Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 10. 2013. 17:03 >> 17:18

LAJMET 03.10.2013

03.10.2013

Kapitujt 23 dhe 24 hartë e reformave të mëtejme

Hapja e kapitujve 23 dhe 24  është rikthesë në procesin biseduese të Malit të Zi për anëtarësim në UE dhe hartë e reformave të mëtejme , ka vlerësuar ministri i drejtësisë Dushko Markoviq dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ijan Uiting. Markoviq dhe Uiting siç është kumtuar nga Qeveria janë pajtuar se nga hapja e këtyre kapitujve varen reformat në sferën e sundimit të gjyqit , lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit si dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave themelore të njeriut.

Këto , siç kanë vlerësuar janë parakushtet kryesore për përparimin e standardit jetësor në Mal të Zi dhe forcimin e ekonomisë malazeze. Gjatë  takimit , siç është kumtuar është biseduar edhe për mbështetjen e fortë ndërkombëtare lidhur me koncezusin e gjer për ndryshimet kushtetuese si dëshmi e pjekurisë politike të Malit të Zi dhe pozicionimit  të tij në rrugën drejtë integrimeve evropiane  dhe euro-atlantike.

 

Qeveria ka hyrë borxh edhe 100 milion euro

Qeveria ka aprovuar sot që të huazojë edhe 100 milion euro tek Morgan Stenli Banka , ka kumtuar pas mbledhjes së qeverisë ministri i financave Radoje Zhugiq.  Ai ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do ti propozojë Parlamentit rebalancin e buxhetit.

Qeveria ka shqyrtuar informatën për ofertat  lidhur me marrjen hua në shumë prej 100 milion euro për nevojat e financimit të buxhetit. Kamata do të jetë 5.85 për qind ,kurse afati i pagesës është 3 vjet.  Në pajtim me ligjin për buxhetin e këtij viti marrja  hua ka qenë e limituar në 250 milion euro.

 

Nuk do të ketë seancë dëgjimore për situatën në shtet

Seancë  dëgjimore kontrolluese për situatën në shtet , të cilën e kanë kërkuar deputetet e Frontit demokratik për  momentin nuk do të ketë në Këshillin për mbrojte dhe siguri sepse kjo iniciativë është tërhequr. Opozitarët kanë kërkuar që të dëgjohen ministri i drejtësisë Dushko Markoviq , i policisë Rashko Konjeviq, shefi i diplomacisë Igor Llukshiq , ish drejtori dhe drejtori aktual i agjencisë për sigurinë nacionale dhe ish drejtori i drejtorisë së policisë ,Veselin Veloviq. Në PDS e përkrahin seancën dëgjimore në temën e caktuar por jo në bazë të atyre që botojnë mediat.

                                     

Shteti në tërësi përkrah bekimin e tempullit

Kreu i shtetit përmes formimit të Këshillit të nderit për shënimin e 1 mijë e 7oo vjetorit të ediktit të Milanos , në kuadër të të cilit do të bekohet  Tempulli i Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, ka treguar se e përkrah këtë ngjarje dhe se e pranon si të vetëm , konsideron Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfillohi. Ai ka vlerësuar se bekimi i Tempulit të Ringjalljes së Krishtit në të cilin deri tani janë investuar rreth 6 milion euro paraqet ngjarje historike për Malin e Zi e cila do të tubojë shumicën e patriarkëve ortodoks dhe përfaqësuesit e të gjitha kishave të krishtera.  Amfillohije në konferencën për gazetarët ka theksuar se në solemnitetin me rastin e kremtimit të 1 mijë e 700 vjetorit të ediktit të Milanos dhe të bekimit të Tempullit është ftuar kreu i shtetit të Malit të Zi , por nuk ka kumtuar se kush nga ata do të marr pjesë. Megjithatë ai theksoi se presidenti i shtetit Filip Vujanoviq do të marr pjesë në Akademinë e paralajmëruar për të dielën dhe do të organizojë pritje solemne për mysafirët që do të marrin pjesë në solemnitet.

 

Arrestimi i shariqit do të shpejtonte bisedimet

Lufta kundër kriminalitetit të organizuar është një nga fushat prioritare në bisedimet me Malin e Zi dhe me rëndësi të madhe është që organet ligjvënëse dhe policore me përgjegjësi të procedojnë rastet Shariq dhe Kaliq, deklaroi Mitja Drobniç, ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Ai për të përditshmen e Podgoricës DAN tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të insistojë në hetimin e mëtejmë të prokurorisë aferën incizimi. Bashkimi Evropian me vëmendje ka përcjellë zhvillimin e situatës në lidhje me akuzat aktuale të Brajushkoviqit.

Ne nuk komentojmë rastet që janë në vazhdim, presim që ky rast do të trajtohet në mënyrë të përgjegjshme nga institucionet relevante shtetërore, posaçërisht kur kemi parasysh rëndësinë e kapitullit të sundimit të ligjit në procesin negociues, deklaroi Drobniç. Ai tha se është i dukshëm trendi pozitiv kur është në pyetje lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Përparimi në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vlerësohet në bazë të rezultateve konkrete, hetimeve të kryera, ndjekjeve penale dhe vendimeve gjyqësore. Ambasadori Drobniç përsëriti që pret se bisedimet për kapitujt 23 dhe 24 të hapen deri në fund të këtij viti.

 

Pritet marrëveshja pds-fd mbi komisionin shtetëror zgjedhor

Grupi punues për legjislacion zgjedhor do të vazhdojë sot punën, kurse siç njofton Pobjeda jozyrtarisht në pah është marrëveshja e Partisë Demokratike të Socialisteve dhe Frontit Demokratik mbi mënyrën e zgjedhjes dhe sekretarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Para anëtarëve të grupit punues sot pritet të paraqitet propozimi i ri në të cilin parashihet që kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor ta zgjedh Parlamenti me shumicë absolute, pas shpalljes së konkursit publik, derisa sekretari do të emërohej nga opozita. Partia Demokratike e Socialisteve në mbledhjen e kaluar ka propozuar që njeriun e parë të Komisionit ta zgjedh Kuvendi me shumicë absolute pa konkurs publik, kurse sekretarin po ashtu ta zgjedh parlamenti në bazë të konkursit publik. Fronti Demokratik, më herët ka insistuar që kryetari i Komisionit të jetë profesionist. Ky koalicion opozita në mbledhjen e fundit të grupit punues ka vlerësuar propozimin e ofruar nga Partia Demokratike e Socialisteve të papranueshëm dhe hap mbrapa, sepse siç kanë thënë ata në këtë formë do të humbej edhe ajo që deri tani kanë pasur. 

 

Thaçi e Daçiq takohen më 7 tetor

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka konfirmuar se takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të mbahet më 7 tetor në Bruksel.

Qëllim i takimit thuhet të jetë rishikimi i progresit në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, në veçanti zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

 

Qeveria zmbrapset: S'ka vendim për ndalimin e vizitave të zyrtareve serbë

Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku. Ndonëse një lajm i tillë kishte buruar nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës, Çollaku ka thënë se kjo ka mundur të ketë qenë ndonjë keqkuptim. “Si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm. Nuk ka ndonjë vendim të tillë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka në fuqi procedurat për vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë në Kosovë të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Çollaku. Sipas tij, kjo nënkupton që “çdo kërkesë e zyrtareve të Serbisë e cila iu drejtohet autoriteteve të Kosovës për të marrë leje për të vizituar Kosovën do të trajtohet në mënyrë individuale dhe varësisht nga rrethanat dhe situata, dhe duke i marrë parasysh kriteret që janë në fuqi do të jepen përgjigje relevante”. Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor.

 

Në Kosovë nis fushata zgjedhore

Partitë politike në Kosovë kanë nisur sot fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se në garën për të zgjedhur kryetarët janë 224 kandidatë, kurse për asamblistë komunalë garojnë 7,740 kandidatë. Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 103 subjekte politike.Prej tyre, 50 janë shqiptare, 31 janë serbe, 3 turke, 9 boshnjake, 3 malazeze, 1 goran, 2 nga komuniteti ashkali, 2 nga komuniteti rom, 1 parti politike egjiptase dhe 1 kroate.E veçanta e zgjedhjeve të sivjetme, sipas KQZ-së, është se ato do të zhvillohen edhe në pjesën veriore të Kosovës.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralelisht është duke i bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për të shtuar se në veri, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do ta ketë rolin e lehtësuesit. Në veri të Kosovës, serbët lokalë janë ende të ndarë në lidhje me pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje, derisa Beogradi zyrtar i ka ftuar ata që marrin pjesë në këtë proces.

 

Rama prezanton objektivat e qeverisjes para trupit diplomatik

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para trupit diplomatik në Tiranë prioritetet e qeverisjes se tij. Boshti i fjalimit te kryeministrit sic edhe pritej ishte objektivi I integrimit të vendit në BE. Madje për këtë Kreu I qeverise I është referuar edhe ish kryeministrit Berisha.

Rama tha se vendi ynë nuk është jashtë trendit te Europes, por sipas tij integrimi është një proces brenda vetes. Duke premtuar siguri për investimet e huaja, Rama premtoi para diplomatëve të huaj për luftë ndaj korrupsionit. Shqetësimin e shprehur për financat e vendit nuk la pa ua përmendur edhe përfaqësive të huaja. Pasi të shohë ekonominë me një sy realist, mendon se mund të punojë për zhvillimin e ekonomisë. Por mbi të gjitha, zhvillimin ekonomik e shikon si një hap rajonal, i cili ka filluar të ndërmerret tashmë. Por paqja rajonale sic e quan ai kërkon mbështetej e Evropës.

 

Gruevski - Bler: Konfliktet zgjidhni në mënyrë paqësore

Kryeministri Nikolla Gruevski pasdite në Qeverinë e Maqedonisë u takua me ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler, i cili qëndron në Maqedoni me rastin e mbajtjes së Festivalit ballkanik të paqes Sahara. Në takimin pozitivisht u vlerësuan manifestimet e tilla, të cilat si porosi kryesore e kanë paqen dhe promovimin e saj.

Të dy bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit mes popujve, parandalimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kryeministri Gruevski e njoftoi bashkëbiseduesin me aktivitetet që i ndërmerr Qeveria në sferën e integrimeve në BE dhe NATO, në ekonomi, arsim dhe kulturë.

 

Itali: Arrin në 100 numri i viktimave nga fundosja e anijes

Dhjetëra persona raportohen të vdekur pasi një anije që po bartte emigrantë u fundos në jug të Italisë. Zyrtarët thonë se të paktën 100 persona kanë vdekur pasi ishin hedhur në det derisa anija po përballej më vështirësi në afërsi të ishullit të Lampedusës. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet derisa numri i viktimave po rritet.

Besohet se anija kishte rreth 500 emigrantë. Një mjek nga shërbimet emergjente lokale ka thënë se pasagjerët e anijes vinin nga Somalia. Lampedusa ndodhet në mes të Tunizisë dhe Sicilisë dhe është një nga hyrjet kryesore të emigrantëve në Bashkimin Evropian. Ky është i disati incident me radhë i kohëve të fundit në brigjet italiane. Të hënën 13 emigrantë vdiqën në ujërat e këtij shteti kur një anije u fundos afër Sicilisë.

 

Pakistan vriten 15 militantë antitalibanë

Talibanët pakistanezë kanë sulmuar shtëpinë   e komandantit kundërshtar, Mulla Nabi Hanafi, në Pakistanin veriperëndimor, duke lënë të vdekur të paktën 15 militantë.

Forcat e sigurisë thonë se Hanafi ishte një nga 10 militantët e plagosur, që ishin dërguar në spital. Hanafi kishte qenë komandant taliban, por që nga viti 2009 kishte themeluar një milici te veten antitalibane.

 

Indi: Dhjetëra të vdekur në aksident rrugor

Së paku 28 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur në një aksident trafiku në verilindje të Indisë. Policia ka thënë se 10 persona të tjerë janë lënduar kur një kamion goditi dy minibusë të mbushur me punëtorë që po shkonin në punë mëngjesin e sotëm. Rreth 100,000 persona kanë vdekur në Indi në vitin 2011 në aksidente trafiku, më shumë se 300 në ditë.

 

Nigeri, bie aeroplani, pesë të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pak kohë pas nisjes nga aeroporti në Lagos të Nigerisë. Sipas autoriteteve të paktën një person po trajtohet me lëndime të rënda, si rezultat i rrëzimit të fluturake me 30 ulëse. Aeroplani i kompanisë Associated Airlines po shkonte në Akure të Nigerisë jug-perëndimore. Arsyet e sakta të rrëzimit të aeroplanit, nuk dihen. Sidoqoftë zyrtarët nigerianë kanë thënë se fluturakja duket të jetë rrëzuar pas dështimit të motorit.

                                   

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të veriut. Temperaturat: Herceg Novi e Tivar 19, Podgoricë e Ulqin 18, Cetinë 14, Nikshiq 9, Plevle 8, KOllashin 6 dhe në Zhablak 3 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell. Në veri në mëngjes i ftohtë me mjegull. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë verilindore, kurse gjatë ditës do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 23 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се