Žabljak
Umjereno oblačno
0.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.0 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
5.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
10.2 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.7 °C

Ditari

18. 03. 2020.   >>  17:47 0

Ditari 18.03.2020

18.03.2020

Në Mal të Zi mbrëmë konfirmohen dy raste të infektuar me koronavirus

Dje në Mal të Zi janë konfirmuar dy rastet e para të infektuara me koronavirus , ka theksuar në konferencën e mbrëmshme për gazetarët kryeministri i Malit të Zi Dushko  Markoviq. Ai në këtë konferencë ka theksuar se fjala është për dy femra të  lindura , njëra në vitin 1948 dhe e dyta në vitin 1973 dhe se të dyja në periudhën e kaluar kanë qëndruar në rajonet e prekura me këtë epidemi. Njëra nga të infektuarat është nga Ulqini dhe në Mal të Zi ka arritur nga SHBA , kurse tjetra është nga Podgorica dhe ka arritur nga Spanja. Rasti i parë, pra pacienti nga Ulqini është e vendosur në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe gjendja e saj aktuale është stabile , kurse pacientja e dytë është e vendosur në shtëpinë e saj dhe është nën mbikqyrjen e personelit mjekësor. Ai njëkohësisht ka theksuar se , edhe për kundër paraqitjes së rasteve të para , nuk ka vend për panikë. “Për një  skenarë të tillë jemi përgatitur me jave të tëra, në pajtim me udhëzimet e Organizatës botërore të shëndetësisë” ka theksuar Markoviq.

Ndalohet transporti publikë i udhëtarëve, mbyllen edhe parukeritë

Ekipi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka sjell dje masa të reja për mbrojtjen e qytetarëve nga koronavirusi ,në mesin e të cilave janë ndërprerja e transportit publik të udhëtarëve në komunikacionin ndërkombëtarë, urban dhe ndër urbanë me autobus dhe furgona , si dhe e transportimi i udhëtarëve në  komunikacionin e  brendshëm hekurudhor. “Ndërpritet qarkullimi në vendkalimet kufitare në rrugën Sitnicë-zbuci në Hrceg Novi, vendkalimi kufitarë Plevla-Çajniçe dhe vendkalimi kufitarë Çemerrno, rruga Plevle - Priboj,, është kumtuar në tuiterin e Qeverisë s Malit të Zi. Është sjellë edhe vendimi për mbylljen e saloneve të parukerisë dhe atyre kozmetike si dhe e sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në nivelin rajonal dhe të drejtorisë për pronat e pa tundshme por ndërpritet edhe puna e objekteve të  mbyllura dhe të  hapura sportive dhe për rekreacion si dhe të pishinave në Mal të Zi. Në këto masa rekomandohet edhe shtyrja e dasmave dhe ceremonive mortore të cilat duhet të bëhën në rrethin e ngushtë familjarë. Objekteve tregtare u rekomandohet që dy orët e para të rezervohen për të moshuarit dhe personat me invaliditet , kurse institucioneve shtetërore, administratës lokale dhe ekonomisë që në komunikim me opinjonin të bashkëpunojnë ngushtë me ekipin koordinues nacional.

 

Mbyllën sportelet e njësive rajonale të MPB

Sportelet e njësive dhe të  filialave të Ministrisë së Punëve të Brendshme – MPB , në pajtim me urdhërin e Ministrisë  së punëve të brendshme për ndërmarrjen e masave të përkohshme për mbrojtjen e banorëve nga koronavirusi prej sot do të jenë të mbyllura. Nga Ministria e brendshme kanë theksuar se gjatë kohëzgjatjes së urdhëresës , dokumentet të cilat kanë skaduar dhe janë lëshuar pas vitit  2008, letërnjoftimet , pasaportat dhe patentat e shoferëve , do  të jenë të vlefshme. “Qytetarët të  cilët do të kenë nevojë urgjente për lëshimin e dokumentit të ri mund ti drejtohen Ministrisë së punëve të brendshme përmes adresës së imeilit upravno.mup@mup,gov.me  ose të thërrasin në numrin e telefonit :020 / 225 341 dhe të presin instrukcionet e tjera.

Çdo ditë do të përcillen aktivitetet e grupeve kriminale

Policia e Malit të Zi e ka përcjellë situatën e sigurisë  dhe vazhdon me veprime pro aktive ndaj personave interesantë për sigurinë dhe ndaj anëtarëve të grupeve të organizuara krimianle me qëllim të pengimit te veprimtarisë së tyre, edhe për kundër situatës aktuale të  krijuar nga koronaviirusi , ka deklaruar drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq. “Policia me intensitet të shtuar çdo ditë do të përcjellë veprimet e grupacioneve kriminale dhe do të sigurojë mbikqyrje të shtuar dhe përgjigje adekuate në interes të sigurisë së qytetarëve” ka deklaruar Veloviq për gazetën “Dan”. “Mund të  konstatojmë se prej fillimit të zbatimit të masave të përkohshme të Ministrisë së shëndetësisë për pengimin dhe zgjerimin e koronavirusit në Mal të Zi nuk është regjistruar veprimtari e shtuar e grupeve kriminale dhe as të dukurive tjera të rrezikshme për sigurinë , është kumtuar nga drejtoiria e policisë. Veloviq, u ka bërë  ftesë të gjithë qytetarëve për unitet dhe solidaritet, sepse shëndeti i qytetarëve është në vend të parë.

 

Në RTMZ  nuk ka të  infektuar nga virusi Covid 19

Spekulimet në një pjesë të opinionit të Mallit të Zi dhe në rrjetet shoqërore se njëri nga dy personat e infektuar me koronavirus është bashkëshort i të punësuarit në Radio dhe Televizionin e Malit të Zi, sot i ka demantuar menanxhmenti i kësaj shtëpie informative. RTMZ thekson se individi i cili përmendet në rrjetet shoqërore nuk është i punësuar në këtë shtëpi tash më tepër se 20 vjet, “Si firmë e përgjegjshme shoqërore, RTMZ i ndërmerr të gjitha masat e rekomanduara nga organet kompetente me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve dhe të mysafirëve dhe në këtë shtëpi informative nuk ka asnjë rast të infektuar me koronavirus” ,konkludohet në kumtesën për opinion të RTMZ.

Internati i policisë në Danillovgrad dhe konvikti Krost janë caktuar për karantin

Internati i Akademisë së policisë në Danillovgrad dhe Internati i studentëve “Krost” në Podgoricë do të vendosen në dispozicionin e organeve kompente për karantin. Qeveria, siç kanë deklaruar, në bazë të pëlqimit të fituar të shumicës së anëtarëve ka sjell vendimin që objektet e sipër përmendura të vendosen në dispozicion për realizimin e masave të karantinës. Qeveria, siç theksohet ka sjellë vendimin me të  cilin obligohen organet kompetente që të sigurojnë mbrojtjen fizike, mbajtjen e higjienës si  dhe shërbimet tjera për nevojat e personave të cilët do të jenë të vendosur në këto objekte.

Kryeqyteti i dhuron Qendrës klinike mjete për blerjën e tre respiratorëve

Kryeqyteeti Podgorica ka vendosur që ti dhurojë Qendrës Klinike të Malit të Zi mjete për blerjen e tre respiratorëve , të cilat i  duhen këtij insitucioni shëndetësor me rastin e krijimit të situates nga virusi COVID 19. Kryebashkiaku  i Podgoricës Ivan Vukoviq , gjatë vizitës në këtë  Qendrër klinike ka theksuar se gjatë ditës së sotme , kryeqyteti do të paguaj 52 mijë euro  , të cilat do të jenë të majftueshme  për blerjen dy respiratorëve. “Përveç kësaj kemi vendosur që  Qendrës klinike  ti dhurojmë 100 komplete  të uniformave dhe mantilave  si dhe të blejmë një pjesë  të inventarit në repartin e ndihmës së pare, duke e ditur se sa punë të vështrië bëjnë këta njerëz , bile edhe në kushtet normale, ka theksuar Vukoviq. Ai ka shtuar se kryeqyteti do të jetë së bashku me të gjithë ata të cilët gjatë ditëve dhe javëve  të ardhshme do të mbajnë barren më të  rëndë të përgjegjësisë dhe këta janë punëtorët shëndetësor. Edhe Banka Komerciale e Malit të Zi ka donuar mjete  për Qendrën klinike të Malit të Zi për blerjen e dy respiratorëve. Për shkak tëkoronavirusit dhe rasteve të konfirmuara nëMaltë Zi, është imponuar nevoja për një numër më të madh të respiratorëve . Bankat komerciale edhe kësaj here kanë reaguar me përgjegjësi me një aksion të përgjegjshëm në interes të përgjithshëm, thuhet në kumtesë.

 

Marrëveshja për kthimin e nënshtetasve rusë në Moskë dhe të malazezëve në Podgoricë

Ministriae punëve të jashtme të Malit të Zi ka kumtuar se është arritur marrëveshja  për kthimin e nënshtetasve  rusë në Moskë dhe të nënshtetasve malazezë nga Rusia në Podgoricë, “Gjatë 24 orëve të fundit në kontaktetet intensive të organeve kompetente të Federatës ruse dhe të Malit të Zi, janë krijuar të gjitha parakushtet dhe është arritur marrëveshje për kthimin e një numri të nënshtetasve rusë në Moskë, respektivisht të nënshtetasve malazez nga Rusia në Podgoricë” kthuhet në kumtesë. Theksohet se brenda  një kohe të shkurtër, të ballfaquar me problemet dhe sfidat , janë grumbulluar të gjitha informatat dhe emërat e nënshtetasve të dy vendeve, kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe janë krijuar kushtet për realizimin me suksesë të këtij transferimi gjatë ditëve në vijim. Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi thekson bashkëpunimin shumë të  mire dhe professional me ambasadën e Federeatës së Rusisë në Podgoricë.

Edhe në Tuz, si edhe në komunat tjera po respektohen rekomandimet e Qeverisë për parandalimin e COVID-19

Në bazë të rekomandimeve të Qeverisë së Malit të Zi, respektivisht të Trupit koordinues nacional dhe të Institutit për shëndetin publik, edhe Komuna e Tuzit ka filluar me zbatimin e masave parandaluese për përhapjen e sëmundjes COVID-19. Siç na njoftoi kryeshefi i policisë komunale të Tuzit, Rexhep Çunmulaj, prej dje ky organ komunal po vepron sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e përkohshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas fjalëve të tij, tash dy ditë Policia komunale po bën kontrollin e të gjitha objekteve afariste, lokaleve për shitje dhe bastoreve e kazinove, të cilat kanë rezultuar se po i respektojnë rekomandimet qeveritare, ndërsa prej dje, sipas urdhrit të organeve kompetente, dhe në marrëveshje me kryetarin e Komunës, është mbyllur edhe tregu i Tuzit, përveç tregut të gjelbër. Pas konfirmimit të dy rasteve me Koronavirus në Mal të Zi, edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj ka dalë me një prononcim me të cilin apelon tek qytetarët që tu përmbahen masave të Qeverisë dhe të shtabit emergjent për parandalimin e kësaj pandemie. Ai thotë se tani është më mirë të qëndrojmë në shtëpi, në qetësi dhe të ruajmë higjienën personale dhe të ambientit ku jetojmë. Poashtu Gjeloshaj thotë se tani kemi nevojë për kujdes të jashtëzakonshëm, por nuk ka nevojë për panik, duke shtuar se Komuna i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mbështetjen sugjerimeve të organeve relevante. Për sa i përket situatës në qytet, banorët janë të qetë dhe nuk ka panik, ndërsa mund të vihen re rrallët para disa objekteve, si barnatoreve apo shitoreve, ku me përpikshmëri po respektohen rekomandimet për numrin e caktuar të konsumatorëve në hapësirë të caktuar dhe udhëzimet në hyrje të çdo objekti, ku janë të cekura udhëzimet për qytetarët se si mund të kryejnë blerjen. Lokalet, bastoret dhe kazinotë janë të mbyllura, kurse objektet tjera afariste, si shitoret, barnatoret, bankat dhe posta po i kryejnë punët e veta të përditshme. Të përkujtojmë vetëm se prej sot janë mbyllur edhe të gjitha parukeritë dhe sallonet e bukurisë dhe ndërkohë, siç njoftojnë nga Ministria për punë të brendshme, prej sot nuk do të punojnë me palë sportelet e kësaj ministrie, as në filialin e Tuzit.  Numri i qytetarëve nëpër rrugë dukshëm është më i vogël, që do të thotë se edhe vet banorët po respektojnë udhëzimet për të qëndruar në shtëpi.  

përgatiti, Senad Gilaj

 

Shënohet viktima e dytë nga Covid-19 në Shqipëri

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 66-vjeçari nga Lushnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte shtruar në shërbimin Infektiv prej disa ditësh. Eugena Tomini nga Instituti i Publik i Shqipërisë ka njoftuar se pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese. “Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar në respirator të drejtuar, në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Tomini. Ajo, po ashtu bëri të ditur se pacienti i parë me koronavirus i ditur në Shqipëri, ka rezultuar negativ, pra është shëruar. “Gjatë ditës së djeshme në vijim të ndjekjes së trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me Covid në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë me pacientin zero, i cili ka rezultuar negativ”, u shpreh Tomini.

 

Vendimi i Këshillit Evropian rritë shqetësimet në Kosovë

Vendimi i Këshillit Evropian për të kufizuar eksportet e pajisjeve mjekësore jashtë Bashkimit Evropian, i ka rritur shqetësimet edhe në Kosovë në kohën kur institucionet shëndetësore po përballen me rastet e koronavirusit, ndonëse thuhet se nuk ka vend për panik.Vendimi kufizues për eksportin të pajisjeve mjekësore, do të jetë i vlefshëm gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Në Federatën Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se stafi shëndetësor duhet të mbrohet, meqë janë të ekspozuar direkt me të infektuarit.

 

Koalicioni qeverisës drejt krizës

Një deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme,është pasuar me vendimin për shkarkimin e tij, nga ana e kryeministrit, Albin Kurti. Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i kërkoi Kurtit ta anulojë vendimin, në të kundërtën, gjithë kjo situatë, sipas tij, mund të çojë në prishjen e koalicionit. Kriza eventuale qeveritare për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri. Gjendja është treguar alarmante, andaj edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje pandemie.

Biden më pranë nominimit për kandidat presidencial

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lënë shumë prapa rivalin e tij, Bernie Sanders, në zgjedhjet paraprake në Florida, Illinois dhe Arizona. Pas raportimeve nga gati të gjitha zonat e Floridës, Biden udhëheq atje me 62% të votave, kundrejt Sandersit me 28%. Në Illinois,Biden prin me 59%, ndërsa Sanders ka 36%. Edhe sipas rezultateve të pjesshme nga Arizona, Biden ka një epërsi dyshifrore ndaj Sandersit. Fitorja në Florida e ka çmimin më të madh, pasi ajo siguron 219 delegatë nga 1,991 sa i duhen një kandidati për të siguruar nominimin nga Partia Demokratike. Demokratët do ta nominojnë kandidatin e tyre në konventën e partisë që do të mbahet gjatë verës.

 

Nesër mot me diell 

Për nesër metereologët parashohin mot kryesisht me diell.Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej – 4 deri në 9 kurëse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se