Žabljak
Pretežno oblačno
6.3 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
7.6 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
16.7 °C
Nikšić
Oblačno
10.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.6 °C
Bar
Pretežno oblačno
24.7 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
16.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
17.2 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
7.1 °C

Ditari

27. 03. 2020.   >>  18:49 0

Ditari 27.03.2020

27.03.2020

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është tejet serioze

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është tejet serioze dhe gjithnjë rritet numri i të prekurve me Coronavirus, ka deklaruar drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugosha duke shtuar se tani përgjegjësia më e madhe bie mbi qytetarët, të cilët duhet të respektojnë distancën sociale. Ai ka theksuar se situata gjithnjë është alarmuese, kurse për shkak të mungesës së ilaçit dhe vaksinës adekuate, “e vetmja mënyrë që të luftojmë kundër virusit është që të ruhet distanca sociale, që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos ketë kontakte fizike”. Mugosha ka theksuar se në këtë drejtim do të insistojë sepse në këtë formë është e mundur të zvogëlohet përhapja e epidemisë dhe njëkohësisht të ulet presioni mbi sistemin shëndetësor. “Ne në këtë do të insistojmë, sepse në këtë mënyrë ua mundësojmë individëve të cilët janë të infektuar dhe kanë analiza të rënda klinike të mund të shërohen, dhe njëkohësisht zvogëlojnë mundësinë që ky virus të përhapet dhe kjo do të thotë që brenda një kohe mund të presin të shuajmë epideminë dhe ti kthehemi jetës normale”, ka deklaruar Mugosha në intervistën për PR Qendrën. Ai ka theksuar se tani përgjegjësia më e madhe u takon qytetarëve.

Gjukanoviq viziton Qendrën Klinike të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka vizituar sot pacientët në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Drejtori i kësaj qendre, Jevto Erakoviq si dhe Shtabi mjekësor i krizës në krye me doktor Ranko Llazoviq, e ka njoftuar presidentin për gatishmërinë dhe kapacitetet e Qendrës Klinike për pranimin dhe shërimin e pacientëve të infektuar me Coronavirus, si dhe me ofrimin e shërbimeve më prioritare të rregullta medicinale në kushtet aktuale. Sistemi shëndetësorë në Mal të Zi, në kushtet e dhëna, ka treguar nivel të duhur të funksionimit, dhe këtë nivel duhet ruajtur dhe në mënyrë konstante edhe avancuar në periudhën e ardhshme, deklaroi Gjukanoviq gjatë vizitës në Qendrën Klinike. Ndryshe, Pjesëtarët e Ushtrisë të Malit të Zi prej sot janë të vendosur edhe para Qendrës Klinike të Malit të Zi. “Në shërbim të qytetarëve. Së bashku, të sigurt. Për gjithmonë”, kanë kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Të përkujtojmë se Ushtria e Malit të Zi prej me 19 mars siguron vendet e karantirimit në tërë Malin e Zi. Këtë vendim e ka miratuar Këshilli për mbrojtje dhe siguri të Malit të Zi në mbledhjen telefonike të mbajtur me 18 mars në mbrëmje.

Banorët e Tuzit po i respektojnë të gjitha masat dhe urdhëresat

Drejtori i Institutit për Shëndetin  Publik, Boban Mugosha ka theksuar se në Malin e Zi është vështirë të luftohen shprehitë dhe zakonet, por shembulli i Tuzit ka treguar se një gjë e tillë është e mundur. “Dje kemi pasur tre raste pozitive. Është me rëndësi se nga Tuzi kemi pasur vetëm një dhe kjo është me rëndësi të veçantë, dhe këto masa të cilat i kemi propozuar dhe të cilat i ka miratuar qeveria duhet të respektohen me përpikëri”, ka theksuar Mugosha. Siç ka theksuar ai, pothuaj se 99.9% të qytetarëve të Tuzit i respektojnë të gjitha masat dhe urdhëresat. “ Dje në këtë Institut kanë arritur shumë kërkesa. Edhe kryetari i Komunës, Nikë Gjeloshaj, po ashtu ka paraqitur kërkesën e cila ka të bëjë me jetën e atyre që jetojnë në shtëpitë e veta dhe të cilët kanë kafshë”, ka theksuar Mugosha. Siç ka sqaruar, urdhëresën duhet sqaruar në mënyrë që të gjithë që jetojnë në banesa dhe në shtëpi e që nuk kanë oborre duhet të qëndrojnë brenda, kurse ata të cilët kanë oborre dhe bagëti të cilat duhet ushqyer, mund të dalin të kryejnë punët, por në asnjë mënyrë nuk mund të dalin nga oborret dhe të takohen me individ të tjerë.

 

Të infektuarit në gjendje stabile, karantina funksionon mirë

Të gjithë banorët në Komunën e Tuzit , të cilët janë të prekur me virusin Corona janë në gjendje stabile shëndetësore, dhe shumica e tyre gjenden në shtëpitë e veta ,, ka deklaruar për Televizionin e Malit të Zi mjeku në shtëpinë e shëndetit në Tuz dr. Halil Dukoviq. Ai ka theksuar se situatën e lehtëson fakti se shumica e të prekurve janë të moshës së re , mirëpo siç ka shtuar edhe të moshuarit e prekur ndihen mirë. “ Kemi disa pacientë në Klinikën infektive dhe në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka theksuar Dukoviq. Ai ka shtuar se edhe gjatë karantinimit në Komunën e Tuzit çdo gjë funksionon më së miri. Po bëhet shpërndarja e ushqimit dhe e medikamenteve dhe siç ka shtuar ai , vullnetarët kryejnë pjesën më të madhe të punës. “Pjesa me e madhe e banorëve i respekton rekomandimet dhe masat e parapara”, ka theksuar Dukoviq, duke u rekomanduar të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Pacientët aktualisht janë me parametra stabil vital

Pacientët e infektuar me Coronavirusin dhe të cilët  shërohen në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë në parametra stabil vital, kanë kumtuar nga ky Institucion shëndetësor. Siç theksohet në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë në shërim 14 pacient tek të cilët është konfirmuar prania e Coronavirusit, dy prej të cilëve gjenden në shërimin intensiv në kliniken interne. “Të gjithë pacientët për momentin janë brenda parametrave stabil vital”, kanë deklaruar nga Qendra Klinike e Malit të Zi.

 

Pjesa më e madhe e të infektuarve në gjendje stabile shëndetësore

Në fokus të opinionit të gjerë, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë, është situata e krijuar në komunën e Tuzit, pas shpërthimit të numrit të infektuarve me virusin Covid-19. Kjo ka alarmuar kompetentët në përcjelljen intensive të situatës së krijuar dhe në identifikimin e mëtejmë të infektuarve e që është duke vazhduar gjithnjë. Në situatën e krijuar, është shpresëdhënëse fakti se shumica e personave të identifikuar me Covid19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në mjekim shtëpiak. Situata e tillë, vërteton se vetëizolimi shtëpiak është preventiva më e mirë në parandalimin e pasojave më të rënda nga përhapja e mundshme e këtij virusi.

Donacione për Komunën e Tuzit

Në bazë të interesimit dhe kërkesës së personave që dëshirojnë të ndihmojnë, sot Komuna e Tuzit ne faqen e saj publikoi numrin e xhirollogarisë ku mund të bëhen pagesat eventuale, pasi që, siç thonë ata duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe nevojat e shumta për banorët në territorin e komunës tonë, çdo kontribut në këtë drejtim, është i mirëseardhur. “Është ky momenti kur të gjithë së bashku, duhet të tregojmë solidaritetin për të gjithë njerëzit në nevojë”. Siç na njoftuan nga kjo Komunës, sot, si edhe ditët e kaluara, pati donacione të shumta dedikuar tejkalimit të krizës me Coronavirus. Kështu pronari i "Art keramik", Mark Gjolaj, ndihmoi me 5.000 euro, pastaj pronari i kompanisë “Koja Company” Pero Kolçaj, donoi 5000 euro,  afaristi i njohur nga Malësia, Nrekë Gojçaj ndihmoi me 2500 euro, OJQ, “Horizonti”, Komunës së Tuzit i ka dhuruar 2 mijë euro, por nuk duhet harruar edhe disa individë tjerë të cilët poashtu në llogari të Komunës së Tuzit paguna mjete të konsiderueshme në të holla, njofton Shtabi emergjent i formuar pran Komunës së Tuzit. Përndryshe, siç na njoftuan nga kjo Komunë, Komuna e Tuzit dje ka fituar donacion nga firma “Monte D” dhe firma firma “Gruppo Tessile” në vlerë prej 2.500 euro.  Sipas njoftimit, gjestet e këtilla kanë domethënie të madhe në situatën e krijuar dhe njëkohësisht ndërtojnë solidaritetin dhe lidhshmërinë për të ardhmen në vendin tone, thonë nga Komuna e Tuzit. Ndryshe, edhe sot ata po bëjnë apel tek qytetarët që të rrinë në shtëpi, dhe njoftohen qytetarët e Komunës së Tuzit që të ndjekin udhëzimet për të qëndruar brenda, dhe sipas bashkësive lokale ku banojnë, për nevojat e tyre, t’u drejtohen personave që janë përfaqësues të bashkësive lokale.

 

përgatiti, Senad Gilaj

Solidariteti dhe humanizmi në vepër

Komuna e Tuzit, tashmë, ka hyrë në ditën e tretë të izolimit total. Banorët janë në karantinë në respektim të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejme të Coronavirusit. Ndërkohë, duke marr parasysh situatën e krijuar dhe gjendjen në nevojë për banorët e izoluar, numri i bamirësve për të ndihmuar qytetarët është gjithnjë e më e madh. Biznesmen të shumtë nga këto hapësira dhe më gjerë, pavarësisht, janë duke ndihmuar me mjetet e veta për nevojat e përditshme të qytetarëve. Solidariteti dhe humanizmi i njerëzve në situata kritike është duke ardhur në shprehje gjithnjë e më tepër, si veti e njohur dhe me traditë në këto hapësira. Është kjo kohë e vështirë për të gjithë të prekurit nga virusi i rrezikshëm Covid-19, por edhe për të gjithë banorët të cilët në kushtet e krijuara kanë nevoja të shumta për të mbijetuar situatën e krijuar. Komuna e Tuzit, falënderon të gjithë ata të cilët u janë gjetur pranë qytetarëve në mbarë territorin e komunës së Tuzit, duke filluar nga Qeveria e Malit të Zi, kompani të shumta dhe individ.

përgatiti, Gjokë Dukaj                                                                   

Të gjitha dallimet ti lemë anash

Në mbledhjen e sotme të kolegiumit të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi analizohet situata aktuale dhe masat e ndërmarra deri tani, por do të bëhet fjalë edhe për aktivitetet e ardhshme, ka deklaruar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Ai në dekleratën dhënë gazetës “Dan” ka theksuar se në rrethanat e reja Kuvendi I Malit të Zi vepron në pajtim me rekomandimet e organeve kompetente shetërore, respektivisht që , përveç kujdestarive, të punojë nga shtëpia , kursepër seancat e para të ardhshme do të vendos së bashku me institucionet kompetente , varësisht nga zhvillimi i situatës nëtë cilen gjendemi. Brajoviq nuk ka precizuar se kur deputetët do të hyjnë në sallën e parlamentit, por uk bërë ftesë të gjithë deputetëve që të përmbahen nga mesazhet politike. Në pyetjen se çfarë do të ndodhe me ligjet të cilat presin në Kuvend procedurën e mëtejme , ai ka theksuar se në rast të urgjencës , dhe me kërkesën e qevedrisë, do të sjell vendimin më të mirë kurë të kalojë rreziku për shëndetin publik.

 

Saviris dhuron gjysmë milion euro

Drejtori dhe pronari i Kompanisë, “Orascom Development”, e cila menaxhon kompleksin Llushtica Bay, Samih Saviris, ka paguar 500 mijë euro si donacion për Trupin Koordinues Nacional. "Dje kam deklaruar se Mali i Zi ka investues respektabil dhe me përgjegjësi shoqërore. Si vërtetim i kësaj është edhe Samih Saviris, pronar i Llushtica Bay, të cilin e kam ftuar personalisht që të ndihmojë blerjen e pajisjeve medicinale”,  ka kumtuar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në Twiter . Të theksojmë se Saviris ka paguar sot gjysmë milion euro në llogari të Trupit Koordinues Nacional.

Edhe sot vazhdojnë të arrijnë donacione për TKN

Kompanitë me përgjegjësi shoqërore si dhe individ vazhdojnë me donacione për Trupin Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse me qëllim të ndihmës për shërimin dhe pengimin e zgjerimit të Coronavirusit. Agjencia për aviacionin civil i është bashkuar përkrahjes drejtë sistemit shëndetësor i cili po luftën me epideminë e Coronavirusit dhe për këtë qëllim ka dhuruar 50 mijë euro Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse. Qytetarët e Malit të Zi të cilët jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe disponojnë forma të suksesshme, edhe pse ata vet janë të ballafaquar me kërcënimin e pandemisë të virusit Corona, kanë gjetur mënyrën që të japin kontributin e vetë dhe të dalin në ndihmë atdheut të tyre kur ajo i nevojitet më së tepërmi e të cilët Trupit Koordinues Nacional i kanë dhuruar 30 mijë e 700 euro. Edhe kompania nga Nikshiqi, “Nik Com“ SHPK ka dhuruar 10 mijë euro. Përndryshe në llogarinë për donacione të Trupit Koordinues Nacional, deri sot janë paguar më shumë se 4 milion euro.

 

Në rajon shënohen raste të reja me COVID-19

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me sëmundjen që shkakton Coronavirusi i ri. Deri më tani një pacient ka vdekur me në këtë shtet. Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me Coronavirus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Tiranë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar edhe 102 raste të dyshuara. “Fatmirësisht, rritja e rasteve të infektuara është më e ulët se ditët e mëparshme. Sipas Ministrisë së shëndetësisë, të infektuar këto 24 orë kanë rezultuar 12 persona, që kjo e çon numrin total të të infektuarve në 186 persona në Shqipëri.  Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit vdes edhe një pacient i infektuar me Coronavirus, duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në 9-të . Deri sot janë regjistruar gjithsej 457 raste të konfirmuara, gjë që është për 73 raste më shumë se një ditë më parë. Në Kroaci prej dje janë vërtetuar edhe 56 raste të reja, ndërsa numri i të infektuarve në këtë vend shkon në 551, derisa janë shënuar 3 vdekje, njoftoi shtabi kombëtar për mbrojte civile i këtij vendi. Në Bosnjë Hercegovinë deri sot janë konfirmuar 226 njerëz, kurse numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 892. Në këtë vend janë shënuar 27 vdekje.  Në Maqedoni, sipas njoftimeve të fundit nga zyrtarët shëndetësorë të këtij vendi, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 219 persona.

Italia ende nuk është përballur me "pikun e koronavirusit"

Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ende nuk e ka arritur pikun, ka thënë Instituti Kombëtar për Shëndetësi në këtë shtet, një ditë pasi më shumë se 6,150 persona kanë dalë pozitivë në testime dhe 712 kanë vdekur brenda 24 orëve. “Ne ende nuk kemi arritur pikun dhe ende nuk e kemi kaluar atë”, ka thënë shefi i Institutit të Lartë të Shëndetësi, Silvio Brusaferro. Megjithatë, Brusaferro ka thënë se ka shenja “të uljes” së numrit të të prekurve, duke sugjeruar se piku nuk mund të jetë larg, pas të cilit shifrat sërish do të fillojnë të ulen. Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, aktualisht në Itali është raportuar për 80,589 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, derisa 8,215 të tjerë kanë vdekur.

 

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë me numër të rasteve me COVID-19

Numri i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon shifrën 25.000 në mbarë botën, njofton Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA. Numri i të infektuarve në SHBA është rritur për 12.982 në gjashtë orët e fundit dhe ka shkuar në 82.179, ndërsa ai i të vdekurve në 1.177 me 131 viktima të reja. Me gjithsej 82.179 të infektuar, SHBA ka tejkaluar Kinën dhe Italinë për t'u bërë vendi me më së shumti raste të konfirmuara me Coronavirusin e ri. Numri i të vdekurve në Francë nga Coronavirusi ka shkuar në 1,696, pasi 365 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit. Lajmin e konfirmoi ministri francez i Shëndetësisë. Gjermania ka tashmë 42.228 raste të konfirmuara. Vetë m në 24 orët e fundit ka patur një rritje prej 5,780 rastesh. Të dhënat janë konfirmuar nga qendra e sëmundjeve infektive të vendit, ndërsa, deri më tani 253 persona kanë humbur jetën.  Përndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson vetë konfirmoi se kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për Coronavirusin. 

Qeveria e shkarkuar mbetet në detyrë për COVID-19

Fakti që Qeveria e Kosovës, që nga dje është në detyrë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj saj, nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk do të ndikojë negativisht në angazhimin në përballje me virusin COVID-19, që njihet si Coronavirusi i ri, thonë zyrtarët e qeverisë në detyrë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, tha për Radion Evropa e Lirë që vendimet e deritashme të qeverisë për luftimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë së Coronavirusit, nuk kanë pasur prapa motive politike. Si të tilla, sipas tij, ato vendime nuk duhet dhe nuk do të ndikohen nga zhvillimet politike dhe ato vazhdojnë të jenë në fuqi. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në detyrë kanë konfirmuar që koordinimi i dikastereve ka vazhduar edhe pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.

 

Thaçi nis të hënën konsultimet me partitë politike për qeveri të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se nga e hëna do t’i thërrasë partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re. Ai tha se fokusi i tij do të jetë në shmangien e zgjedhjeve të reja dhe mosshpërdarjen e Kuvendit të Kosovës. “Qeveria në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët që i takojnë me kushtetutë dhe ligje. Fokusi im është që të shkojmë drejt një qeverie të stabilitetit të unitetit gjithëpërfshirës në mënyrë që të kemi sukses në reformat tonë të nevojshme e të domosdoshme”, ka thënë Thaçi. Thaçi ka takuar të premten ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në një takim të mbyllur, në të cilin është thënë të ketë pasur “shkëmbim të hapur pikëpamjesh”. “Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

SHBA-të mbështetje të plotë të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo përmes në postimi në Twiter ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Po ashtu Pompeo ka siguruar këto dy vende se ShBA-ja do të mbeten partneri i tyre në çdo hap të rrugës. “Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo.

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme, dhe me të reshura të pakta lokale të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e verilindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë e Tivar 14 gradë, Herceg Novi 13, Ulqin 12, Nikshiq 11, Cetinë 9, Plevle 7, Kollshin 6 dhe në Zhablak 3 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me reshje të dobëta vetëm në disa vise jugperëndimorë dhe perëndimore të vendit.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 17 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se