Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 04. 2020. 18:02   >>  18:15

Ditari 27.04.2020

27.04.2020

Nuk konfirmohen raste të reja me korona virus

Prej dje pas dite deri sot në ora 8 e 30 të mëngjesit laboratorët e Institutit për shëndetin publikë kanë përfunduar analizën e 97 mostrave , në mesin e të cilave nuk janë vërtetuar raste të reja të prekur me korona virus, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të pandemisë së korona virusit në Mal të Zi është 321 person. Më së tepërmi të infektuar janë regjistruar në Podgoricë 163, pastaj në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar 23 dhe në Ulqin 22 të prekur. Nga kjo sëmundje nga 7 të prekur janë në Andrievicë , Budvë dhe Plavë, kurse në Bjello Pole e H. Novi nga 6, ndërkaq në Danillovgrad , Guci dhe Tivat janë të regjistruar nga 3 të prekur me Covid 19.

Begiq -për momentin i jemi shmangur skenarit më të zi

Kemi filluar me kohë zbatimin e masave dhe për fat të mirë për momentin i jemi shmangur skenarit më të ri , të cilin shumë shtete e kanë pasuar në luftën kundër Covid 19, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” dr. Senad Begiq , ndihmës drejtor i Institutit për shëndetin publikë. Prej më 17 mars, kur në Mal të Zi është konfirmuar rasti i parë i të infektuarve ,, deri me sot kur kemi 321 të sëmurë dhe 7 persona të vdekur, epideminë e ka përcjell Instituti për shëndetin publikë . Epidemiologët në Mal të Zi kanë filluar tu japin rekomandime qytetarëve që në muajin shkurt, kurse Qeveria në bazë të këtyre rekomandimeve me 10 mars, para se të paraqitej rasti i parë, ka futur disa masa dhe ndalesa dhe në këtë mënyrë është ulur presioni në sistemin shëndetësor. “Dy gjëra janë të rëndësishme: Rezultatet gjithmonë kumtohen kur të përfundojë çdo gjë dhe çështja e dytë , me respekt të detyruar për të gjitha viktimat dhe të sëmurit , të dhënat epidemiologjike askurrë nuk duhet konsideruar si ndonjë garë “, ka theksuar Begiq për “Pobjedën”. Duke folur nëse mund të pritet valë e dytë dhe nëse korona virusi mund të shndërrohet në virus sezonal, Begiq ka theksuar se është heret të flitet për një gjë të tillë, sidomos duke pritur shpikjen e vaksinës kundër këtij virusi.

Në ambientet e mbyllura është e detyruar bartja e maskave ose shamive

Qytetarët e Malit të Zi prej me 4 maj në ambientet e mbyllura do të jenë të detyruar të mbajnë maska, ose shami, me të cilat duhet të mbulohet goja dhe hunda, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Nga Instituti në faqen e vet të tuiterit kanë theksuar se në tërë botën, në bazë të njohurive të reja i adaptohen situatës aktuale. “kur kemi menduar se sëmundjen mund ta përhapin vetëm personat që kanë simptoma, rekomandimi ka qenë i qartë, që të mbajnë maska”, kanë theksuar nga ky instituti. Kështu, siç kanë theksuar, prej me 4 maj të gjithë janë të detyruar që me një maskë, me shami nga pambuku ose ndonjë material tjetër, të mbulojnë hundën dhe gojën. “Kudo që të gjendemi në ambientin publikë të mbyllur, në shitore,, banka, posta, sallonet e parukerisë dhe të kozmetikës duhet të kemi të mbuluar gojën dhe hundën”, thuhet në kumtesë.

Gjukanoviq vizitoi sot Nikshiqin

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka vizituar sot Nikshiqin me qëllim që të njoftohet me situatën aktuale epidemiologjike në këtë qytet, në të cilin 34 persona janë të prekur me virusin Covid 19. Nga Kabineti i presidentit është kumtuar se në takimin me kryetarin e komunës Veselin Grboviq kanë marr pjesë edhe përfaqësuesit e Qendrës për punë sociale, të Shoqatës së pensionistëve, të Kryqit të Kuq komunal dhe të OJQ “Burimi i jetës”- themeluesi kuzhinës popullore. Siç theksohet Gjukanoviq vizitojë edhe spitalin e përgjithshëm në Nikshiq në të cilin shërohen pacientët e prekur me korona virus. Situatën shëndetësore në këtë komunë e kanë prezantuar, drejtori i spitalit të përgjitshëm në Nikshiq, drejtori i spitallit të specializuar për sëmundjet e mushkërive në Brezevik dhe drejtori i shtëpisë së shëndetit në Nikshiq. Përveç kryetarit të trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse Millutin Simoviq, me presidentin Gjukanoviq gjendet edhe ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

Fletë padi penale kundër 28 personave

Polica e Malit të Zi gjatë ditës së djeshme ka paraqitur fletë padi penale kundër 28 personave , të cilët i kanë shkelur masat që kanë të bëjnë me pengimin e përhapjes së korona virusit, është kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia kanë deklaruar se në Podgoricë janë proceduar 11 persona , në Kotorr 5 dhe në Nikshiq 3 persona. Ndërkaq në Tivar, Tivat dhe në Zhablak janë proceduar nga 2 individë , kurse nga një individ janë penalizuar në Plevle, Beranë dhe Kollashin.

Prokuroria nuk reagon në mënyrë selektive

Ushtruesi i detyrës të prokurorit suprem të shtetit Ivica Stankoviq ka theksuar në intervistën për gazetën “Dan” se prokuroria do të hetojë mënyrën se si janë shpenzuar donacionet dhënë trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse , nëse dikush kallëzon se në veprimtarinë e tij ka pasur punë të dyshuara. Ai ka shkruar se deri tani nuk ka pasur ndonjë rast dhe nuk ka ekzistuar nevoja që prokuroria të verifikojë punën e këtij trupi. Kësaj prokuroria deri tani askush nuk i është drejtuar me dyshime për mënyrën e shpenzimit të mjeteve të dhuruara të trupit koordinues nacional. Nëse në çdo moment do të paraqiten dyshime se në këtë pjesë është bërë vepër penale , prokuroria me siguri do të ndërmarrë të gjitha masat nga kompetencat e veta. Ai ka shtuar se prokuroria nuk vepron në mënyrë selektive kur është fjala për shkeljen e masave dhe vepron njësoj ndaj të gjithë autorëve pa marrë para sysh emrin e tyre ose përkatësinë e tyre partiake.

Në paketën e tretë të Qeverisë të vendoset themeli i zhvillimit

Koncepti i ri i zhvillimit duhet të fillojë në kuadër të paketës së tretë të masave të përkrahjes së qeverisë e cila është në pritje, ka vlerësuar prof. i Fakultetit ekonomik e kryetar i Lidhjes së ekonomistëve të Malit të Zi Bozho Mihailloviq. “Ai ka theksuar se të gjitha forcat intelektuale dhe potenciali tjetër duhet të bashkohen në kërkimin e zgjidhjes për një model të ri të zhvillimit, gjë të cilën Qeveria tani më e ka filluar. “nuk duhet të harrojmë se kriza, në bazë të cilës gjenden shkaqet jo ekonomike, do të zgjasë shumë më tepër se sa ishte menduar. Masat e reja duhet të sillen në trekëndëshin : afaristët , sektori financiar dhe shteti” ka theksuar Mihailloviq. Ai ka theksuar se do të ndihet rënie e fuqishme e aktiviteteve ekonomike për shkak të mbështetjes së fuqishme në turizmin i cili ka participuar 25deri në 30% në bruto prodhimtarinë e brendshme.

 

Është i mundshëm rebalanci i Kryeqytetit

Për shkak të situatës aktuale , e cila ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës, sipas të gjitha gjasave nuk do të jemi në gjendje të realizojmë buxhetin e kryeqytetit të paraparë për këtë vit, andaj jemi duke menduar për mundësinë e rebalancit potencial , ka kumtuar kryetari i Kuvendit të kryeqytetit Gjorgje Suhih. Buxheti i Podgoricës për këtë vit është 93 milion e 703 mijë euro dhe në mbushjen e tij do të ndikojë fakti se prej me 16 mars , për shkak të epidemisë, nuk punojnë objektet hoteljerike , taksitë etj, kështu që ndaj tyre as që nuk do të paguhen taksat. Po ashtu as investuesit nuk do të paguajnë kompensimin për komunaljet , qiramarrësit janë të liruar nga pagesa e qirasë si edhe disa subjekte të tjera në kryeqytet. Disa parti opozitare kanë tërhequr vërejtjen se funksionarëve në kryeqytet duhet tu ulen rrogat sepse ato janë të larta. Suhih ka theksuar se e përkrah këtë qëndrim, por vetëm sa të zgjasë kriza e shkaktuar nga korona virusi.

Ditë pushimi do të jenë e premtja dhe e shtuna

Me rastin e festave të ardhshme të Një Majit , ditë pushimi do të jenë e premtja dhe e shtuna , është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale. Theksohet se në bazë të ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera , ditë pushimi për festën e punës do të jenë , Një Maji , e premte dhe dy maji e shtune. “Organet shtetërore dhe organet e qeverisjes lokale , institucionet publike dhe ndërmarrjet si dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë , janë të detyruar që gjatë ditëve të festave të sigurojnë vazhdimin e punës , me ndërprerjen e të cilës mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin” , thuhet në kumtesë.

 

Prej në mesnatë dizeli dhe vajguri do të lirohen nga 7 cent

Euro dizel dhe vajguri prej sonte në mesnatë do të lirohen nga 7 centë për litër, kurse çmimi i benzinës nuk do të ndryshojë , është kumtuar nga Ministria e ekonomisë.

Euro dizel do të lirohet 7 centë dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 89 cent për litër. Ndërkaq euro super 95 dhe 98 edhe gjatë dy javëve të ardhshme do të shitet me çmimet e dy javëve të kaluara dhe do të kushtojë 98,respektivisht 1.02 euro për litër. Të theksojmë se ndryshimet e fundit të çmimit të derivateve janë bërë me 14 prill kur benzina dhe vajguri janë liruar 1 deri në 2 cent.

THAÇI: NË ASNJË RRETHANË NUK DO TË KETË AMNISTI PËR KRIMET SERBE NË KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës në 21 vjetorin e masakrës në këtë vend. Sot shënojmë ditën e të pagjeturve, ditën e vuajtjes, dhimbjes dhe pikëllimit për shtetin e Kosovës për qytetarët e Kosovës, për këtë çështje të sensibilizimit edhe në rrafshin ndërkombëtar”.“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civil ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë”.“Ushtria dhe Policia serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare dhe po ajo ushtri ka dëbuar nga Kosova rreth 1 milion qytetar shqiptar civil dhunshëm”. Thaçi deklaroi se mungesa e ndëshkimit ndërkombëtarë të këtij gjenocidi nënkupton amamnisti por që asnjëherë nuk do ndodh për gjithë këto krime. “Serbia ka bërë gjenocid dhe fatkeqësisht ende nuk është dënuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi lokale dhe ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet edhe si një lloj amnistie ndaj gjenocidit serb të kryer në Kosovë, theksoi Thaçi.“Por nuk do të ketë në asnjë rrethanë dhe asnjë kohë amnisti për krimet serbe të kryera në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkë me ndërkombëtarët”, deklaroi Thaçi.

KURTI NUK FLET PËR ZHVILLIMET POLITIKE, i QUAN PINGPONG POLITIK

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe”, në ditën e të pagjeturve. Kurti është pyetur për zhvillimet politike por ka thënë se nuk është vendi të flas për pingpongun politik.Ai ka thënë se po bëjnë nderime për të gjithë të vrarët në Kosovë.Kurti tha se po bëjnë nderim edhe para kuvendit të Kosovën në përkujtim të të gjithë atyre që u vranë në Kosovë.“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave. Më 29 maj të vitit të kaluar në kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i kodit penal ë mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si qeveri, por prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”, ka thënë ai. Kurse, Vjosa Osmani tha se pa kthimin e të zhdukurve nuk mund të ketë paqe në mes Kosovës dhe Serbisë.

SHEFI I EULEX:TË VAZHDOJM PUNËN TONË PËR ZBARDHJEN E FATIT TË TË PAGJETURVE

Me rastin e shënimit në Kosovë, të Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) në Kosovë bënë homazhe për të gjithë personat që ende nuk janë gjetur dhe shprehë zotim për të vazhduar punën krah për krah me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për zbardhjen e fatit të mbi 1640 personave, që ende mbesin të pagjetur në Kosovë. “Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar të punojmë së bashku me homologët tanë nga vendi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për dhënin e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të tyre, jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë,” tha Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars-Gunnar Wigemark, thuhet në njoftimin për media.

 

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Autoritetet në Shqipëri kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 10 raste me koronavirusin e ri. Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se 9 të infektuar janë në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Sipas saj, numri i përgjithshëm i personave me COVID-19 në Shqipëri është 736. "Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 422 ose 57,3 për qind të numrit të të gjithë të infektuarve", tha ajo. Deri më sot në Shqipëri 28 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Në Shërbimin Infektiv janë të shtruar 29 pacientë ndersa 7 prej tyre janë në kujdes intenziv.

Edhe katër viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se edhe katër njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave atje shkon në 65. Viktimat e fundit janë: një grua 58 vjeçe nga Tetova, dy nga Kumanova të moshës 81 dhe 47 vjeç dhe një 66-vjeçar nga Manastiri.

Sa i përket numrit të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se janë shënuar edhe 13 raste të reja, ndërsa janë shëruar 53. Në Maqedoninë e Veriut, me koronavirus janë të regjistruara gjithsej 1,399 raste dhe prej tyre 553 janë shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 289 persona, me të cilët numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka arritur në 15,409.

Arrin në 60 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Bosnje dhe Hercegovinë

Bosnje dhe Hercegovina ka regjistruar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri. Bëhet fjalë për një burrë tetëdhjetë e një vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera.Kjo është vdekja e 26-të në entitetin e Republikës Serbe, dhe e 60-ta në Bosnje dhe Hercegovinë. Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë njoftuar se deri më tani, 1516 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri ndërsa 624 janë shëruar.

Bie numri i pacientëve me koronavirus në Belgjikë

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore. Ky është numri më i ulët që nga 18 marsi. Kanë kaluar shtatë javë që prej se ky vend ka ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Belgjika është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 46,687. Autoritetet kanë njoftuar se nga 4 maji do të fillojnë me lehtësimin e masave të izolimit.

 

A është OBSH-ja ajo që duhet ta ndalë COVID-19?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është kritikuar ashpër për përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë mbi 200,000 njerëz në gjithë botën. Megjithatë, disa kanë nxituar të dalin në mbrojtje të saj, duke thënë se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë kurrë e pajisur ose e paraparë të jetë mbikëqyrëse e transparencës. Derisa bota po torturohet nga shpërthimi i COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, a duhet kthyer sytë kah OBSH-ja. Kritikat udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, kanë regjistruar katër herë më shumë të infektuar dhe dy herë më shumë viktima sesa vendi i dytë në listë – Spanja. Sipas Uashingtonit, OBSH-ja ka qenë e ngadalshme në përgjigjen ndaj emergjencës shëndetësore, ka lavdëruar Kinën kur është dashur ta qortojë atë dhe ka bashkëpunuar me Pekinin në nënvlerësimin e shkallës së shpërthimit të sëmundjes, duke kontribuar kështu në përhapjen e saj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë. Trump ka pezulluar fondet, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, për OBSH-në.

 

Bachelet - Pandemia mund të krijojë 'fatkeqësi të të drejtave të njeriut'

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, u bëri thirrje vendeve të përmbahen nga shkelja e të drejtave të njeriut derisa marrin masa të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit. "Vendet po minojnë sundimin e ligjit në emër të luftimit të pandemisë së koronavirusit duke shkaktuar një fatkeqësi për të drejtat e njeriut", tha ajo. "Masat urgjente nuk duhet të jenë një armë që qeveritë mund ta përdorin për të minuar kundërshtimin, pastaj për të kontrolluar popullatën dhe madje edhe të zgjasin kohën e tyre në pushtet", tha Bachelet. "Ato duhet të përdoren për të përballuar në mënyrë efektive me pandeminë - asgjë më shumë, asgjë më pak", shtoi ajo. Komentet e saj erdhën pasi më shumë se 200,000 njerëz kanë vdekur dhe gati tre milionë janë infektuar nga koronavirusi i ri, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe vende vende me vransira kalimtare. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugut dhe jugpërendimit. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë 24 gradë, B. Pole 22, H. Novi, Cetinë, Plevle e Shavnik 21 , Ulqin, Kollashin, Nikshiq, Tivar e Petrovac 20, Beranë,Andrievicë, Plavë e Rozhajë 19 dhe Zhablak 14 gc.

Për nesër gjatë ditës metereologët parashohintë mbajë mot kryesisht me diell, kurëse në orët e mbrëmjes vransim gradual të motit dhe reshje të dobëta të shiut, kryesisht në pjesët jugore dhe perendimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme, e vende vende deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 3 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 25 gc.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се