Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 03. 2020. 18:07 >> 18:10

Ditari 12.03.2020

12.03.2020

Nuk ka vend për panik

I tërë sistemi shëndetësorë deri tani u është përgjigjur sfidave të cilat rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, duke theksuar se nuk ka vend për panik. Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka deklaruar se nuk ka informata të besueshme dhe ekskluzive. “Ky moment shumë serioz me të cilin është e përballuar e tërë bota kërkon vetëm informata të verifikuara, dhe ato mund ti japin vetëm organet shtetërore, e jo individët të cilët kërkojnë pesë minuta famë”, ka thënë Markoviq. Ai ka shtuar se nuk ka vend për panik as në ato vise ku janë regjistruar me qindra ose mijëra të prekur nga koronavirusi. Markoviq ka shtuar se mediumet kanë rol të rëndësishëm në formulimin e informatave dhe krijimin e disponimit publik, duke i ftuar ato për ndihmë. “Ta ndërpresim propagandën, të ndalojmë lajmet e rreme dhe të eliminojmë dezinformatën që nga rrënjët”, ka theksuar Markoviq         . Ai ka shtuar se gjatë këtyre ditëve janë publikuar informata se Qeveria në mbledhjen e sotme do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse, gjoja ka të prekur me koronavirus. “Siç po e shihni, asgjë nga ajo nuk ekziston, pra as gjendja e jashtëzakonshme. Deri në këto momente në Mal të Zi nuk ka asnjë person i prekur me COVID-19”, ka thënë Markoviq.

ISHP propozon mbylljen e shkollave dhe punën nga shtëpia....

Instituti për Shëndetin Publik (ISHP) i Malit të Zi ka propozuar ndalimin e të gjitha tubimeve publike dhe mbylljen e të gjitha Institucioneve arsimoro- edukative. Poashtu është propozuar edhe pengimi i hyrjes në Mal të Zi të anieve udhëtare- kruzerëve. Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugosha ka paralajmëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë se paketën e re të masave do t'ua propozojë Ministrisë së shëndetësisë, Trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse dhe Qeverisës së Malit të Zi. Instituti propozon që njerëzit të cilët mund të punojnë nga shtëpia ta praktikojnë këtë, sepse rreziku nga koronavirusi është rritur edhe më tepër. “Njëri nga propozimet do të jetë edhe zvogëlimi i numrit të vendkalimeve kufitare, në vetëm gjashtë, respektivisht që udhëtarët të orientohen në vendkalimet më të mëdha kufitare, ku edhe kontrolli është më i mirë”, ka theksuar Mugosha. Rekomandohet se nuk ka vend për panik, mirëpo qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm. Në mbledhjen e sotme të Trupit koordinues nacional do të duhej të vendoset se deri kur këto masa do të zbatohen. Shefja e zyrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq ka theksuar se Mali i Zi po e përgatit me intensitet sistemin dhe kapacitetet për detektimin dhe diagnostikimin e koronavirusit dhe vëmendje e veçantë i është kushtuar përgatitjes së spitaleve, tha Brajoviq. 

Bëjmë ç'është e mundur për mbrojtjen maksimale të shëndetit të qytetarëve

Rreziku nga paraqitja e koronavirusit në Mal të Zi është i lartë, ka deklaruar presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, duke shtuar se sistemi është duke bërë çka është e mundur që të sigurojë mbrojtjen maksimale të shëndetit të qytetarëve. “Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë. Në shtetet për rreth ka shumë të prekur nga ky virus. Në kushtet e qarkullimit të lirë të njerëzve, mund të supozohet mundësia reale që raste të tilla të paraqiten edhe në Mal të Zi. Për fat të mirë deri sot nuk kemi pasur, kështu që besoj se akoma kemi shans që në sezonin që vijon do të ketë tendencë të uljes të rrezikut nga koronavirusi dhe të kalojmë më së ma pak pasoja”, ka deklaruar Gjukanoviq. Sistemi shëndetësorë, siç ka shtuar ai, është duke u përgatitur dhe këtë e bën me përgjegjësi.

 

Për shkak të koronavirusit do të pësojë edhe ekonomia e Malit të Zi

Është e qartë se koronavirusi do të ndikojë edhe në projektimet e rritjes ekonomike të shumë shteteve, pra edhe të Malit të Zi, ka deklaruar për portalin e RTMZ, analisti ekonomik, Predrag Drecun. Ai ka thënë se Mali i Zi në veçanti është i ndjeshëm në sektorin e komunikacionit ajrorë dhe nuk ka dyshim se ndikim negativ do të ketë edhe në turizëm. Gjashtë muajt e virusit do tu shkaktojë dëme të mëdha të gjithëve, konsiderion ai. Ndërkaq ministrja e ekonomisë në Qeverinë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq ka deklaruar se në rezerva ka mallra të mjaftueshëm për konsumin e gjerë për disa muaj me rrallë, si dhe komunikacioni zhvillohet pa pengesa. Ajo për TVMZ ka thënë se sjellja e konsumatorëve nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve, kështu që nuk duhet të kemi shqetësime. Poashtu ka theksuar se rritja e çmimeve do të ishte hap i papërgjegjshëm i pronarëve të marketeve. Për shkaqe të ndryshme, mbi baza të dezinformimit mesiguri është rritur paniku dhe kjo ka rezultuar me tollovi në marketet e vendit, ka thënë Sekuliq. “Përveç kësaj Mali i Zi është një vend i vogël, me një numër të vogël të banorëve dhe për këtë arsye nuk ballafaqohet me problemet me të cilat ballafaqohen në furnizim shtetet me numër më të madh të banorëve”, është publikuar në Twiter-in zyrtarë të Qeverisë së Malit të Zi.

Të raportohet me përgjegjësi për COVID-19

Sindikata e mediave të Malit të Zi i është bashkuar Federatës Evropiane të gazetarëve në ftesën drejtuar hartuesve të politikave evropiane dhe mediave, që me përgjegjësi dhe me fakte të raportojnë për pandeminë e koronavirusit. Nga kjo Federatë kanë vlerësuar se gazetarët duhet të kenë mundësinë të japin informata të bazuara në fakte dhe rekomandime të qarta për qytetarët, të cilët janë të ngarkuar gjithnjë e më tepër me hiperprodukcionin e informatave rreth koronavirusit. Theksohet se gazetarët duhet ti kundërshtojnë dezinformimet për këtë pandemi dhe janë përgjegjës tu japin hapësirë ekspertëve, të kualifikuar të komentojnë çështjet e tilla kaq të ndjeshme. Të theksojmë se banorit nga Podgorica, Millivoje Bërkoviq i është caktuar paraburgimi prej 72 orëve për shkak të dyshimit se me publikimin e lajmeve të rreme për koronavirusin në rrjetet shoqërore, ka shkaktuar përhapjen e panikut. Ai në profilin e tij në rrjetin Facebook ka shkruar se është në dijeni se në Mal të Zi ka të prekur nga ky virus dhe se kompetentët nuk e kryejnë punën e vet me përgjegjësi. Bërkoviq akuzohet për vepër penale të përhapjes së panikut dhe trazirave.

 

“Do të respektojmë rekomandimet e organeve shëndetësore”

Mitropolia malazezo- bregdetare ka kumtuar sot se me përgjegjësi do të përcaktohet ndaj situatës së mëtejme shëndetësore në Mal të Zi dhe ndaj rekomandimeve të ekspertëve dhe organeve shëndetësore lidhur me koronavirusin aktual. Ata në kumtesën e vet, me rastin e përhapjes së virusit COVID-19, kanë theksuar se në periudhën e ardhshme edhe lutjet do ti bëjnë kundër kërcënimeve reale shëndetësore për qytetarët e Malit të Zi dhe të tërë botës, ndaj të ashtuquajturit, koronavirus. Të theksojmë se kjo Mitropoli prej fillimit të vitit organizon dy herë në javë lutje dhe proçesione në shenje proteste për shkak të miratimit të Ligjit për liritë fetare.

 

Do ti mbrojmë principet mbi të cilat e kemi sjellë ligjin

Është mirë që dialogu ndërmjet Qeverisë dhe Mitropolisë malazezo- bregdetare është vazhduar, ka vlerësuar presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, duke shtuar se pret zgjidhje e cila do ti kënaq të dy palët. Është mirë që dialogu ka vazhduar, ka thënë Gjukanoviq, duke shtuar se poashtu është mirë që bëhen përpjekje që kjo çështje të sillet në rrafshin e ekspertëve. Ai ka theksuar se disa herë ka propozuar që çështjet profesionale të lirohen nga politizimet, dhe siç thekson, dhe nga idetë që përmes presioneve Qeveria të detyrohet të heqë dorë nga Ligji. “Pres që në vazhdimin e këtij dialogu do të gjendet zgjidhja e cila do të kënaq të dy palët dhe mbi të gjitha do të kënaq interesat e Malit të Zi, e kjo është ruajtja dhe forcimi i stabilitetit dhe krijimi i kushteve për proceset demokratike”, ka theksuar Gjuaknoviq. “Është e pakuptimtë, ka thënë ai, të organizohen bisedime nëse më parë thuhet se nuk janë të gatshëm për ndryshime”. Shteti, megjithatë, siç ka shtuar Gjukanoviq, nuk do të pranojë dhe të bie pre e presioneve të palës tjetër.

Në Tivat janë dorëzuar 7 lista zgjedhore

Në Komisionin Zgjedhorë Komunal në Tivat janë dorëzuar shtatë lista zgjedhore, dukshëm më shumë se ç'pritej, pas bojkotimit të paralajmëruar nga ana e një pjesë të opozitës. Përndryshe,  deri me 10 mars ishin të dorëzuara vetëm dy lista zgjedhore, ajo e Socialdemokratëve- Ivan Brajoviq dhe Lista qytetare e Forumit të Bokelit. Listën zgjedhore e ka dorëzuar dje Partia Demokratike e Socialistëve, kurse pas tyre listën për zgjedhjet e ardhshme lokale e ka dorëzuar edhe Grupi i votuesve. List[ën zgjedhore dje e ka dorëzuar edhe Iniciativa Qytetare kroate, kurse diçka më vonë edhe Partia Socilademokratike- Ranko Krivokapiq. Komisioni zgjedhorë komunal është i detyruar të vërtetojë dhe të shpallë Listën zgjedhorë deri me 21 të këtij muaji. Sipas të dhënave të fundit, numri i votuesve në regjistrin zgjedhorë për zgjedhjet e prillit në Tivat sillet rreth 11 mijë e 700, ose 200 votues më tepër se në zgjedhjet e fundit të para katër viteve, është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme. Regjistri zgjedhorë do të mbyllet 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të caktuara për me 5 prill.

 

Pezullimi i të gjitha aktiviteteve, edhe të ritualeve fetare

Edhe pse në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri dhe sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, Qeveria ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinjë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi për 8 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 23 numrin e rasteve pozitive gjithsej. Kryeministri I vendit Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka lajmëruar se për shkak të situatës nga koronavirusi, nga mesdita nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës. Rama shkruan më tej se po bëhet gati transport i dedikuar për mjekët dhe infermierët. Ministria e Arsimit në Tiranë ka publikuar udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.  Derisa në Shqipëri kanë njoftuar për pezullimin e riteve fetare në këtë vend, edhe përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, institucionet fetare kosovare deri më tani nuk kanë anuluar kryerjen e riteve të tyre. Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike në Kosovë nuk kanë marrë vendim për t’i anuluar kryerjen e riteve fetare në xhami e kisha, ku marrin pjesë numër i madh i besimtarëve. Deri më tani në Serbi janë kryer teste të koronavirusit te 160 persona. Megjithatë deri më tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 19 persona janë prekur me virusin vdekjeprurës. Mediat greke raportojnë se Greqia ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi. 

 

OBSH-ja shpall pandemi shpërthimin e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur për 13 herë më shumë në dy javët e fundit. Ai ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” ndaj këtij virusi. Pandemia është sëmundje që përhapet në shumë shtete në botë në kohën e njëjtë. Megjithatë, Tedros ka thënë se ende nuk është shumë vonë që qeveritë të kenë ndikim. Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.  Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara. Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur. Presidenti amerikan Donalld Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e nesër në mesnatë. Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ndaluar fluturimet nga Evropa për në SHBA, është marrë “në mënyrë të njëanshme” dhe “pa konsultime”. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk janë të ndikuara nga kjo ndalesë. Përjashtime bëhen edhe për qytetarët amerikanë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se 70 për qind e popullsisë së shtetit, apo rreth 57 milionë persona, mund të preken nga koronavirusi i ri. Merkel ka bërë këto parashikime të ashpra në një konferencë për media, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ajo ka thënë se meqë ende nuk ka vaksinë, vëmendja duhet të jetë te parandalimi i virusit. Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar për mbyllje të shkollave, muzeve, klubeve të naftës dhe organizimeve tjera. Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

 

Mesazhet nga Shtetet e Bashkuara të merren seriozisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se kushdo që mendon t'i sfidojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara për interesa politike ditore është i gabuar. Ai i bëri këto komente në një paraqitje për gazetarë pak pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi t'i përgjigjej ftesës së tij për një takim për të diskutuar, siç tha ai, "zhvillimet që janë dramatike dhe shqetësuese për politikën dhe për gjithë qytetarët e vendit, më tepër dramatike se çdo vit të këtyre 20 viteve të fundit". Kryeministri Kurti, refuzoi edhe të hënën të takohej me presidentin Thaçi, duke theksuar se si kryetar i lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka interes e as gatishmëri ta takojë presidentin aktual, ndërsa si kryeministër e ka detyrim dhe takimi mund të ndodhë në të ardhmen. Thaçi tha se do të ishte me interes që të gjithë të shpenzojnë energji për unitet dhe përafrim të hapave që duhet të ndërmerren. Ai tha se kryeministri duhet të marr vendime që i takojnë e që janë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Kurti takon shefin e EULEX-it: Qeveria e vendosur për shtetin e së drejtës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. "Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme", thuhet në njoftim. Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it. Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit, Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX, Ismije Beshiri dhe Daniele Pancheri.

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Fryn erë e dobët deri mesatare jugperëndimore. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë 22 gradë, Rozhajë 21, Beranë, Plevle e Kollashin 20,  Ulqin e Nikshiq 19, Herceg Novi e Cetinë 18, Tivar, Budvë e Bijello Pole 17, Zhablak 16 dhe në Plavë 15 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Pas dite në veri do të ketë vranësira graduale të motit dhe gjatë natës me reshje të dobëta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 11 kurse më a larta e ditës deri në 23 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се