Žabljak
Umjereno oblačno
0.4 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
7.2 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.0 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
5.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
10.2 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
11.6 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
11.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
3.7 °C

Ditari

17. 03. 2020.   >>  17:57 0

Ditari 17.03.2020

17.03.2020

Nën mbikëqyrje 1.068 individë, 88 të testuar.

Sipas informatave më të reja nga organet kompetente, në Mal të Zi akoma nuk ka të prekur nga virusi më i ri Covid 19. Përndryshe në Mal të Zi nën mbikëqyrjen shëndetësore dhe sanitare gjendën 1.068 individë, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Theksohet se këta individë në 14 ditët e kaluara kanë qëndruar në rajonet e prekura me virusin e ri Corona. “Prej fillimit të situatës, në laboratorët e Institutit për shëndetin publikë gjithsejtë janë testuar 88 individë të cilat i kanë plotësuar definicionet elementare se mund të jenë të prekur me COVID 19” ,është kumtuar ne sajtin e Institutit. Vetëm gjatë ditës së djeshme , siç theksohet nga Instituti për shëndetin publikë ,është bërë testimi në CorovaVirus i 10 personave të cilët në Mal të Zi kanë arritur nga vendet e prekura me këtë pandemi. Ata po ashtu kanë theksuar se rezultatet e të gjithë të testuarve deri tani kanë rezultuar negativë.

Mbyllja e tregjeve dhe bllokimi i resurseve nuk janë me standarde evropiane

Mbyllja e tregjeve dhe bllokimi i resurseve nuk janë në pajtim me sjelljet evropiane, u ka rekomanduar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë ,duke shtuar se Mali i Zi i ka vendosur në disponim të gjitha portet e veta për fqinjët. Ai në bisedimet me kancelarin e Austrisë Sebasijan Kurts , komisarin Evropian për politiken fqinjësore në bisedimet për zgjërim ,Oliver Varheli dhe me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimorë ,ka theksuar se situata e pandemisë me CoronaVirusin është rast të tregojmë unitete dhe synim drejt vlerave Evropiane. Siç ka theksuar Markoviq , Mali i Zi sillet në këtë frymë dhe për këtë arsye portet e veta i ka vendosur në disponimin e shteteve të rajonit. “Mali i Zi , karshi masave të shumta për mbrojtjen e qytetarëve të vet, ka vendosur që ti venë në dispozicion të shteteve të rajonit portet e veta për qarkullimin e mallrave dhe i mban të hapur kufij e vetë për furnizim dhe tregëti “ ,ka theksuar Markoviq në mbledhjen e organizuar përmes një video konference. Ai , duke theksuar se në tërësi i kupton nevojat e të gjitha vendeve që së pari ti ndihmojnë qytetaret e vet, ka theksuar se është i bindur se mbyllja e tregjeve dhe e ekonomive ,si dhe bllokimi i resurseve dhe mallrat e paguara më parë , nuk janë shprehje e solidaritetit dhe as e vlerave evropiane. Markoviq , duke folur për procesin e integrimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka theksuar se është i kënaqur me faktin se administrata e re e Brukselit përsëri ka vendosur në qendër të vëmendjes politiken e zgjerimit ,gjë që edhe Kroacia si kryesuese aktuale e BE e ka futur në prioritetet e veta.

Porositen 10 respiratorë

Fondi për sigurimin shëndetësorë i Mali të Zi ka shpallur procedurën e blerjes urgjente të 10 respiratorëve për nevojat e spitaleve të përgjithshme në disa komuna të Mali të Zi. Dërgesa e parë e tyre pritet brenda dy ditëve, kurse dërgesa tjetër prej 5 respiratorëve do të arrijë në Mal të Zi brenda 28 ditëve të ardhshme. Drejtori i Fondit ,Sead Çirgiq ,ka deklaruar për gazetën “Dnevne Novine” se ky fond ka kontraktuar blerjen e 10 respiratorëve , me vlerë të përgjithshme rreth 240 mijë euro. Kjo , është përpjekja e dytë, siç theksohet , e blerjes së respiratorëve për nevojat e spitaleve në disa komuna të Malit të Zi. Procedura e parë për blerjen urgjente të 17 respiratorëve , me vlerë të përgjithshme rreth gjysmë milion euro nuk ka pasur sukses. Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq ,ka deklaruar para do kohe se institucionet shëndetësore në Mal të Zi disponojnë me 70 respirator , 44 prej të cilëve gjenden në Qendrën klinike të Malit të Zi.

Do të sanksionohen individët të cilët nuk i respektojnë masat e vetizolimit

Personat të cilët nuk do të gjenden në adresën e caktuar për vetizolim , do të jenë të sanksionuar , kanë deklaruar nga Drejtoria e policisë së Malit të Zi. Ata në tuiterin zyrtarë të tyre kanë shkruar se policia do të vizitojë të gjitha komunat dhe do të bëjë kontrollin e individëve, të cilëve u është shqiptuar masa e izolimit shtëpiak . Këto vizita ata do ti bëjnë së bashku me inspekcionin shëndetësore dhe sanitarë. “Shëndeti i qytetarëve është në rend të parë”, kanë kumtuar nga Drejtoria e policisë.

 

Nënshtetasit malazezë që duan të kthehen , të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi u ka bërë ftesë nënshtetasve malazezë në botën e jashtme e që planifikojnë kthimin në Mal të Zi , të kontaktojnë përfaqësitë më të afërta konsullore diplomatike për të marrë informata më të përafërta për mundësinë e kthimit. Nga Ministria e punëve të jashtme kanë sqaruar se nënshtetasit tonë duhet të kontaktojnë përfaqësitë tona diplomatike me qëllim që të marrin informatat e nevojshme për hapat e mëtejmë lidhur me mundësitë e kthimit në vendlindje e që janë në shqyrtim e sipër. “Pas ardhjes në Mal të Zi , të gjithë do ti nënshtrohen vetizolimit të detyruar në lokalet e caktuar për këtë qëllim se paku 14 ditë dhe nën mbikëqyrjen e ekipit special mjekësor, kanë deklaruar nga Ministria për punë të jashtme.

 

Themelohet shtabi për aktivitetet lidhur me kthimin e nënshtetasve malazezë

Ministri i punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq e ka formuar shtabin operativ për realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kthimin e nënshtetasve malazezë nga bota e jashtme. Shtabi, siç është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme, do të bëjë evidencën e nënshtetasve të Malit të Zi në botë e të cilët kanë për qëllim të kthehen në vendlindje. Nuhoxhiq ka deklaruar në mbledhjen e parë të Shtabit operativ se nënshtetasit tonë mund të paraqiten me kërkesë për tu kthyer në atdhe çdo ditë prej orës 8 të mëngjesit deri në ora 20 të natës në numrat e telefonit : +382 20/ 234 111 dhe 234 222 . Shtabi operativ, siç theksohet do të veprojë në bazë të çdo kërkese individuale e cila do tu dorëzohet institucioneve shtetërore, do të bëjë verifikimet e domosdoshme dhe do të propozojë masat , qëllimi i të cilave është konkretizimi i aktiviteteve për kthimin e tyre në Mal të Zi . Udhëheqës i shtabit operativ është sekretari shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme Dragan Pejanoviq, kurse anëtarë janë përfaqësuesit e Ministrisë së ekonomisë, të komunikacionit dhe detarisë, përfaqësuesit e Institutit për shëndetin publikë , përfaqësuesit e Drejtorisë së policisë e të disa organeve tjera shtetërore të Malit të Zi.

Pribilloviq :Të shfrytëzohen shërbimet elektronike

Ministrja e Administratës publike e Malit të Zi, Suzana Pribilloviq , i ka ftuar sot qytetarët që ti shtyjnë shlyerjen e të gjitha detyrimeve të cilat i kanë ndaj Administratës publike e që shlyerja e tyre nuk është urgjente Ajo ka kërkuar që në vend se të shkojë në sportele dhe arkive ti shfrytëzojnë shërbimet elektronike të cilat janë në dispozicion në portalin e eUprava dhe në portalet e organeve tjera shtetërore.”Duhet të jeni të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të afërmeve tuaj . Shfrytëzoni administratën elektronike dhe qëndroni në shtëpitë tuaja” , ka porositur Pribilloviq. Kërcënimi nga paraqitja e koronavirusit ka imponuar , siç ka theksuar ajo , rregulla të reja të sjelljes dhe ndryshimin e shprehjeve tona, pra edhe kur është fjala për realizimin e të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në administratën publike. Ministria e Administratës publike u rekomandon të gjitha organeve në nivelin lokal dhe qendror që puna me palë të organizohet përmes telefonit dhe zbatimit të dispozitave për afarizmin elektronik.

 

Kina do të donojë Malit të Zi paisje medicinale

Kina do të dhurojë Malit të Zi paisje medicinale dhe do te ndihmojë në dërgimin e sajë, është kumtuar nga Ministria e shëndetësisë. Siç theksohet, Kina do të dhurojë dy respirator , nga një mijë copë maska medicinale për operacione , rroba mbrojtëse medicinale, si dhe nga një mijë copë doreza për operacione dhe mbështjellëse medicinale për këpucë. Nga ambasada e Kinës në Mal të Zi kanë theksuar se populli kinezë do të vazhdojë të përkrah popullin malazezë . Ata e kanë falënderuar Ministrinë e shëndetësisë të Malit të Zi për bashkëpunim dhe raportin miqësor , në frymën e marrëdhënieve të mira të cilat i kultivojnë këto dy shtete. Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq e ka falënderuar Republikën e Kinës për ndihmë në momentin kur e tërë bota ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit.

 

Shtyhet vazhdimi i bisedimeve të ekipeve të ekspertëve

Bisedimet e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë së Malit të Zi dhe sinodit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi me rastin e Ligjit për liritë fetare , e që duhej të vazhdojnë nesër , janë shtyrë për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi,është kumtuar nga Mitropolia malazeze bregdetare. Nga Mitropolia kanë theksuar se e kanë marrë informatën nga Qeveria që për shkak të situatës të krijuar në vend për shkak të virusit Covid 19 shtyhen bisedimet ndërmjet ekipeve të ekspertëve. “Duke pasur para sysh se fjala është për rrethana të jashtëzakonshme i kuptojmë dhe i aprovojmë shkaqet e kësaj shtyrjeje” ,kanë theksuar nga Mitropolia malazeze bregdetare.

Rritja ekonomike është e fortë , nuk mund të ndodhë recesion

Turizmi, komunikacioni, ndërtimtaria dhe Industria përpunuese, janë degë të ekonomisë malazeze të cilat më së tepërmi mund të preken nga pasojat e korona virusit , është kumtuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi. Oda ekonomike çdo ditë realizon anketën në mesin e afaristëve lidhur me pasojat e këtij virusi në afarizmin e tyre. Siç ka deklaruar Sanja Markoviq nga Oda ekonomike e Malit të Zi , deri tani anketën e kanë plotësuara 157 subjekte dhe 78 prej tyre kanë deklaruar se masat e luftës kundër virusit të ri kanë ndikim negativ në afarizmin e tyre. Analisti ekonomik Vasilije Kostiq, megjithatë është i sigurtë se nëse shkurtohet kohëzgjatja e ndikimit të virusit , ekonomia evropiane dhe botërore do të shërohet dhe ka shtuar se nuk do të ndodhë recesion.”Besoj se përgjigja përfundimtare nëse do të ketë recesion botërorë do të varet se sa ky virus do të zgjasë” ,ka theksuar Kostiq duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të televizionit të Malit të Zi. Ai konsideron se ekonomia kineze do të konsolidohet dhe kjo do të jetë në të mirë të të gjithëve.

 

Sot ka filluar pagesa e kompensimeve sociale

Pagesa e kompensimeve sociale nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për muajin shkurt ka filluar sot dhe për këtë qëllim Ministria punë dhe kujdesje sociale ka siguruar rreth 6.75 milion euro. Për shfrytëzuesit e të drejtave për ndihmën e huaj janë ndarë rreth 1.33 milion , kurse për të ardhurat invalidore 511.6 mijë euro. Shfrytëzuesve të sigurimit material të luftëtarëve u janë ndarë 447.5 mijë euro , kurse shfrytëzuesve të shtesave për fëmijë 374.8 mijë euro. Për kompensimet e nënave të cilat kanë lindur tre ose më shumë fëmijë, në pajtim me ligjin dhe me vendimet e gjyqit kushtetues të Malit të Zi do tu paguhen 580,6 mijë euro.

 

Nuk respektohen masat e Qeverisë, Bërnabiq ka një paralajmërim të madh për qytetarët serbë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është e pakënaqur me mos respektimin e masave të Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk ka përjashtuar mundësinë që sonte të vendosen masa edhe më drastike “më të forta” në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Bërnabiq ka thënë se një numër i madh i qytetarëve të hënën nuk i ka marrë seriozisht këshillat dhe masat e Qeverisë dhe shtoi se gjendja duket më mirë sot, por ende nuk është mjaftueshëm e mirë, raporton “B92”, transmeton lajmi.net.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që sonte të marrim vendim për masa më të forta, drastike, sidomos për qytetarët e moshuar”, deklaroi ajo.

Bërnabiq ka thënë se sot pasdite do të ketë takim me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me partitë politike nga krahu i opozitës si dhe shtabin e krizës, pas së cilave do t’i drejtohet opinionit.

Ajo ka konfirmuar se deri tani janë 65 persona të infektuar nga koronavirusi. Bërnabiq ka thënë se 31 persona janë në izolim shtëpiak, kurse të tjerët janë duke marrë mjekim në spital. Shumica janë në gjendje stabile , kurse katër pacientë janë duke u trajtuar me respiratorë.

Katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 55 numri i të prekurve

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 55.

Kjo është bërë e ditur gjatë komunikimit ditor të Institutit të Shëndetit Publik.

Ajo që është më shqetësuese është se numri i stafit mjekësor të infektuar është tetë.

Tre prej të prekurve janë në reanimacion.

Sanatoriumi “Shefqet Ndroqi” do të kthehet si një tjetër hapësirë e dedikuar për trajtimin e të prekurve me koronavirus.

Në Maqedoninë e V. mbyllen kufijtë dhe aeroporti në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe të aeroportit ndërkombëtar në Shkup, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Vendkalimet kufitare mbyllen për kalimin e shtetasve të huaj, udhëtareve dhe automjeteve. Përjashtim bëjnë automjetet e mallrave, përfaqësuesit diplomatikë dhe persona të tjerë, për të cilët ka interes të veçantë shtetëror ose ekonomik”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe .

Ai tha se kalimi kufitar mbyllet edhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, por jo edhe për fluturimet shtetërore, ushtarake, të mallrave, humanitare dhe mjekësore.

Vendimi për mbylljen e një aeroporti më të vogël në Ohër është marrë më 14 mars.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 23 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 20 janë nga Dibra dhe tre nga Shkupi, ndërsa një është shëruar.

 

Në Kosovë, numri i të infektuarave me koronavirus ka arritur në 16.

Rasti i fundit është shënuar në orët e para të së martës, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

“Pas mesnatës, në laboratorët e IKSHPK-së u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës, ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po sipas njoftimit, deri më tani janë testuar 271 persona.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 shkurt.

Të infektuarit janë nga Komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës, Podujevës, si dhe një shtetase italiane.

Mbi 7 mijë të vdekur e 183 mijë të infektuar nga koronavirusi në botë

Tashmë ka shkuar na 7 mijë e 175 numri i të vdekurve në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit .

Ndërsa numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 183 mijë e 65.

Koronavirus Covid-19 deri tani ka prekur 162 vende dhe territore në mbarë botën.

Numri i të vdekurve tash është më i madh jashtë Kinës, sesa brenda saj. Ky virus për herë të parë është paraqitur në Ëuhan të këtij shtetit më 31 dhjetor 2020, ku numri i viktimave është 3 mijë e 226

Shteti më i prekur në Evropë nga ky virus është Italia, ku numri i viktimave në këtë vend tashmë ka kaluar mbi 2 mijë. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 28 mijë.

Një numër i madh i të infektuarve është raportuar edhe në Irani. Në këtë vend janë 14 mijë e 991 të prekur me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 853 persona.

Kurse në Spanjë, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 342, ndërsa nga ky virus janë prekur 9 mijë e 942 persona, transmeton lajmi.net.

Numër i madh i të prekurve është raportuar edhe në Koren Veriore, Gjermani, Francë e SHBA.

Shumica e shteteve të prekura nga Covid-19, tashmë kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, ku janë mbyllur shkollat si dhe kufijtë.

 

Në SHBA testohet vaksina kundër koronavirusit

Testimi i parë në njeri i vaksinës për mbrojtje nga koronavirusi ka nisur në Shtetet e Bashkuara.

Katër pacientë e kanë marrë dozën në spitalin kërkimor Kaiser Permanente në Sietëll, Uashington, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Vaksina përmban një kod të padëmshëm gjenetik, të kopjuar nga virusi që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ekspertët thonë se do të duhen disa muaj kohë për të kuptuar nëse kjo vaksinë do të funksionojë.

Personi i parë që e ka marrë dozën të hënën, ka qenë një grua 43-vjeçare nga Sietëll.

"Është një mundësi e mahnitshme për mua", tha Jennifer Haller për AP-në.

Mjeku John Tregoning tha se vaksina përdor “teknologjinë para-ekzistuese”.

“Është bërë me një standard shumë të lartë, duke përdorur gjëra që i dimë se janë të sigurta për t’u përdorur në njerëz. Ata që marrin pjesë në eksperimente, do të vëzhgohen nga afër”, tha ai.

Shkencëtarët në gjithë botën janë duke nxituar për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, i cili, qysh në fund të vitit të kaluar, ka vrarë mbi 7,000 njerëz në gjithë botën.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Ne Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. .Temperaturat e shënuara në orën 14:Podgoricë,Beranë ,Herceg Novi, Kollashin ,Shavnik e Budvë 18,Plevle,Beillo Pole, Rozhajë e Petrovac 17, Tivar,Ulqin ,Nikshiq e Andrievicë 16 ,Cetinë 15 dhe në Zhablak e Plevle 13 gradë.

Për nesër metereologet parashikojnë mot kryesisht të kthjellët .Do të fryjë ere mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9 ,kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 22 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se