Žabljak
Umjereno oblačno
0.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.0 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
5.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
10.2 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.7 °C

Ditari

20. 03. 2020.   >>  18:34 0

Ditari 20.03.2020

20.03.2020

Organet gjegjëse kanë reaguar me kohë dhe në mënyrën e  duhur    

Këshilli  për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e sotme, të cilën e ka kryesuar, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,  ka shqyrtuar informatën për situatën aktuale epidemiologjike në shtet dhe masat e ndërmarra në pengimin e zgjerimit të virusit Covid19, me ç' rast është vlerësuar se organet kompetente duhet të vazhdojnë të ndërmarrin masat e duhura në pengimin e përhapjes së virusit Covid 19, duke angazhuar të gjitha kapacitetet ekzistuese. Këshilli, po ashtu, ka vlerësuar se organet gjegjëse kanë reaguar me kohë me ndërmarrjen masave për pengimin e  futjes së sëmundjeve ngjitëse në vend, pastaj pengimin dhe ndalimin e përhapjes së tyre në vendet tjera si dhe në mbrojtjen e banorëve nga virusi Covid19.  Më parë,  Këshilli në një seancë telefonike ka sjell vendimin për angazhimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në sigurimin e mbrojtjes fizike të  objekteve për karantinim. Të theksojmë se në Mal të Zi deri tani nga koronavirus janë infektuar 13 persona. Nën mbikëqyrjen shëndetësore janë 4 mijë e 369 individë, të cilët gjatë 14 ditëve të kaluara kanë qëndruar në rajonet e prekura nga ky virus.

Është e qartë sa na duhet kompania ajrore nacionale

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se qytetarët e Malit të Zi, janë vlera më e madhe e shtetit, duke shtuar se është me fat që ata i evakuon nga rajonet e prekura me epideminë e Koronavirusit.  Markoviq, i ka falënderuar pilotët dhe personelin e “Montenegro Aierlines” për sakrificën e tyre duke shtuar se kjo është përgjigja më e mirë ndaj pyetjes nëse naë duhet një kompani ajrore nacionale. “Mirësevini në shtëpinë tuaj, respektoni rekomandimet dhe urdhëresat për izolim, ka theksuar Markoviq. Të përkujtojmë se në Mal të Zi, janë të regjistruar 13 raste të infektimit nga Koronavirusi. Qeveria ka vazhduar dje me kthimin e organizuar të nënshtetasve malazezë  në botën e jashtme në vendlindje. Gjatë ditës, tre aeroplan me afro 600 nënshtetas malazezë, kanë arritur nga Rusia dhe një nga Londra. Po ashtu, gjatë ditës së  sotme është paraparë që  në Mal të Zi, të arrijë edhe një  aeroplan nga Roma, kurse aeroplani nga Madridi pritet pasnesër në orët e mbrëmjes. “Kjo është përgjigja më e mirë ndaj të gjithëve nëse na duhet një kompani ajrore nacionale. Falënderim u ka shprehur edhe të punësuarve në aeroportet e Malit të Zi, në mënyrë që çdo qytetarë të ndiej se gjendet në shtëpinë e vetë. Vazhdojmë gjithnjë në të njëjtën detyrë”, ka rekomanduar Markoviq.

Kolegjiumi i kryetarit të Parlamentit,  diskuton sot për situatën aktuale 

Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, shqyrton sot aktivitetet e nevojshme dhe kontributin e mëtejmë për ruajtjen e stabilitetit Institucional me rastin e situatës të krijuar nga virusi Covid 19. Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, i ka përshëndetur përpjekjet e përbashkëta të institucioneve shtetërore dhe të iniciativave të shumta private me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë.

Brajoviq, ka deklaruar se me këtë rast dhe në pajtim me bisedimet në kolegjium me 13 mars,  ka thirr për sot mbledhjen e kolegjiumit me qëllim të marrëveshjes mbi aktivitetet e nevojshme dhe kontributin e mëtejmë  për  ruajtjen e stabilitetit institucional. Ai, ka theksuar se është i bindur se rrethanat e reja të krijuara, kërkojnë të  lihen anash dallimet politike dhe bashkimin e të gjitha kapaciteteve  të përfaqësuesve të zgjedhur të Malit të Zi.

 

Masat e miratuara nga Qeveria, në zbutjen e pasojave për ekonominë malazeze

Masat e miratuara të Qeverisë, në mesin e të cilave janë shtyrja e pagesave të kredive, pagesa e tatimeve dhe kontributeve në të ardhura si dhe linjat e reja dukshëm më të volitshme kredituese të Fondit investues zhvillimor, do të kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e luikuiditetit të sipërmarrjeve, ka vlerësuar Oda Ekonomike e Malit të Zi. Në këtë Institucion, konsiderojnë se sjellja e paketës së masave të Qeverisë për zbutjen e pasojave të ekonomisë malazeze do të kontribuojë edhe në vazhdimin e aktiviteteve afariste dhe, njëkohësisht, stabilitetin e vendeve të punës për të punësuarit e tyre.

 “Pandemia e shkaktuar nga Koronavirusi, është sfidë shumë serioze shëndetësore i cili pasqyrohet fuqishëm në ekonomitë globale, rajonale dhe nacionale, kështu që Oda ekonomike, përshëndet sjelljen e masave të Qeverisë për zbutjen e pasojave në ekonominë malazeze”, thuhet në kumtesë, duke shtuar se  “Oda Ekonomike e Malit të Zi, do të përcjell efektet e realizimit të masave qeveritare dhe në komunikim me të gjithë anëtarët do të propozojë  masa të reja nëse paraqitet nevoja”.

 

Për pezullimin e pagesës së kësteve të kredive duhet të njoftohet banka

Qytetarët të cilët kanë dëshirë të pezullojnë pagesën e kredive për tre muaj, duhet të njoftojnë bankën e vetë përmes postës elektronike ose në formë të shkruar, thuhet në vendimin e Bankës Qendrore të Malit të Zi, e cila është publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare të Malit të Zi. Banka është e obliguar që brenda afatit 5- ditorë, duke filluar nga dita e marrjes së njoftimit, të sigurojë zbatimin e moratoriumit, thuhet në vendimin e Bankës Qendrore. Me vendimin e Bankës Qendrore të Malit të Zi, është paraparë që njoftimin se e pranon moratoriumin, shfrytëzuesi i kredisë ia dorëzon edhe punëdhënësit ose personave tjerë përmes të cilëve bëhet pagesa e kredisë. Bankat janë të  detyruara  që, gjatë zgjatjes së moratoriumit, ti ndërpresin të gjitha pagesat që kanë të bëjnë me pagesën e kësteve të kredive.

 

Numri telefonik 1616, për të gjithë që dyshojnë se mund të jenë të prekur nga Covid 19

Në Institutin për shëndetin publikë, është hapur sot Call Centar, dhe numri gratis do të jetë 1616, i cili u është dedikuar të gjithë atyre që dyshojnë se kanë qenë të ekspozuar me infektimin e Koronavirusit, ose kanë simptoma të cilët tregojnë se janë të infektuar. Ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, dr. Kenan Hrapoviq, e ka hapur sot në Institutin për shëndetin publikë, Call-Qendrën, e cila do tu mundësojë qytetarëve komunikim më efikas me ekspertët e Institutit për shëndetin publikë. “Studentët e fakulteteve të mjekësisë, të stomatologjisë dhe farmaceutikës, të cilët do të punojnë në këtë qendër, na kanë bindur se etika dhe profesionalizmi, edhe para dhënies së betimit të Hipokratit, e kanë vendin e vetë në luftën kundër kësaj epidemie”, ka theksuar Hrapoviq. Ai i ka falënderuar të gjithë punonjësit  shëndetësor të cilët, siç ka theksuar ai, janë në linjën e parë  të mbrojtjes në këto momente, si dhe të gjithë qytetarëve të cilët u përmbahen rekomandimeve dhe urdhëresave të Qeverisë së Malit të Zi. Prof. dr. Dragan Llusheviq, epidemiolog nga Instituti i Shëndetit publikë, ka theksuar se SOS linja, u dedikohet të gjithë individëve të  cilët dyshojnë se janë të infektuar me koronavirus, atyre që kanë simptoma në organet respirative dhe nuk e dinë, atyre të cilët në Mal të Zi kanë ardhur gjatë 14 ditëve të fundit dhe akoma nuk u janë paraqitur shërbimeve epidemiologjike, ose nuk kanë marr vendimin për inspektimin sanitarë shëndetësore.

 

Mitropolia, të dorëzojë regjistrin e objekteve për karantin

Qeveria i ka bërë ftesë rektorit të shkollës fetare në Cetinë, Gojko Peroviq, që të dorëzojë regjistrin e objekteve të cilat mund të shfrytëzohen për karantinim, me qëllim që shërbimet profesioniste të Ministrisë së shëndetësisë të vlerësojnë nëse ato i plotësojnë kushtet. Qeveria, përshëndet gatishmërinë e mitropolisë malazeze bregdetare që ti vejë në  dispozicion objektet e veta, ashtu siç ka paralajmëruar Peroviq”,është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Peroviq,  ka deklaruar dje se kisha është në dispozicion të shtetit me të gjitha kapacitetet e veta dhe është e gatshme që, nëse paraqitet nevoja, ti vendos në dispozicion institucionet dhe godinat e veta .

 

Të ndalohen tubimet nën organizimin e klerikëve

Policia do  ti ndalojë të gjitha tubimet e qytetarëve si edhe ato të organizuara nga klerikët, është publikuar në faqen zyrtare të drejtorisë së policisë.

Ata, bëjnë ftesë për respektimin e plotë  të urdhëresave për pengimin e bartjes dhe përhapjes së virusit Covid 19 . “Në të kundërtën, individët e pa përgjegjshëm do të ballafaqohen me përgjegjësi dhe pasoja që dalin nga ky mosrespektim”, është  kumtuar nga drejtoria e policisë.

 

U dhurohen nga një respirator të gjitha spitaleve në Mal të Zi

Komisioni për çështjet urgjente të  Lidhjes futbollistike të Malit të Zi, ka sjell vendimin që Qendrës Klinike të Malit të Zi, dhe spitaleve të përgjithshme në Beranë, Bjello Pole, Plevle, Nikshiq, Kotorr dhe Tivar, tu dhurojë nga një  respirator. Për blerjen e këtyre respiratorëve, Lidhja fudbollistike e Malit të Zi, ka ndarë mbi 150 mijë euro.  Lufta me Covid 19 , kërkon angazhimin  dhe sjelljen e përgjegjshme të gjithëve në Mal të Zi. Respektimi i rekomandimeve të Institutit për shëndetin publikë, është obligim i të gjithëve dhe obligim që tu përmbahemi atyre, si individ të japim kontribut maksimal në luftën kundër këtij virusi. Lidhja Futbollistike e Malit të Zi, e ka obligim që në pajtim me mundësitë e veta të ndihmojë në këto përpjekje dhe këtë e bënë përmes dhurimit të 7 aparateve respirator për Qendrën Klinike dhe për spitalet e përgjithshme në 6 komuna të Malit të Zi, ka deklaruar kryetari i Lidhjes futbollitike të MZ, Dejan Saviqeviq. Lidhja futbollistike, përshëndet qëndrimin e anëtarëve të  kombëtares Stevan Jovetiq, Stevan Saviq dhe Lluka Gjorgjeviq, të cilët trupit koordinues nacional u kanë dhuruar mjete në të holla dhe pajisje medicinale për luftën kundër Covid 19.

Ka shkuar në 70 numri i rasteve të konfirmuara ng Covid 19 në Shqipëri në

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 6 raste të reja.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana ku 2 raste kontakti dhe tre raste të reja, dhe një 82-vjeçare nga Fieri.

Gjithsej janë testuar 732 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

 

 

Serbia, ashpërson masat për të parandaluar Covid19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të gjitha vendkalimet kufitare në Serbi - rrugore dhe hekurudhore, do të mbyllen në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Masa hyn në fuqi të premten në 8 pasdite.

Të enjten, i gjithë trafiku tregtar ajror u pezullua.

"Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim", tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.

Deri më tani dy të infektuar janë lëshuar nga spitali, dhe tre të tjerë pritet të lëshohen të premten.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.

Vuçiç tha se në vendet e tjera, pasi kaloi numrin e 100 pacientëve, filloi rritja më e shpejtë e numrit të të infektuarve.

OBSH; Afrika të “zgjohet” ndaj kërcënimit t[ Covid19

Afrika duhet “të zgjohet” ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe të përgatitet për më të keqën”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kontinenti duhet të mësojë nga mënyra se si është përhapur virusi gjetkë, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, edhe pse numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus atje është i ulët – rreth 640 – nuk ka arsye për vetëkënaqësi.

“Afrika duhet të zgjohet. Kontinenti im duhet të zgjohet”, tha Ghebreyesus, i cili vetë është etiopian.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se sistemi i tendosur i shëndetit publik në Afrikë do të mund të mbingarkohej shpejt, nëse koronavirusi përhapet me të madhe, sidomos në zonat e mbipopulluara urbane.

 

Tramp, anulon samitin e G7-ës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirus.

Ishte paraparë që samiti të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë.

SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, sot mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët e drejtimeve të jugore he jugperëndimore.

Temperatura  në orën 14;  Rozhajë 21 gradë, Podgoricë, Kollashin e Shavnik 20, Plevlë 19, Budvë, Nikshiq, Bjello Pole, Beranë e Andrijevic 18, Herceg Novi e Cetinë 17, Tivar, Ulqin, Plluzhinë e Plavë 16 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve  jugore.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 21 gradë celsius.  

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se