Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 10. 2013. 16:58 >> 17:30

LAJMET 08.10.2013

08.10.2013

Parlamenti shtynë deklarimin për ndryshimet e rregullores

Parlamenti i Malit të Zi e ka shtyrë deklarimin për ndryshimet e rregullores me të cilën do të përcaktohet se i cili trup punues parlamentar do ti propozojë kandidatët për 5 gjykatës së Gjyqit kushtetues dhe 4 anëtarë të kolegjit gjyqësor dhe të shqyrtojë propozimin për kryeprokurorin e shtetit.

Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq ka theksuar se deputet janë përpjekur që me koncezus të ndryshohet rregullorja. Krivokapiq ka theksuar poashtu se shumica e klubeve të deputetëve ka propozua që Këshilli kushtetues duhet të jetë kompetent për propozimin e kandidatëve kurse PSP dhe PDS konsiderojnë se këtë  kompetencë duhet ta ketë edhe Këshilli për sistemin politik , legjislaturë dhe administratë.

 

Bojaniq  anëtarë të Këshillit për antikorrupsion

Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedh shefin e klubit të deputetëve të Malit të Zi pozitiv Mlladen Bojaniq për anëtarë të Këshillit për antikorrupsion.

Bojaniq, është zgjedhur për anëtarë të Këshillit pasi që parlamenti ka konstatuar dorëheqjen e ish deputetit po të kësaj partie Zoran Milaniq. Atë më parë Mali i Zi pozitiv e ka përjashtuar nga partia dhe vendin e tij në Këshillin për mbrojtje dhe siguri e ka zënë lideri i Partisë Darko Pejoviq. Milaniq, pas vendimit të pozitives në Parlament paraqitet si deputet i pavarur.

 

Kombinati i Aluminit-afati për dorëzimin e planit ka skaduar

Afati për dorëzimin e planit për riorganizimin e Kombinatit të Aluminit në Podgoricë ka skaduar kështu që janë krijuar kushtet që sot ose nesër të shpallet bankrotimi i kompanisë , ka kumtuar kryetari i gjyqit afarist Dragan Rakoçeviq.

Bankrotimi , respektivisht zbatimi i falimentimit klasik do të thotë që e tërë prona e Kombinatit të shitet në tërësi nëse pajtohen aksionarët , ka deklaruar Rakoçeviq për Radion e Malit të Zi. Në rast të tillë, do të ndërpritej procedura e falimentimit , kurse blersi i ri mund ta ruaj emrin e Fabrikës dhe ta vazhdojë veprimtarinë pa kurrfarë ngarkesash. Mjetet e fituara nga shitja siç ka theksuar do tu ndaheshin aksionarëve.

 

Afatin për Qeverinë deri me 17 tetor

Ish punëtorët dhe punëtorët aktual të Kombinatit të Aluminit ua kanë vazhduar përfaqësueseve të qeverisë afatin deri me 17 tetor që të deklarohen për kërkesën e tyte lidhur me pagesën e kompensimeve. Përfaqësuesi i punëtorëve të cilët  e kanë arritur të drejtën për pension Radovan Toshkoviq ka deklaruar se në rast se Qeveria brenda këtij afati nuk deklarohet për shumën e kompensimeve dhe datën e pagesës do ta radikalizojnë  protestën .

 

Shqyrtohet mbajtja e seancës kontrolluese

Anëtarët e Këshillit Parlamentarë   për arsim , shkencë , kulturë dhe sport do të shqyrtojnë nesër iniciativën për mbajtjen e seancës kontrolluese të ministrit për arsim dhe shkencë Sllavolub Stjepoviq dhe të ministrit për kulturë e sport Branisllav Miqunoviq , të cilën e ka kërkuar deputeti i pozitivës Srgjan Periq.

Ai seancën dëgjimore e ka kërkuar lidhur me rastin e keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime partiake në kopshtin e Gollubovcit për shkak të rezultateve të institucionit të revizorit shtetërore dhe raportit financiar të Entit për botimin e librave për vitin e kaluar , si  dhe lidhur me sulmet gjithnjë më të shpeshta kundër gazetarëve dhe fotoreporterëve.

 

Protestë e paralajmëruar e sindikatës së mediave

Sindikata e mediave të Malit të Zi do të protestojë të premten para ndërtesës së ministrisë për punë të brendshme dhe do të kërkojë përshpejtimin e hetimeve në zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve , është kumtuar sot nga kjo organizatë. Kryetarja e sindikatës Mariana Camoviq ka theksuar se të premten mbushën dy muaj që kur është hedhur mjeti eksplodues në oborrin e gazetarit Tufik Softiq duke shtuar se gjatë kësaj kohe policia nuk ka bërë asgjë për të vërtetuar se kush dhe për çfarë arsyeje e bënë këtë, për herë të dytë, ka deklaruar Camoviq në konferencën për gazetarët.

 

Marrshi i krenarisë do të mbahet në Podgoricë me 20 tetor

Marrshi i krenarisë do të mbahet në Podgoricë me 20 tetor, ka vërtetuar kryetari i Këshillit drejtues të Organizatës KVIR Montenegro , Daniell Kaleziq , duke shtuar se kjo ngjarje do të jetë e suksesshme nëse do të jetë e siguruar mirë.

Sipas informatave jo zyrtare  të publikuara në media , drejtoria e policisë duke vepruar në bazë të paraqitjes  për mbajtjen e marshit të krenarisë ka dhënë lejen që me 20 tetor ajo edhe të mbahet. Është formuar edhe Shtabi policor i cili do të merret me vlerësimin e sigurisë së pjesëmarrësve të marshit të krenarisë ka theksuar Kaleziq.

 

Analistët: Takim i djeshëm vazhdimësi e cenimit të sovranitetit

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për mos lejimin e zyrtarëve serbë gjatë fushatës elektorale në Kosovë, i thirrur në bazë të kornizës ligjore në vend, ka ndryshuar pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare. ”Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë Thaçi pas takimit. Këtë qëndrim analistët e shohin si cenim të sovranitetit të Kosovës.

Shpend Kursani nga instituti KIPRED tha për Radio Kosovën se çfarë do shenje të sovranitetit që Kosova po jep, ajo po cenohet.“Cka do që Kosova po vendos dhe po dërgon shenja të sovranitetit, pra si me logo shtetërore, si me vendime sovrane për mos lejim të vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë e kështu me radhë, po rezulton që ato vendime të diskutohen me Serbinë dhe rrjedhimisht Serbia po bëhet palë në vendimet e Republikës së Kosovës”, tha ai. Kursani tha se që nga fillimi i dialogut Kosova ka qenë në pozitë të pafavorshme ndaj Serbisë, për shkak se ka hy në dialog jo si palë e barabartë. “I bëhet presion një individi në këtë rast kryeministrit Thaçi, që të bëjë lëshime pasi që Republika e Kosovës nuk është e dobët këtu, por është kryeministri Thaçi dhe qeveria e tij që po përfaqësojnë shtetin e Kosovës në këtë dialog”.Ndërsa Leon Malazogu nga Demokracia për zhvillim tha se mbetet të shihet nëse do të respektohet ajo që është thënë mbrëmë në Bruksel dhe kufizimet e karakterit politik të zyrtarëve serb gjatë vizitës në Kosovë.

 

ENEMO fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë

ENEMO ka filluar misionin për vëzhgimin e Zgjedhjeve të ardhshme lokale 2013 të Republikës së Kosovës. ENEMO po aplikon standardet ndërkombëtare për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve, dhe në bazat e tyre janë vendosur në ekipe të përbëra nga dy në qytetet: Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.Misioni i ENEMO-së kryesohet nga Zlatko Vujoviq, Presidenti i Bordit të Qeverisjes së CEMI, Qendra për Monitorim në Mal të Zi. Vëzhguesit afatgjatë do të veprojnë në ekipe në regjionet duke mbuluar gjithë territorin e Kosovës për të dy rundet e zgjedhjeve.

Vëzhguesit e ENEMO-së do të vëzhgojnë dhe vlerësojnë implementimin brenda kornizës ligjore të aspekteve vijuese të procesit të zgjedhjeve: puna e administratës zgjedhore, aktiviteteve parazgjedhore/ fushatave, votimit, numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve si dhe menaxhimin e procedurave të ankesave dhe parashtresave. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ENEMO planifikon të lëshoj tri raporte të cilat do të paraqiten në media dhe publik. 2 raporte preliminare do të lëshohen pas Ditës së Zgjedhjeve të secilit rund të zgjedhjeve, ndërsa raporti përfundimtar do të ipet pas përfundimit të procesit zgjedhor.

 

Jahjaga vlerëson lart ndihmën e ushtrisë turke për FSK-në

Presidentja e Republikës së Kosovës  Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Forcave të Armatosura të  Turqisë që kryesohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të këtyre forcave, gjenerali Nexhdet Ozel. Presidentja Jahjaga e falënderoi gjeneralin Ozel për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, me theks në atë të sigurisë.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në dobi të paqes dhe stabilitet të përgjithshëm në Ballkan por edhe më gjere, si dhe vlerësoi lart ndihmën profesionale që i ka ofruar ushtria turke Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga, njëherësh komandante Supreme e FSK-së, shprehu gatishmërinë që kjo forcë, tani pas arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, të marrë pjesë edhe në misione ndërkombëtare. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjenerali Nexhdet Ozel, deklaroi se Kosova gëzon mbështetjen e plotë të Turqisë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, BE dhe në të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.

 

Adriana Hoxhiq: Veriu është i pasigurt për fushatë zgjedhore

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, thotë se ka frikë të organizojë tubime parazgjedhore në këtë pjesë, të dominuar nga serbët.
Hoxhiq, e cila ka drejtuar deri tash Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri, thotë se situata e sigurisë në Veriun e Mitrovicës, nuk premton fushatë të hapur.

“Praktikisht fushata në terren ende nuk ka filluar. Ju e dini që situata e sigurisë në Veriun e Mitrovicës, nuk premton organizim të një fushate të hapur. Kjo do të thotë se mua nuk më lejohet të mbajë një fushatë të mirëfilltë, për arsye se nuk ka kushte sigurie. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë time, por edhe të votuesve të mi potencial”.Kundër- kandidatë të Hoxhiqit për pozitën e Kryetarit të Veriut të Mitrovicës janë edhe politikanët Oliver Ivanoviq dhe Krstimir Pantiq.Me gjithë pengesat Hoxhiq thotë se do ta bëjë fushatë, pas pak ditësh. Fillimisht paralajmëron se do të marrë pushim në punën që bënë aktualisht si Shefe e Zyrës Administrative për Veriun.

 

Fërçkovski: Zgjidhja më e mirë Maqedonia e Epërme

Kur bëhet fjalë për emrin e maqedonisë zgjidhja më optimale do të ishte që të bisedohet për emrin Maqedonia e Epërme, por, në këtë moment nuk mund të hapet për shkak të atmosferës së krijuar në shtet dhe refuzimit të kryeministrit që ta marrë atë përgjegjësi, theksoi profesori universitar Lubomir Fërçkovski në debatin “Maqedonia sot”.

“Jo Republika e Epërme e Maqedonisë. Për ne çelësi është Maqedonia e Epërme, ajo është shenjë e shtetit. Ajo bën dallim, kjo tjetra është tallje. Tek identiteti duhet patjetër të mbahemi deri në maqedonas për gjuhën dhe kombin, këtu nuk ka dilema.
Megjithatë, ka variante diplomatike se si atë do ta zgjidhin, nëse me fusnotë maqedonase, kurse më poshtë të sqarojnë se këta maqedonas janë nga Maqedonia e Epërme ose ndryshe do t’i shkruajnë me qirilicë dhe latinisht, nuk e di, për atë bisedohet”, shtoi Fërçkovski.

 

Putin: SHBA dhe Rusia – mirëkuptim lidhur me Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se Moska dhe Uashingtoni kanë “mirëkuptim të përbashkët” për atë që duhet të bëhet në Siri. Duke folur para reporterëve në Bali të Indonezisë, pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit,

John Kerry, në fund të samitit të organizatës APEC, Putin e ka lavdëruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, dhe tha se beson se ekspertët do të jenë të aftë ta kryejnë detyrën e tyre për eliminimin e armatimit kimik të Sirisë, brenda një viti. Ai, poashtu, theksoi se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ishte duke bashkëpunuar “shumë aktivisht” me inspektorët ndërkombëtarë të armatimit kimik.

 

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 38 të vrarë

Nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 38 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ka raporte se së paku shtatë sulme me bomba në Bagdad janë kryer mbrëmë vonë. Agjencia Reuters njoftoi se pjesa më e madhe e sulmeve ndodhi në lagjet me popullatë shumicë myslimane shiite, por një shpërthim ka ndodhur në lagjen Dura, me popullatë shumicë sunite. Nga dhuna në Irak, deri tash këtë vit janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

 

Indonezi: Samiti APEC përfundon sot

Liderët nga rajoni Azi-Paqësor sot në Bali të Indonezisë e mbajnë ditën e dytë dhe finale të bisedimeve, që kanë për qëllim nxitjen e ekonomisë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), për shkak të krizës lidhur me mbylljen e pjesërishme të qeverisë në Shtetet e Bashkuara. Por, në vend të tij në samit merrë pjesë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili u tha liderëve të biznesit në margjina të samitit, se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për rajonin. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se ripërtritja e ekonomisë globale do të jetë “proces i gjatë dhe i vështirë”.Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka kërkuar që vendet e APEC-ut të investojnë në projektet kryesore të infrastrukturës në Rusi, duke theksuar se Rusia do të krijoj kushte të domosdoshme për kompanitë e jashtme.

 

Birmania liron 56 të burgosur politikë

Presidenti i Birmanisë ka falur 56 të burgosur politikë, si pjesë e një plani për t’i liruar të gjithë personat e burgosur për kundërshtim të qeverisë, deri në fund të vitit. Lirimi i të burgosurve, vjen pak para fillimit të një samiti që do të mbahet në këtë vend, e në të cilin do të marrin pjesë liderë nga Azia juglindore dhe Pacifiku. Hla Maung Shwe, anëtar i një grupi qeveritar për të burgosurit, tha se 56 personat e liruar ishin rebelë të grupit etnik kachin, të cilët luftojnë për pavarësi ose autonomi më të madhe, brenda shtetit multietnik të Birmanisë. Qindra të burgosur politikë janë liruar që nga viti 2011, kur presidenti Thein Sein erdhi në pushtet, si pjesë e reformave shtetërore që shënuan kalimin e Birmanisë nga qeverisja ushtarake disa dekadëshe.

 

Ndahet Nobeli 2013 për fizikë

Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2013, iu është ndarë profesorit të Universiteti të Lirë të Brukselit në Belgjikë, Francois Englert dhe profesorit të Universitetit të Edinburgut në Britani të Madhe, Peter Higgs.

Në shpjegimin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave thuhet se çmimi ndahet për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon në kuptimin tonë mbi origjinën e përmbajtjes së grimcave subatomike, i cili së fundmi është konfirmuar përmes zbulimit të grimcës fundamentale të parashikuar  teorikisht nga fituesit, gjatë eksperimenteve  ATLAS  dhe  CMS  të CERN-it.

 

Afganistan: Ish-gjenerali kërkon falje për luftën civile

Ish-gjenerali afgan Abdul Rashid Dostum ka kërkuar falje për rolin e tij në luftën civile të këtij vendi. Dostum, në një deklaratë të 7 tetorit, ka thënë, “Është koha që t’ju kërkojmë falje afganëve, të cilët u sakrifikuan për shkak të politikave tona”. Kjo është hera e parë që një figurë e kyçur drejtpërdrejt në luftën civile afgane kërkon falje publike. Dostum është një ish-udhëheqës i milicisë uzbeke, i cili akuzohet për krime lufte. Lufta civile e viteve 1992-1996 në Afganistan la të vdekur qindra mijëra civilë dhe shkatërroi në mase infrastrukturën e vendit. Kërkim falja e Dostumit vjen vetëm një ditë pas kandidimit  të  tij zyrtar për president të vendit në zgjedhjet e prillit 2014.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore.

Temperaturat: Tivar, Tivat e Beranë 20, Budvë 19 , Podgoricë e H. Novi 18, Ulqin, Kollashin e B. Pole 17, Plavë e Plevle 16, Rozhaj 15, dhe në Cetinë, Nikshiq, Zhablak e Shavnik 14 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare jugore dhe jug-lindore. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 17 , kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 22 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се