Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 03. 2020. 17:16 >> 17:20

Ditari 16.03.2020

16.03.2020

Në Mal te Zi akoma nuk ka COVID- 19

Në Mal të Zi akoma nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit, i është kumtuar Televizionit të Malit të Zi nga Instituti për shëndetin publik. Siç është kumtuar nga ky Institut, deri tani janë testuar 88 individ dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. “Nën mbikëqyrjen mjekësore – sanitare janë 783 njerëz, prej të cilëve nën mbikëqyrjen e Institutit të Shëndetit publik janë 392 kurse të tjerët nën mbikëqyrjen në Komunat tjera”,  ka deklaruar për TVMZ dr. Karolina Hajdukoviq. Epidemiologu Igor Galiq  ka  theksuar se “është me rëndësi të qëndrojmë në shtëpi, me qëllim që të pengojmë zgjerimin e infektimit, të  mbrojmë personat e moshuar dhe veten. Masa më e  rëndësishme e parandalimit është sapuni dhe ujtë, larja cilësore e duarve” , ka theksuar Galiq. Ai ka shtuar se nëse qytetarët dyshojnë, duhet të ftojnë Institutin për  shëndetin publik ose shërbimin kompetent epidemiologjikë  për të marrë informata të sigurta dhe të sakta, por kjo nuk do të  thotë se situata nuk do të ndryshojë brenda ditës. “Është me rëndësi të mbahet distanca sociale, larja e shpeshtë e duarve, shmangja nga  tubimet në grupe. Është po ashtu me rëndësi se si do të sillemi. Sistemi shëndetësor ka bërë çdo gjë që ka mundur dhe tani u ka mbetur qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm”, ka theksuar Galiq.

 

Të hartohen masa për zbutjen e pasojave të virusit Korona

Kryeministri i Mali të Zi Dushko Markoviq ka biseduar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq, me qellim që Qeveria dhe Banka Qendrore, në bashkëpunim me bankat komerciale, të hartojnë një paket të masave me qellim të minimizimit të ndikimit negativ të COVID- 19 në ekonomi, qytetarë dhe afarizëm.

Kryeministri ka theksuar se prioritet i Malit të Zi është shëndeti i qytetarëve të tij, por po ashtu duhet pasur kujdes edhe për parametrat ekonomike si dhe ruajtja e aktiviteteve ekonomike. “Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet qytetaret dhe pjesa më e madhe e ekonomisë. Bëjmë përpjekje që të reagojmë shpejtë dhe në formë adekuate për zbutjen e pasojave negative të cilat do ta godasin tërë botën për shkak të pandemisë së virusit Corona”, ka theksuar kryeministri Markoviq. Ndërkaq guvernatori Zhugiq ka theksuar se Banka Qendrore është duke punuar në përgatitjen e paketës së masave dhe bashkëbiseduesit janë pajtuar se ato duhet të zbatohen gjatë krizës të shkaktuar nga Coronavirusi. Markoviq ka theksuar se deri tani në këtë situatë të krizës është vërejtur se sistemi funksionon si duhet dhe se gjithkush mban pjesën e vetë të përgjegjësisë.

 

“Duke respektuar urdhrat, ruajmë veten dhe Malin e Zi”

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovia, ka deklaruar se duke i respektuar urdhëresat  dhe rekomandimet e Trupit koordinues nacional kundër sëmundjeve ngjitëse, ruajmë veten, të afërmit tonë dhe Malin e Zi. “Me shqetësim e përcjellim zhvillimin e situatës në rajon, në Evropë dhe në botë, pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë nga  përhapja e Coronavirusit.  Të gjithë jemi të përgjegjshëm, para së gjithash për shëndetin e vetë, shëndetin e familjeve tona dhe njëkohësisht për shëndetin e mbarë shoqërisë”, ka kumtuar presidenti Gjukanoviq në Twiterin e tij zyrtar.

 

Kufijtë mbyllën për  të huajt dhe ndërpritet puna e objekteve hoteliere

“Mali i Zi prej mbrëmë i ka mbyllur vendkalimet kufitare për të gjithë të huajt, me përjashtim të atyre me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi, por do të mbyllen edhe të gjitha objektet hoteliere, qendrat tregtare, këndet e lojërave për fëmijë si dhe bastoret”, ka vendosur Trupi koordinues nacional për luftën kundër sëmundjeve ngjitëse.  Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millutin Simoviq ka deklaruar në konferencën për gazetarët se qarkullimi i mallrave për nevojat e Malit të Zi si dhe për tranzit, do të zhvillohet pa pengesë, përmes masës së veçantë të mbikëqyrjes shëndetësore sanitare. Ai ka precizuar se ndalimi i hyrjes në Mal të Zi nuk vlen as për personat e huaj të cilët drejtojnë automjetet  me të cilat kryhet qarkullimi i mallrave. Simoviq ka përsëritur se Mali i Zi askurrë nuk do ti mbyll kufijtë për qytetarët e vetë.  “Përkundrazi, vëmendje dhe kujdes i veçantë do ti kushtohet trajtimit të qytetarëve tonë, studentëve dhe fëmijëve, të cilët për shkak të situatës në shtetet tjera duhet të kthehen në shtëpitë e vet”, ka theksuar Simoviq. Në mesin e masave të cilat i ka miratuar Trupi koordinues nacional  janë edhe vetizolimi i detyruar për të gjithë  nënshtetasit malazez dhe shtetasit e huaj për  të cilët nuk vlen ndalesa e hyrjes në Mal të Zi, të cilët vinë nga bota e jashtme në kohëzgjatje prej 14 ditësh. Ndalohet po ashtu edhe shërbimi hoteljerik në hotele me përjashtim të mysafirëve të paraqitur. Prej mbrëmë në mesnatë janë të mbyllur edhe të gjitha klubet  e natës, objektet hoteliere, me përjashtim të atyre të cilat dërgojnë ushqimin dhe mundësojnë marrjen e tij, përmes ndalimit të qëndrimit të mysafirëve në këto objekte. Në mesin e masave të reja është edhe mbyllja e qendrave tregtare, të këndeve të lojërave për fëmijët, fitnes qendrat, kazinotë dhe bastoret. Përkufizohet numri i blerësve në raport me sipërfaqen e objekteve. Simoviq ka theksuar se masat e reja që hyjnë në fuqi prej mesnate, janë të karakterit të përkohshëm dhe ato do të zbatohen gjatë 15 ditëve të ardhshme. Ai po ashtu ka theksuar se të gjithë duhet tu përmbahen këtyre masave. Simoviq ka shtuar se sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mali i Zi ka shanse që nga ky rrezik të dalë me pasoja më minimale.

 

Radhë të krijuara para marketeve, bankave ......

Në Mal të Zi në objektet tregtare prej sot është në fuqi regjimi i ndryshuar i punës – mbajtja e distancës sociale. Me masat e reja, mes tjerash , është paraparë  që në objekt pa marrë  parasysh sipërfaqen e tij, nuk mund të ketë me tepër se 50 blerës njëkohësisht. Për shkak të kësaj mase, para  shitoreve janë  krijuar radhë si edhe para bankave dhe disa farmacive. Trupi koordinues nacional për luftën kundër sëmundjeve ngjitëse  ka miratuar mbrëmë disa masa të përkohshme për pengimin e importimit të virusit në vend, shmangien dhe pengimin e zgjerimit të  koronavirusit të ri.

Me masat e reja mes tjerash është paraparë që në një objekte, pa marrë parasysh sipërfaqen e tij nuk mund të ketë mbi 50 blerës në të njëjtën kohë. Përjashtim bëjnë tregjet në të cilat numri i blerësve të cilët njëkohësisht mund të jenë brenda objektit  është kufizuar deri në 100 konsumatorë. Personat përgjegjës në objektet tregtare janë të detyruar që të sigurojnë  distancën së  paku dy metra ndërmjet personave të cilët qëndrojnë në radhë para objekteve, në vendin e pagesës dhe në  sektorët në të cilët malli shërbehet nga të punësuarit në  objektin shitës. Parashihet se personat përgjegjës janë të detyruar që në hyrjen e objekteve  të theksojnë njoftimin për numrin maksimal të njerëzve të cilët mund të gjenden njëkohësisht brenda objektit dhe të organizojnë zbatimin e këtyre masave.

 

Prej sot përkohësisht ndërpritet puna në  të gjitha institucionet edukative arsimore

Të  gjitha institucionet edukativo- arsimore në Mal të  Zi prej sot, së paku për 15 ditë, do të jenë të mbyllura me qëllim të preventivës dhe mbrojtjes me kohë të shëndetit të fëmijëve dhe të personelit arsimor nga virusi i ri, Corona. Ndërprerja e punës edukativo arsimore në institucionet publike dhe private është njëra ndër masat e përkohshme të cilën e ka urdhëruar Ministria e shëndetësisë. Si pjesë e masave të reja të Trupit koordinues nacional për luftën kundër sëmundjeve ngjitëse në Mal të Zi janë edhe mbyllja e vendkalimeve kufitare për të gjithë të huajt, me përjashtim të atyre me banim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi. Gjatë ndërprerjes së punës, njërit nga prindërit të fëmijëve, të cilët  nuk janë më  të vjetër se 11 vjeç, i sigurohet e drejta për mungesë të paguar nga puna, me përjashtim të punësuarve në Institucionet shëndetësore. Nga Qeveria më parë  është kumtuar se do tu bëhet ftesë mediave  gjatë kohës së ndërprerjes së procesit mësimor, t'ua  transmetojnë nxënësve përmbajtjet mësimore. Kjo, siç theksohet nuk është zëvendësim për punën e rregullt dhe as nuk do të jetë e notuar pas kthimit të tyre në bankat e shkollës, kurse qëllimi i kësaj mase është ruajtja e vazhdimësisë të programit arsimor në masën më të madhe të mundur. Ministria e shëndetësisë  u ka rekomanduar organeve shtetërore, Institucioneve publike si dhe ndërmarrjeve që për vendet e punës, të cilat procesi i punës e lejon, punët e veta ti kryejnë nga shtëpia.

 

Gjatë ditëve në vijim do të  jepen udhëzime për komunikim gjatë ndërprerjes së mësimit

“Gjatë   ditëve të ardhshme do të hartohen dhe do tu distribuohen të gjitha shkollave udhëzimet mbi mënyrën e komunikimit dhe përcjelljes së materialeve gjatë kohës së ndërprerjes të procesit mësimor në Mal të Zi”, është konkluduar në takimin e ministrit të arsimit, Damir Shehoviq me drejtorët e Institucioneve arsimore, të shkollave dhe të Institucioneve tjera arsimoro- edukative. Këto udhëzime do  të shërbejnë për lehtësimin dhe orientimin e komunikimeve, shkëmbimin e materialeve, të ligjëratave etj., dhe duhet të dallohet nga plani i kompensimit të  procesit mësimor, i cili, si dokument kyç dhe formal  do të miratohet  më vonë. Është theksuar se të gjitha resurset  në  secilin sistem edukativo- arsimor do tu kushtohen fëmijëve, është kumtuar nga Ministria e arsimit. Komunikimi gjatë ndërprerje së  mësimit, mes tjerash, duhet të përfshijë inçizimin dhe emetimin e video materialeve. Ky material do të emetohej në kanalin e youtube, kurse ministri Shehoviq do të organizojë takim me udhëheqësit e televizioneve, po ashtu me qëllim të emetimi të një pjese të përmbajtjeve mësimore. “Të gjithë  duhet të kenë për prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, sepse, procesi mësimor edhe mund të kompensohen, por shëndeti shumë më vështirë. Megjithatë, është obligim i yni që pjesën e vetë të punës, pra procesin mësimor, qoftë edhe në këtë formë jo formale, ta çojmë  drejtë fëmijëve dhe nxënësve”, është konkluzion i përbashkët nga ky takim.

 

Apel për besimtarët që të mos i injorojnë masat preventive

Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe i ka ftuar mbrëmë të gjithë besimtarët që të jenë të përgjegjshëm në situatën e shkaktuar me  pandeminë e Coronavirusit duke apeluar që ti respektojnë urdhrat për masat preventive të shërbimeve medicinale dhe të organeve shtetërore. Siç theksohet, Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe përcjell me vëmendje dhe me kujdes lajmet e përditshme dhe deklaratat e individëve të përgjegjshëm kishtarë të shtetit dhe të profesionit mjekësor për përhapjen gjithnjë e më të madhe të sëmundjes së rrezikshme ngjitës Coronavirus. Kryeministri Dushko Markoviq ka theksuar se e falënderon Bashkësinë Islame në Mal të Zi dhe reisin, Rifat Fejziq, për vendimin e marrë mbi ndërprerjen e riteve fetare në xhemat, punën edukativo- arsimore dhe tubimet tjera fetare dhe ato të karakterit kulturor. Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, i nxitur nga urdhri i Ministrisë së shëndetësisë mbi masat e përkohshme, ka sjell vendimin për ndërprerjen  e riteve fetare në xhemat, punën edukativo- arsimore dhe tubimet tjera të karakterit fetarë dhe kulturor. Edhe Argjipeshkvi  i Tivarit, Rrrok Gjonlleshaj, u ka bërë apel të gjithë besimtarëve katolikë që të përmbahen udhëzimeve dhe porosive të  cilat i bëjnë organet kompetente shëndetësore dhe ato shtetërore. Në pajtim me këtë ai mes tjerash i bënë medie besimtarët  që nuk duhet të marrin pjesë në kremtimin e meshave, qoftë në kishë, në kapele  apo  në varreza  ose edhe në  vendet tjera publike. Kjo masë sipas tij vlen edhe për të gjitha aktivitetet tjera  që kanë të bëjnë me mësimin e katekizmit nga ana e fëmijëve shkollorë. Edhe kjo masë do të vazhdojë  aq sa do të vazhdojnë masat e shpallura në Maltë Zi.

 

Shtyhet dëgjimi kontrollues i Mugoshës

Mbledhja e Këshillit parlamentar  për ekonomi, financa dhe buxhet, në të cilën është dashtë të zhvillohet seancë kontrolluese dëgjimore e Drejtorit të drejtorisë së tatim pagimeve, Miomir M. Mugosha, është shtyrë. Kryetari i Këshillit, Predrag Sekuliq, ka sqaruar në kumtesë se termini i ri i mbajtjes së seancës do të caktohet më vonë. Dëgjimi kontrollues i Mugoshës, në bazë të iniciativës të deputetit të Partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq, ka qenë e caktuar për sot. Konjeviq ka kërkuar dëgjimin e Mugoshës lidhur me punën e Drejtorisë së tatim pagimeve në fushën që ka të  bëjë me mbikëqyrjen  e pagesave të borxheve tatimore. Konjeviq ka vlerësuar se informatat të cilat i ka dhënë Mugosha në kohë të fundit pasqyrojnë në një farë mënyre mos funksionimin e sistemit për arkëtimin e taksave në Mal të Zi. Ai konsideron se  forca e shtetit në fushën e grumbullimit të tatimeve  duhet të jetë e njëjtë ndaj të gjithëve dhe nuk guxohet të tolerohet  që dikush të ketë borxh miliona euro kurse ligji  zbatohet me rigorozitet  ndaj shumicës dërmuese të qytetarëve dhe kompanive të cilat i shlyejnë në rregull obligimet e veta.

 

Minimumi i përbashkët nacional, është kyç për progresin e Malit të Zi drejtë BE

“Përpjekjet   për rritjen e transparencës së punës  të Komisionit  Zgjedhor  të Shtetit, profesionaliteti dhe  barazia në punë duhet të rriten dukshëm, në pajtim me rekomandimet e OSBE /ODIHR”, është kumtuar nga Komisioni  Evropian. Duke komentuar zgjedhjen e kryetarit të ri të KZSH, gjë që e kanë problematizuar përfaqësuesit e partive opozitare, nga  Komisioni Evropian kanë theksuar se zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit Zgjedhor të Shtetit është parakusht formal për ligjshmërinë e punës së KZSH-së, në periudhën zgjedhore.“Përveç kryetarit, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e KZSH-së,  nga radhët e partive politike parlamentare dhe të sektorit civil kanë rol kyçë në funksionimin e këtij Komisioni, është kumtuar nga shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian. Në pyetjen që të komentojë vendimin e një pjese të madhe të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Tivat, dhe si do të ndikojë kjo në dialog, nga Komisioni Evropian kanë përsëritur se bojkotimi nuk është zgjidhje e qëndrueshme.

 

Akoma nuk është shqyrtuar shtyrja e zgjedhjeve në Tivat

Komisioni Zgjedhor i Shtetit (KZSH) akoma nuk ka diskutuar për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Tivat, për shkak të masave të përkohshme të cilat i ka futur Qeveria në Mal të Zi në mbroje nga përhapja e koronavirusit në shtet, i është kumtuar gazetës “Dnevne Novine” në  KZSH-ja.  “Komisioni Zgjedhor i Shtetit ka mbajtur mbledhje të premten e kaluar por në të nuk është bërë fjalë për shtyrjen e zgjedhjeve në Tivat. Natyrisht, nëse do të jetë nevoja KZSH-ja  do të takohet menjëherë , mirëpo, për momentin nuk ekziston iniciativë e tillë”, kanë deklaruar nga Komisioni. Kryetari i Këshillit Zgjedhor Komunal në Tivat,  Maria Sijerkoviq,  ka theksuar se në këtë moment Komisioni Zgjedhor Komunal punon me kapacitet të plotë. “Shtyrja eventuale e zgjedhjeve nuk është në kompetencat tona dhe ne për këtë as që mendojmë fare”, ka deklaruar ajo për “Dnevne Novine”. Të theksojmë se sipas Kushtetutës së  Malit të Zi, zgjedhjet mund të shtyhen vetëm në rastin e situatës së jashtëzakonshme e cila në  Mal të Zi nuk është futur akoma.

 

Bije çmimi i derivateve

Të gjitha llojet e derivateve  në Mal të Zi  prej në mesnatë do të jenë më të ulëta prej 10 deri në 14 cent për litër, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Kështu një litër euro super 95 dhe 98 do të lirohen 14, , respektivisht 13 centë dhe gjatë 15 ditëve të ardhshme do të kushtojnë 1.14, respektivisht 1.1 euro. Çmimi i euro dizelit do të ulet 11 cent dhe gjatë dy javëve të ardhshme një  litër naftë do të kushtojë 1.5 cent.

 

Në Serbi nis gjendja e jashtëzakonshme për shkak të Coronavirusit

Edhe shtetet fqinje kanë marrë masa të rrepta për të mbrojtur shëndetin publik pas shpalljes së koronavirusit pandemi. Bullgaria, Serbia dhe Kroacia, sipas mediave, duken më të rreptat në këtë drejtim. Në Serbi, 55 pacientë janë duke luftuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. “Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe pleqtë tanë”, ka thënë Vuçiq në një fjalim televiziv të dielën. Ai ka thënë se nga 16 marsi, ushtria do t’i ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do t’i monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 ose 28 ditë. Ata që shkelin karantinën mund të përballen me burgim deri në tre vjet, ka paralajmëruar Vuçiq.  "Do të ketë një ushtri të Republikës së Serbisë në kufij për të ndihmuar inspektimin sanitar, policinë kufitare për të ruajtur kufijtë tanë. Serbia po mbyllet sonte," tha kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Ajo tha se qytetarët nuk mund të ndalohen të lëvizin, por se gjendja e jashtëzakonshme është rekomandimi më i mirë i mundshëm që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Prej sot, sipas saj, parashkollorët, shkollat dhe kolegjet do të mbyllen. Bërnabiq theksoi se të gjithë ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, duhet të marrin masa mbrojtëse. Ndërkohë, siç raportojnë mediat, në Maqedoninë e Veriut janë 18 raste të konfirmuara, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë 24.

 

Shqipëri, 51 të prekur me COVID-19

Në Shqipëri ka arritur në 51 numri i personave të prekur me virusin COVID-19. Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësministrja shqiptare, Mira Rakacolli u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët. “Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 31 raste personash të dyshuar të cilët janë qytetarë dhe personel shëndetësor. Nga këta janë konfirmuar pozitivë 9 raste”, bëri të ditur Rakacolli. Zëvendësministrja bëri të ditur se deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste. Nga rastet e konfirmuara positive, në kryeqytetin e Tiranës janë 34 raste, Durrës 5 raste, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, Lushnje 2 raste, Elbasan 2 raste, Fier 6 raste dhe në Rrogozhinë 2 raste. Sipas Rakacollit, 20 persona janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ku tre prej tyre janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. “Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, tha Rakacolli.

 

Edhe 2 të prekur nga Coronavirus, arrin në 15 numri i pacientëve

Ministri i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se është rritur numri i të prekurve nga virusi korona.  Ministri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar. “Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka shkruar ministri kosovar i shëndetësisë. Në më pak se katër ditë numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 13 zonat e prekura janë Vitia me 7 pacientë Malisheva me 4 pacientë, Podujeva me 1 pacient dhe Klina me 1 pacient. Përndryshe, edhe Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi. Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

 

Coronavirusi prek 141 vende në mbarë botën

Numri i rasteve me Coronavirus në botë të dielën arriti në 163.930 persona dhe 6.420 vdekje. Tashmë 141 vende e territore rezultojnë të prekur. Kina, ku u shfaq virusi për herë të parë në fund të muajit dhjetorit, deri më tani ka deklaruar 80.844 raste të prekurish dhe 3,199 vdekje, ndërsa 66.911 njerëz janë shëruar. Jashtë Kinës të dielën u regjistruan 3.221 vdekje. Kombi më i goditur pas Kinës vazhdon të jetë Italia me 1.809 vdekje dhe 24.747 raste personat të prekur, më pas renditet Irani me 724 vdekje dhe 13.938 raste, Spanja me 288 vdekje dhe 7.753 raste dhe Franca, me 91 vdekje dhe 4,499 raste. Spanja ka më shumë  raste të konfirmuara COVID-19 duke pësuar një rritje me më shumë se 1.500 në 24 orët e fundit. Franca gjithashtu ka njoftuar kufizime të reja për të përmirësuar gjendjen në vend. Mediat gjermane njoftuan se vendi planifikon të mbyllë kufijtë me Austrinë, Francën dhe Zvicrën duke nisur prej ditës së sotme.  Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropën si epiqendra e re e pandemisë COVID-19. Italia njoftoi dje një numër rekord vdekjesh brenda një dite dhe autoritetet paralajmëruan për mungesë shtretërish e pajisjesh për frymëmarrje artificiale në spitale në vendin që tashmë është shndërruar në epiqendrën evropiane të pandemisë së Coronavirusit. 

 

Edhe nesër mot me diell, pasdite vranësim gradual

Në Mal të Zi sot ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Ulqin e Herceg Novi 18 gradë, Tivar e Budvë 17, Podgoricë 16, Beranë e Bijello Pole 15, Nikshiq e Plevle 14, Cetinë e Kollashin 13, Plavë 12, në Rozhajë 11 dhe në Zhablak 9 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët, pas dite me vranësira të ndryshueshme lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -4 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatit, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се