Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 04. 2020. 18:36 >> 18:38

Ditari 02.04.2020

02.04.2020

Mund të pritet rritje e numrit të infektuarve

Në Mal të Zi janë konfirmuar 17 raste të reja të prekura me virusin Corona duke e çuar numrin e të sëmurëve në 140. Ndihmës drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Senad Begiq, ka deklaruar se të dje janë regjistruar 20 të prekur të ri me koronavirus. “Kjo nuk është dita më e vështirë nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sepse, një ditë më parë kemi pasur 21 të prekur nga kjo sëmundje. E gjitha kjo që regjistrohet në terren tërheq vërejtjen se mund të presim edhe shtimin e numrit të prekurve”, ka theksuar Begiq në konferencën për gazetarët. Ai ka theksuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 110 analiza prej të cilave 17 kanë rezultuar pozitiv. Begiq ka shtuar se 11 raste pozitive janë konfirmuar në Podgoricë, pesë në Bjello Pole dhe një në Nikshiq.

Të punësuarve në  shëndetësi do tu rriten rrogat

Punëtorëve shëndetësore do tu rriten rroga, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai në Twiter ka theksuar se Qeveria ka miratuar vendimin  që të punësuarve në shëndetësi, të cilët gjenden në procesin e punës prej fillimit të përhapjes së virusit Covid 19, të shpërblehen me një shtesë në të ardhurat e tyre prej 15%. Qeveria po ashtu ka vendosur se për të punësuarit në shëndetësi nuk do të zbatohen masat e vërtetuara të përkufizimeve, por çdo orë pune e realizuar jashtë orarit do tu paguhet.

 

Gjukanoviq viziton spitalin e përgjithshëm në Beranë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjhukanoviq e ka vizituar sot Spitalin e përgjithshëm në Beranë, i cili është Qendër rajonale për veriun e shtetit dhe me këtë rast është njoftuar me gatishmërinë dhe kapacitetet për pranimin dhe shërimin e pacientëve të infektuar me Coronavirusin. Përveç presidentit, këtë Spital e kanë vizituar  edhe Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq dhe shefi i Shtabit medicinal të krizës, dr. Ranko Llazoviq.

NATO do të vendos sot për ndihmë vendeve anëtare në luftën kundër Covid-19

Ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të NATO-s, do të diskutojnë sot për ndihmën vendeve anëtare në luftën kundër koronavirusit të ri. Në këtë takim, i cili do të realizohet përmes video konference dhe në të cilën do të marr pjesë edhe Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, do të diskutohet për implikimet e sigurisë të krizës nga Covid-19, brenda Aleancës dhe aleatëve të saj. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, ka deklaruar dje në konferencën për gazetarët se Aleanca është e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për aleatët në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe qëllimi primar është që kriza shëndetësore të mos bëhet edhe krizë e sigurisë. Stolltenberg ka sqaruar se nga disa shtete anëtare kanë marrë edhe ftesë për ndihmë në luftën kundër koronavirusit dhe se ato do të koordinohen përmes NATO Qendrës për përgjigje ndaj krizës. Mali i Zi i ka dërguar me 27 mars kërkesë NATO-s për ndihmë, ku mes tjerash kërkon nga Aleanca respiratorë, teste, maska, shtretër...

 

Gjithnjë e më të përkushtuar respektimit të masave për pasoja sa më të vogla

Qytetarët në komunën e Tuzit, tashmë kanë hyrë në ditën e 10-të të izolimit, respektivisht të karantinimit të plotë që nga paraqitja e të infektuarve të parë me Covid 19 në këtë komunë. Ajo që duhet veçuar në krye të këtij informacionit, është fakti se banorët e kësaj komune janë gjithnjë e më të përkushtuar respektimit të masave të ndërmarra nga kompetentët në parandalimin e pasojave më të rënda nga përhapja e Corona virusit. Ata konsiderojnë se respektimi i masave të ndërmarra për vetëizolim, ka kontribuar në ngadalësimin e rritjes së numrit të infektuarve, edhe pse me 34 të infektuar aktualisht me Covid 19, është përqindje shumë e lartë për një komunë si Tuzi. Mirëpo në përballje me pasojat e aktuale dhe të mundshme në këtë territor, duhet veçuar edhe funksionimin e e shërbimeve të nevojshme për qytetarët, atë shëndetësor në radhë të parë, të furnizimit me ilaçe të nevojshme për të sëmurët si dhe punën e palodhur të vullnetarëve të cilët në koordinim me shtabin komunal të emergjencave, janë duke ndihmuar të gjithë banorët në territorin e komunës dhe, sidomos, donacionet e shumta nga instituicone, afaristë, shoqata dhe individ, në të holla dhe mjete tjera të nevojshme për banorët e që arrijnë gjithnjë për të ndihmuar në përballje me pasojat nga kjo e keqe që ka përfshirë mbarë botën. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, po ashtu, ka ndërmarr aktivitete të domosdoshme për të ndihmuar prodhuesit e këtushëm bujqësor dhe fermerët, për tu lehtësuar atyre furnizimin me karburante dhe mjete tjera të nevojshme, për aq sa është e mundur, në shpëtimin e sezonit aktual të prodhimtarisë e që është aq e nevojshme për të siguruar sasi sa më të mëdha të ushqimit për banorët.

përgatiti, Gjokë Dukaj                                                                                                                                   

Ndalesën e daljes nga banesat e kanë shkelur 31 individë

Policia ka proceduar penalisht 31 individ për shkak të shkeljes së masave të daljes nga objektet banesore prej orës 19 të mbrëmjes deri në ora 5 të mëngjesit, ka deklaruar Drejtoria e policisë. Theksohet se më  së tepërmi persona janë identifikuar në Podgoricë, 9 sish, 5 në Nikshiq dhe nga tre në Hrceg Novi, Tivat, Plevle dhe Ulqin. Të theksojmë se qytetarëve të Malit të Zi u ndalohet dalja nga shtëpitë gjatë ditëve të punës prej orës 19 deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme, kurse gjatë uikendit, të shtunave prej orës 13 deri në ora 5 mëngjesit të së hënës. Ndalesa nuk ka të bëjë me personat të cilët ushtrojnë punë të rregullta dhe të cilët ofrojnë shërbime me interes publikë dhe që janë të pazëvendësueshëm për jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve dhe kjo duhet të dëshmohet me vërtetimin të cilin e lëshojnë punëdhënësit e tyre.

Qeveria ka siguruar pajisje mbrojtëse për përfaqësuesit e mediave

Qeveria e Malit të Zi e ka siguruar një sasi të konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse për përfaqësuesit e mediave, është kumtuar nga Ministria e kulturës. Siç thuhet nga kjo ministri, pajisjet mbrojtëse janë siguruar për punëtorët e mediave, të punësuar në televizione, emetuesit lokal dhe publik, për të punësuarit në mediat e shkruara e të cilët çdo ditë gjenden në terren. “Qeveria, në pajtim me resurset në disponim, ka siguruar një sasi të caktuar të pajisjeve mbrojtëse për përfaqësuesit e mediave në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë. Në situatën aktuale epidemiologjike, përveç punëtorëve të shëndetësisë dhe të policisë, gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët, përballen më së tepërmi me këtë sëmundje ngjitëse.

 

Deputetët dhe funksionari i Parlamentit dhurojnë gjysmën e rrogës së muajit mars

Funksionarët e Parlamentit të Malit të ZI dhe 21 deputetë i kanë dhuruar Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse gjysmën e rrogës së muajit mars në shumë të përgjithshme rreth 18 mijë euro. Nga Parlamenti kanë përkujtuar se para do kohe 33 deputetë dhe 5 funksionarë kanë ndarë për këtë qëllim 30 mijë e 798 euro, kurse organizata sindikale e parlamentit ka ndarë 1.5 mijë euro.“Në këtë mënyrë, Parlamenti i Malit të Zi deri tani ka realizuar një donacion prej 50 mijë e 329 euro”, thuhet në kumtesë.

 

Qeveria të ndërmarr masa konkrete socio-ekonomike për mbështetje ndaj ekonomisë

Qeveria e Malit të Zi duhet të paraqitet me masat konkrete socio- ekonomike si përkrahje ekonomisë, të punësuarve dhe qytetarëve, duke pasur parasysh se paralizimi i jetës shoqërore, i shkaktuar me masat e futura për shkak të koronavirusit, kërcënon të shkaktojë pasojat dramatike, ka kumtuar Mali i Zi Demokratik. Kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiq, ka theksuar se Qeveritë e vendeve të rajonit janë duke realizuar paketa gjithëpërfshirëse të përkrahjes ekonomike. Edhe Partia qytetare, Alternativa e Malit të Zi, i ka bërë apel kryeministrit Markoviq që Qeveria të sjell dhe të implementojë disa masa të ndihmëse për punëtorët të cilët për shkak të krizës të shkaktuar nga epidemia e virusit Covid-19 e kanë humbur vendin e vetë të punës. Partia Socialiste Popullore i shtron pyetjen Qeverisë nëse Trupi Koordinues Nacional gëzon legjitimitet të vendos për shpenzimin e të hollave të  grumbulluara. Ata kërkojnë që raportet për situatën në llogari dhe në pagesën e faturave të jenë publike dhe të precizohet se cilat janë “aktivitetet dhe veprimet tjera të domosdoshme për realizimin e këtyre masave”.

 

Pushteti e jep provimin, opozita grumbullon pakë pikë

Derisa sistemi i përgjithshëm shëndetësore, elita në pushtet dhe të gjitha forcat patriotike në Mal të Zi luftojnë për ruajtjen  e jetëve të njerëzve, të ketë sa më pak të prekur me koronavirus, armiqtë e shtetit zhvillojnë një fushatë të pashembullt duke u përpjekur që edhe këtë situatë, të cilën bota nuk e mban mend prej Luftës së Dytë Botërore, ta shfrytëzojnë për pak pikë politikë, konsideron analisti politik, Ranko Gjonoviq. “Si të sqarohen ndryshe sulmet e përditshme kundër pushtetit, kundër individëve, kundër anëtarëve të Trupit Koordinues Nacional dhe kundër përfaqësuesve të pakicave. Këto provokime në momentin aktual do të mbeten njollë e errtë në veprimtarinë e opozitës proserbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe në këto kohë të zymta”, shtron pyetjen Gjonoviq. Në deklaratën dhënë gazetës, “Dnevne Novine”, Gjonoviq i ka vlerësuar si provokime aktivitetin e Kishës Ortodokse Serbe, të partive nacionaliste dhe proserbe në Mal të Zi, në krye me Frontin Demokratik si dhe provokimet e Demokratëve, siç ishte përpjekja e djeshme për fitimin e ndonjë pike politike përmes shpërndarjes së ndihmave në Zhablak, edhe pse të gjithë në shtet tani më e dinë se çdo ndihmë mund të dërgohet vetëm përmes Trupit Koordinues Nacional.

Prodhimeve vendore tu mundësohet pozitë më e mirë

Përfaqësuesit e tregjeve në Mal të Zi duhet tu sigurojë prodhuesve vendor pozitë sa më të mirë të mundshme, ka kumtuar nënkryetarja e Odes Ekonomike të Malit të Zi, Liljana Filipoviq. Ajo duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi ka theksuar se prodhimet vendore duhet të jenë më të vlerësuara, sepse konsumatorët përmes blerjes së tyre do të nxisin zhvillimin e prodhimeve të shëndosha, por edhe ekonominë malazeze. Filipoviq ka kumtuar se prodhimet vendore dhe prodhuesit nga Mali i Zi nuk janë në ndonjë pozitë të mirë dhe se kështu nuk duhet të vazhdojë.

 

Konferencë me 6 panelistë me renome botërore

Konferenca internacionale e Akademisë malazeze të sportit, me 6 ligjërues me renome botërore,  është njeri ndër segmentet më të rëndësishëm për tërheqjen e vëmendjes të opinionit shkencorë ndërkombëtarë, ka deklaruar kryesuesi i këtij tubimi, Dushko Bjelica. Ai me rastin e hapjes së Konferencës ka theksuar se përmes Zoom aplikimit në punën e saj marrin pjesë mbi 200 hulumtues nga 46 vende të botës. Sipas fjalëve të tij, shkencëtarët do të bëjnë shkëmbimin e mendimeve, do të hapin dhe do të diskutohen shumë çështje aktuale nga fusha e shkencës sportive dhe mjekësore.

 

Vitia dhe Jevtiq bëjnë thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit

Ministri në detyrë Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq iu kanë bërë thirrje qytetarëve të përdorin të gjitha shërbimet e mundshme në luftën kundër koronavirusit. Përmes një konference të përbashkët drejtuar publikut, Jevtiq, falënderoi ministrin në detyrë Vitia për ndihmën e dhënë në luftimin e kësaj sëmundjeje. Vitia në anën tjetër ka thënë se institucionet shëndetësore në Kosovë janë të hapura për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në ofrimin e ndihmës në gjithë Kosovën. Deri më tani është raportuar për pesë raste të prekura me koronavirus në komunat serbe në Kosovë, katër në veri të Kosovës dhe një në komunën e Graçanicës afër Prishtinës. Një person nga Leposaviq që vuante nga Covid-19 është raportuar të ketë vdekur dje. Ndërsa, siç njoftojnë nga Qendra Klinike në Prishtinë, tani për tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 125, ku 13 raste janë në 24 orët e fundit.

 

Në Shqipëri shtohen 18 raste me COVID 19, 8 janë fëmijë

Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 18 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 277. Tërheq vëmendje se mes tyre janë 8 raste pozitive të fëmijëve. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja. Serbia ka raportuar për 1,171 raste dhe pothuajse 31 vdekje deri më tani. Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme. Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga paraqitja e sëmundjes COVID-19 në këtë shtet. Prej gjithsej 384 personave të sëmurëve nga virusi korona, 59 janë hospitalizuar në Klinikën Infektive. Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 51.

                                                                                                                                                                                          

Në botë janë prekur me Covid-19, 912 mijë njerëz, kurse kanë vdekur 45.54 mijë

Në botë janë regjistruar 912 mijë e 98 raste të prekura me Covid-19, kanë vdekur 45.54 mijë njerëz dhe janë shëruar diçka më tepër se 190 mijë pacientë. Këto janë të dhënat nga sajti i Worlldometers. Sipas të dhënave, numri i të infektuarve gjithnjë është rekord në SHBA- 205 mijë e 35 njerëz, pastaj pasojnë Italia me 110 mijë e 574, Spanja me 102 mijë e 136 raste dhe Kina me 81 mijë e 554 të infektuar. Po ashtu theksohet se nga pasojat e koronavirusit më së tepërmi njerëz kanë vdekur në Itali – 13 mije e 155, në Spanjë 9 mijë e 53 dhe në SHBA 4 mijë e 516 njerëz. Në Kinë, ku edhe ka shpërthyer epidemia e koronavirusit, kanë vdekur 3 mijë e 312 vetë. Theksohet se numri i të prekurve është duke u rritur në Gjermani ku janë regjistruar 4 mijë e 736 raste të reja ose gjithsejtë 76 mijë e 544 dhe 858 të vdekur. Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 563 individë duke e çuar numrin e viktimave në këtë vend në 2 mijë e 352 njerëz, ka kumtuar Qeveria Britanike. Në Iran sot janë vërtetuar 2 mijë e 988 raste të reja ose gjithsejtë 47 mijë e 593  dhe numri i të vdekurve në këtë vend është 3 mijë e 36. Theksohet se në Francë sot është një pasqyrë me e qetë epidemiologjike, nuk ka të infektuar të ri dhe as raste të vdekjes. Sipas shkrimit të Rojters, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dërguar ndihmë prej 900 mijë dollarëve Koresë Veriore për luftën kundër koronavirusit, edhe pse në këtë shtet burimet zyrtare pohojnë se nuk ka të sëmurë me Covid- 19.

 

Coronavirusi, sfida më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres thotë se pandemia e koronavirusit është sfida më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. “Është një kombinim nga njëra anë e një sëmundjeje që përbën kërcënim për gjithkënd në botë dhe së dyti sepse ka pasoja ekonomike që do të shkaktojë recesion ndoshta të paprecedent në të kaluarën e afërt”, tha ai në një videokonference shtypi. Ai u bëri thirrje vendeve më të pasura të botës që të zgjerojnë aftësitë huadhënëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar që të ndihmojnë vendet më të varfra ndërsa përballen me përhapjen e virusit. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën ishte “thellësisht i shqetësuar lidhur me shkallëzimin e shpejtë përhapjen globale të infektimit”. Ai tha se numri i të vdekurve është më se dyfishuar javën e kaluar, duke parashikuar se ky numër së shpejti do të arrijë në 1 milionë dhe i të vdekurve në 50 mijë. Deri tani, sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të prekurve në gjithë botën është mbi 926 mijë dhe i të vdekurve në 46, 400. Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi, mbi 209 mijë, ndërsa Italia numrin më të madh të viktimave, 13,155 megjithëse ritmi i vdekjeve është ngadalësuar.

Thaçi takoi përfaqësuesit e AAK-së, Nismës, Listës dhe komuniteteve tjera

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë. Presidenti Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së, njofton zyra për informim e Presidencës. Thaçi i kërkoi sot kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, propozimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti javën e kaluar. Ai në secilin takim është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

 

Nuk është koha për manovrime politike

Ambasada britanike në Prishtinë kumtoi sot se në kohën kur shumica e vendeve në botë po përballen me pandeminë e koronavirusit, në Kosovë nuk është koha për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe atë rajonal. Kjo Ambasadë ka thënë po ashtu se përshëndet vendimin e Qeverisë në detyrë për largimin e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Nesër mot kryesisht i thatë

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët, ne veri me vranësira të pakta lokale. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, kryesisht veriore dhe verilindore. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi 14 gradë, Podgoricë, Ulqin e Tivar 13, Nikshiq 10, Cetinë 9, Plevle 8, Kollashin 7 dhe në Zhablak 6 gradë. Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale të gjata me diell dhe kryesisht të thatë. Do të fryjë  erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Gjokë Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се