Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 03. 2020. 18:18 >> 18:27

Ditari 19.03.2020

19.03.2020

“Të lihen anash dallimet politike dhe të bashkohen kapacitetet”

Rrethanat e reja kërkojnë lënien anash të dallimeve politike dhe bashkimin e të gjitha kapaciteteve të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Malit të Zi, ka theksuar kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq. Ai e ka caktuar mbledhjen e kolegiumit të Kuvendit për nesër  me qëllim të marrëveshjes mbi aktivitetet e nevojshme dhe kontributin e mëtejmë  drejtë ruajtjes së stabilitetit institucional. Brajoviq ka theksuar se Kuvendi i Malit të Zi i kryen aktivitetet e veta në pajtim me rekomandimet e dhëna dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të gjithë qytetarëve. “Ministria e Shëndetësisë, Instituti për shëndetin publik dhe Trupi koordinues i qeverisë me përgjegjësi dhe në rrethana aktuale i kryejnë detyrimet nga kompetencat e veta, gjë të cilën e vërteton fakti se në Mal të Zi janë konstatuar persona të infektuar me virusin e ri Corona”, ka kumtuar Brajoviq duke vlerësuar lartë përpjekjet e përbashkëta të institucioneve shtetërore si dhe të iniciativave të shumta private me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Ai ka theksuar se sot nuk është momenti për grumbullimin e  pikave politike. “Andaj, u bëjë ftesë të gjitha partive politike parlamentare që në vend të iniciativave publike,  propozimet e veta ti paraqesin në mbledhjen e kolegiumit. “Jam i sigurt se jemi të një mendimi që në këtë situate nuk ka nevojë për konvertimin e pikave politike nga asnjë subjekt politik”, thuhet në kumtesën e kryetarit Brajoviq.

Shtyhet  pagesa e kësteve të  kredive për tre muaj

Qeveria dhe Banka Qendrore e Malit të Zi kanë miratuar paketën e masave ekonomike për sanimin e pasojave negative të Coronavrirusit, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq. Është paraparë shtyrja e pagesës së kredive për 90 ditë, si dhe paguarja e tatimeve dhe e kontributeve në të ardhura si dhe e detyrimeve në pajtim me ligjin për riprogramim. Është shtyrë edhe pagesa e tatimeve si dhe hartimi i linjës së re të Fondit investues zhvillimor për ndihmë ndaj ekonomisë deri në shumën maksimale, 3 milion euro për një shfrytëzues. Qeveria ka ndarë edhe një milion euro ndihmë për familjet më të rrezikuara. “Projektet e filluara kapitale nuk do të ndërpriten”, ka theksuar Markoviq. Ai ka theksuar se Qeveria edhe në të ardhmen të gjitha masat do ti sjell me kohë. “Është momenti kur të gjithë, shteti, ekonomia dhe qytetarët duhet ta ndajnë barrën e rrezikut, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojmë”, ka rekomanduar Markoviq. Ai u ka bërë ftesë të gjitha kompanive që një pjesë të parave të  kursyera ti drejtojnë për ndihmë ekonomisë së Malit të Zi. Markoviq poashtu ka thënë se tani për tani, nuk mendohet futja e gjendjes së jashtzakonshme. Ndërsa ndër masat e reja të Qeverisë për ndihmë banorëve më të rrezikuar, ka vendosur që pensionistëve me pensionet më të ulëta dhe atyre me ndihma sociale, tu ndajë nga 50 euro, të cilat do ti sjellë posta në adresën e secilit përfitues të kësaj ndihme, njoftoi Ministri për punë dhe kujdesin social, Kemall Purishiq.  

Bëni  përpjekje shtesë për ta mposhtur këtë sëmundje

Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq u ka rekomanduar të gjithë të punësuarve në sistemin shëndetësorë të Malit të Zi se pret nga ata që edhe njëherë të bëjnë përpjekje shtesë dhe me sigurinë e vetë, përgjegjësinë dhe energjinë e tyre të ndihmojnë që së bashku ta mundin këtë sëmundje dhe si sistem dhe si shoqëri të japim edhe këtë provim. Ministri ka përkujtuar se gjatë ditëve të kaluara, Qeveria e Malit të Zi dhe Institucionet kompetente kanë bërë ç'është e mundur për shtyrjen e përhapjes së Coronavirusit i cili sot për sot është kërcënimi më i madh global për shëndetin publik. Sot, kur një numër i qytetarëve tone është i infektuar me këtë sëmundje të rëndë, ministri u është  drejtuar të gjithë të punësuarve në sistemin shëndetësore të Malit të Zi, mjekëve dhe infermiereve, personelit medicinal dhe jo medicinal.

 

Prej  sot Ushtria i siguron objektet e karantinimit

Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi,  prej sot do ti mbrojnë objektet në të cilat zbatohen masat e karantinimit, ka vendosur Këshilli për mbrojtje dhe siguri. Siç është kumtuar nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi, ky vendim është sjellur dje në seancën telefonike të Këshillit. “Mbrëmë ky Këshill në mbledhjen e vetë telefonike,  ka sjell vendimin për angazhimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në sigurimin e mbrojtjes fizike të objekteve në të cilat zbatohen masat e karantinit. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë do të fillojë prej sot” thuhet në kumtesë. Është paralajmëruar se presidenti Gjukanoviq do të kryesojë seancën e Këshillit e cila është paraparë për nesër. Me pikën e veçantë të rendit të ditës është paraparë shqyrtimi i informatës për situatën aktuale epidemiologjike në Mal të Zi dhe për masat e marra drejtë pengimit të zgjerimit të virusit COVID -19. Siç theksohet, në mbledhje do të shqyrtohen raportet për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë në stërvitjet gjatë vitit të kaluar në botë, në kuadër të forcave ndërkombëtare, në misionet paqësore dhe në aktivitetet tjera ndërkombëtare, si dhe raporti për situatën në Ushtrinë e Malit të Zi.

 

Masa të ashpra kundër mosrespektimit për vetëizolim

Secili rast i  zbuluar i mosrespektimit të vendimit për vetëizolim, brenda afatit sa më të shkurtër do të procedohet dhe dënohet me ndëshkimet më  të ashpra  të parapara, është  theksuar në mbledhjen e përfaqësuesve të Ekipit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse dhe të Gjyqësorit. Siç është  kumtuar, në mbledhjen e mbajtur në prag të të seancës së sotme të Qeverisë, kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica dhe Prokurori kryesor i shtetit, Ivica Stankoviq kanë përkrahur në  tërësi të gjitha aktivitetet e Trupit koordinues nacional duke u pajtuar plotësisht me urdhrat dhe masat e propozuara. Trupi  koordinues nacional dhe përfaqësuesit e Gjyqësorit janë pajtuar se me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe të shoqërisë në tërësi nga zgjerimi i mëtejmë i Coronavirusit, duhet që në vazhdimësi të ndërmerren sanksionet më të ashpra të parapara me ligj ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik të cilët do ti shkelin urdhëresat e Ministrisë së shëndetësisë.

Raste të reja me koronavirus në Mal të Zi, të infektuar 10

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi ka konfirmuar sot edhe dy raste të reja me COVID-19, ndërsa mbrëmë ishin regjistruar edhe 6 raste tjera, kështu që numri total i rasteve me Coronavirus në Mal të Zi ka shkuar në 10. Maqedonia e Veriut ka bërë të ditur se numri i të prekurve me COVID-19 është ngritur në 42 dhe Serbia ka raportuar për 97 raste të regjistruara deri më tani. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë lajmëruar raste të reja dhe numri i tyre mbetet 64 dhe respektivisht 20.

 

COVID- 19 në rajon

Nga 20 personat e prekur me Coronavirus në Kosovë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë të shtrirë trembëdhjetë persona. Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, porse mbeten nën mbikëqyrje mjekësore. Ai tha se qytetarët që dyshojnë se janë të prekur me Coronavirus, në vazhdimësi po i frekuentojnë institucionet shëndetësore për t’i kryer testet laboratorike. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.  “Deri në këto momente janë testuar 697 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste”, ka bërë të ditur Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Fico tha se “në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19. Aktualisht, Serbia ka 97 njerëz të infektuar me koronavirus. Ditë më parë, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përmes një statusi në “Facebook” ka bërë të ditur se mbrëmë janë shënuar edhe shtatë raste të reja, kështu që numri i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 42. Kryeministri teknik i këtij vendi, Oliver Spasovski thotë se edhe sot, disa orë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, funksionimi vazhdon të jetë sikur dje.

 

Italia do ta zgjerojë izolimin kundër Coronavirusit

Italia, vendi evropian i goditur më së rëndi nga pandemia e Coronavirusit, tha se do t’i zgjerojë masat e izolimit, të ndërmarra më 10 mars, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave.

 Numri i të vdekurve në Itali nga Coronavirusi është duke iu afruar shifrave në Kinë,vendin ku ka shpërthyer sëmundja vitin e kaluar. Deri sot, Italia ka mbi 2,900 persona të vdekur, ndërsa Kina - popullsia e së cilës është 23 herë më e madhe se e Italisë - ka raportuar për rreth 3,200 të vdekur. Vetëm dje në Itali kanë vdekur 475 persona, shifër kjo e cila është karakterizuar si rekord brenda një dite. Numri i viktimave nga Coronavirusi në Spanjë ka shkuar në 767, ndërsa të prekur janë konfirmuar 17,147 raste. Sipas raportimeve, Spanja renditet e katërta në botë për nga numri i të vdekurve, pas Kinës, Italisë dhe Iranit.  Në 24 orët e fundit në të gjithë Iranin kanë vdekur 149 persona, duke e rritur në 1.284 numrin e të vdekurve nga Coronavirusi. Ndërsa në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar shifrën 9.400, ndërsa shteti Washington, ku epidemia u raportua për herë të parë në SHBA, vazhdon të jetë shteti më i prekur me 68 vdekje. Numri i përgjithshëm i rasteve të Coronavirusit në Izrael është rritur në 529, me 96 raste të reja të raportuara vetëm në 24 orët e fundit. Australia dhe Zelanda e Re do t’iu ndalojnë hyrjen të gjithë shtetasve të huaj, nisur nga e premtja, në përpjekje për të penguar përhapjen e Coronavirusit. Australia ka mbi 600 të infektuar me Coronavirus, ndërsa gjashtë pacientë atje kanë humbur jetën. Në Zelandën e Re janë shënuar 28 raste pozitive.

Ndihma dhe donacione të shumta për Qendrën Kliniket të MZ

Këshilltarët, deputetët dhe ministrat e Partisë Demokratike të Socialistëve – PDS, kanë dhuruar 20 mijë euro për Qendrën Klinike të Malit të Zi. Nga PDS kanë deklaruar se kanë vendosur kështu që përmes donacionit personal në të holla të japin kontributin simbolik drejtë forcimit të mëtejmë të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, pjesëtarët  e të cilit ditë dhe natë me heroizëm luftojnë kundër kërcënimit global, i pranishëm edhe në Mal të Zi. Kryetari i Partisë Liberale, Andria Popoviq i ka  dhuruar 10 mijë euro Trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse për blerjen e mjeteve themelore mbrojtëse medicinale. Pjesëtari  i reprezentacionit  të Malit të Zi, Lluka Gjorgjeviq, i ka dhuruar Qendrës Klinike të Malit të Zi një respirator me vlerë  20 mijë euro. Kompania “Cijevna Komerc“ i ka dhënë në dispozicion Qendrës Klinike komplet kapacitetet e veta të vendosjes në hotelin “Premier”, si  kontribut të vetin në pengimin  e përhapjes së  Coronaviirusit. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi kanë deklaruar se ky hotel është caktuar për nevojat e të punësuarve në Qendrën Klinike e të cilët janë të angazhuar në  situatën e krijuar pas paraqitjes së virusit.

KKSH, Kumtesë për Opinion

Të nderuar qytetar, shqiptar në Malin e Zi, pas situatës aktuale, të konfirmimit të rasteve të para të infektimit me Coronavirus edhe në Malin e Zi, pandemia që ka pushtuar botën dhe ka ndaluar funksionimin normal të shoqërisë, Ju bëjmë apel të gjithëve të bëni përpjekjet maksimale për respektimin e rregullave të përcaktuara dhe të bëra publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë- OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi. Të gjitha këto masa duhen marrë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të afërmit tanë. Këto janë momente kur duhet të solidarizohemi, të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin, të ndihmojmë ato që kanë nevojë, të mos përhapim panik, të mos përhapim dezinformata, të tregojmë kujdes maksimal, të informohemi drejt. Duke respektuar udhëzimet e specialistëve besojmë se do ja dalim dhe do të jemi bashkë me njeri-tjetrin përsëri. Ju lusim të respektojmë maksimalisht këshillat e institucioneve kompetente. Për shkak të kësaj situate Këshilli Kombëtar, përkohësisht do të ndërpres të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë periudhë, deri në normalizimin e situatës, thuhet në kumtesën e dërguar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Faik Nika.

 

“Unë Veproj” kërkon nga Qeveria informata edhe në gjuhën shqipe për COVID-19

Siç thuhet në njoftimin e tyre, ata kanë apeluar në Qeverinë e Malit të Zi që të angazhohet në mënyre të drejtpërdrejtë në sigurimin e informacionit të vazhdueshëm në gjuhën shqipe për pakicat shqiptare në Mal të Zi mbi masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së gjërë të Coronavirusit. Siç thonë ata, “duke pasur parasysh natyrën e Coronavirusit dhe mënyrën se si ai kërcënon shëndetin publik, bazuar në nenin 13 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenin 5 të ligjit "Për të drejtën e informimit", gjykojmë se komunikimi i shpejtë, i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës në territorin e Malit të Zi mbetet një ndër masat kryesore për parandalimin e situatave të paprecedenta me të cilat rrezikon të ballafaqohet vendi ynë”, thuhet edhe në njoftimin e OJQ, “Unë Veproj”, të cilin e ka nënshkruar drejtorja ekzekutive e kësaj Organizate, Drita Llolla.

 

KZSH disponon me kapacitete për plotësimin e standardeve të zgjedhjeve demokratike

Komisioni Zgjedhor i Shtetit (KZSH) nuk ka debatuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Tivat. Ligji për  administratën lokale mundëson shtyrjen e zgjedhjeve në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme. “Profesionalizimi i Komisionit Zgjedhor të Shtetit mund ta avancojë punën e këtij Institucioni, por edhe të rris besimin ndaj tij. Një pjesë e Komisionit do të duhej të jenë përfaqësues të partive politike dhe të OJQ-ve. Komisioni, edhe në këtë përbërje, disponon me kapacitete që nga kompetencat e veta ti plotësojë standardet për zgjedhje të ndershme dhe demokratike”. Këto janë vlerësime të drejtorit të sapo zgjedhur të KZSH, Aleksa Ivanoviq. Ai në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda”ka deklaruar se Komisioni i kryen të gjitha aktivitetet e veta në prag të zgjedhjeve në Tivat dhe se shtyrja eventuale e tyre nuk ishte temë e mbledhjes së këtij komisioni. Përndryshe, në  Komisioni zgjedhor komunal  dje është nxjerr shorti i listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Tivat. Theksohet se autorizimet, procedurat dhe obligimet, lidhur me punën e KZSH janë të përcaktuara me ligj.

 

Shporta shpenzuese për muajin shkurt ishte 646.1 euro

Vlera e shportës minimale konsumatore në muajin shkurt, sipas të dhënave të MONSTAT-it, ka qenë 646.1 euro ose 0.1 për qind më e ultë se në muajin janar. “Nga vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike kanë qenë 272.5euro ose 0,4 për qind më të larta”, thuhet në kumtesë. Statistikët kanë deklaruar se shpenzimet për prodhimet joushqimore dhe për shërbime kanë qenë 373.6 euro ose 0,5 për qind më pak se në muajin paraprak. Unioni i sindikatave të lira të Malit të Zi i ka propozuar Qeverisë dhe Unionit të punëdhënësve që sipas automatizmit të vazhdohen të gjitha kontratat për punë në  kohë të caktuara dhe të shpallet moratorium në pagesën e kredive për një periudhë jo më të vogël se tre muaj.

Përçahet koalicioni qeverisës në Kosovë, LDK mocion mosbesimi për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit

Vendimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së, pas deklaratave për koronavirusin, duket se do i kushtojë shtrenjtë Albin Kurtit, pasi kreu i LDK Isa Mustafa, deklaroi se partia që ai drejton do të bëjë një mocion mosbesimi kundër qeverisë, pasi shkeli marrëveshjen. “Patëm mbledhjen e kryesisë, ku trajtuam problemin që ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti”,është shprehur Mustafa. Nga ana tjetër, Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për arsyet e shkarkimit të ministrit Veliu. I pyetur nëse LDK do të jetë partneri i vetëm qeverisës siç ishte deklaruar më parë nga Kurti, ai ka thënë se dëshiron ta ketë LDK-në partner, por me respektimin e marrëveshjes për koalicion. “Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit e kemi thënë qartë, duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst e poashtu programin qeverisës tash”, tha Kurti. Kurti tha se vendimi i LDK-së për dalje nga qeveria është diçka e pritshme, duke shtuar se tarifa për mallrat serbe nuk duhet të largohet në mënyrë të njëanshme nga Kosova. Kurti tha se qeveria e tij nuk është duke i prishur raportet me askënd, porse është duke punuar për interesat e qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë lideri i LDK-së ka inicuar edhe disa takime me liderët e partive politike për të shqyrtuar mundësinë për inicimin e mocionit për mosbesimin e Qeverisë. Ai sot është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kurse pritet edhe takimi me liderin e Nismës, Fatmir Limaj. 

 

BE pajtohet që Lajçak të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun

Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur pajtimi që Miroslav Lajçak, të emërohet edhe formalisht si Përfaqësues i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për disa çështje të tjera të angazhimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga burimet diplomatike në BE mësohet se vendimi për emërimin e Lajçakut do të merret javën e ardhshme, në ndonjërin prej takimeve të Këshillit të ministrave të bllokut. Ideja ishte që këtë emërim ta bëjnë ministrat e Jashtëm, gjatë takimit të paraparë për të hënën, por kjo mund të shtyhet për më vonë gjatë javës, pasi dokumenti për mandatin e Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së duhet të ndryshojë. Për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka biseduar dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i NATO-s kërkon heqjen e taksës dhe fillimin e bisedimeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Kosovë - Serbi. “Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë”, thotë Stoltenberg, duke shtuar se NATO mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë.  Përveç thirrjes për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë.

 

Vuçiq i premton Merkelit dialogun me Kosovë dhe zbatim marrëveshjeve

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë pasur një videokonferencë. Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon. Kancelarja gjermane mirëpriti gatishmërinë e presidentit serb për të hyrë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE për heqjen barrierave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu në deklaratë thuhet se kancelarja Merkel mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat duhet të fillojnë me vënien në punë të pikë kalimit të Merdares.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 20 gradë, Ulqin 19, Tivar 18, Nikshiq, Plevle, Bijello Pole, Beranë e Rozhajë 17, Cetinë 16, Kollashin e Plavë 15 dhe në Zhablak 12 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë se do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 22 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се