Žabljak
Umjereno oblačno
0.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.0 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
5.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
10.2 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.7 °C

Ditari

23. 03. 2020.   >>  17:26 0

Ditari 23.03.2020

23.03.2020

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi

Një burrë i moshës 65 vjeçare ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike të Malit të Zi si pasojë e koronavirusit. Në kumtesën e përbashkët të Qendrës Klinike të Malit të Zi dhe të Institutit për shëndetin publikë theksohet se fjala është për personin me iniciale Z.P nga Herceg Novi i cili në pjesën e parë të  muajit mars ka qëndruar në Serbi  dhe i cili në këtë Qendër klinike është pranuar me sëmundje kronike të mushkërive. 

Drejtori i Qendrës Klinike Jevto Erakoviq ka theksuar se në këtë institucion shëndetësorë i kanë ndërmarrë të gjitha masat , por, për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmojnë pacientin në fjalë. “Personeli i Qendrës Klinike, siç kamë konstatuar , i kanë ndërmarrë të gjitha masat që mund të ndërmerren, duke përdorur të gjitha pajisjet e domosdoshme mbrojtëse dhe të gjitha procedurat e parapara me standardet për shërimin e pacientëve të tillë”, ka theksuar Erakoviq. Edhe Drejtori i Institutit të shëndetit publikë Bojan Mugosha ka deklaruar se deri në këto momente në Mal të Zi janë regjistruar 22 individ të prekur nga Covid 19/.

 

Sot fillon mësimi në distancë në Mal të Zi

Prej sot ka filluar zbatimi i konceptit të ri të mësimit në distancë kurse materialet e inçizuara do të emetohen në tri televizione. Ministri i arsimit Damir Shehoviq ka deklaruar se mbi 300 ligjerata të inçizuara brenda disa ditëve , 100 mësimdhënës të angazhuar , emetimi i mësimeve në tre kanalet televizive , është vetëm një pjesë e asaj që është bërë brenda disa ditëve të kaluara.

Ai në një konferencë për gazetarët ka theksuar se tani nuk është koha për panikë, por për përgjegjësi. Ligjeratat, siç ka theksuar ai do të emetohen në tre kanale televizive – TVMZ 2 , MNE Sport 1 dhe në MNE  sport 2 , të cilët janë emëruar si kanale me titull “mëso në shtëpi dhe do të ketë mbulesën pothuajse qind për qind në territorin e Malit të Zi.

 

Qëllimi  është që fëmijët të vazhdojnë mësimin dhe të qëndrojnë në shtepi

Kryeministri Dushko Markoviq e ka përshëndetur fillimin e konceptit të mësimit në distancë, duke shtuar se qëllimi është që fëmijët të vazhdojnë mësimin dhe të qëndrojnë në shtëpitë e veta derisa të zgjasin masat e mbrojtjes nga koronavirusi, është kumtuar nga qeveria. Markoviq, siç është kumtuar në tuiterin e qeverisë ka theksuar se është i kënaqur që Ministria e Arsimit së bashku me institucionet e arsimit dhe organizatat partnere iniciativën për mësimin në distancë e ka nisur brenda një kohe të shkurtër. Qëllimi është që fëmijët ti ruajnë lidhjet me procesin mësimor dhe të qëndrojnë në shtëpi derisa të zgjasin masat për mbrojtjen nga koronavirusi”, ka theksuar Markoviq.

 

Vetëm të bashkuar mund të dalim si fitues

Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq u ka bërë ftesë qytetarëve që ti respektojnë rekomandimet e ekipet kooridinues nacional për sëmundjet ngjitëse duke tërhequr vërejtjen se janë vërejtur shumë mosrespektime, gjë të cilën shërbimet në terren përpiqen ti pengojnë.

“Vetëm të bashkuar nga kjo situatë mund të dalim si fitues” ka theksuar Boshkoviq. Ai duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të RTMZ ka deklaruar se njerëzit nuk e kanë kuptuar sa duhet seriozisht situatën , kështu që karantinat i kanë përjetuar si vend për afrime sociale e jo për mbajtjen e distancës sociale. “Mendoj se tani opinjoni është bërë më serioz sepse e kanë kuptuar se mosrespektimi i rekomandimeve do të thotë qëndrim të tyre më të gjatë në vendet për izolim”, ka theksuar Boshkoviq, duke shtuar se ushtria e Malit të Zi u është vënë në disponim qytetarëve dhe shtetit . Siç ka theksuar, varësisht nga nevojat e përditshme, ndryshon edhe numri i ushtarëve të cilët do të jenë në terren. “Mbrëmë janë hapur dy karantina të reja , ish hoteli “Metaurg” në Herceg Novi dhe lokalet e Kryqit të Kuq në Sutomore” ka theksuar Boshkoviq.

 

Mitropolia i ka kuptuar masat e reja të Qeverisë

Mitropolia e Kishës ortodokse malazeze dhe disa eparki , siç është  kumtuar, i kanë kuptuar masat e ashpërsuara të Qeverisë së Malit të Zi në luftën kundër epidemisë, me të cilat është paraparë se ritet në objektet fetare të bëhen ekskluzivisht pa praninë e qytetarëve. Nga Mitropolia malazeze bregdetare i kanë bërë ftesë trupit koordinues nacional, qeverisë dhe parlamentit , si themelues të servisit publikë, që të ndërmjetësojnë ndaj RTMZ,  me qëllim që, siç kanë theksuar të ndajnë kohë dhe hapësirë të programit të vetë dhe tu mundësohet transmetimi i liturgjive në programet e servisit publikë. Të përkujtojmë se qeveria ka vendosur dje që për shkak të kungimeve nga e njëjta lugë gjatë shërbesave fetare, qytetarët në  të ardhmen nuk mund të marrin pjesë në ritet fetare. Megjithatë , nga Mitropolia Malazeze Bregdetare edhe njëherë u kanë ofruar organeve kompetente që , përveç objektit të ofruar për karantinë, kisha të ndihmojë edhe  institucionet shëndetësore të Malit të Zi me blerjen e dy respiratorëve.

 

Gjykatësit e Gjyqit suprem do të dhurojnë gjysmën e rrogës të muajit mars

Gjykatësit e Gjyqit të lartë, 18 prej tyre përfshirë këtu edhe kryetaren Vesna Medenica , do të dhurojnë gjysmën e rrogës së marsit për luftën kundër koronavirusit. Gjykatësit , siç është kumtuar njëzëri  e kanë përkrahur propozimin e Medencës për këtë  donacion të cilin e ka nisur në javën e kaluar. Ajo ka theksuar se gjykatësit e Gjyqit të lartë në këtë mënyrë i ofrojnë qytetarëve dhe shtetit përkrahje duke u dërguar mesazh se Gjykata është gjithmonë pranë tyre. Donacioni i gjyqtarëve të Gjyqit suprem do të paguhet në llogarinë e ekipit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse.

 

Nje termet prej 5,3 ballesh ka godit Zagrebin

Nje termet prej 5,3 ballesh ka godit Zagrebin. Siç bëhet me dije ai shkaktoi dëme në njerëz dhe materiale në një kohë kur njerëzit qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Sipas mediave vendas vetëm një 15- vjeçar është në gjendje të rëndë teksa kryeministri i vendit Andrej Plenkoviç i ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit kroat të qëndrojnë jashtë shtëpive dhe të mbajnë distancën teksa autoritetet janë duke pastruarë rrugët. Siç bëhet me dije nga ky tërmet nuk është prekë asnjë qytetar i Malit të Zi, ka deklarua ambasadori i Malit të Zi në Kroaci Boro Vuçiniq.

 

Kosova porosit 7,000 teste për koronavirus

Shtatë mijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, thanë zyrtarë të këtij institucioni. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, tha se ofertuese e testeve ëshë një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të.

Hoti po ashtu tha se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës. “Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit klorokine. Por, duhet përmendur se akoma nuk ka një medikament, i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Hoti.

 

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Është regjistruar viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Shkup. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçare nga Dibra. Pacienti ishte shtruar për trajtim mjekësor në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore. “Gjatë natës, gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u vendos në aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti ndërroi jetë. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në total janë raportuar 136 të infektuar, 22 raste të reja dhe një pacient i shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se organet kompetente po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën si terapi kundër koronavirusit.

 

Shqipëri: Katër viktima nga koronavirusi, personi i pestë në vdekje klinike

Në Shqipëri u regjistrua edhe një viktimë nga koronavirusi, ndërsa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, një person, 61-vjeçar, ka pësuar vdekje klinike.Gjatë ditëve të kaluara kanë vdekur edhe tre persona të infektuar në Shqipëri: një nga Durrësi, një nga Fieri dhe një nga Kuçova. Deri tani, në Shqipëri janë testuar gjithsej 804 raste të dyshuara me koronavirus. Prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë 89 raste.

 

Rumania përballet me rritje të numrit të të infektuarve

Rumania ka raportuar sot një rritje të ndjeshme të numrit të personave që janë infektuar dhe kanë vdekur nga koronavirusi i ri, teksa presidenti, Klaus Iohannis i ka bërë thirrje popullatës që të vet izolohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes. Grupi Strategjik i Komunikimit në Rumani, trup që është duke u përballur me shpërthimin, ka raportuar për 143 raste të reja, duke e dërguar në total në 576 numrin e të prekurve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit është vërejtur 45 për qind rritje e numrit të të prekurve, përderisa pesë persona kanë humbur jetën. Sipas autoriteteve, të pesë personat kanë qenë të moshuar me probleme shëndetësore. Deri më tani shtatë rumunë kanë vdekur si pasojë e sëmundjes jashtë Rumanisë, gjashtë në Itali dhe një në Spanjë. Përmes një adresimi televiziv, Iohannis u ka bërë thirrje rumunëve që të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në rast se ndodh diçka e jashtëzakonshme.

 

A i ka dhënë Kina vërtet fund krizës me koronavirus?

Shprehjet si “drakonike” dhe “kontroll shoqëror i stilit të Mao-s”, janë përdorur për të përshkruar kufizimet e zyrtarëve kinezë në qendër të Kinës, teksa janë përballur me koronavirusin vdekjeprurës. Shumë pak veta nuk do të pajtoheshin, që sapo zyrtarët kinezë kanë pranuar rrezikun që përbën koronavirusi – ndonëse shumë i akuzojnë për fshehje të sëmundjes në Vuhan në muajin janar- ata kanë vendosur në karantinë, kanë izoluar dhe vëzhguar qindra miliona njerëz. Sipas epidemiologëve të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kinë, këto përpjekje ndoshta kanë qenë “më ambiciozet dhe më agresivet në histori, me qëllim të ndaljes së një sëmundjeje”, por edhe si një gjë që do të mund të realizohej vetëm në një shtet autoritar sikurse Kina. Mirëpo në të dhënat që janë bërë të qasshme, shihet se masat e ashpra kanë funksionuar – të paktën deri më tani. Një pikë e madhe kthese është shënuar më 18 mars në Kinë, pas një beteje tremujore me epideminë, kur të dhënat zyrtare nuk kanë treguar për të prekur lokalë, dhe për një numër të vogël të rasteve që kanë shkuar atje nga vendet tjera.

 

Koreja J. me numrin më të ulët të rasteve me koronavirus në katër javët e fundit

Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus, që nga kulmi i infektimeve katër javë më parë. Autoritetet shëndetësore raportuan për 64 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 8,961 numrin e të infektuarve në këtë vend. Sipas tyre, 111 pacientë kanë humbur jetën. Zyrtarët shëndetësorë, megjithatë, paralajmërojnë kundër relaksimit, duke thënë se Koreja e Jugut vazhdon të përballet me luftë të gjatë kundër koronavirusit. Evropa Jugore është aktualisht në qendër të pandemisë. Italia ka raportuar për 651 viktima të reja ditën e djeshmetë, të cilat e çojnë në mbi 5,470 numrin e viktimave atje. Në Spanjë, mbi 1,720 pacientë kanë vdekur; prej tyre, 394 vetëm ditën e djeshme.

 

Rohani e refuzon ndihmën e SHBA-së për luftimin e koronavirusit

Irani e refuzoi sërish ofertën e Shteteve të Bashkuara për ndihmë humanitare në betejën kundër koronavirusit. Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Uashingtoni duhet t’i heqë sanksionet kundër Republikës Islamike, nëse do që ta ndihmojë atë. “Udhëheqësit amerikanë po gënjejnë. Nëse duan ta ndihmojnë Iranin, e gjitha që duhet të bëjnë, është të heqin sanksionet. Pastaj, do të mund ta trajtonim shpërthimin e koronavirusit”, tha Rohani në një fjalim televiziv. Irani është vendi i goditur më së keqi nga koronavirusi në Lindjen Mesme. Rreth 1,700 njerëz kanë vdekur atje, ndërsa mbi 21,000 janë konfirmuar si të infektuar. Uashingtoni i ka ofruar ndihmë humanitare Iranit, por udhëheqësi suprem i këtij vendi, Ajatollah Ali Khamenei, e ka refuzuar atë ditën e djeshme.

 

Pompeo shkon në Afganistan në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e paqes

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot qëndron në Kabul të Afganistanit, në një vizitë të  paralajmëruar më parë, për të ndihmuar në shpëtimin e një marrëveshjeje historike midis Uashingtonit dhe talibanëve. Pompeo u takua me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe rivalin politik të tij, Abdullah Abdullah, i cili kundërshton rezultatin e votimeve presidenciale të shtatorit, duke rritur mundësinë e funksionimit të dy qeverive paralele. Presidenti Ashraf Ghani, i shpallur zyrtarisht fitues në zgjedhjet presidenciale, është betuar për mandatin e dytë si president më 9 mars. Abdullah Abdullah, zyrtar i lartë shtetëror, po ashtu ka organizuar ceremoninë e tij inauguruese në të njëjtën kohë. Kjo situatë ka bllokuar zgjedhjen e ekipeve negociuese për bisedimet brenda afgane. Vizita e Pompeos po realizohet më shumë për të parë nga afër situatën dhe mundësinë e zgjidhjes së saj.

 

Nesër mot kryesisht i vranët

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta të shiut në jug dhe borës në veri të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -10 deri në 4 , kurëse më e larta e ditës prej – 5 deri në 9 gradë c.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se