Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 03. 2020. 18:31   >>  18:49

Ditari 11.03.2020

11.03.2020

Hrapoviq: Të mos përhepen dezinformata për virusin korona

Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq ka bërë apel që opinjioni të mos krijojë panik dhe të mos fus shqetësim përmes dezinformatave për koronavirusin sidomos përmes rrjetave shoqërore e posaçërisht për gjoja rastet të cilat ekzistojnë por që mbahen sekrete.

Hrapoviq ka theksuar se në Mal të Zi deri tani nuk është vërtetuar asnjë rast i prekur na koronavirusi i ri . Ai ka deklaruar se në laboratoret e institutit për shëndetin publike dje janë testuar 5 individ dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Është imperativ absolut edhe në interesin e mbrojtjes të shëndetit të banorëve që komunikimi për rastet eventuale të infektimit me koronavirus të bëhet me kohë “ ka theksuar Hrapoviq. Sipas fjalëve të tij, niveli i rrezikut nga paraqitja e koronavirusit në Mal të Zi është i lartë . “Është e qartë se ky infektim do të paraqitet edhe në Mal të ZI , por kur kjo të ndhë , opinioni do të informohet menjëherë” , ka theksuar Hrapoviq.

 

Seancë dëgjimore për koronavirusin me 17 mars

Këshilli parlamentarë për punë , shëndetësi dhe përkujdesjen sociale do të zhvillojë me 17 mars dëgjim kontrollues të ministrit të shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe të udhëheqësve të Qendrës klinike të Malit të Zi lidhur me situatën në shtet me rastin e koronavirusit. Vendimi për dëgjimin kontrollues është sjellë njëzëri në mbledhjen e sotme të këtij këshilli. Kryetari i Këshillit Suad Numanoviq ka theksuar se organizata botërore e shëndetësisë ka dhënë udhëzime të qarta të cilave duhet tu përmbahemi të gjithë. Të theksojmë se zyrtarët malazezë sot para dite kanë deklaruar se situata është serioze , por nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur me virsin e ri korona. Në ndërkohë kryeministri Dushko Markoviq ka kumtuar se në rast të konfirmimit të pranisë së virusit të ri Korona , në Mal të Zi do të ndalohen të gjitha tubimet publike.

 

Qeveria nuk ka ndërmend të fus gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona

Qeveria e Malit të Zi nuk ka për qëllim që të fus në shtet gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të virusit të ri korona. Kjo është kumtuar nga qeveria me rastin e , siç theksohet, spekulimeve dhe hapjes së lajmeve të rreme se kanë për qëllim që në mbledhjen e nesërme të futet gjendja e jashtëzakonshme në shtet për shkak të koronavirusit. “ e njoftojmë opinionin se fjala është për pohime krejtësisht të pa baza. Qeveria e Malit të Zi nuk mendon për këtë dhe nuk planifikon hapa të tillë, sepse as që ekziston nevoja” thuhet në kumtesë.

 

Dialogu në frymën e mirëkuptimit

Dialogu i ekipeve të ekspertëve lidhur me ligjin për liritë fetare ka rrjedhur në frymën e respektit dhe argumentimit të hapur të dyja palëve, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë së malit të Zi Zoran Pazhin pas takimit me përfaqësuesit e Mitropolisë malazeze -bregdetare. “Argumentet që kemi dëgjuar janë profesionale edhe pse kundërthënëse por besojmë se ka hapësirë që përmes argumentimit profesional të vijmë deri teë zgjidhjet dyanshëm të pranueshme, ka porositur Pazhin dhe ka shtuar se bisedimet do të vazhdohen javën e ardhshme. Ndërkohë kryeministri Dushko Markoviq duke folur për dialogun me Kishën , ka sqaruar se fjala është për disa nene të ligjit për lirinë e besimeve e jo për atë se a do të zbatohet ligji në fjalë. Në tuiterin e qeverisë është kumtuar se qeveria është e përkushtuar dialogut me kishën në të mirë të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

 

Çështja e bashkësive fetare është në kompetencat e Malit të Zi

Rregullimi i çështjeve të Bashkësive fetare është nën kompetencat e Malit të Zi , ka deklaruar komisari evropianë për zgjerim Oliver Varheli. Ai ka theksuar se Mali i Zi këtë duhet ta bëjë në mënyrë inkulzive , duke bashkuar të gjitha palët relevante të rinteresuara dhe në pajtim me standardet relevante evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , sidomos me të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias. Ai ka theksuar se Mali i Zi, si pjesë e negociatave , në kuadër të kapitullit 23 , mes tjerash duhet të plotësojë rekomandimet specifike që kanë të bëjnë me forcimin e zbatimit më efikas , të njeriut dhe harmonizimin e legjislacionit të vetë me pasurinë juridike të BE dhe me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

 

Mali i Zi është lider në bisedimet me BE

Letonia përkrah politikën e zgjerimit , kurse Mali i Zi është vendi më afer për anëtarësim nga të gjitha vendet tjera , sepse ka bërë dhe ka përparuar më së tepërmi, konsiderojnë zyrtarët në Letoni. Presidenti i Letonisë Egis levits e ka falënderuar kolegun Millo Gjukanoviq i cili qëndron për vizitë zyrtare tri ditësh në vendet baltike për faktin se Mali i Zi është anëtarë aktiv i NATO-s , kurse vizitën e parë në këtë vend e ka quajtur historike.

“Vizita e parë zyrtare e presidentit të Malit të Zi në Letoni është për ne ditë historike . Ju falënderoj për aktivitetin tuaj në NATO dhe letonia në vazhdimësi ju ofron edhe përkrahje në procesin e anëtarësimit në BE dhe kjo nuk është vetëm në interes të Malit të Zi por edhe në interesin e vendeve të rajonit, ka theksuar Levits.  Gjukanoviq ka përsëritur se Mali i Zi është lider në rajon kur është fjala për integrimet evropiane. “Jemi të bindur se kjo është një rrugë pa alternativë për rajonin tonë pa marrë para sysh se për shkak të rrethanave të pa volitshme , bëhen përpjekje edhe për oferta alternative për Ballkanin Perëndimor. Jemi të bindur se e vetmja rrugë e drejtë për shtet e Ballkanit Perëndimorë është rruga drejtë vlerave të sistemit euro atlantik”, ka theksuar Gjukanoviq. Ai e ka falënderuar Letoninë për përkrahjen e vazhdueshme për Malin e Zi drejtë integrimeve evropiane.

 

Prioritet është transparenca e KZSH

Kryetari i sapo zgjedhur i Komisionit zgjedhor të shtetit , KZSH , Aleksa Ivanoviq në dekleratën për Radion e Malit të Zi ka theksuar se transparenca e këtij institucioni do të jetë në qendër të vemendjes të punës së tij dhe do të bëjë ç është e mundur të jetë sa më i hapur për qytetarë , OJQ dhe medijat. Hapat e parë do të jenë konferncat e rregullta mujore për gazetarët dhe futja e institucionit të zëdhënësit. Duke folur për reformat në legjislacionin zgjedhor , Ivanoviq ka theksuar se beson në ekzistimin e vullnetit dhe të dëshirës që këto reforma të ndodhin. Raporti i fundit i komisionit evropianë për progresin ka treguar se ekziston shkallë e ulët e besimit në legjislacionin zgjedhor , përmes bojkotimit të opozitës, skenës së polarizuar politike dhe për shkak të mungesës së dialogut. Është rekomanduar që të rishqyrtohet reforma gjithë përfshirëse e legjislacionit zgjedhor. Duke i komentuar këto , Ivanoviq ka theksuar se do të insistojë që të gjithë anëtarët e komisionit të veprojnë sipas rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evropianë.

 

THAÇI: SHTETI I KOSOVËS NUK KA KUPTIM PA SHBA-NË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është refuzuar edhe njëherë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilin e ka ftuar në takim, për siç tha ai, të flasin për zhvillimet dramatike dhe shqetësuese për vendin.Thaçi ka thënë se Kurti duhet të gjejë kohën për takim në mënyrë që një i tillë të mos ndodhë pas ndonjë vendimmarrjeje të papritur për shtetin e Kosovës. Ndër të tjera, presidenti ka thënë se pavarësisht ideologjive antiamerikane të një individi në Kosovë, nuk mund të luhatet partneriteti me Amerikën.Në orarin të cilin e kishte paraparë për takim me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve duke thënë se Kurti përsëri ka refuzuar të takohet me të.Thaçi tha se në Kosovë ka zhvillime dramatike, që sipas tij janë më dramatiket në 20 vitet e fundit, andaj sipas tij, kryeministri i Kosovës duhet të mar rë vendime të cilat janë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe orientimin euroatlantik. Sipas tij, nuk duhet të merren vendime që e dërgojnë Kosovën në drejtim të gabuar historik. Dua të shpresoj që kryeministri do të gjejë kohë për të ardhur për t’u takuar, jo pse e ka obligim por përgjegjësi, edhe si lider i partisë edhe si kryeministër aktual, në mënyrë që mos të ndodh takimi ynë i pavlerë në ndonjë vendimmarrje të papritur që mund të na vjen për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, tha Thaçi. Zyrtarë amerikanë, dhe djali i presidentit Donald Trump, kanë thënë se Amerika duhet të rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë dhe Thaçi deklaroi sot se mesazhe të tilla të njerëzve të afërt me presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk janë individuale.

 

RAPORTET ME SHBA-NË, KUVENDI MBAN SEANCË TË JASHTËZAKONSHME

Deklarimet e përfaqësuesve amerikanë se do të shqyrtojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosovë nëse nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ka bërë që opozita të kërkojë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca që për temë do të ketë taksen dhe raportet mes Kosovës dhe SHBA-së do të mbahet në orën 15:00. Anëtari i kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së, që edhe e ka kërkuar këtë seancë, Memli Krasniqi, tha se kanë kërkuar këtë seancë për të diskutuar rrezikimin e marrëdhënieve që qeveria është duke i shkaktuar me partnerin më strategjik të Kosovës SHBA-në. “Shqetësimet janë të mëdha jo vetëm për skenën politike, po edhe për qytetarët në përgjithësi, veçanërisht kur çdo ditë tashmë kemi deklarime nga zyrtarët më të lartë dhe përfaqësuesit të shtetit amerikan për mundësinë jo vetëm të suspendimit të mjeteve të mëdha. Tashmë dihet që 200 milionë euro janë suspenduar ndihmë ekonomike për Kosovën. Por ajo çka është më e rëndë dhe më e rëndësishme edhe për tërheqjen e mundshme të trupave ushtarake amerikane. Dje e kemi pasur deklarimin e senatorit Perdue, sot e kemi deklarimin e senatorit Rand Paul. Do të ketë sipas kësaj logjike edhe deklarime të tjera dhe padyshim që Kuvendi i Kosovës e ka edhe për obligim dhe duhet të mblidhet për ta diskutuar këtë çështje, sepse kjo po shënon për fat të keq pikën më të ulët të raporteve të Kosovës me SHBA-të prej kur ekziston shteti jonë, bile edhe para kësaj”, tha Krasniqi. Krasniqi tha se opozitë nuk mund të qëndrojnë duarkryq ndaj këtyre zhvillime, derisa e ka quajtur katastrofë nëse trupat amerikane largohen nga Kosova.

 

ÇUNI DHE AMBASADORJA FRANCEZE DAKORDOHEN PËR BASHKËPUNIM

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, priti sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. Çuni falënderoi ambasadoren Butel për vizitën e saj dhe shprehu falënderimin për Republikën e Francës, si vend mik, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në sigurinë e përgjithshme, në vitet e rindërtimit dhe zhvillimit të vendit me kontingjentin ushtarak të KFOR-it. Çuni theksoi rëndësinë e madhe që ka finalizimi i procesit të nisur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, duke pasur parasysh përvojën e madhe të forcave ushtarake franceze në përgjithësi dhe në realizimin e suksesshëm të operacione paqeruajtëse në veçanti, me kërkesën edhe për këshillëdhënie profesionale ushtarake. “Pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse është ndër detyrat kryesore ligjore të FSK-së, andaj edhe synim yni është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale kompatibile dhe të ndërveprueshme me forcat e vendeve partnere dhe anëtare të NATO-s. Ky synim do të kurorëzohet me ofrimin e mundësisë për ofrimin e kontributit tonë në kuadër të forcave shumëkombëshe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë”, theksoi Çuni.Ndërsa, ambasadorja Butel uroi ministrin Çuni për marrjen e detyrës së re duke njoftuar për interesimin e Francës për zhvillimet në FSK dhe procesin e tranzicionit të saj. Ajo shprehu gatishmërinë e shtetit francez që përmes Ministrisë së saj të Mbrojtjes dhe atasheve ushtarakë respektivë, ndërmjet dy vendeve të thellojnë kontaktet me diskutimin përmbajtjesor.

 

QKUK: NUK KA KORONAVIRUS NË KOSOVË

Pas raportimeve se është shënuar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, Klan Kosova e ka kontaktuar Zyrën e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës. Në përgjigjen e kësaj zyre thuhet se nuk ka asnjë rast deri më tani të shënuar nga ky virus. “Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, nuk ka asnjë rast”- thuhet në përgjigje.

 

Shqipëri: Shënohet viktima e parë nga koronavirusi

Autoritetet në Shqipëri njoftuan se një paciente, e prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një paciente, 73-vjeçare, e konfirmuar me sëmundjen COVID-19 ka ndërruar jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. Ndërkaq, autoritetet thanë sot se numri total i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 12. Ministria e Shëndetësisë përmes një konference për media ka njoftuar se deri tani janë kryer analizat për 157 persona. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nëntë nga rastet e prekura kanë lidhje me “pacientin zero” në Shqipëri, ndërsa tre të tjerë nuk kanë lidhje me të. Nga këta të fundit, një është nga Tirana, një nga Lushnja dhe një nga Durrësi. Gjendja e të prekurve është stabile, njofton ministria, edhe pse po mbahen nën kontroll të rreptë mjekësor. "Tre prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme pa probleme të veçanta. Njëri nga pacientët në spitalin e Durrësit është në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar. Shtatë prej personave të identifikuar pozitiv me COVID-19 janë në vetizolim, pa shenja klinike infeksioni respirator, pra janë normal”, tha Rakacolli.

 

Merkel: Mbi 70 për qind e popullsisë mund të infektohet nga koronavirusi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se 70 për qind e popullsisë së shtetit, apo rreth 57 milionë persona, mund të preken nga koronavirusi i ri.Merkel ka bërë këto parashikime të ashpra në një konferencë të sotme për media , bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ajo ka thënë se meqë ende nuk ka vaksinë, vëmendja duhet të jetë te parandalimi i virusit. “Ka të bëjë me fitim të kohës”, ka sqaruar ajo. Përgjatë konferencës, Merkel ka paralajmëruar se mbyllja e kufirit nuk do të parandalojë përhapjen e virusit. “Ky është test për solidaritetin tonë, dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Shpresoj se do ta kalojmë këtë test”, ka thënë mes tjerash ajo. Deklaratat e saj kanë ardhur në ditën e dytë të izolimit të plotë të Italisë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar për mbyllje të shkollave, muzeve, klubeve të natës dhe organizimeve tjera, pasi që sot numri i të infektuarve në këtë shtet ka kaluar shifrën prej 10,000 personave.

 

Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Hungaria ka ndalur të gjitha fluturimet nga Italia, Koreja Jugore, Irani dhe Kina, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri. Ndalimi i fluturimeve nga katër shtetet e prekura më së keqi nga ky virus do të fillojë së zbatuari menjëherë, ka thënë Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Universitetet hungareze po ashtu do të mbyllen, pa harruar edhe anulimin e të gjitha organizimeve me 100 pjesëmarrës në ambiente të mbyllura dhe 500 në ambienta të hapura. Gulyas ka thënë se këto ndalesa do të mbesin në fuqi deri në njoftimin e radhës, duke shtuar se qeveria pret që ndikimi i epidemisë të vazhdojë për muaj dhe jo javë. Në mesin e masave të reja përfshihet edhe ndalimi i udhëtimit me autobusa ose trena në vendet e lartpërmendura. Deri më tani në Hungari janë infektuar 13 persona me koronavirusin e ri, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka vdekur. Kina – vendi ku ka shpërthyer virusi për herë të parë -ka raportuar për mbi 80,000 persona të infektuar dhe 3,136 të vdekur. Megjithatë, të martën ky shtet ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve, vetëm 19.

 

SHBA-ja shton masat pas përhapjes së koronavirusit

Guvernatori i New York-ut ka njoftuar se trupat ushtarake do të dërgohen në veri të qytetit në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri. Garda Kombëtare do të dërgojë ushqim për individët që gjenden në karantinë në Nju Roçell, ku do të zbatohet një "zonë kontrolli" prej 1.6 kilometrash. Ky rajon ka pasur grupin më të madh të rasteve me infeksion në SHBA,tha guvernatori Andrew Cuomo.Një sinagogë raportohet të jetë në qendër të shpërthimit të virusit në Nju Roçell dhe rreth 1.000 njerëz tani janë në karantinë.Guvernatori Cuomo njoftoi një sërë masash në përpjekje për të shuar përhapjen e virusit në zonë. Ai tha se "masat e ndërmarra janë një "çështje e jetës dhe vdekjes". Shkollat, vendet e tubimeve dhe bizneset do të mbyllen për dy javë. Zyrtarët gjithashtu do të krijojnë një strukturë të testimit të koronavirusit në një spital lokal. Garda Kombëtare do të vendoset për të ndihmuar në pastrimin e shkollave dhe hapësirave publike, si dhe shpërndarjen e ushqimit. Por, Cuomo theksoi se nuk do të ketë kufizime të udhëtimit në qytet. Në Shtetet e Bashkuara janë më shumë se 1.000 raste të konfirmuara të koronavirusit deri më 11 mars. Shteti i Nju Yorkut ka 173 raste, më së shumti në SHBA.Njëzet e nëntë njerëz kanë vdekur në vend si pasojë e virusit - 24 në shtetin Uashington, dy në Kaliforni, dy në Florida dhe një në Nju Xhersi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr Anthony Fauci, u bëri thirrje amerikanëve të fillojnë të marrin seriozisht rrezikun e infeksionit."Ne do të dëshironim që vendi të kuptonte se si një komb, nuk mund të bëjmë llojet e gjërave që bënim disa muaj më parë", tha ai në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë.

 

Klubi “Besa” nga Tuzi fiton dy medalje

Klubi i tekuandosë  “Besa” nga Tuzi , pjesëmarrjen në turrnamentin G1 – E1 në kryqytetin e Bullgarisë Sofije e ka përfunduar me dy medalje – një të artë dhe një të bronzet . Medaljen e artë e ka merituar Angjella Berishaj , kurse të bronzet , senjori i këtij klubi Zinedin Beqaj. Berishaj e ka përsëritur sukesin e para dy javëve në Lublanë si edhe Beqaj i cili në këtë turnir po ashtu ishte i bronzët. Për ndryshe Beqaj është garuesi më mirë i kuotuar nga Mali i Zi dhe është kandidati më serioz për tu kualifikuar në lojrat olimpike . Në 6 muajt e fundit Beqaj ka marrë pjesë në 8 turrnamente dhe ka fituar 5 medalje të bronzta dhe një të artë , është kumtuar nga klubi Besa në Tuz. Pjesëmarrjen në këto turnamente e finansojnë vetë por edhe ndihmën e diasporës dhe të vetë garuesëve nga Malësia” shkruan në kumtesën e klubit Besa. Turnamenti në Sofje ka tubuar rreth 800 garues nga 30 shtete në konkurrencën e seniorve , juniorëve dhe të kadetëve.

 

Nesër mot me diell dhe i nxehtë

 

         Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore.

          Temperaturat: Ulqin 17, Podgoricë , H. Novi,Tivarë e Budvë 16, Nikshiq e Shavnik 13, Cetinë e Kollashin 12, B. Pole, Beranë , Plavë e Rozhaj 11, Pllzhinë e Plvle 9 dhe në Zhablak 7 g.

            Për nesër parashihet të mbajë mot i kthjellët dhe mjaft i nxehtë për këtë stinë të motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 22 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се