Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 10. 2013. 15:33 >> 17:53

LAJMET 07.10.2013

07.10.2013

Kisha nuk themelohet me gjyq

Tempulli i ringjalljes së Krishtit në Podgoricë është bekuar sot në mëngjes në kuadër të solemnitetit me rastin e 1700 vjetorit të ediktit të Milanos. Liturgjinë solemne e ka udhëheqë patriarku Vartollomej. Ai ka theksuar me rastin e drejtimit të vetë besimtarëve se kënaqësinë e të gjithëve e rrit fakti se këtu shënojmë jubileun 1.700 vjeçar të ediktit të Milanos.

Bekimi i tempullit është ftesë për unitet, ka theksuar ai duke shtuar se askush nuk mund të ketë pushtet që të themelojë një kishë ose një kishe  tjetër . Në bekimin e tempullit dhe liturgjinë kanë marrë pjesë shumë udhëheqës të kishave ortodokse  në mesin e të cilëve patriarku serbë Irinei , patriarku i Jerusalemit Teofil si dhe patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë Kiri . Në solemnitet ka marr pjesë edhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, nënkryetari i Qeverisë e ministër i punëve të jashtme Igor Llukshiq, kryetari i Republikës Serbe Millorad Dokik , si dhe përfaqësues të tjerë të kishave të krishtera dhe udhëheqës fetare. Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq në pajtim me paralajmërimin e mëparshëm nuk ka marr pjesën në bekimin e tempullit, kurse të pranishëm ishin edhe lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq si dhe kryetarët e PSP dhe të NOVA Srgjan Miliq dhe Andria Mandiq. Të përkujtojmë se kryeministri Millo Gjukanoviq ka prit mbrëmë patriarkun e Moskës dhe të tërë Rusisë Kirill.

 

Austria mund ti përparojë standardet ekonomike dhe afariste në Mal të Zi

Delegacioni i Malit të Zi të cilin e udhëheq nënkryetari i Qeverisë për politikën ekonomike dhe sistemin financiar Vuica Llazoviq ,ka prezantuar sot në Vjenë potencialet ekonomike dhe investuese të Malit të Zi përmes dialogut të drejtpërdrejt me investuesit potencial.

Austria është njëra ndër ekonomitë udhëheqëse evropiane dhe botërore, djep i shkollës prestigjioze austriake e cila në themelin e të gjitha fenomeneve ekonomike vendos individin dhe tregun , kurse qyteti i Vjenës është tash 4 vjet me radhë vendi i parë në botë me kualitetin e jetesës. Një sistem i tillë krijon investues të shëndosh të cilët me investimet në Mal të Zi mund ti avancojnë standardet, klimën  afariste dhe suazat institucionale ti ngrisin në nivel më të lartë, ka theksuar Llazoviq në fjalën hyrëse në Panel. Siç është kumtuar delegacioni i Malit të Zi ka prezantuar projekte nga turizmi ,energjetika dhe bujqësia si sektor prioritar ekonomik. Projekte investuese kanë prezantuar Ministria e ekonomisë , Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e turizmit si dhe Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Prezantimet e veta i paraqiten edhe Oda ekonomike e Malit të Zi si dhe Organizata turistike nacionale.

 

Të definohet raporti i Qeverisë dhe i Kuvendit në procesin e integrimeve

Raportin e parlamentit dhe të Qeverisë në procesin e integrimeve evropiane duhet definuar me një akt dhe të bëhet balancim i mirë në realizimet  individuale, ka vlerësuar deputeti i PDS, Miodrag Vukoviq. Nga Instituti Aletrantiva më parë është vlerësuar se aktivitetet e deritashme në parlament në drejtim të definimit të modelit për pjesëmarrje në bisedime ishin të pa mjaftueshme dhe se raporti i Kuvendit dhe i Qeverisë në procesin e integrimeve evropiane duhet rregulluar me marrëveshje e cila do të vërtetojë dinamikën e raportimit të parlamentit në realizimin e planeve aksionare për kapitujt 23 dhe 24.  Ai ka sqaruar se përvoja komparative tregon se shumë vende të cilat kohëve të fundit janë anëtarësuar në UE kanë nënshkruar marrëveshje të llojit tetë ose një formë tjetër kanë rregulluar çështjen e raportit ndërmjet Qeverisë dhe parlamentit si organe të cilat janë më së tepërmi të kyçura në procesin e integrimeve evropiane.

 

Kontestohen 845 fletëparaqitje me të cilat kërkohen borxhet nga KAP-i

Aksionarët e Kombinatit të aluminit, të cilëve u janë kontestuar rreth 1.3 milion euro , ose 845 kërkesa do të kenë të drejtë që në procesin gjyqësorë të përpiqen ti arsyetojnë kërkesat e veta , është kumtuar sot në Gjyqin afaristë. Kryetari i Gjyqit afaristë ,Dragan Rakoçeviq ka kumtuar se në procesin e falimentimit janë paraqit 2 mijë e 19 aksionar ,të cilët kërkojnë gjithsejtë 459 milion euro.

Rakoçeviq i ka njoftuar drejtorin e falimentimit dhe aksionarët me mundësin e zgjidhjes së kontestit përmes Qendrës për ndërmjetësim . Drejtori i falimentimit Veselin Perishiq ka sqaruar se të gjithë aksionarët të cilëve u janë kontestuar kërkesat gjykatësit do t’ua dorëzojë konkluzionet veç e veç.

 

Pa procedurë gjyqësore kundër Eektroekonomisë dhe sistemit elektropërçues

Agjencia regullatore për energjetikë ka heq dorë nga kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje kundër Elektroekonomisë , sistemit elektropërçues të Malit të Zi dhe kundër drejtorëve të tyre ekzekutiv , sepse këto kompani kanë nënshkruar kontrata të ndërsjella. Agjencia rregullator për energjetik kishte dorëzuar në shtatorë kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje kundër Elektroekonomisë dhe sistemit elektropërçues të Malit të Zi dhe kundër drejtorëve të tyre ,Enriko Malerbo dhe Lubo Knezheviq ,për shkak të mosnënshtrimit të kontratave gjegjëse dhe për shkak të veprimtarisë në kundërshtim me ligjet.

 

Sot shënohet Dita e Ushtrisë

Në Mal të Zi sot shënohet Dita e Ushtrisë së Malit të Zi , 7 .tetori , në shenjë kujtimi në betejën në Tugjemil afër Tivarit në vitin 1042.

Me rastin e Ditës së Ushtrisë së Malit të Zi kryeshefi i Shtatmadhorisë vice admirali Dragan Samarxhiq dhe kryetari i Komunës së Tivarit Zharko Paviqeviq kanë vendosur lule në Pllakën përkujtimore në Tugjemil ,ku ushtria e Duklës me 7. tetor të vitit 1 mijë e 42 ka korrë fitore historike kundër Bizantit. Samarxhiq ka theksuar se Dita e Ushtrisë sot shënohet edhe me hapjen e Qendrës operative nacionale të Marinës.

 

Zgjedhjet e 3 nëntorit, temë kryesore në Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se temë kryesore e takimit të sotëm midis kryeminisrtave të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të jetë përparimi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe përgatitjet për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Zonja Ashton ka ftuar kryeministrat Daçiq dhe Thaçi për të rishikuar përparimin që është bërë në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu, veçanërisht në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit – kjo do të jetë tema kryesore. Ne gjithmonë themi se dialogu vazhdon edhe në dialog teknik dhe politik. Zonja Ashton ka thirrur të dy kryeministrat në Bruksel kur ka qenë e nevojshme”, ka thënë zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.

 

Krasniqi vizitë në Hungari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të udhëtojë sot për në Hungari, ku do të marrë pjesë në konferencën e gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vizita e Krasniqit, bëhet me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, László Kövér. Ndërkohë, konferenca fillon punimet nesër.

 

Qeveria s’e do shuarjen e EULEX-it

Qeveria e Kosovës e di që nuk mund ta shuajë EULEX-in. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit do të vazhdoj të ketë kompetenca ekzekutive edhe pasi t`i ketë përfunduar mandati i dytë në qershor të vitit të ardhshëm. Kësisoj misioni do të vazhdojë të punojë në 250 rastet e hapura që ka nëpër gjykata dhe prokurori të Kosovës.

Në disa prej këtyre rasteve po ndiqen ish-komandantë të UÇK-së dhe politikanë të fuqishëm. Ata dyshohen për krime lufte ose për korrupsion e krim të organizuar. Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka komentuar pozicionin e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për mbajtjen e kompetencave ekzekutive nga EULEX-i, pozicion ky i shfaqur në një letër diplomatike të këtyre shteteve dërguar BE-së, të cilën e ka publikuar Tribuna një ditë më parë.  Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është në garë për ta dëbuar EULEX-in por pret që gjatë negociatave me BE-në të arrijë të transferojë sa më shumë që është e mundshme  kompetenca nga EULEX-i tek institucionet vendëse.

 

Eksperti i OKB-së për të zhvendosurit viziton Kosovën

Një raportues special i OKB-së Chaloka Beyani do ta vizitojë Kosovën nga 10 – 13 tetor, për të vlerësuar situatën e përgjithshme të personave të zhvendosur brenda Kosovës. “Gjatë vizitës sime triditore, do të grumbulloj informacione të dorës së parë nga personat e zhvendosur dhe komunitetet e prekura” ka thënë Beyani. “Gjithashtu do të shikoj nga afër sfidat dhe mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme për këta persona, derisa do të diskutoj progresin e bërë me palët e përgjegjëse, rreth implementimit të rekomandimeve nga mandati paraprak i vitit 2009” ka shtuar ai. Beyani do t’i dorëzojë vështrimet e tij preliminare përmes një deklarate të shkruar menjëherë pas përfundimit të misionit. Raporti i plotë do t'i prezantohet Këshillit të të Drejtave të Njeriut në qershor 2014.

 

Obama letër Berishës: Opozita të jetë aktive në Parlament

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë letër Obama i thekson edhe njëherë rolin që ka opozita në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin e Evropian. Obama thotë së Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar. Por kohët e fundit opozita nuk ka qenë aktive në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin nga qeveria e re. Edhe ditën e sotme deputetët e opozitës nuk janë paraqitur sot në asnjë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.

 

Rinisin kërkimet për të zhdukurit në Lampedusa

Në Itali, zhytësit kanë rinisur kërkimet për trupat e zhdukur nga mbytja e një anijeje pranë ishullit Lampedusa. Anija, me rreth 500 migrantë të paligjshëm, shumica nga Eritrea dhe Somalia, është mbytur të enjten. Migrantët kishin kaluar dy ditë në det, duke udhëtuar nga Libia. Tetëdhjetë e tre trupa janë gjetur të dielën, duke çuar në 194 numrin zyrtar të të vdekurve. Rreth 200 njerëz vazhdojnë të figurojnë ende të zhdukur, ndërsa 155 të tjerë i kanë mbiejtuar aksidentit. Lampedusa shtrihet midis Tunizisë dhe Sicilisë dhe është destinacion i madh për migrantët në Bashkimin Evropian.

 

Vriten pesë ushtarë në Egjipt

Pesë ushtarë egjiptianë janë vrarë në qytetin Ismailia të Egjiptit. Sulmi ka ndodhur në një postbllok në veri dhe dyshohet të jetë kryer nga militantët islamikë. Në Kajro, sulmues të panjohur kanë hedhur granata në pjatat satelitore të komunikimit, duke dëmtuar së paku një prej tyre.

Sulme ka pasur edhe në qytetin al-Tour, ku makina bombë ka vrarë së paku dy njerëz dhe ka plagosur 48 të tjerë.Ato kanë ndodhur një ditë pas përleshjeve të përgjakshme në Egjipt, midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi, në të cilat kanë humbur jetën së paku 50 persona.

 

Në një sulm me bombë në Pakistan vriten 2 policë

Së paku dy oficerë policie u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot nga një shpërthim i një bombe në afërsi të një ekipi vaksinues në Peshavar të Pakistanit. Sulmi duket të ketë qenë i drejtuar kundër oficerëve të policisë, të cilët po mbronin ekipin vaksinues. Punëtorët shëndetësorë janë sulmuar në vazhdimësi kohët e fundit në Pakistan, pasi talibanët e kishin quajtur vaksinimin një komplot perëndimor për të sterilizuar myslimanët.

 

Shënohet përvjetori i vrasjes së gazetares Anna Politkovskaya

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe mbështetës të ndryshëm kanë shënuar 7 vjetorin e vdekjes së gazetares hulumtues ruse Anna Politkovskaya. Gazeta ruse "Novaya gazeta" ku punonte Politkovskaya, do të zbulojë një pllakë përkujtimore gjatë një ceremonie ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq, aktivistë, kolegë dhe diplomat të jashtëm.

Tubime komemorative janë organizuar edhe në lokacione të tjera në Moske dhe St. Petersburg. në Berlin ndërkaq, do të mbahet një koncert në solidaritet me viktimat e dhunës në Rusi. Për vrasjen e gazetares Politkovskaya, aktualisht po gjykohen pesë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasje, por prokurorët nuk i kanë publikuar ende emrat e atyre që besohet ta kenë kryer vrasjen.

 

Tre hulumtues fitojnë Nobelin për Mjekësi

Dy amerikanë, James Rothman dhe Randy Schekman, si dhe gjermani Tomas Suedhof kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi për vitin 2013. Çmimet janë shpallur sot në Akademinë Suedeze në Stokholm. Tre hulumtuesit janë shpërblyer për zbulimin se si qeliza organizon sistemin e vet të transportit. Rothman është profesor në Universitetin Yale, Schekman në Universitetin e Kalifornisë, ndërsa Suedhof në Universitetin Stanford. Çmimi Nobel për Paqe, i cili është edhe më i shumëprituri, do të bëhet publik të premten.

 

Prej në mesnatë nafta do të jetë 5 deri në 6 centë më lirë

Eurodizeli prej sonte në mesnatë do të jetë më i lirë 5-6 cent , kurse çmimet e benzinës eurosuper mbeten të njëjta, i është kumtuar agjencisë MINA në Ministrinë e ekonomisë. Një litër eurodizel prej sonte në mesnatë do të jetë 5 centë më lirë dhe do të kushtojë 1.27 euro  .Çmimet e benzinës eurosuper 98 dhe 95 do të mbesin të njëjta edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme. Çmimet e derivateve në Mal të Zi herën e fundit janë ndryshuar me 23 shtator ,kurse llogaritja e re dhe çmimet eventuale të reja do të caktohen  me 22 tetor.

 

Nesër mot kryesisht i vranët,vende-vende me reshje te shiut e bubullime

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar e Tivat 20, Budvë 19, H. Novi 18, Podgoricë 17, Ulqin 16, Cetinë 14, Nikshiq 13, Shavnik 12, Beranë , Plevle, Kollashin, Zhablak , Plavë e Rozhaj 11d he në B. Pole e Mojkovac  10 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.   Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 23 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се