Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 03. 2020. 18:34 >> 18:35

Ditari 13.03.2020

13.03.2020

Nga e hëna, mbyllen shkollat dhe kopshtet e, po ashtu, ndalohen tubimet publike  

Trupi koordinues nacional, për sëmundjet ngjitëse ka ndaluar sot lundrimin e të gjitha anijeve të udhëtarëve, jahteve, të gjitha tubimet publike në Mal të Zi, vizitat të sëmurëve në spitale, si  dhe ka sjellur vendimin që prej më 16 mars, së paku 15 ditë, ndërpritet puna në të gjitha institucionet edukativo- arsimore në vend.

Nënkryetari i Qeverisë, Millutin Simoviq, ka kumtuar se Qeveria, ndërmerr masat maksimale parandaluese, të cilat janë në kompetencat e saj që sa më tepër të shtyhet paraqitja e koronavirusit në Mal të Zi. “Për fat të keq, jemi dëshmitar se disa shtete kanë vonuar me ndërmarrjen e masave, andaj si rezultat është paraqitur përhapje masive e kësaj epidemie. Ne, nuk guxojmë të bëjmë gabime të tilla, andaj edhe kemi vepruar”, ka thënë Simoviq, duke shtuar se çdo masë duhet zbatuar me përpikëri.

“Besojmë se të gjitha këto masa do të hasin në mirëkuptimin dhe përkrahjen e plotë të qytetarëve me qëllim që të mbrohen ata më të ndjeshmit. Andaj në emër të Qeverisë ftoj të gjithë qytetarët të harrojnë të gjitha dallimet sepse situatat e këtilla kërkojnë unitetin e gjithë shoqërisë”, ka thënë Simoviq.  

Po ashtu, me masat e miratuara është paraparë edhe mbyllja  e disa vendkalimeve kufitare me vendet fqinje.

Ndërkohë, është kumtuar vendimi për ndalimin e hyrjes në Mal të Zi personave  që vijnë nga Sllovenia, Franca, Zvicra dhe Danimarka. Njëkohësisht, ndalohen edhe udhëtimet nga Mali i Zi drejtë këtyre vendeve.  

Nëntë persona të testuar, të gjithë negativ nga koronavirus 

Në laboratorin e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi, dje është bërë testimi I nëntë personave të dyshuar për infektim me Covid 19, analizat kanë rezultuar negative, njofton TVMZ. Nënshtetasi I malit të Zi në EBA, I infektuar me këtë virus, është në gjendje stabile. Fjala është për një person të ri dhe është rezident në Dubai. Ky shtetas, në Emiratet e bashkuara, ka shkuar para do kohe nga Gjermania. Ndryshe, mbi 126 mijë njerëz janë infektuar deri më tani në gjithë botën, me këtë virus, kurse, 4624, kanë vdekur.    

Kur është fjala për koronavirusin dhe situatën epidemiologjike në Mal të Zi, situata aktuale është stabile, ka deklarura për TV MZ, drejtorja e Qendrës urgjente në Podgoricë, Marina Peroviq. Ajo ka porositur që pacientët me probleme në frymëmarrjre dhe temperaturë të rritur të trupit, të paraqiten drejtpërdrejtë në klinikën infektive.  

 

Do të rritet kontrolli në farmaci, denonconi rritjen e çmimeve 

Nga Qeveria e Malit të Zi, kanë kumtuar se është e papranueshme rritja e çmimeve të prodhimeve për dezinfektim dhe higjienë në disa farmaci. Ata, u bëjnë ftesë qytetarëve që ti denoncojnë këto dukuri. Qytetarët kanë njoftuar se disa farmaci i kanë rritur disa herë çmimet e disa produkteve. Është e papranueshme rritja e çmimeve të produkteve për dezinfektim dhe higjienë. Do të rrisim kontrollim dhe inspektimin dhe do të sanksionohen farmacitë dhe tregtarët e papërgjegjshëm, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sot paradite, disa parti politike dhe qytetarë, kanë tërhequr vërejtjen  se në disa farmaci janë shtrenjtuar dukshëm produkteve për dezinfektim dhe higjienë, kështu që një litër alkool medicinal, tani kushton 28 euro, në vend të 13 sa ishte deri më tani.

Nga Montefarm, i kanë deklaruar Portalit të RTMZ, se gjatë ditëve të kaluara çmimet nuk I kanë ndryshuar. Të theksojmë se përveç shtrenjtimeve në farmaci nuk ka sasi të mjaftueshme të alkoolit medicinal asepsol dhe as gjelle për dezinfektimin e  duarve përdorimi i të cilave rekomandohet për të penguar përhapjen e virusit.   

Tregu malazez i furnizuar mirë për nevojat e banorëve

Tregu i Malit të Zi është i furnizuar me të gjitha mallrat e  duhura, të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve, ka deklaruar inspektorja kryesore e tregut, Nagja Gjurgjiq, duke komentuar ngjarjet lidhur me koronavirusin. “Nuk ka nevojë që qytetarët të bien pre e panikut dhe të furnizohen me sasina të mëdha sepse ka mallra të mjaftueshme për plotësimin e nevoja të tyre”, ka deklaruar ajo.

Gjurgjiq, ka shtuar se Mali i Zi i ka krijuar të gjitha kushtet për mbrojtjen e konsumatorëve dhe realizimin e të drejtave të tyre në pajtim me praktikën dhe standardet e BE. Ajo, duke marr pjesë në emisionin “Evropa”, në Radion e Malit të Zi, ka theksuar se në këtë drejtim është arritur shkallë e  lartë e harmonizimit të legjislacionit nacional me të arriturat juridike të BE, por është bërë shumë edhe në pjesën e rregullimit institucional dhe në forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e disa ligjeve me të cilat mbrohen konsumatorët.   

 

Propozohet mbyllja  e kufijve me shtetet fqinje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi pak më herët se në QKUK janë paraqitur 15 raste të reja të dyshuara me koronavirus.

Ai ka thënë po ashtu se ka marrë rekomandim nga IKSHP-ja për mbylljen e kufijve të Kosovës me shtetet fqinje.

Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore mes shteteve fqinje dhe Kosovës.

Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.

Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, prapa mediave me propozimin e kryetarit të Komisionit, Albin Kurti. 

Shkon në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, në  bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme. Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457. Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetë izoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

 

Presidenti D.Tramp, paralajmëron testimin masiv të popullatës 

Pothuajse 30 shtete amerikane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të virusit që mori 37 jetë, dhe raportohen mbi 1.700 të infektuar në SHBA.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten deklaroi se administrata e tij tani është e gatshme të fillojë testimin masiv të popullatës,.

"Janë bërë disa ndryshime dhe së shpejti do të fillojë testimi në një shkallë shumë të gjerë. Të gjitha shiritat e kuq janë prerë, gati të fillojmë!", shkroi ai në Twitter, në vazhdën e kritikave për mungesë të testimit dhe të një reagimi të shpejtë ndaj të prekurve për të siguruar publikun.
Trump fajësoi Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), institucionin kryesor shëndetësor publik të vendit, për dështimin për të zgjidhur problemin e testimit.

 

Lufta kundër kriminalitetit me rezultatet të lakmueshme

Institucionet kompetente malazeze, janë plotësisht  të gatshme të reagojnë dhe në çpdo moment të mbrojnë kufijtë dhe sigurinë e qytetarëve, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, në takimin me ministrin e brendshëm të BH, Fahrudin Radonçiq. Ai, ka theksuar se bashkëpunimi intensiv policor ndërmjet Malit të Zi dhe BH, dhe puna  e përbashkët në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, të tregtisë me narkotikë dhe të gjitha formave tjera të kriminalitetit, po japin rezultate të lakmueshme.

Mali i Zi dhe BH, janë të pajtimit për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më intensiv në interes  të qytetarëve të dy shteteve mike, të cilat  kanë interesa të përbashkëta evropiane dhe në favor të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, ka kumtuar Nuhoxhiq dhe Radonçiq.

 

Gjyqësorit në Mal të Zi i beson një e treta e qytetarëve

Institucionet gjyqësore në Mal të Zi, akoma nuk gëzojnë nivel të duhur të besimit të qytetarëve, i cili, krahasuar me dhjetorin e viti 2017, ka rënë nga 48 në 34%, është kumtuar në konferencën me titull “Rezultatet dhe efektet e reformës së gjyqësorit në Mal të Zi, të cilën e  ka realizuar Qendra për monitorim dhe hulumtime CEMI. Kryetari i Këshillit drejtues të CEMI-t, Zllatko Vujoviq, ka deklaruar se edhe përkundër progresit të dukshëm në periudhën e kaluar, sidomos kur është fjala për shkurtimin e kohë zgjatjes të procedurave gjyqësore aplikimin e suksesshëm të institucioneve të reja, reforma ka edhe disa përkufizime të caktuara, Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica, ka deklaruar se arritja e nivelit më të lartë të sundimit të ligjit, është qëllim të ciline  synojnë të gjitha veprimtaritë e gjykatave.  

Prioritet i Komisionit  transparenca më e madhe

vetëm përmes veprimit të përgjegjshëm është e mundur arritja e rezultateve të mira dhe ndryshimet cilësore, ka deklaruar kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksa Ivanoviq, duke shtuar se transparenca e punës të Komisionit, në çdo segment të tij, do të jetë në prioritetet e punës. Ai, ka theksuar se edhe pse vetëm tash një javë është në këtë funksion, është njoftuar mjaftueshëm me punën dhe obligimet e KSHZ  dhe siç ka paralajmëruar ai, është paraparë miratimi i vendimeve për vërtetimin e vendvotimeve, përbërjen e këshillave zgjedhore dhe mënyra e votimit të individëve të paraburgosur për zgjedhjen e  këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tivatit, në zgjedhjet e para para për më 5 prill.  

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, sot mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat; Beranë 24 gradë, Plevle 23, Podgoricë, Bjello Pole e Rozhajë 22, Kollashin e Shavnik 21, Nikshiq, Budvë, Petrovac e Plluzhinë 20, Cetinë e Plavë 19, Herceg Novi e Ulqin 18 dhe në Tivar 17 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasditës kryesisht i vranët dhe vende- vende , me të reshura të shiut, në viset veriore me skllotë dhe borë.

Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 20 gradë celsius.    

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се