Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 04. 2020. 17:07 >> 18:08

Ditari 24.04.2020

24.04.2020

Konfirmohen edhe tri raste të reja me korona virus

Në Mal të Zi prej dje pas dite deri sot në mëngjes janë regjistruar 3 raste të reja të prekura me korona virusin e ri , duke e çuar kështu numrin e personave të infektuar në 319. Nga Instituti për shëndetin publikë kanë kumtuar se janë analizuar 243 mostra në mesin e të cilave janë zbuluar tri infektime të reja me këtë sëmundje. “Fjala është për personat e sapo infektuar me vend qëndrim në Guci e që janë në kontakte me rastet e konfirmuara më parë”, kanë deklaruar nga ky institut. Të theksojmë se më së tepërmi të infektuar ka në Podgoricë , 161, pastaj në Tuz 37, Nikshiq 34, Tivar 32, Ulqin 22, dhe në Budvë, Andrievicë e Plavë nga 7 persona. Në Bjello Pole dhe Herceg Novi janë të prekur nga 6 njerëz , kurse në Danillovgrad, Tivat dhe Guci nga 3 persona.

Dyzetë milion euro përkrahje për qytetarët dhe ekonominë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ia ka prezantuar sot opinionit paketën e dytë të qeverisë të masave mbështetëse ekonomike për qytetarët dhe ekonominë të cilën e ka miratuar sot qeveria dhe efekti i të cilës është fiskal 71.4 milion euro bruto respektivisht, 40 milion euro për tre muaj. Kryeministri ka kumtuar se kjo paket e masave përfshin: Përkrahje për ekonomin dhe të punësuarit për disa mijëra ndërmarrës, ndërmarrje mikro të vogla dhe të mesme , në të cilat janë të punësuar mbi 100 mijë punëtorë. “Kjo masë e përkrahjes është shumë e gjërë dhe nënkupton të punësuarit në veprimtaritë që janë mbyllur dhe ato të rrezikuara , të punësuarit në pushim të paguar, të punësuarit në karantinim dhe vet izolim, deri tek subvencionet për punësime të reja”, ka theksuar kryeministri. Markoviq ka shtuar se nga paketa e propozuar e masave shihet se qeveria ka punuar me përkushtim në gjetjen e zgjidhjeve më të mira dhe të sigurojë potencialin shtesë financiar për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe ekonomisë. Kryeministri ka përkujtuar se Qeveria pas masave të para, urgjente ekonomike , ka zhvilluar dialog gjithëpërfshirës dhe të gjatë me të gjithë akterët e rëndësishëm shoqëror që paketa e dytë e radhës e masave të jetë efikase dhe dedikuar atyre që më së tepërmi u duhet për të ruajtur substancën e ekonomisë dhe të mos humbet rasti për zhvillim të mëtejmë.

SHBA do të vazhdojnë ta përkrahin Malin e Zi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin Malin e Zi si mikë , partner dhe aleatë në forcimin e sistemit të tij shëndetësor dhe të ekonomisë në luftën kundër pasojave të shumta të pandemisë Covid 19, ka deklaruar ambasadorja e SHBA në Mal të ZI Xhudi Raizng Rajnke. Ajo ka deklaruar për gazetën “Dan” se Qeveria amerikanë ka ndarë 300 mijë dollarë si ndihmë shëndetësore për zbutjen e përhapjes së epidemisë së Covid 19 në Mal të Zi. “Këto 300 mijë dollarë si ndihmë e USAID-it janë pjesë e investimeve afatgjate amerikane në Mal të Zi në shumë të përgjithshme për mbi 332 milion dollarë , përfshirë këtu edhe mbi 1 milion dollar për sistemin shëndetësorë” ka theksuar Rajnke. Ajo ka shtuar se SHBA , përmes agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtarë , USAID bashkëpunon me Qeverinë e Malit të Zi , me partnerët humanitarë ndërkombëtarë dhe me akterët e tjerë në identifikimin e zonave prioritare për mbështetje.

 

Nxënësit të mos kthehen në shkolla deri në fund të vitit shkollor

Nxënësit nuk do të duhej të kthehen në shkollë deri në fund të këtij viti shkollor, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike , ka deklaruar Ministri i arsimit Damir Shehoviq duke shtuar se fjalën përfundimtare do ta jap Këshilli koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse dhe Qeveria e Malit të Zi. Ai në intervistën për televizionin “Vjesti” ka theksuar se qëndrimi i tillë i ministrisë vlen edhe për edukimin parashkollor dhe se nuk do të vazhdojë kalendari për këtë vitë shkollor. Ai ka shtuar se kjo ministri ka hartuar edhe udhëzimet për notimin e nxënsëve, të cilat do tu postohen të gjitha shkollave në mënyrë që nxënësit të mund të fitojnë notat përfundimtare. Sa i përket maturës eksterne , Shehoviq ka theksuar se ajo nuk mund të organizohet onlajn , mirëpo akoma nuk dihet se si do të realizohet ky detyrim. Siç ka theksuar Ministria ka dhënë rekomandime që në fakultete provimet përfundimtare duhet të organizohet me praninë fizike, pas krijimit të kushteve. Shehoviq ka paralajmëruar se regjistrimet në shkolla dhe në kopshte për vitin e ardhshëm shkollor do të organizohen përmes rrugës elektronike.

 

Fletëpadi kundër 36 personave

Përë shkak të shkeljes së masave të vendosura nga organet kompetente, policia gjatë 24 orëve të fundit i ka paraqitur fletë padi kundërë 36 personave. Përë shkak të shkeljes së dispozitave shëndetësore në pengimin e përhapjes të Covid 19, prokurorisë kompetente i janë paraqitur fletëpadi kundër 16 personave në Podgoricë, kundër 6 individëve në Nikshiq,Hrceg Novi dhe Tivar, kurse nga tre persona janë proceduarë në Uqlin dhe në Andrievicë.

 

Sot filloi muaji i shenjtë i Ramazanit

Muaji i shenjt i Ramazanit ka filluar sot në mëngjes, kurse besimtarët do ta kalojnë atë në agjërim, lutje dhe falje. Ramazani është muaji i 9 i kalenderit myslimanë dhe fillimi i tij shënohet me dukjen e gjysmë hënës. Ky është muaji gjatë të cilit , siç besohet , ka filluar predikimi i Kuranit. Besimtarët , gjatë 30 ditëve të Ramazanit janë në agjërim duke u përmbajtur nga marrja e ushqimit dhe e ujit , por ndalohet edhe pirja e duhanit dhe çdo sjellje që nuk është në pajtim me dispozitat e Allahut. Agjërimi i Ramazanit fillon heret në mëngjes dhe zgjatë deri në perëndim të diellit, kur edhe përgatitet iftari dhe pastaj lejohet marrja e ushqimit dhe e pijeve gjatë tërë natës. Gjatë Ramazanit besimtarët do të duhej të vizitojnë të afërmit, fqinjët, vëllezërit sipas fesë si dhe të vizitojnë të sëmurit dhe tu ndihmojnë të varfërve dhe skamnorëve. Pas agjërimit të ramazanit, me 24 maj kremtohet për tri ditë festa e Bajramit të Ramazanit.

 

 

Gjatë kohës së Ramazanit të zotërojë paqja dhe harmoniia

Kryetari i Komunës së Tuzit Nikë gjeloshaj ua ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë islame fillimin e mujit të Ramazanit me dëshirë që pas pastrimit shpirtëror të dalin si ngallnimtarë. Gjeloshaj u ka dëshiruar besimtarëve që gjatë këtij muaji të shenjt si muaj i mirëkuptimit , afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve, të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes njerëzve. “Mendoj se ky muaj do ti shtojë ndjenjat tona për gjëra të mira, solidaritetit dhe mirëkuptim, si në mesin e besimtarëve ashtu edhe në mesin e të gjithë njerëzve , të gjitha feve dhe të njerëzimit në përgjithësi. Andaj me respekt dhe kënaqësi, në emër të Komunës së Tuzit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve ua uroj këtë muaj të agjërimit” thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit Gjeloshaj.

 

Guterres: Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është prioritet

Vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe reforma institucionale, janë pritjet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në raportin gjashtëmujor për Kosovën, që diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit, Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut. "Unë jam i inkurajuar nga vendosmëria personale dhe përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrel për rifillimit e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe disa masa të ndërmarra nga Beogradi dhe Prishtina, me mbështetjen e SHBA-së, për të nxitur integrimin dhe bashkëpunimin rajonal", shkroi Guterres në raportin e periudhës 16 shtator 2019 deri më 15 mars 2020.

 

Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi që në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë.“Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër”, tha Kurti.

 

 

Nisma për të riaktivizuar Parlamentin e shpërbërë të Maqedonisë së Veriut

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka arritur nisma për thirrjen e seancës urgjente ku deputetët do të duhet të konfirmojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy herë radhazi nga ana e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, më 18 mars dhe 16 prill.Partia më e madhe në pushtet Lidhja Social-Demokrate e cila ka iniciuar këtë nismë me nënshkrimin e 35 deputetëve mbështetur dhe nga partitë më të vogla shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, thirret në nenin 65 të Kushtetutës së vendit, në bazë të cilit mandati mund të vazhdohet në rast të gjendjes së jashtëzakonshme edhe në rast se shpërndahet institucioni ligjvënës.Por, kjo nismë nuk ka gjetur mbështetje nga partia më e madhe maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE dhe partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim. VMRO DPMNE ka dalë me qëndrim të prerë se kuvendi i shpërbërë nuk mund të mbajë seancë.

 

 

Hungaria nënshkruan me Kinën kredinë për hekurudhën Budapest- Beograd

Hungaria dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje kredie për të financuar ndërtimin e një linje hekurudhore midis Budapestit dhe Beogradit, ka njoftua sot ministri i Financave në Hungari, Mihaly Varga.Përmes një video në faqen e tij në Facebook, Varga tha se kredia mban një normë fikse të interesit dhe një mundësi të ripagimit të parakohshëm, por ai nuk tregoi më shumë detaje se cilat ishin këto kushte, raporton Reuters. "Ne kemi një marrëveshje kredie që është e dobishme dhe e sigurt për Hungarinë," tha Varga në video, duke shtuar se kushtet e kredisë ishin "të favorshme". Rreth 85% e financimit vjen nga Kina në formën e kredisë, ndërsa 15% sigurohet nga Hungaria, tha ai. Varga tha se lidhja e re hekurudhore, që do të përfundojë deri në vitin 2025, do të lejojë që Hungaria të jetë një qendër evropiane e transportit, pasi mallrat kineze mund të udhëtojnë nga Greqia në Evropën Perëndimore.

 

KE shfuqizon restrikcionin e eksportit të pajisjeve mbrojtëse për Ballkanin Perëndimor

Komisioni evropianë ka publikuar skemën e re të autorizimeve për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse medicinale nga të cilat ishin përjashtuar vendet e Ballkanit Përëndimor. Komisioni, siç ishte paralajmëruar më parë, ka bërë revidimin e vendimit të vetë prej me 15 mars , me të cilin futen lejet e domosdoshme për eksportimin e pajisjeve medicinale nga vendet e BE në vendet e treta, pëfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor. Pas insistimit të zyrtarëve të shtetetve të rajonit , por edhe të përfaqësuesve të institucionit të BE, Komisioni evropianë pas konsultimeve me vendet anëtare ka sjell vendimin sipas të cilës Ballkanin Përendimor përjashtohet nga skena e mëparshme e autorizimeve. Në KE kanë shtuar se në pajtim me solidaritetin ndërkombëtarë skema e re ekskluzivisht kërkon nga shtetet anëtarë që me procedura urgjente të lejojnë eksportimin e kërkesave urgjente në kontekstin e ndihmës humanitare. Dekreti i ri për autorizimin e eksportimit të pajisjeve mbrojtëse medicinale hynë në fuqi me 26 prill dhe do të zgjas 30 ditë.

 

Në botë janë infektuar mbi 2.7 milion njerëz

Në tërë botën me korona virus janë infektuar mbi 2.7 milion njerëz, kurse luftën me këtë virus e kanë humbur jetën rreth 190 mijë , tregojnë të dhënat e Universitetit “Xhon Hopkins” dhe sajti i Wolldometers Theksohet se me virusin Covid 19 janë prekur 2 milion e 709 mijë e 483 njerëz dhe jetën e kanë humbur 190 mijë e 872. Njëkohësishtë janë shëruar 749 mijë e 666 pacientë , kurse nga të prekurit aktual, 3%, respektivisht 58 mijë e 727 janë në gjendje të rëndë ose situatë kritike. Më së tepërmi të prekur ka në SHBA , ku nga Covid 19 janë infektuar 886 mijë e 709 persona , kurse kanë vdekur 50 mijë e 243 njerëz. Sipas numrit të infektuarve pasojnë Spanja, Italia, Franca, Gjermania ,Britania e Madhe dhe Kina ku edhe ka qenë vatra e këtij virusi. Pas Kinës gjendet Rusia me 62 mijë e 773 raste të paraqitura të prekura me këtë virus,, njofton Tanjugu.

Në Spanjë vazhdon të bie numri i viktimave nga koronavirusi

Spanja ka regjistruar numrin më të ulët, në baza ditore, të vdekjeve ngakoronavirusi, në më shumë se një muaj. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,524.Spanja, një anëtare e Bashkimit Evropian, është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 213,024, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara. Para saj, në vend të parë, janë Shtetet e Bashkuara me 869,172 të infektuar dhe 49,963 viktima.

 

Kongresi amerikan miraton 484 miliardë dollarë për tejkalimin e situatës së pandemisë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një projektligj të ri prej 484 miliardë dollarë, për të ndihmuar në përballjen me koronavirusin. Masa, më 20 prill është votuar edhe në Senat dhe ajo tashmë i është dërguar për nënshkrim presidentit amerikan, Donald Trump. Presidenti ka premtuar se do të nënshkruajë projektligjin shumë shpejt. Aty përfshihet një paketë ndihme me vlerë më shumë se 320 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe të mesme të goditura nga kriza e COVID-19, e ndjekur nga 75 miliardë dollarë ndihma për spitale, 25 miliardë për testimin ndaj koronavirusit dhe më shumë se 60 miliardë kredi për sektorët tjerë, veçanërisht bujqësinë. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më tani llogaritet se janë infektuar 869,172 amerikanë. Numri i vdekjeve ka arritur në 49,963.

 

Koreja e Jugut nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Në Korenë e Jugut nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.Kjo është dita e parë pa viktima përgjatë një muaji.Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) gjithashtu raportoi për vetëm gjashtë raste të reja të të infektuarve.Kjo është shifra më e ulët që nga 18 shkurti.Vendi përdori masa agresive të gjurmimit dhe testimit për të gjetur pacientë të infektuar, izoluar dhe trajtuar ata. Deri më tani 240 njerëz kanë vdekur, por kjo është akoma një shkallë e ulët fataliteti në krahasim me vendet e tjera.

 

Talibanët refuzojnë ofertën për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit

Talibanët kanë refuzuar një ofertë nga qeveria afgane, për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është "i arsyeshëm". Të dyja palët kanë mosmarrëveshje mbi procesin e paqes. Oferta u bë dje me 23 prill nga presidenti afgan, Ashraf Ghani, para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa Afganistani lufton me pandeminë në rritje të koronavirusit. Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se militantët do të vazhdojnë të luftojnë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me qeverinë lidhur me një marrëveshje të mundshme paqeje si dhe vonesat në shkëmbimin e të burgosurve. "Të kërkosh armëpushim nuk është e arsyeshme dhe bindëse", shkroi Shaheen në Twitter derisa akuzoi qeverinë se po rrezikon jetën e të burgosurve gjatë pandemisë. Një marrëveshje historike e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, më 29 shkurt, bën thirrje që qeveria afgane të lirojë 5,000 luftëtarë talibanë si një masë e ndërtimit të besimit, para se të fillojnë bisedimet zyrtare të paqes që synojnë t'i japin fund konfliktit 18-vjeçar në Afganistan. Qeveria në Kabul që gëzon mbështetjen e perëndimit, ka liruar më shumë se 480 të burgosur talibanë që nga 8 prilli, ndërsa militantët kanë liruar 60 zyrtarë të sigurisë afgane. Shkëmbimi i të burgosurve ishte planifikuar të përfundonte deri më 10 mars, para fillimit të bisedimeve brenda afgane të paqes, por, procesi është vonuar nga mosmarrëveshjet midis palëve.

 

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Ka fry erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuanë :Podgoricë 2 2 gradë, H. Novi 21,Budvë 20, Tivar, Ulqin,Petrovac , Shavnik e B.Pole 19, Beranë , Nikshiq, Cetinë, Pluzhinë e Rozhajë 18, Plevle, Kollashin, Andrievicë e Plavë 17 dhe Zhablak 13 gc.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me vransira kalimtare dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugut dhe perendimit. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -1 deri në 11 kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 gc.

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се