Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 03. 2020. 16:41   >>  16:46

Ditari 10.03.2020

10.03.2020

Gjukanoviq pritet nga presidentja e Estonisë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka udhëtuar sot në Talin, duke filluar kështu vizitën zyrtare në Estoni. Presidentin Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore e ka pritur në Pallatin presidencial, presidentja e Estonisë, Kersti Kalullaid. Në ditën e dytë të vizitës në rajonin baltikë, presidenti Gjukanoviq do të bisedojë edhe me kryetarin e qeverisë Juri Ratas. Në kuadër të vizitës presidenti do të vizitojë edhe qendrën e NATO-s për mbrojtjen kooperative “sajber”, ndërsa po sot zhvilloi edhe disa takime në “Estonia Brifing” qendrën.

Përndryshe presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, dje e ka filluar vizitën treditëshe zyrtare në shtete baltike, Lituani, Estoni dhe Letoni. “Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë, sidomos pas mesazheve inkurajuese të përbërjes së re të Komisionit Evropian”, ka theksuar presidenti lituanez gjatë takimit të djeshëm me presidentin malazez. Presidenti Gjukanoviq është falënderuar për përkrahjen e madhe të këtij shtetit për Malin e Zi që nga referendumi i vitit 2006, duke shtuar se është i bindur se tani është momenti i duhur të cilin duhet shfrytëzuar që Ballkani perëndimor “të kthehet në shtëpinë e vetë”. “Mali i Zi është shembull në rajon”, ka theksuar Gjukanoviq duke shtuar se beson se Mali i Zi do të jetë shteti i parë i radhës i cili do të anëtarësohet në BE. Gjukanoviq dje u takua edhe me kryeministrin e Lituanisë  dhe me kryetarin e parlamentit.  

 

Bisedimet, karshi kompromisit, do të jenë të suksesshme

Bisedimet e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë me Mitropolisë malazezo- bregdetare rreth ligjit për liritë fetare, të caktuara për nesër, mund të sjellin rezultate nëse ekziston gatishmëria për kompromis, respektivisht që të dy palët të heqin dorë nga kërkesat maksimaliste, është vlerësuar në emisionin e mbrëmshëm, “Argumenti”, në TVMZ. Deputeti i PDS, Predrag Sekuliq beson se kompromisi është i mundshëm, pa marrë parasysh dallimet në qëndrime dhe se bisedimet do të rezultojnë të suksesshme. “Besoj në marrëveshje nëse ekziston vullneti i sinqertë i Kishës Ortodokse Serbe që marrëveshja të arrihet”, ka theksuar Sekuliq. Ai konsideron se sido që të jenë rezultatet e këtyre bisedimeve, vështirë se do të bëhen ndryshime të ligjit. Sllaven Radunoviq nga Fronti Demokratik konsideron se pushteti nuk ka për qëllim të lëshojë pe duke shtuar se nuk është i kënaqur që Kisha Ortodokse Serbe në këtë moment ka pranuar të bisedojë.  Analisti Sërgjan Vukadinoviq ka tërhequr vërejtjen se bisedimet në nivelin e ekspertëve është dashtë të zhvillohen para disa viteve e jo tani kur ligji është miratuar. “Tani kërkohen rezultatet dhe duhet të kuptohet se në këto bisedime duhet të marrin pjesë subjektet më të mëdha politike”, ka theksuar Vukadinoviq. Ngjarjet aktuale, në një Mal të Zi të përçarë, mund të jenë shumë problematike dhe në prag të fillimit të bisedimeve, të dy palët duhet të heqin dorë nga ligjet dhe kërkesat e veta maksimaliste, konsideron Vukadinoviq.

 

Markoviq takohet me përfaqësuesit e Universitetit dhe të Akademisë së shkencave

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i ka vazhduar sot bisedime në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropën“. Siç është kumtuar nga Qeveria, Markoviq sot bisedoi me përfaqësuesit e Universitetit të Malit të Zi dhe të Akademisë së shkencave dhe të artëve të Duklës.

Të theksojmë se në kuadër të “Aleancës për Evropën” deri tani janë mbajtur disa takime me OJQ dhe përfaqësuesit e mediave. Markoviq bisedoi dje me përfaqësuesit e Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencës dhe të Shoqatës së juristëve. Të theksojmë se Qeveria ka inicuar dialog të gjerë me akterët relevantë shoqërore dhe politikë lidhur me të gjitha çështjet e rëndësishme për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri, dhe me qëllim të sigurimit të anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Markoviq u ka dërguar ftesë për dialog partive politike opozitare parlamentare, përfaqësuesve të Bashkësisë akademike, të mediave dhe të sektorit Joqeveritar.Përndryshe nesër ekipet e ekspertëve të Qeverisë dhe të Mitropolisë malazezo- bregdetare do të mbajnë nesër mbledhjen e parë lidhur me ligjin për liritë e feve. Nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin, ka theksuar se dialogu do të përqendrohet në nenet e Ligjit për liritë fetare që ka të bëjë me çështjet pronësore juridike.

 

“Nuk kanë të drejtë që në emër të ateizmit ti marrin objektet e kultit

Një ditë para fillimit të bisedimeve të ekipeve të ekspertëve të Qeverisë dhe Mitropolisë malazezo- bregdetare për Ligjin mbi lirinë e fesë, Mitropoliti Amfillohije edhe njëherë i ka bërë ftesë pushtetit që, siç ka theksuar, të shfuqizojnë dispozitat kontestuese të Ligjit. Ai ka përsëritur se Ligji parasheh marrjen e shenjtoreve dhe të tempujve. “Nuk kanë të drejtë që në emër të ateizmit ti konfiskojnë shenjtoret.

Ligjet e tilla janë të tejkaluara. Këto janë ligje fashiste dhe bolshevike“, ka theksuar Amfillohije dhe transmeton gazeta “Pobjeda”. Ligji, ka shtua ai, parasheh shtetëzimin e pronës së kishave. Velibor Xhomiq, koordinues i Këshillit juridik ka deklaruar se nuk janë të vërteta shkrimet se një pjesë e madhe e pronës, në mënyrë kriminale dhe pa ndonjë procedurë, është regjistruar në emër të Mitropolisë malazezo- bregdetare.

 

Ministri Darmanoviq në takimin e shefave të diplomacive në kuadër të procesit të Berlinit në Shkup

Ministri për punë të jashtme të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq merr pjesë sot në takimin e ministrave për punë të jashtme të vendeve në kuadër të procesit të Berlinit që po mbahet në Shkup. Temat kryesore të takimit ministrorë janë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe rezultatet e realizuara në kuadër të kësaj iniciative. Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit të jashtëm, Darmanoviq  në prag të takimit të sotëm merr pjesë në Forumin në të cilin bëhet fjalë për agjendën e  bashkëpunimit, avancimit ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.

 

Drejtoria do ti përkrah projektet e diasporës

Drejtoria për diasporën në kuadër të mundësive të veta dhe përmes ftesës publike për bashkëfinancimin e programeve, respektivisht të projekteve të organizatave në diasporë, do tu ndihmojë shoqatave malazeze në Argjentinë për realizimin e projekteve me rëndësinë për ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës dhe traditës të vendit të origjinës, ka deklaruar drejtori i kësaj drejtorie Predrag Mitroviq. Ai ka qëndruar për vizitë të parë në Republikën e Argjentinës, ku në provincën Qako ka vizituar shtëpinë e parë malazeze, anëtarët e Bashkësisë malazeze “Mbreti Nikollë”, koloninë “La Montenegrina”, dhe lokalet e klubit Durmitor në qytetin Roke Saens Penja. Me rastin e vizitës në Shtëpinë malazeze, shtëpi kjo e para e ndërtuar jashtë territorit të shtetit amë, drejtori Mitroviq, është falënderuar përzemërsisht për mikpritje, para së gjithash ish kryebashkiakut të qytetit Gerard Qipolini, i cili gjatë mandatit të vetë ka dhuruar truallin në të cilin është ndërtuar ky objekt. Mitroviq është falënderuar për pritjen miqësore duke shprehur mendimin se ky takim do të mundësojë forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vendeve mike dhe avancimin e lidhjeve të filluara në vitin 2013  me hapjen e ambasadës së Malit të Zi në Argjentinë.

 

Për sipërmarrësit e ardhshëm ndihmë prej 3.5 milion euro

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe Komisioni Evropian përmes një programi me vlerë 3.5 milion euro do të përkrah ndërmarrësit e ardhshëm. Me këtë rast përfaqësuesit e Entit për punësim të Malit të Zi dhe të Ministrisë për punë dhe përkujdesje sociale kanë vizituar qytetin Plevle dhe kanë promovuar programin e granteve për vetëpunësim. Siç është kumtuar nga Enti për punësim i Malit të Zi, Ministri për punë dhe çështje sociale, Sulo Mustafiq, duke falënderuar delegacionin e BE në Mal të Zi dhe të Komisionit Evropian ka përkujtuar se fjala është për grantin e parë të drejtë për drejtë të cilin Entit për punësim ia ka siguruar ministria gjegjëse, si institucion kryesor i strukturës operative. Mustafiq ka shtuar se Enti është në disponimin e të gjithë të pa punësuarve të cilët dëshirojnë të nisin dhe të zhvillojnë biznesin e vetë. Rastin që të paraqiten e kanë të gjithë të pa punësuarit të cilët gjenden në evidencën e Entit për punësim së paku 4 muaj  para ditës së publikimit të ftesës”, ka theksuar Mustafiq.

 

Miratohet versioni punues i ndryshimeve të ligjit për qarkullimin pagesor

Kolegji i Bankës Qendrore të Malit të Zi ka miratuar sot versionin punues të projektit të ligjit për plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për qarkullimin pagesor me qëllim të harmonizimit të tij me direktivën për shërbimet pagesore në tregun e brendshëm. (PSD 2). Këshilli ka vërtetuar versionin punues të projekt ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për qarkullimin pagesor. “Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit ekzistuese kanë qenë të domosdoshme me qëllim të harmonizimit të tij me direktivën për shërbimet pagesore në tregun e brendshëm. BE këtë direktivë e ka miratuar me qëllim të krijimit të kushteve për pagesa më të sigurta, mbrojtjen më të mirë të konsumatorëve dhe për nxitjen e inovacioneve dhe përdorimin e teknologjisë digjitale në qarkullimin pagesor”, thuhet në kumtesën e Bankës Qendrore të Malit të Zi.

 

Ndalohet udhëtimi në dhe nga rajonet e rrezikuara me COVID-19

Ekipi i Institutit për shëndetin publik i ka vizituar sot kampet dhe lokalet për vendosjen e punëtorëve të kompanisë kineze CRBC, të dedikuara për qëndrimin e të punësuarve në ndërtimin e autostradës, derisa të zgjasin masat e mbikëqyrjes shtesë dhe me qëllim që ti njohin ata me masat parandaluese kundër virusit korona. Nga Ministria e shëndetësisë është kumtuar se anëtarët e Trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse kanë biseduar me banorët e Lijeva Rijekës, ku është vendosur njëri nga kampet për qëndrimin e punëtorëve të kompanisë CRBC, e të cilët janë duke u kthyer nga Kina. Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq deklaroi sot se është urdhërua të anulohen të gjitha ekskursionet e nxënësve jashtë vendit duke shtuar se situata lidhur me koronavirusin është përkeqësuar dukshëm. Nga Instituti për shëndetin publik mbajtën sot konferencë për gazetarët lidhur me situatën aktuale epidemiologjike dhe paketës së re të masave. Ministri Hrapoviq poashtu tha në konferencë se është miratuar urdhri i masave me të cilat ndalohet udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus, Italia, Spanja, Kina, Korea e Veriut dhe Irani, por edhe ndalesa e hyrjeve të shteteasve të huaj nga vendet e prekura me COVID-19.  Përndryshe dje ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik, Senad Begiq ka njoftuar se në Mal të Zi 40 njerëz janë testuar për koronavirus dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Në Mal të Zi ka teste të mjaftueshme për zbulimin e këtij virusi, ka deklaruar më parë drejtori i Institutit, Boban Mugosha. Pothuajse në çdo shtet të rajonit është zbuluar ndonjë rast me koronavirus. Në Mal të Zi akoma nuk ka rast të zbuluar edhe pse mundësia është rritur për importimin e koronavirusit edhe në vendin tonë. Të theksojmë se në javën e kaluar rreziku për shëndetin e banorëve në Mal të Zi nga infektimi me këtë virus është ngritur në nivelin e lartë. Në mbikëqyrje shëndetësore në Mal të Zi momentalisht gjenden 380 njerëz ka deklaruar më parë Senad Begiq. 

 

Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri

Edhe dy raste të infektimit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, kështu që gjithsej katër persona janë prekur nga ky virus. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Serbisë. Serbia ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ndalimi i përkohshëm vlen për njerëzit që mbërrijnë nga Italia, provinca të caktuara në Kinë, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra, u kumtua sot nga Qeveria serbe. Punëtorëve të mjekësisë gjithashtu u është ndaluar të udhëtojnë në zonat e prekura nga virusi. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin masat. Në Serbi, katër persona, përfshirë një shtetas kinez, janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2.  Gjithsej 108 persona ishin testuar për koronavirus deri më 10 mars, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Virusi është përhapur në më shumë 100 vende, duke infektuar më shumë se 110,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 4,000. Zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët nuk kanë ende një mendim të përbashkët për shkallën e vdekshmërisë së virusit COVID-19; parashikimet e tyre shkojnë nga 1 deri në 3.4 për qind të personave të infektuar.

 

Shqipëria mbyll shkollat për dy javë

Në Shqipëri ka shkuar në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi. Autoritetet e Shëndetësisë njoftuan sot pa mesditës për zbulimin e 4 rasteve të reja. Autoritetet njoftuan përshkallëzimin e masave të sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit në mesnatë të dy rasteve të para. Që nga kopshtet e fëmijeve dhe shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë. Po ashtu deri më datën 3 prill do të pezullohen të gjitha aktivitetet publike, sportive e kulturore, ndërsa do të kalojnë në auto karantinë të gjithë personat që vijnë nga të ashtuquajturat zona të kuqe të Italisë. Po me këto zona janë pezulluar dhe fluturimet apo udhëtimet me tragete. Nga ana e saj opozita këmbënguli në nevojën e marrjes së masave sa më rigoroze që garantojnë përballjen e duhur me virusin. Spitali Infektiv në Tiranë u shpall zonë karantine, ndërsa një bazë për karantinën e pacientëve është e gatshme në Durrës, pohuan mjekët në një konferencë të përbashkët si task force së bashku me zyrtarë të shëndetësisë. Mjekët dhe zyrtarët e shëndetësisë iu bënë thirrje udhëtarëve që vijnë nga zonat e prekura me shenja sëmundjeje që të kontaktojnë me urgjencat mjekësore për të marrë këshillat e mjekëve, si dhe t’u referohen vetëm informacioneve zyrtare. Institucionet shëndetësore vazhdojnë të kryejnë një mori analizash virologjike për rastet që kanë udhëtuar në shtetet me shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri.

 

Italia zgjeron masat e izolimit për shkak të koronavirusit

Italia është duke zgjeruar masat e ashpra të izolimit në gjithë shtetin, me qëllim të parandalimit të përhapjes të koronavirusit të ri. Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka thënë se njerëzit do të lejohen që të udhëtojnë vetëm për punë apo emergjenca familjare. Ai ka thënë se masat do të fillojnë të zbatohen nga dita e sotme, me qëllim të mbrojtjes së pjesëtarëve më të ndjeshëm të shoqërisë. “Ne jemi duke u përballur me rritje të madhe të infektimit dhe vdekjeve”, ka thënë ai. Ai i ka bërë këto deklarata pasi është raportuar për raste të reja të të infektuarve në të 20 rajonet italiane.

Numri i vdekjeve në Itali nga koronavirusi i ri është rritur prej dje nga 97 në 463. Ky është shteti i goditur më së keqi nga kjo sëmundje pas Kinës, vend në të cilin është raportuar për herë të parë për virus. Në një fjalim televiziv të hënën, kryeministri Conte ka thënë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë njerëzit është që të qëndrojnë në shtëpi. Aktualisht është raportuar për 700 persona të prekur nga koronavirusi i ri në SHBA, ndërkohë që 26 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje. Të dhënat e fundit tregojnë edhe se 62,000 persona janë shëruar nga ky virus.  Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje. Ky virus përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

 

Kurti nuk beson se do të ketë sanksione nga SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk beson se do të ketë sanksione nga SHBA-ja ndaj vendit të tij. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë, kur është pyetur për paralajmërimin e senatorit amerikan David Perdue se nëse Kosova nuk e heq taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre. Përpos kësaj, Kurti tha se njëherë për njëherë nuk mund të implementohet plani i tij për heqjen e tarifës për shkak se ai e do një konsensus brenda qeverisë në mënyrë që kur të votohet ky vendim në Kuvend të marrë mbështetje unanime. Sa i përket takimit me emisarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Kurti deklaroi se ky ka qenë takim i frytshëm. Ai po ashtu, për dallim nga presidenti Hashim Thaçi i cili është skeptik, tha se beson se deri në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Zagreb, mund të ketë lëvizje për heqjen e vizave për kosovarët. Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i ka reaguar senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës David Perdue, cili tha se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA-të duhet ta shqyrtojnë praninë e trupave të tyre në Kosovë. Basha me këtë rast tha se ky është një keqinformim nga ana e senatorit. “Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan”, thuhet në reagimin e deputetit të Vetëvendosjes. Përndryshe sot Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për vitin 2020. Ky projektligj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim. Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka treguar për sfidat që do t’i kenë edhe me borxhet që kanë mbetur nga qeveria e kaluar, si dhe kontratat e nënshkruara.

 

Presidenti Thaçi kushtëzon përfshirjen e BE-së në dialog me liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar që Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas të mendojë se a ka kapacitete, hapësirë, vizion dhe lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklaratën e tillë, presidenti Thaçi e bëri pas takimit me një delegacion gjermano-francez, i përbërë nga Jan Hecker, këshilltar i kancelares gjermane, Angela Mergel dhe Emmanuel Bonnem këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilët po qëndrojnë të martën në Prishtinë. Ai ka theksuar se këtë qëndrim ua ka bartur emisarëve nga Gjermania dhe Franca. Që nga nëntori i vitit 2018, kur Kosova ka zbatuar taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Beogradi zyrtar e ka pezulluar pjesëmarrjen e tij në dialogun e ndëmjetësuar nga Bashkimi Evropian, deri në heqjen e kësaj mase. Gjatë ngecjes së këtij dialogu, megjithatë, Berlini dhe Parisi kanë provuar që të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy palëve. Në një konferencë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, në prill të vitit 2019, kancelaria gjermane, Angela Merkel ka porositur që konferenca nuk e ka për qëllim ta zëvendësojë procesin e Brukselit dhe as bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe që “zgjidhja përfundimtare për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të jetë në dëm të të tjerëve në rajon”. Takimi i radhës, i cili do të duhej të mbahej në Paris, në korrik të vitit 2019, ishte anuluar, derisa kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, me këmbëngulje ka refuzuar që ta heqë taksën deri sa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse nuk hiqet tarifa

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe mungesën e një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e taksës, senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Twitter ka shkruar se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë. Këto komente vijnë pasi Qeveria e Kosovës, muajin e kaluar vendosi që nga data 15 mars të heq tarifën ndaj lëndeës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë të senatorit Perdue, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka thënë që raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është special, i përjetshëm dhe duhet të kultivohet. Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, e ka mbështetur deklaratën e senatorit Perdue në Twitter. Grenell vazhdimisht ka kërkuar që Qeveria Kurti ti shfuqizojë në tërësi masat tarifore dhe të mundësojë vazhdimin e dialogut me Serbinë. Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind nga Qeveria Haradinaj, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

 

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme. Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qendrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet". Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t'i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: "Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur". Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses. Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në viset jugore dhe qendrore ka mbajtur mot kryesisht me diell, kurse në veri relativisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut dhe të borës. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet lindore.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi 18 gradë, Podgoricë 17, Budvë 16, Tivar 15, Cetinë e Nikshiq 10, Plavë 7, Beranë 6, Kollashin 5, Plevle 4, Rozhaj 3, dhe në Zhablak 1 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 7, kurse më e larat e ditës prej 7 deri në 18 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се