Žabljak
Umjereno oblačno
0.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.0 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
5.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
10.2 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.7 °C

Ditari

25. 03. 2020.   >>  18:27 0

Ditari 25.03.2020

25.03.2020

Edhe pesë raste të reja të prekura, 10 prej tyre në shërim

Instituti për shëndetin publik ka vërtetuar edhe 5 raste të Coronavirusit në Mal të Zi. Në këtë mënyrë numri i të prekurve  në vendin tonë është rritur në 52. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë duke u shëruar 10 pacientë, 8 prej të cilëve në klinikën për sëmundjet infektive dhe dy të tjerë në klinikën interne, është kumtuar sot në mëngjes nga Qendra Klinike e Malit të Zi. “Dje në ora 18 janë analizuar 25 mostra. Virusi Corona është vërtetuar tek 5 individ kurse 25 tjerë kanë rezultuar negativ“, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Tani në Mal të Zi kemi gjithsejtë 52 të infektuar me virusin e ri Corona. “Të gjithë pacientët të  cilët shërohen në Klinikën për sëmundjet infektive për momentin janë në gjendje stabile. Të dy pacientët në klinikën infektive tani për tani janë stabil me parametra vital, me terapi me oksigjen, por nuk janë të kyçur në respiratorë, thuhet në kumtesë. Nën mbikëqyrjen shëndetësore sanitare deri dje në ora 18 në Mal të Zi kanë qenë 5 mijë e 972 individ.

Mos dilni nga shtëpia, që Malësisë të mos i ndodh Italia

Kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj, pasi që është kumtuar se 15 banorë të kësaj komune janë të prekur me Coronavirus, mbrëmë në drejtimin e jashtëzakonshëm përmes televizionit lokal Boin, u ka rekomanduar qytetarëve të Malësisë të mos dalin nga shtëpitë e veta, që ti respektojnë me  përpikëri urdhëresat, me qëllim që të ruhet shëndeti dhe jeta e banorëve dhe që Malësisë të mos i ndodh skenari si në  Itali ku me mijëra njerëz kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit. Gjeloshaj, pas situatës së krijuar u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e veta. “Të gjithë pa përjashtim. Kjo është betejë për Malësinë. Nuk dua të përhap panik, por dëshiroj që tu them në sy se si qëndron situata”, ka theksuar Gjeloshaj. Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe për çdo gjë që tu nevojitet do ti kenë në disponin shërbimet e komunës. Kryeqyteti do ta ndihmojë  Komunën e Tuzit me 50 mijë euro, me qëllim të ndalimit të Coronavirusit në  këtë rajon. Nga byroja e Podgoricës kanë kumtuar se të gjitha ndërmarrjet dhe shërbimet e kryeqytetit janë të gatshme për një angazhim maksimal për ti ndihmuar fqinjët në përballjen e tyre me pasojat e infektimit nga Coronavirusi. Të përkujtojmë se Trupi Koordinues Nacional (TKN) për sëmundjet ngjitëse ka sjell mbrëmë vendimin që banorët e Tuzit të  qëndrojnë në  shtëpitë  e veta me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të virusit Corona, i cili, siç është kumtuar, është zbuluar në këtë rajon në një përmasa të mëdha. Doktor Boban Mugosha, drejtor i Institutit për Shëndetin Publik ka deklaruar se prej 18 rasteve të djeshme të vërtetuar me Coronavirus, 15 ishin nga Tuzi. Siç i është kumtuar portalit të RTMZ, policia i kontrollon rrugët drejt Tuzit.

Tuzi në izolim pa kushte për shkak të koronavirusit

E gjithë Komuna e Tuzit ka marrë urdhër për t’u izoluar, për shkak të koronavirusit. Trupi Koordinues i Sëmundjeve Infektive në Mal të Zi urdhëroi që banorët e kësaj komune të qëndrojnë në shtëpitë e veta, pa kushte, pasi dje, nga 18 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi, 15 është thënë se janë nga Tuzi. "Qytetarët e Tuzit dhe të të gjithë Malit të Zi kanë qenë gjithmonë të mençur dhe të aftë për të duruar dhe mbijetuar, veçanërisht kur ka qenë e vështirë. Kjo është beteja që po e fillojmë sonte. Ne duhet ta fitojmë atë për të mirën e qytetarëve të Tuzit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi", tha zëvendëskryeministri malazez, Millutin Simoviq, në një konferencë për shtyp. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se nga sonte nis beteja për të ruajtur komunën dhe për të ruajtur Malësinë.“Duke u izoluar të gjithë mund ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit, mund të mbrojmë të rinjtë dhe të moshuarit. E kemi edhe mbështetjen e shtetit”, tha Gjeloshaj. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Boban Mugosha, tha se situata është shumë e rrezikshme."Është një virus shumë infektues që përhapet shumë lehtë dhe mund të infektojë një numër të madh njerëzish", tha ai.

 

Të moshuarit dhe të sëmurit kronikë të mos dalin nga shtëpia

Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse  u rekomandoi personave të  moshuar dhe të sëmurëve kronikë që mos të dalin nga shtëpitë e veta. Po ashtu u rekomandohet inspeksioneve që në rast të mosrespektimit të masave, të shqipërojnë ndalimin e ushtruarjes së veprimtarisë. Ekipi koordinues nacional në mbledhjen të cilën e ka kryesuar nënkryetari Millutin Simoviq ua ka tërhequr vërejtjen personave të moshuar, të  sëmurëve kronik dhe personave me invaliditet që të përmbahen maksimalisht dhe pa ndonjë nevojë tejet të madhe të mos dalin nga banesat e tyre. “Obligohen inspeksionet kompetente që në pajtim me ligjin për mbikëqyrjen inspektive, në rast të shkeljes së masave të parapara me urdhëresat për ndërmarrjen e masave të përkohshme për pengimin e importimit  në vend, pengimin dhe ndalimin e përhapjes së  Coronaviirusit të ri, të shqipërojnë masën e ndalimit të kryerjes se veprimtarisë”, është kumtuar nga Trupi Koordinues Nacional (TKN). Të theksojmë se prej me 28 shkurt deri me 24 mars ky trup ka miratuar 70 masa dhe 19 rekomandime.

 

“Vlerat evropiane në vepër, faleminderit BE”

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot se UE edhe një herë po tregon se është në krah të Ballkanit Perëndimorë. Edhe kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka shprehur falënderim të lartë Bashkimit Evropian për përkrahjen dhënë Malit të Zi në momentet më të vështira në luftën kundër Coronavirusit.“Vlerat evropiane dhe solidariteti tani janë në vepër. Mali i Zi do të vazhdojë të punojë me përkushtim me Komisionin Evropian dhe delegacionin e BE në Mal të Zi me qëllim që së bashku ti sanojmë pasojat e krizës”, ka theksuar Markoviq në Twiter.  Bashkimi Evropian ka siguruar 3 milion euro me qëllim që menjëherë të ndihmohet sektori shëndetësor i Malit të Zi në luftën kundër Coronvirusit, ka kumtuar ambasadori i BE në Mal të Zi, Aivo Orav.

 

Nuk mund të  ketë mungesë të artikujve ushqimor dhe as rritje të çmimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Vllastimir Golluboviq, ka pohuar se nuk mund të ketë mungesë të artikujve kryesor ushqimor dhe as probleme eventuale në furnizim me ushqim në tregun vendor. Ai për TVMZ ka theksuar se rezerva ka së paku për 6 muaj dhe se çmimet nuk do të rriten. “Të gjithë furnizuesit tonë, të gjitha shitoret, kanë rezerva të mallrave siç janë mielli, vaji dhe sheqeri. Të gjitha këto gjenden në rezerva. Mallrat vazhdojnë të arrijnë në kontiunitet dhe tregu ka rifunksionuar“, ka deklaruar Golluboviq dhe duke përkujtuar se në Serbi është hequr masa e ndalimit të eksportimit të artikujve kryesor ushqimor. Qeveria ka sjellë një pako të masave të përgjithshme për  zbutjen e pasojave dhe Golluboviq thekson se është i kënaqur me planin e pushtetit ekzekutiv.

 

Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi

Sot në mëngjes është regjistruar viktima e katërt nga koronavirusi në Serbi. Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, ka konfirmuar vdekjen e katërt nga koronavirusi. Sipas tij, bëhet fjalë për një grua të moshës 60-vjeçare Ai ka bërë të ditur për RTS se viktima përveçse ishte e prekur me COVID-19, vuante edhe nga diabeti. “Ajo ka qenë në një frymëmarrës që nga 21 marsi dhe ka qenë në gjendje të rëndë. Mjekët u munduan mjaft shumë, por për fat të keq ata nuk arritën ta mbanin në jetë”, tha Lonçar. Ai po ashtu iu bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë brenda në shtëpi, të mos kenë kontakt me personat e tjerë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve mjekësor. Sipas njoftimeve të funidt, edhe në Kroaci është rritur numri i të prekurve me virusin Corona, dhe sipas informative të fundit, ku numër ka shkuar në 418 persona.

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19

Mira Rakacolli, zv/Ministre e Shëndetësisë, deklaroi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19. Që nga fillimi i epidemisë janë testuar 1041 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë, 5 fatkeqësisht kanë humbur jetën, ndërsa 17 janë shëruar. Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive, 3 pacientë janë  në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente, tha Rakacolli. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik në Shkup, janë angazhuar që të ndërmarrin masa më intensive në gjithë rajonin e Kumanovës, pasi një nga pacientët që ndërroi jetë është nga ky qytet, por edhe një numër i të prekurve me Coronavirus janë prej atje. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se me këto masa duhet të ndërpriten lëvizjet brenda qytetit dhe të Kumanovës me komunat tjera, me qëllim që të jetë një formë karantine.

 

Mbi 18.900 të vdekur nga covid-19 në të gjithë botën

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi, me 6.820 vdekje.  Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.900, transmeton Anadolu Agency. Faqja e internetit "Worldometer" ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur virusi i ri, ka përditësuar në 18.905 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.  Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi me 6.820 vdekje. Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.281 vdekje. Në vendin e tretë me më shumë vdekje është renditur Spanja ku kanë humbur jetën 2.991 persona. Ndërkohë që Irani renditet si vendi i katërt me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.934 persona. Gjithashtu Franca ku kanë humbur jetën 1.100 persona është renditur vendi i pestë ku janë shënuar më shumë humbje të jetëve nga Covid-19.

SHBA-ja do të ndajë 2 trilion dollarë si masë kundër koronavirusit

Senatorët e SHBA-së dhe zyrtarët e administratës së presidentit, Donald Trump, kanë arritur një marrëveshje mbi një projekt-ligj për të lehtësuar ndikimin ekonomik të shpërthimit të koronavirusit. Senati do të votojë për paketën 2 trilion dollarë më vonë gjatë ditës, dhe pas kësaj, shumë shpejt, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të veprojë njëjtë. Udhëheqësi e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer e quajti masën "paketën më të madhe të shpëtimit në historinë amerikane", duke e përshkruar atë si një "Plan Marshall" një referencë ndaj programit të financuar nga SHBA-ja që ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Pandemia globale ka vrarë më shumë se 660 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Nga koronavirusi i ri janë infektuar më shumë se 50,000 njerëz. Disa shtete në SHBA kanë urdhëruar mëse 100 milion njerëz - gati një e treta e popullsisë - të qëndrojnë në shtëpi.

 

Gjukanoviq do të caktojë datën e re për zgjedhjet në Tivat

Komisioni Zgjedhor i Shtetit ka sjell vendimin për ndërprerjen e të gjitha veprimtarive zgjedhore që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Tivat e që ishin paraparë të mbahen me 5 prill, por që janë shtyrë për shkak të masave të Qeverisë për pengimin e përhapjes së Coronavirusit. “Ndërpriten të gjitha veprimtaritë në realizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tivatit, duke filluar me sjelljen e këtij vendimi. Afatet e reja për veprimtaritë zgjedhore për  zgjedhjen e këshilltarëve në kuvendin e Komunës Tivat do të caktohen pas shpalljes së datës së re për mbajtjen e zgjedhjeve nga presidenti i Malit të Zi”, thuhet në këtë vendim. Presidenti i Malit të , Millo Gjukanoviq, i ka shtyrë zgjedhjet në Tivat për, siç theksohet, duke vlerësuar situatën e epidemiologjike në Mal të Zi dhe duke pasur para sysh urdhrin për ndërmarrjen e masave të përkohshme për pengimin e importimit në vend, ndalimin dhe pengimin e përhapjes së virusit të ri Corona të cilin në pajtim me ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse e ka sjell Ministria e shëndetësisë  me propozimin e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi.

Markoviq përgëzon Ramën dhe Spasovskin

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i ka përgëzuar kryeministrat e Shqipërisë,  Edi Rama dhe të Maqedonisë, Oliver Spasovski për marrjen e merituar të ftesës për fillimin e bisedimeve me BE. “Mali i Zi e përshëndet këtë vendim në të mirë të qytetarëve të tyre por edhe të tërë Ballkanit Perëndimor. Në këto kohë të vështira janë tejet më rëndësi lajmet e mira si ky”,  ka theksuar Markoviq. Edhe bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drleviq, ua ka uruar sot Shqipërisë dhe Maqedonisë dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE. Pritet që shefat e shteteve ose të qeverive të vendeve anëtare po ashtu të përkrahin konkluzionet e Këshillit evropian në një  video konferencë e cila do të mbahet nesër. Marrëveshja për fillimin e bisedimeve me këto dy vende është arritur në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare të hënën që shkoi, dhe tani fjala është vetëm për formalizimin e këtij vendimi.

 

Parlamenti shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë në kohë pandemie

Parlamenti i Kosovës po shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që është hedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu nga ana kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, duke e paarqitur mocionin tha se ishte kryeministri Kurti ai i cili vendosi t’i jap fund koalicionit qeverisës. Kryeministri Albin Kurti, tha se “qeveria nuk rrëzohet kurrë për një ministër, përveç kur ai ministër është më shumë, kur ai ministri është plan”. Kurti tha se ky mocion i mosbesimit ka ardhur për për shkak siç thotë ai, pazareve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë. Mospajtimet të mëdha mes LDK-së dhe Vetëvendosjes dolën në shesh në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo që ishte vendosur nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e verilindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar e Herceg Novi 13 gradë, Ulqin 9, Podgoricë 8, Nikshiq 7, Cetinë 6, Plevle e Kollashin 2 dhe në Zhablak -3 gradë.

Për nesër paralajmërohet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët, vende vende edhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në juglindje deri e fortë nga drejtimet e verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 18 gradë.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se