euro. Trupi koordinues nacional, në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe të Organizatës botërore të shëndetësisë për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura, ka dhënë pëlqimin që “Montefarm” ti furnizojë farmacitë e veta me një sasi plotësuese te maskave.

“Montefarm” tanimë ka filluar distribuimin e tyre, së bashku me disa ilaçe,sipas orarit të paraparë, drejt të gjitha komunave në Mal të Zi, dhe siç theksohet, deri në fund të kësaj jave të gjitha farmacitë e Montefarm-it do të kenë maska për shitje. Numri i maskave për blerje është i kufizuar në 5 për person.

 

Fletë padi penale kundër 18 personave

Policia e Malit të Zi ka paraqitur fletë padi penale kundër 18 personave, të cilët i kanë shkelur masat për pengimin e përhapjes së korona virusit. Nga Drejtoria e policisë kanë kumtuar se 6 individë janë proceduar në Podgoricë dhe nga tre në Plevle dhe në Tivar. Në Tuiterin e Drejtorisë së policisë është publikuar se në Hreceg Novi e Ulqin janë proceduar nga dy persona , kurse nga një në Budvë dhe Zhablak. Përndryshe, policia e Podgoricës ka arrestuar mbrëmë 4 persona të cilët , edhe përkundër ndalimit , kanë organizuar në një banesë mbrëmje festive private , është kumtuar nga Drejtoria e policisë.

 

Zgjerimi do të vazhdojë, por nuk do të jetë i shpejtë dhe as i lehtë

Bashkimi evropianë, pas pandemisë do ti rishqyrtojë prioritetet, por edhe duhet të vazhdojë misionin historik të zgjerimit , ka deklaruar për televizionin e Malit të Zi raportuesi i parlamentit evropianë për Malin e Zi Tonino Piculla. Ai ka theksuar se nuk është reale të pritet që pas krizës dhe pandemisë së korona virusit të mos rishqyrtohen prioritetet e Bashkimit Evropianë. “Është me rëndësi të theksohet se BE nuk mund të mbyllet brenda suazave ekzistuese dhe ai duhet ta vazhdojë misionin historikë , kurse të parat të cilat do të duhej të gjendeshin në trasën e zgjerimit të ri, me siguri janë shtetet e Ballkanit Perëndimorë , mirëpo, nuk duhet të kemi iluzion se kjo do të ndodh shpejtë dhe as lehtë”, ka theksuar Piculla. Samiti i Ballkanit Perëndimor me 6 maj , të cilin e organizon Zagrebi, do të mbahet si video- konferencë, kurse Piculla beson se do të ketë edhe efekte konkrete.

 

Varheli do të takohet me ministrat ballkanikë me 30 prill

Komisari evropian për zgjerim ,Oliver Varheli dhe ministrat për punë të jashtme të Ballkanit Perëndimor me 30 prill do të mbajnë një video konferencë. Ky takim është vlerësuar si parapërgatitje për video samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, të paraparë për me 6 maj në Zagreb. Pritet që Varheli t'ua prezantojë ministrave dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimorë pozicionet dhe kontributin e Komisionit evropianë për takimin në nivelin më të lartë. Në burimet diplomatike evropiane theksohet se Komisioni evropianë me 6 maj , në konferencën e BE dhe të liderëve ballkanikë edhe njëherë do të vërtetojë perspektivën evropiane të këtij rajoni. Varheli duhet ti njoftojë ministrat e Ballkanit Perëndimorë edhe me punën e Komisionit evropianë në paketën ekonomike investuese , dedikuar zhvillimit të Ballkanit Perëndimor dhe asocimit të tij në BE.

 

Drleviq: Besojmë në zgjerimin e BE edhe në kushtet e pandemisë

Mali i Zi beson se Bashkimi Evropianë nuk do të heq dorë nga politika e zgjerimit, në të cilin ka investuar shumë, edhe përkundër pandemisë të korona virusit dhe ndikimit të saj në dinamikën e aktiviteteve në planin e integrimeve evropiane, ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor ,Aleksandar Drleviq. Ai, anëtarëve të Këshillit parlamentarë për integrimet evropiane ua ka paraqitur aktivitetet në kuadër të procesit të integrimeve të Malit të Zi në BE për gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë është kumtuar se në këtë takim është shqyrtuar edhe realizimi i detyrimeve nga programi i asocimit të Malit të Zi në BE. Drleviq ka theksuar se përmes supozimeve që ndikimi shkatërrues i pandemisë mund të reflektohet edhe në rrjedhën dhe dinamikën e aktiviteteve në planin e integrimeve evropiane, Mali i Zi ka besim të plotë se BE nuk do të heq dorë nga politika e zgjerimeve dhe nga përpjekjet e mëdha të cilat i ka investuar në këtë drejtim. Ai ka shtuar se në Qeveri janë të vetëdijshëm për sfidat në fazën e ardhshme të bisedimeve me BE , siç janë realizimi i bilancit të rezultateve më konkuruese në planin e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

 

Markoviq nesër në parlament

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të përgjigjet nesër në Parlament në pyetjet e përfaqësueseve të klubeve të deputetëve , kurse ata më së tepërmi i intereson situata aktuale në vend me korona virusin. Branimir Gvozdenoviq nga PDS do të pyes kryeministrin se sa qytetarë dhe sa subjekte afariste janë përfshirë në masat e deritashme të Qeverisë. Andria Mandiq nga FD e intereson pse kryeministri nuk e ka aprovuar dhe publikuar paketën e masave urgjente, të cilën e ka propozuar kjo aleancë politike. Deputeti Rashko Konjeviq do të pyes Qeverinë se si mendon të ndihmojë kategoritë më të rrezikuara të banorëve në kohën e krizës. Përfaqësuesin e Social demokratëve Boris Mugosha e intereson se kur do të definohet paketa e masave afat gjate për të përkrahur biznesin. Përfaqësuesi i klubit të deputetëve të partive të popujve pakicë, Ervin Spahiq do të pyes kryeministrin nëse Qeveria ka për qëllim të vazhdojë me ndërtimin e objekteve kapitale në Veri të Malit të Zi.

 

Tjetër viktimë nga COVID-19 në Shqipëri: 50 vjeçari vdes në Infektiv

Një 50 vjeçar humb betejën me COVID-19 dhe ndërron jetë në spitalin e Infektivit duke e çuar në 30 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Ora News, informon se ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ai ka qenë në reanimacion dhe ndërroi jetë  mëngjesin e  sotëm.

Ndërkohë mbrëmë humbi jetën 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Numri total i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri për shkak të Covid-19, tashmë ka shkuar në 30.

 

Në Kosovë, 50 pacientë me koronavirus të shtruar në Infektive

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi sot  se në këtë repart janë të shtruar 50 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se njëri prej tyre është në gjendje kritike, nëntë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 40 pacientë janë në gjendje stabile.

Gjashtë prej tyre janë shëruar dhe pritet të lirohen nga spitali, thuhet në njoftim.

Deri më tash, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se 780 persona janë infektuar me koronavirus, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

 

Spanja shënon rritje të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Spanjë është rritur në 23.822, por tendenca në rënie vazhdon, me 301 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Gjithsej 210,000 raste janë raportuar që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri, Pedro Sanchez, do të përshkruajë planin e heqjes së bllokimit të Spanjës, i cili është shënuar si “gradual dhe asimetrik”.

Që nga e diela e kaluar, fëmijët nën 12 vjeç u lejuan nëse shoqërohen nga prindërit e tyre dhe nga e shtuna tjetër njerëzit e të gjitha moshave do të lejohen të bëjnë ushtrime, pas shtatë javësh të bllokimit të rreptë, transmeton lajmi.net.

 

Trump: Deri në 70,000 amerikanë mund të vdesin nga korona virusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se korona virusi në SHBA mund të vrasë deri në 70,000 njerëz, por theksoi se parashikimet fillestare ishin shumë më të larta.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se fillimisht është parashikuar se 2.2 milionë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi dhe se tani, kjo shifër ka rënë në 60 ose 70 mijë.

“Edhe kjo është shumë, edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime të mira”, tha Trump.

“Vendim i madh ka qenë mbyllja e kufirit me Kinën”, shtoi ai.

Shumica e shteteve amerikane kanë lëshuar urdhrin e qëndrimit në shtëpi, si masë për frenimin e koronavirusit.

SHBA-ja ka aktualisht numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 988 mijë, përkatësisht mbi 56 mijë.

 

Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Argjentina i ndaloi të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën.

Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine.

Ky vend ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.

 

Ftohen qytetaret e Ulqinit ta ndihmojnë Komunën

Komuna e Ulqinit njofton qytetarët , bashkëvendasit  e tyre kudo që ndodhen, punëdhënësit, afaristët ,pronarët e objekteve hoteliere  dhe subjekte të tjerë se ditëve të fundit  ka kërkesa  dhe gatishmëri për ofrimin e ndihmave materiale nga ana e tyre. “Nisur nga kjo , Shtabi komunal për parandalimin e epidemisë në Ulqin vë në dispozicion  dy llogari rrjedhëse  ku të interesuarit mund ti bëjnë derdhjen e mjeteve. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe  bashkëvendasit  tanë  , të cilët dëshirojnë të ndihmojnë vendlindjen për të sfiduar  me sukses situatën e krijuar nga  pandemia e koronavirusit. Të interesuarit donacionet e veta mund t’i paguajnë në llogarinë bankare tek Prva Banka 535-8476-65”, njofton Zyra për Informim e kryetarit të Komunës së Ulqinit. 

 

Olimpiada do të anulohet nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll

Lojërat Olimpike Tokio 2020, që tashmë janë shtyrë për shkak të koronavirusit, do të anulohen, nëse pandemia nuk vihet nën kontroll vitin e ardhshëm, paralajmëroi kryetari i komitetit organizues.

Lojërat, që kanë qenë të parapara të zhvillohen nga data 24 korrik deri më 9 gusht, janë shtyrë muajin e kaluar për një vit.

Kryetari i Tokio 2020, Yoshiro Mori, i tha të përditshmes japoneze Nikkan Sports, se Lojërat nuk mund të shtyhen përtej vitit 2021, nëse bota nuk e mposht pandeminë.

“Në atë rast, Lojërat anulohen”, tha Mori.

Shtyrja e Lojërave ka qenë e para në historinë 124-vjeçare të Olimpiadës moderne, megjithëse ato janë anuluar disa herë për shkak të luftës - përfshirë Lojërat e Tokios më 1940.

Në një tjetër zhvillim, kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë, Yoshitake Yokokura, po ashtu tha se mbajtja e Lojërave do të ishte “jashtëzakonisht e vështirë” vitin e ardhshëm, nëse nuk ka vaksinë kundër koronavirusit.

 

Nesër mot i ndryshueshëm,vende vende me reshje të shiut

Në Mal të Zi mban mot  me vranësira të pakta deri mesatare .Frynë erë  e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 14:Podgoricë e Beranë 24 , Budvë e Plevle 22, Tivar,Herceg Novi ,Ulqin ,Biello Pole e Andrievicë 21, Petrovac ,Kollashin ,Cetinë ,Shavnik e Plavë 20, Nikshiq e Rozhajë 19, Plluzhinë 18 dhe në Zhablak 15 gradë .

Për nesër meteorologët parashohin mot  të ndryshueshëm  ,vende-vende  me reshje të shiut dhe bubullimë,kryesisht  në pjesët  jugore dhe qendrore të vendit. Do të fryjë ere e dobët deri mesatare  nga drejtime e jugut .Temperatura e mëngjesit  prej 4 deri në 14,kurse më e larta e ditës prej  prej 11 deri në 21 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се