Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 04. 2020. 18:27 >> 18:30

Ditari 01.04.2020

01.04.2020

Në Mal të Zi 120 të infektuar me virusin Corona

Instituti për Shëndetin Publik i ka analizuar edhe 76 mostra prej të cilave 11 kanë  rezultuar pozitiv në koronavirus. Kështu, numri i të prekurve në Mal të Zi është rritur në 120, ka kumtuar drejtori i Institutit, Boban Mugosha. Të sapoprekurit janë regjistruar, në Podgoricë 10 dhe në Nikshiq 1. Ky është rasti i parë i regjistruar në këtë qytet. Në  karantina aktualisht qëndrojnë 1 mijë e 96 individë, 50 më pak se një  ditë më parë, ka kumtuar Vesna Miranoviq duke shtuar se 50 persona janë dërguar në izolimin shtëpiak. “Hapësirat janë dezinfektuar dhe  janë të gatshme për pranimin e grupit të ri i cili sot rreth orës 13 e 30 ka arritur nga Serbia”, ka theksuar ajo. Mugosha ka shtuar se në mesin e 120 të prekurve, sa janë regjistruar deri tani në Mall të Zi, bëjnë pjesë edhe 14 fëmijë, respektivisht të moshës nën 19 vjeçare. “Deri tani janë regjistruar 11 raste të reja të prekurve me këtë virus. Kjo situatë fletë mjaftueshëm se do të  ndodh transmisioni i sëmundjes. Çdo kontakt fizik është një rrezik i madh”, ka theksuar Mugosha. Ai ka shtuar se 14 persona të moshës nën 19 vjeçare janë të infektuar me koronavirus. Në Tuz situata është relativisht e mirë. “Nga të gjithë të testuarit, vetëm një ishte pozitiv. Megjithatë, situata epidemiologjike është e tensionuar dhe ajo duhet të mbahet nën kontroll”, ka theksuar Mugosha.

Kërkohen mundësitë për ta ndihmuar Malin e Zi

Sekretari i përgjithshëm i Paktit NATO, Jens Stolltenberg, në pyetjen e TVMZ nëse Aleanca do të shqyrtojë kërkesën e Malit të Zi për ndihmë, ka theksuar se nga disa vende anëtare të NATO-s kanë marrë kërkesa për ndihmë në luftën kundër virusit Corona, të cilat do të koordinohen përmes NATO- qendrës për tu përgjigjur ndaj krizës. Stolltenberg ka theksuar se NATO tanimë i ka siguruar disa kapacitete të veta për të ndihmuar njëri- tjetrin. “Do të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë në takimin e nesërm të Ministrave të punëve të jashtme. Mendoj se do të merremi vesh që të ndihmojmë më tepër dhe të ndihmojmë më shpejt”, ka theksuar Stolltenberg në video konferencën për mediat. Në pyetjen e TVMZ se si NATO do të luftojë dezinformatat të cilat janë të shpeshta në kohën e krizës të shkaktuara nga Coronavirusit, Stolltenberg ka theksuar se “përgjigja më e mirë ndaj të pa vërtetës është e vërteta, dhe përgjigja më  e mirë  ndaj propagandës janë faktet. NATO është organizatë e hapur dhe organizatë transparente  edhe kur është fjala për veprimet që i ushtrojmë me partnerët dhe anëtarët por edhe kur është fjala për Covid-19. Faktet janë përgjigja më e mirë dhe mediat e lira janë forma më e mirë për luftën kundër propagandës”, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Darmanoviq në mbledhjen e Ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s

Shefi i diplomacisë të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, do të marr pjesë në takimin e Ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, i cili do të organizohet nesër përmes një video konference. Siç është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë këtij takimi vëmendje e veçantë do ti kushtohet implikimeve të sigurisë të krizës me Covid-19 brenda Aleancës dhe vendeve aleate. “Shefat e diplomacive do të shkëmbejnë mendimet edhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe për implementimin e vendimeve nga takimi i Shefave të shteteve dhe të Qeverive të NATO-s, të mbajtur në vitin e kaluar në Londër”, thuhet në kumtesë. Theksohet se pjesëmarrja në këtë takim do të jetë rast që të afirmohet edhe më tepër përkushtimi i Malit të Zi ndaj vlerave të NATO aleancës.

Do të bisedohet për virusin dhe caktimin e seancës

Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi do të mbahet sot me ç’rast do të shqyrtohet situata aktuale në Mal të Zi pas futjes së masave të reja të Trupit Koordinues Nacional për luftën kundër sëmundjeve ngjitëse, të Ministrisë së shëndetësisë dhe të Institutit për shëndetin publik, i është vërtetuar gazetës, “Dnevne,Novine” në Parlamentin e Malit të Zi. Përveç kësaj pritet që të bëhet fjalë edhe për kërkesat e disa partive dhe koalicioneve parlamentare. Fronti Demokratik ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, që urgjentisht të caktojë seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit kushtuar masave të Qeverisë dhe të Trupit Koordinues Nacional në luftën kundër virusit Covid-19. Edhe Partia Liberale ka paralajmëruar se do të kërkojë vazhdimin e seancës së rregullt pranverore të Parlamentit në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë të ushtrojë funksionin kushtetutës në, siç theksohet, situatën më të rëndë për Malin e Zi pas Luftës së Dytë Botërore. Nga kjo parti kanë theksuar se do të propozojnë që në rend të ditës, paralelisht me propozimin urgjent të ligjeve nga ana e Qeverisë, në rend të ditës të futet edhe propozim ligji për administrimin e personave të dënuar për vepra penale të parapara me ligjin e Malit të Zi dhe të personave të dënuar në botën e jashtme e që dënimin e vuajnë në Mal të Zi.

 

Banorët e Tuzit i respektojnë masat e rekomanduara

Banorët e Tuzit po i respektojnë të gjitha masat, është konkluduar në takimin e sotëm të Shefit të policisë së Podgoricës, Millovan Paviqeviq me kryetarin e Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj. “Organet e administratës komunale së bashku me policinë, me përkushtim dhe në formë të sinkronizuar po punojnë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune”, shkruan në Twiterin e Drejtorisë së policisë. Kjo Drejtori gjatë natës së mbrëmshme ka bërë  procesuimin e 37 personave të cilët nuk i kanë respektuar masat e ndalesës së qarkullimit me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit. Theksohet se në Tivar janë procesuar 13 individë, në Podgoricë 10 dhe në Nikshiq 8 persona. Nëpunësit e policisë në Herceg Novi dhe në Tivat kanë bërë procesuimin e dy personave, kurse në Kotorr dhe në Kollashin nga një person. Të  përkujtojmë se qytetarëve  të Malit të Zi u ndalohet dalja nga shtëpia gjatë ditëve të punës prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit si dhe prej të shtunës në ora 13 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit. Përndryshe, zbatimi  i masave të përkohshme të miratuara me 15 mars dhe që duhej të zgjasin 15 ditë, është shtyrë deri me 15 prill, është  kumtuar në Twiterin e Qeverisë së Malit të Zi.

përgatiti, Pjetër Lucaj                                                                                                                                                              

 

Maunat e para me perime kanë dalur nga Tuzi

Tri  kompani kanë filluar dje në territorin e Malësisë grumbullimin e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit vendas dhe në këtë mënyrë bëhen përpjekje që sado pakë  të zvogëlohen dëmet të cilat i pësojnë pronarët bujqësorë nga kjo trevë. Maunat e para nga Tuzi janë larguar në përcjelljen e policisë. Nga Komuna e Tuzit kanë kumtuar se bujqit nga kjo trevë mund ti ftojnë barnatoret bujqësore dhe të porosisin materialin e nevojshëm të cilat do tu transportohen në adresën e shtëpisë, shkruan “Dan”. Prodhuesi bujqësore nga Nënhelmi, Zhelko Miliq, i ka bërë ftesës Ministrit të bujqësisë që tu ndihmojë prodhuesve të ushqimit të cilët në këto  kohë të vështira mund ti shërbejnë në të mirë shoqërisë dhe shtetit.

 

Çdo ditë arrijnë donacione të reja

Në  Mal të Zi ka arritur kontingjenti i ri i paralajmëruar i pajisjeve të dhuruara mbrojtëse dhe medicinale, është publikuar në Twiterin zyrtarë të Qeverisë së Malit të Zi. Siç ka theksuar dr. Aleksandar Kujoviq, anëtar i Shtabit medicinal të krizës,në Mal të Zi kanë arritur 300 mijë  palë doreza, 247 mijë e 500 copë maska mbrojtëse, 50 mijë maska speciale N-95, një mijë copë syze mbrojtëse, 500 kostume mbrojtëse dhe 46 matës të temperaturës në distancë.“Së bashku me dërgesat tjera, sistemi ynë shëndetësorë do të ketë me muaj të tërë sasira të mjaftueshme të pajisjeve”, ka theksuar Kujoviq. Edhe donacione të tjera arrijnë për çdo ditë. Sot kompania, “Powerchina” ka dhuruar 20 mijë maska medicinale, kurse kompania “Gollosarij” i ka dhuruar Cetinës një mijë paketa ushqimore dhe higjienike. Të punësuarve në Institucionet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve u është siguruar pajisja medicinale e cila do ti plotësojë nevojat e tyre aktuale, është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesje sociale.

 

Gjatë izolimit të paguhet rroga e plotë ose vetëm 70%

Punëdhënësit të cilët vazhdojnë veprimtarinë edhe në kohën e epidemisë janë të detyruat që të punësuarit i cili gjendet në  karantinë ose në vetëizolimin e detyruar, t’ia paguajnë rrogën e plotë, i është kumtuar Portalit të RTMZ nga Drejtoria për punët inspektive. Nga ana tjetër, nëse punëdhënësit nuk punojnë, për shkak të ndalesës të sjellur nga ana e Qeverisë, të gjithë të punësuarve, pra edhe atyre të cilët gjenden në karantinë ose në vetëizolim të detyruar janë të detyruar të paguajnë 70% të rrogës mujore. Kjo vlen edhe për prindërit të cilët nuk punojnë e që kanë fëmijë  të moshës nën 11 vjeçare. Siç kanë sqaruar nga drejtoria për punët inspektive, me ligjin për punë është paraparë se i punësuari ka të drejtë të mungojë në punë, në raste të pengimit të përkohshëm për punë për shkak të  sëmundjes të lëndimeve në punë ose në raste të tjera në pajtim për dispozitat me sigurimin shëndetësor.

 

Debati  për ligjin është i pa mundur gjatë pandemisë

Transparency International ka mbështetur koalicionin e OJQ-ve dhe të gazetarëve në Mal të Zi, të cilët i kanë bërë dje ftesë Qeverisë që ta shtyjë debatin publik mbi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për qasjen e lirë informatave, ka kumtuar MANS-i. Shkak i kësaj është se  nuk është e mundur mbajtja e debatit publik për këtë Ligj të rëndësishëm gjatë pandemisë së Coronavirusit. Organizata Transparency International më parë i ka bërë ftesë Qeverisë së Malit të Zi që ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ti harmonizojë me kushtetutën e Malit të Zi, me përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe me konventat e nënshkruara duke kritikuar përpjekjet e mëparshme që ndryshimet të miratohen vetëm përmes një konsultimi publik. Në kumtesën e vetë, OJQ-të dhe gazetarët nga Mali i Zi kanë kumtuar se hapësira publike për diskutime të cilat i meriton ky ligj, praktikisht nuk ekziston.

 

Hapet linja telefonike për ndihmë psikologjike

Qendra Klinike e Malit të Zi në bashkëpunim me kompaninë e Telekomit malazez ka hapur linjën për mbështetjen psikologjike me numrin 1555, me qëllim që qytetarëve tu sigurohet përkrahja adekuate kur është fjala për shëndetin mendorë gjatë pandemisë së Coronavirusit të ri. Qytetarët çdo ditë prej orës 10 deri në orën 19 do të  kenë në dispozicion mbi 20 ekspertë të Qendrës Klinike nga kjo fushë dhe telefonatat në këtë numër do të jenë gratis. Nga Klinika psikiatrike e Qendrës Klinike theksojnë se gjatë çdo epidemie rritet niveli i stresit tek të gjithë individët gjë që më se tepërmi manifestohet përmes frikës nga sëmundja dhe vdekja, pastaj të përjashtimit social dhe të vendosjes në karantinë, nga frika e humbjes së mjeteve për jetesë e të ngjashme.

 

QKUK publikon të dhënat e fundit për pacientët me COVID-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjashtë persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa një pacienteje i është përkeqësuar gjendja. Në këtë institucion aktualisht janë të shtrirë 43 të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas QKUK-së, shumica e tyre janë në gjendje stabile. Në Kosovë, aktualisht janë të regjistruara 112 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe gjashtë janë shëruar. Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 259. Në 24 orët e fundit, janë zbuluar 16 raste të reja me COVID-19. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve janë kryer 152 teste. Ndërkohë numri i viktimave vijon të mbetet 15. “Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive në Beograd, Goran Stevanoviq, tha se kjo ishte dita më e rëndë në Serbi pas njoftimit se janë shënuar edhe 7 vdekje dhe 115 të infektuar të tjerë. Sipas mediave serbe, ai ka bërë të ditur se shtatë vdekje të reja të korona virusit të ri SARS-CoVid-2 janë regjistruar në 24 orët e fundit, me 115 të infektuar rishtas. Deri më tani, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Serbi nga coronavirusi ka arritur në 23 e numri i të infektuarve ka arritur në 900 persona dhe në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga qeveria. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19 kanë vdekur dy njerëz. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 392 testime prej të cilëve 44 kanë rezultuar pozitive. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 329, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 9 kanë përfunduar me fatalitet. 

Mbi 860 mijë persona të prekur, 42 mijë të vdekur

Në tërë botën janë regjistruar mbi 860 mijë  individë të sëmurë nga koronavirusi, kanë vdekur 42 mijë dhe njëkohësisht janë shëruar 178 mijë e 441 person, thuhet në të dhënat e sajtit, Worldometers. Numri i të infektuarve vazhdon të jetë më  i lartë në  SHBA, mbi 188 mijë njerëz, pason Italia me afro 106 mijë dhe  Spanja me 96 mijë raste të koronavirusit. Më së tepërmi të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, rreth 12 mijë e 500 njerëz njoftojnë agjencitë. Në Spanjë kanë vdekur 8.5 mijë, kurse në SHBA  rreth 4 mijë njerëz. Presidenti amerikan Donalt Trump ka bërë një paralajmërim për shtetasit amerikanë të respektojnë masat, pasi SHBA pritet të kalojë dy javë të rënda nga koranavirusi. “Do t’i kalojmë dy javë shumë të rënda. Këto dy javë do të jenë shumë të dhimbshme”, tha mbrëmë presidenti Trump në një konferencë për gazetarë nga Shtëpia e Bardhë duke bërë i thirrje çdo amerikani të bëhet gati për ditët që po vijnë. Përndryshe Rusia do të dërgojë sot në SHBA një aeroplan me pajisje medicinale dhe mbrojtëse, ka kumtuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. Ministria e Shëndetësisë në Tel Aviv kumtoi se janë regjistruar 233 infeksione të reja dhe 97 pacientë janë në gjendje kritike. Rastet me koronavirus të ri në Izrael janë rritur në 5.591, ndërsa deri më tani janë regjistruar 21 vdekje, theksuan sot zyrtarët shëndetësorë.  Në Kinë ku edhe ka filluar epidemia  e koronavirusit, janë konfirmuar 81 mijë e 554 raste dhe nga kjo sëmundje kanë vdekur mbi 3 mijë njerëz.

 

Do të kemi një zgjidhje kushtetuese sipas praktikave të mëparshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbajti takime me liderët e partive politike në kuadër të konsultimeve për gjetjen e zgjidhjes pas votimit në kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Qysh në nisje të këtyre konsultimeve, Thaçi ka hasur në qëndrimin e prerë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, se mund të bisedohet vetëm për një opsion, caktimin e kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menjëherë pas përfundimit të takimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit, zgjedhjet mund të shtyhen për pak ditë, por sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër. Për dallim nga Kurti, i cili ka dhënë si opsion që qeveria aktuale në detyrë të vazhdojë punën deri në përfundimin e fazës së pandemisë së shpallur për shkak të koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje, Thaçi gjatë këtyre ditëve ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse.  Thaçi gjatë ditës ka pritur edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Thaçi po ashtu sot u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. Thaçi nesër pritet të takohet edhe me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të grupit 6+.

Me shumicë votash, Qeveria vendos reciprocitetin me Serbinë

Ministrja kosovare në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është marrë me shumicën e votave në Qeveri. Hajdari thotë se për këtë vendim është njoftuar nga shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi. “Kryesorja është që marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin ne fuqi”, tha ajo. Ajo ka përmendur një barrierë tregtare që Serbia u ka bërë verërave të Kosovës, ku të njëjtat kanë mundur të eksportohen në budrumet e Serbisë, por nuk kanë  mundur të dalin në Serbi me shishe dhe etiketa “Made in Kosova”. Ministrja e Ekonomisë thotë se qeveria Kurti mbajti premtimin qeverisës duke zëvendësuar tarifën 100% me reciprocitet. Shtetet e Bashkuara u shprehën të pakënaqura me vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e tyre me masa reciproke ndaj Serbisë. Ndërsa, nga ana tjetër, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u shpreh i kënaqur me “vendimin për heqjen e tërësishme të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja nga qeveria në detyrë e Kosovës. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për lëvizjen e mallrave posaçërisht në kohën e krizës së COVID-19-tës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

 

Lajçak nesër merr detyrën e rëndësishme për dialogun Kosovë- Serbi

Miroslav Lajçak pritet që nesër ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë edhe zyrtarisht me 2 prill do ta ketë këtë post. Kësisoj, udhëheqës i dialogut do të jetë për një periudhë një vjeçare. Ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij. Vlen të theksohet se Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.

Befason bora edhe në jug në fillim të muajit prill

Edhe pse jemi në stinën e pranverës, kur natyra gjallëron dhe gjelbëron, kur më së paku e pritem, na befason bora. Bora që ka rënë mbrëmë në Anë të Malit dhe në Krajë sot ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumicën e rrugëve. Kompania mbikëqyrëse  “Crna Gora put” që nga mëngjesi i sotëm ka  filluar heqjen e borës dhe ka arritur  pastrimin e rrugëve kryesore në Krajë, na njoftoi dhe ilustroi me fotografi drejtori i SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, Beqir Berjasheviqi. Ai thotë  se  rrugët kryesore janë të kalueshme pa vështirësi dhe  shton se drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm në rrugët dytësore të pa pastruara nga bora.  Edhe në Anë të Malit rrugët kryesore janë të kalueshme pa vështirësi. Megjithatë shtresa e borës, në trashësi prej më se 10 centimetër  në fillim të pranverës,  do të shkaktojë dëme në pemët frutore, veçanërisht pemët e reja, pohojnë kopshtarët.  

përgatiti, Gjekë Gjonaj

 

Nesër mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme, deri krejt i vranët, ne veri edhe me reshje të dobëta të borës. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet  e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi 9 gradë, Podgoricë e Tivar 8, Ulqin 7, Nikshiq e Cetinë 3, Plevle -1, Kollashin -2 dhe në Zhablak -5 gradë. Për nesër në Mal të Zi parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -10 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në15 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Violetë Gjokaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се