Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 10. 2013. 17:20 >> 17:36

LAJMET 4.10.2013

4.10.2013

Të sanksionohet pasurimi i dyshimtë i funksionarëve

Bashkimi Evropian nga gjykatat malazeze kërkon që të japin rezultate në sanksionimin e funksionarëve publik, të cilët pasurohen në mënyrë të dyshimtë, ka thënë shefi i delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Mitja Drobniç.Ai, në tryezën e rrumbullakët mbi kapitujt 23 dhe 24, që organizon Këshilli Kuvendor për Integrime Evropiane, ka thënë se dënimet për funksionarë që janë në konflikt interesi, duhet të jenë të ashpra, në mënyrë që të pengohet shkelja e ligjeve dhe se gjykata duhet të reagojnë në këto raste.

Puna për ndryshimet e akteve ligjore ende nuk është përfunduar, por ndryshimet e bëra paraqesin bazë fillestare për forcimin e mëtejmë të pavarësisë dhe përgjegjësisë së gjykatësve dhe prokurorëve, ka theksuar Drobniç. Kryetari i Këshillit Sllaven Radunoviq ka thënë se Mali i Zi po vjen në fazën në të cilën planet dhe strategjitë bëhen më pak të rëndësishme, dhe se shteti duhet të ndërmarrë hapa konkretë. Së shpejti do të kemi rast të bindemi nëse elita ka forcë të shikohet në pasqyrë dhe të bëjë atë që pritet nga ajo, dhe të ballafaqohet me problemet më të mëdha në shoqëri. Jam skeptik lidhur me këtë çështje, sepse nuk besoj që pushteti do ta pres gemin mbi të cilin është i ulur, ka thënë ai.

 

Pejoviq - planet e veprimit për kapitujt 23 dhe 24 janë bazë të qasjes në bisedime

Kryenegociatori Aleksandar Pejoviq ka thënë se planet e veprimit për kapitujt 23 dhe 24 janë bazë të qasjes në bisedime. Planet e veprimit janë përfunduar dhe do të shërbejnë si bazë për vlerësimin e BE-së nëse Mali i ZI është i gatshëm për hapjen e këtyre kapitujve, ka thënë Pejoviq.

Ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohet versioni përfundimtar i planeve të veprimit. Mbi hapjen e kapitujve do të vendosë konferenca ndërqeveritare në Bruksel që do të mbahet deri në fund të vitit, ka thënë Pejoviq.

 

Prej sot dorëzohen listat për zgjedhje

Listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Cetinë, që do të mbahen më 16 nëntor, mund të dorëzohen prej sot deri më 21 tetor. Sipas vendimit të presidentit të Malit të ZI Filip Vujanoviq, më 16 nëntor do të mbahen zgjedhjet edhe në  Mojkovac e Petnjicë, ku dorëzimi i listave ka filluar më 23 shtator.

E drejta për përcjellje të fushatës parazgjedhore nga mediet, në kuadër të tri komunave, skadon më 14 nëntor në mesnatë. Në zgjedhjet e mëparshme në Cetinë, Partia Demokratike e Socialisteve kishte fituar 21 mandate këshilltarësh, Partia Socialdemokrate 6, Partia Socialiste Popullore 3, Partia Liberale dhe Partia Qytetare nga 2, kurse një këshilltar ishte i pavarur. Në zgjedhjet e mëparshme në Mojkovac, Partia Demokratike e Socialisteve dhe Partia Socialdemokrate kishin 18 këshilltarë, kurse Partia Socialiste Popullore 13. Petnjicës i është kthyer statusi i Komunës ka fundi i majit, me vendimin e Parlamentit të Malit të Zi.

 

Kërkohen tri mijë punëtorë

Kompania e Azerbajxhanit “Azmont”, kërkon tri mijë punëtorë ndërtimtarie për ndërtimin e kompleksit luksoz në Kumbor, për ç’arsye është e gatshme të hapë qendra për trajtim në Nikshiq, Bjello Pole dhe Plevle. Azmond ka për qëllim të hapë qendra për trajnim të punëtorëve, duke pasur parasysh faktin se profili i punëtorëve të ndërtimit është deficitar në tregun vendas, në të cilin gjatë një viti do të stërviteshin një mijë deri tri mijë marangozë, muratorë, hidraulikë dhe punëtorë të specialiteteve tjera në ndërtimtari, shkruan Pobjeda. Paralajmërimi i investitorit nga Kumbori mbi projektet që nënkuptojnë stërvitjen dhe punësimin e qytetarëve të Malit të Zi, gëzon shumë, ka thënë drejtorja e Entit për Punësim, duke shtuar se ky institucion do t’i ofrojë përkrahje të plotë kësaj iniciative dhe iniciativave të tjera të ngjashme.

 

Daçiq: Serbia do jetë anëtare e ardhshme e be-së

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se ky vend do të jetë vendi i parë i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian, duke uruar që kjo do të ndodhë sa më parë. Ne dëshirojmë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së sa më parë. Jemi të bindur se ajo do të jetë vendi i ardhshëm, i 29-ti i BE-së, sepse besojmë se kjo i nevojitet edhe Serbisë edhe BE-së, ka thënë Daçiq në intervistën dhënë rrjetit televiziv amerikan, Si En En.

Në pyetjen se si e shikon zgjidhjen e situatës në Kosovë, Daçiq ka pranuar se nuk është e lehtë të gjendet kjo zgjidhje, posaçërisht, siç ka thënë ai, në këtë fazë kur gjërat kanë shkuar shumë larg. Zgjidhje shumë më mirë dhe më tërheqëse do të mund të gjendej më parë, me çka do të anashkalohej lufta dhe tensioni në rajon. Ai ka shtuar se do të dëshironim që marrëdhëniet të normalizohen sepse Serbia nuk mund dhe nuk dëshiron të fusë problemet e veta në BE. Kjo është një nga arsyet kryesore pse zhvillojmë dialog të hapur në Prishtinën që ti normalizojmë marrëdhëniet dhe të zgjidhim problemet para hyrjes në BE. Por kjo nuk do të thotë ndryshimin e politikës, kur është në pyetje njohja e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Daçiq.

 

Thaçi: Mbi vizat vendoset këtë vjeshtë

Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe Ekipit Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit kanë mbajtur një takim sot prej së cilit ka dalë përfundimi se për çështjen e vizave do të vendoset këtë vjeshtë. Kryeministri Hashim Thaçi, i pranishëm në këtë takim u është drejtuar të pranishmëve.

“Nuk do të lejojmë që fushata zgjedhore, të ndikojë në uljen e përkushtimit dhe angazhimin për këto dy procese jetike për qytetarët e Kosovës”, njofton Kryeministria. Sipas tij, vjeshta është vendimtare për këto dy procese dhe kërkoj një angazhim maksimal prej të gjithëve,shtoi Thaçi. “Me vizitën e Komisionarit për Zgjerim më 18 tetor, edhe formalisht fillon negocimi i MSA-së, ndërkohë, që brenda pak javësh presim misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave”, ka shtuar ai. Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, me të marrë mandatin tri vjet më parë kishte premtuar liberalizim të vizave pas 18 muajsh. Ndërkaq, Kryeministri mbahet mend lidhur me këtë temë për deklaratën e tij, se kjo të zgjidhet brenda 5 muajve.

 

Korridori 8 do mbajë emrin e Nënës Terezë

Rruga e mirënjohur “Korridori 8”, do të pagëzohet me emrin e nobelistes shqiptare Nëna Terezë, ndërsa edhe një bankënotë e re në Maqedoni do të mbajë figurën e saj.Ky vendim pritet të miratohen nga Qeveria e Maqedonisë, ka paralajmëruar kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai theksoi se një nga rrugët autostradë më të rëndësishme në rajon, me gjatësi prej 300 km do të emërtohet Nëna Terezë, dhe se kjo rrugë e lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017. Emrin e Nënës Terezë tashmë e mbajnë Qendra Klinike në Shkup, Spitali i Gjinekologjisë, Shtëpia Përkujtimore në pjesën qendrore të kryeqytetit. “Nëna Terezë është simbol i ri i Maqedonisë. Pasardhësit e saj vijnë këtu, çdokush e njeh, përfshirë edhe vendet e Lindjes së Mesme”, ka theksuar Gruevski. Projekte për Nënë Terezën ka paralajmëruar dhe biznesmeni indian Subrajta Roj, i cili ka promovuar tashmë ngritjen e një përmendore gjigante të lartë 18 metra në sheshin e Shkupit.

 

22 të larguar nga policia rikthehen në punë

Rikthehen në detyrë 22 efektivë të Policisë Rrugore të Shqipërisë, të larguar disa ditë më parë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Lajmin e konfirmojnë burimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por edhe disa nga efektivët e larguar, të cilët prej disa ditësh janë rikthyer sërish në detyrë. Në radhët e efektivëve që janë rikthyer sërish në punë është edhe efektivi Abdyl Çela.

Ai ka pohuar për “Gazeta Shqiptare” se ka rifilluar punë që në datën 24 shtator, ndërsa urdhri për rikthimin e tij në punë, është dhënë tre ditë më pas, transmeton ”Balkanweb”. Burime nga Policia e Shtetit sqarojnë se në detyrën që kanë qenë, janë rikthyer 22 efektivë policie, të cilët pas ankimimit kanë fituar mundësinë për t`u rikthyer si efektivë policie.
Sipas këtyre burimeve, Drejtoria e Standardeve pasi ka parë dosjet e efektivëve të larguar nga puna, ka  konstatuar se në dosjet e 22 efektivëve nuk janë parë shkeljet për të cilat ata u larguan nga detyra.

 

Obama anulon udhëtimin në azi

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti amerikan Barak Obama ka anuluar udhëtimin e tij për në Azi, të paraparë për javën e ardhshme, si pasojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila hyn sot në ditën e katërt.

Obama do të qëndrojë në Uashington, në mënyrë që t’iu bëjë trysni republikanëve që të pajtohen për miratimin e buxhetit dhe rihapjen e qeverisë. Pjesë e arsyes së anulimit të vizitës është edhe fakti se për shkak të mbylljes, stafit presidencial që duhej të udhëtonte me Obamën, i mungojnë njerëzit e duhur.

 

Mospajtimi për buxhet sjellë pasoja në ekonomi

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar mundësinë e pasojave katastrofale ekonomike nëse ligjvënësit dështojnë të pajtohen në rritjen e mundësisë së borxhit shtetëror për kryerjen e pagesave të shpenzimeve qeveritare. "Nëse deri në mes të tetorit nuk arrihet asnjë marrëveshje, atëherë pasojat do të jenë fatale jo vetëm në tregjet financiare por edhe në tregun e punës, volumin e konsumit dhe rritjen ekonomike", thotë ky departament. Departamenti shton se në rast dështimi për pajtim mes palëve, dollari do të mund të ulet edhe më shumë, shkalla e interesit të rritet skajmërisht dhe pasojat të barten edhe në pjesë të tjera të botës.

 

Italia mban sot ditë zie kombëtare

Italia mban sot ditë zie kombëtare, pas mbytjes së djeshme të varkës me imigrantë afrikanë pranë Lampedusës. Të paktën 103 trupa të pajetë janë nxjerrë nga deti, ndërsa dhjetëra të tjerë janë brenda varkës që është fundosur jo më shumë se një kilometër larg bregut të detit. Deri tani janë shpëtuar më shumë se 150 persona, mirëpo janë edhe afro 200 të tjerë që llogariten të zhdukur. Shumica e imigrantëve ishin nga Eritrea dhe Somalia. Shkollat në Itali,sot do të nderojnë me një minutë heshtje viktimat e tragjedisë së djeshme, të cilën autoritetet italiane e kanë quajtur evropiane dhe jo vetëm italiane.

 

Pasdite vranësim gradual dhe vende-vende me shi

Sot mban mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 13: Herceg Novi 20, Tivar 19, Podgoricë e Ulqin 17, Cetinë 14, Nikshiq 13, Plevle 11, Zhablak 9 dhe në Kollashin 5 gradë.

Për nesër paradite pritet mot kryesisht i kthjellët, pasdite vranësim gradual, kurse gjatë natës vende-vende me të reshura të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 23 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се