Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 03. 2020. 18:00 >> 18:04

Ditari 03.03.2020

03.03.2020

Të gatshëm të shqyrtojmë ligjet mediatike

Jemi të gatshëm , pas bisedimeve me media të shqyrtojmë zgjidhjet në ligjet mediatike, ka rekomanduar kryeministri Dushko Markoviq, pas takimit me përfaqësuesit e TV Prva . “Do të ishte mirë që lidhur me këtë të arrijmë pajtueshmëri me bashkësinë e mediumeve malazeze”, është rekomanduar nga Qeveria.

Qëllimi ynë  në dialogun me imediat malazeze është që pa marrë para sysh në politikat  redaktuese të ndihmojmë të jenë të qëndrueshëm , ka vlerësuar Markoviq. Kryeministri, sot më herët në takimin me udhëheqësin e  gazetës “Pobjeda”, ka rekomanduar se qëllimi i Qeverisë është që mediumet malazeze, pa marrë para sysh politikën redaktuese të ndihmojnë të jenë të qëndrueshëm.

Gjonlleshaj : Problemet  duhet të zgjidhen me dialog

Mali i Zi ,si edhe çdo shtet tjetër Evropian është dashtë të miratojë Ligj mbi bashkësitë fetare. Mirëpo, të gjitha problemet të cilët janë paraqit duhet të zgjidhen me dialog, ka deklaruar për gazetën “ Pobjeda “argjipeshkvi i Tivarit ,Rrok Gjonlleshaj.

Në përpilimin e këtij ligji është punuar me vite të tëra. Se a është më i miri i mundshëm nuk mund të deklarohem. Shteti i Malit të Zi dhe të gjithë zyrtarët shtetëror, si dhe të gjithë në të cilët drejtojmë bashkësitë fetare duhet të kemi parasysh mirëqenien e qytetarëve, gjegjësisht besimtarëve në Mal të Zi. Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj bashkësie, sepse këtu jetojmë dhe veprojmë. Në qoftë se jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nëse u duam të mirën qytetarëve, gjegjësisht besimtarëve, çka është detyra jonë, duhet të gjejmë kohë, vullnet dhe gatishmëri që të takohemi, të bisedojmë, të debatojmë dhe të sjellim vendime të përbashkëta, deklaroi Gjonlleshaj. Sheshet nuk zgjidhin çështjet e rëndësishme, ato i zgjidh vullneti i mirë, disponimi dhe gatishmëria për dialog.

 

Ligji vërteton përgjegjësinë e shtetit ndaj objekteve fetare

Pakicat askurrë nuk do të përkrahin ligjin i cili u propagandon konfiskimin e objekteve fetare, por as pushtetin i cili rrezikon liritë fetare të cilit do religjion në Mal të Zi, deklaroi kryetari i Alternativës Shqiptare ,Nik Gjeloshaj.

Ai tha se nën parullën e rrejshme mbi, kinse, ruajtjen e objekteve të shenjta, nuk guxon të rrezikohet uniteti i arritur në Mal të Zi. Ngjarjet, dëshmitarë e të cilave jemi, e kanë të bëjnë me organizimin e protestave, por edhe reagimi i një pjesë të deputetëve natën kur është miratuar ligji, është kthim mbrapa, përsëritja e vitit 1997, kur në njërën anë kemi pasur përkrahësit anti evropian, kurse në anën tjetër forcat pro-evropiane, theksoi Gjeloshaj. 20 vjet më vonë në mbrojtje të politikave anti evropiane në proteste i kemi gati të njëjtit ata të vitit 1997.

Pjesa më e madhe e opozitës do të dalë në zgjedhje

Analisti politik Zllatko Vujoviq parasheh që pjesa më e madhe e opozitës do të dalë në zgjedhjet lokale në Tivat.

Zgjedhjet në këtë qytet do të jenë, konsideron ai, test sa kanë ndikuar procesionet të cilat i organizon Kisha Ortodokse serbe në pozitën e Partisë Demokratike të Socialisteve në Mal të Zi, konsideroi se do të kemi qasje të ndryshme. Pjesa më e madhe e opozitës do të dalë në zgjedhje, konsideron Vujoviq. Veçanërisht ajo pjesë e cila përkrahë procesionet duke shpresuar se mu ato do të jenë përkrahje në përmirësimin e rezultatit dhe pozicionit që ka opozita në këtë komunë, konstaton Vujoviq. Një pjesë e opozitës, konsideron ai, do të përkrahë bojkotimin e zgjedhjeve në këtë komunë, edhe pse bojkotimi i zgjedhjeve nuk është opsion real.

 

Këshilli nesër debaton për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit zgjedhor

Këshilli administrativ do të vazhdojë nesër procedurën për emërimin e kryetarit të Komisionit zgjedhor të shtetit. Konkursi publik për këtë funksion është shpallur kah fundi i vitit të kaluar. Mediumet kanë njoftuar se në konkurs janë paraqitur Aleksa Ivanoviq, Jovan Voinoviq dhe Mishella Manojlloviq . Kryetari aktual i Komisionit zgjedhor të shtetit ,Gjorgje Vukçeviq me 17. janar të këtij viti ka plotësuar kushtet ligjore për pension të pleqërisë.

 

QKMZ i dhurohet inkubatori

Qendra Klinike e  Malit të Zi e ka fituar një donacion nga  dy kompani  sllovene  ,Sigurimi “Llovqen “ dhe ” NLB Banka” .Falja është për  një inkubator për bebet e sapolindura në vlerë prej 16 mijë euro.

“Kjo mënyrë e mbështetjes nga ana e kompanive  sllovene në Mal të Zi është shembull i mirë i relacioneve miqësore ndermjet dy shteteve ,si dhe njohje e sukseseve të rëndësishme të kompanive  të cilat kanë kontribuar për zhvillimin e Qendrës Klinike të Malit të Zi “,ka deklarua drejtori i kësaj qendre ,Jefto Erakoviq .

Nga ana tjetër Matiash Bozhiq nga Sigurimi Llovqen kanë deklaruar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aksione të tilla. Derisa Marko Popoviq nga NLB Banka ka potencuar se ky është një shembull që me investime të vogla mund të bëhen punë të mëdha.

 

Kurti: Reciprocitet me Serbinë dhe heqim të gjitha barrierat me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë edhe sot se reciprociteti me Serbinë do të ndodhë. Me këtë veprim, sipas tij Kosova do të sillet si shtet i pavarur, ashtu siç e ka shpallur pavarësinë.

“Reciprociteti do të ndodhë, sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur. Reciprociteti është vlerë barazie, pasi të jetë masë kundërvënie. Ne duhet të ndihmojmë biznesin vendës në mënyrë që të rritët punësimi dhe zhvillimi”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit në punëtorinë të cilën e ka organizuar Oda e Afarizmit të Kosovës tha se duhet të largohen të gjitha barrierat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekonomia dhe drejtësia, puna dhe mirëqenia do të jenë temat tona. Edhe temat e tjera do të marrin vëmendjen, por jo plotësisht. Sovraniteti dhe pavarësia kanë kuptim vetëm kur i ushtrojmë ato. Me Shqipërinë do të donim të kishim më shumë bashkëveprim. Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekt. Ka anomali të shumta në marrëdhëniet tona. Me Maqedoninë e Veriut, po ashtu kemi pengesa. Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFT-as”, tha ai.

Kurti: Dështimi i bisedimeve Thaçi-Vuçiq, në dobi të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi është dashur të koordinohet, dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para se të shkojë në Shtetet e Bashkuara .

Presidenti Thaçi është takuar të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Kurti, i cili ditë më parë, e ka ftuar presidentin në takim për të koordinuar hapat në politikën e Jashtme , tha se “është gabim dhe dëm që nuk ka ardhur (presidenti Thaçi) në institucionet tona, para se të provojë të bëjë dakordime me presidentin e Serbisë”. “Mora vesh që po kthehet presidenti nga Shtetet e Bashkuara, pa një deklarim të përbashkët me Vuçiqin. Fakti që nuk kanë një marrëveshje - presidenti i Kosovës me presidentin e Serbisë - besoj se është një dështim i dobishëm për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Të hënën, pas takimit me presidentin Vuçiq në Uashington, presidenti Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për "domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi" dhe për "mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare".

"Takimi ka qenë korrekt, konstruktiv, pa ndonjë të veçantë. Është treguar një vullnet i mirë që gjërat të çohen përpara në interes të të dyja vendeve", tha Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O'Brien.

Thaçi dhe Vuçiq kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara, gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime, që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

 

Thaçi edhe zyrtarisht kërkon seancë që t’iu raportojë deputetëve

Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare  Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë njoftuar më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje.

Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.

Presidenca kishte shprehur gatishmërinë e presidentit Thaçi që ai t’i drejtohej Kuvendit edhe në fund të vitit të kaluar, siç parashihet me Kushtetutë, mirëpo kjo seancë nuk ishte organizuar, pasi që Kuvendi nuk ishte plotësisht i konstituuar.

 

Meta: Dje hodhëm hapin për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka cilësuar tubimin e djeshëm “hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”.

Meta falënderon të gjithë pjesëmarrësit që sipas tij, “u përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese”.

Shkrimi i plotë i Metës në Facebook

Një falënderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Zaev: Për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar raportin pozitiv të KE-së për Maqedoninë e Veriut theksoi se është radha që Evropa të përmirësojë gabimin dhe të jep datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Jemi të përgatitur për fillimin e bisedimeve. Duhet të mundësojmë vazhdimi të vendimeve të zgjuara dhe të guximshme. Duhet së bashku të vazhdojmë, në mënyrë që deri më 2024 të hapim 80% të kapitujve me BE-në. Ne për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në”-tha mes tjerash Zaev.

 

Konfirmohen 31 raste të reja të Coronavirusit në Gjermani

Numri i konfirmuar i personave të infektuar me Coronavirus në Gjermani sot  shkoi në 188, 31 më shumë se në ditën paraprake. Lajmin e bëri të ditur Instituti Robert Koch.

Trembëdhjetë nga 16 rajonet federale të Gjermanisë tashmë janë përfshirë nga virusi i ri. Sidoqoftë, rajoni më i goditur ëshë Rhine-Westphalia.

Gjermania ende nuk ka raportuar për ndonjë rast fatal të koronavirusit, por disa persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Coronavirusi tashmë është përhapur edhe në pjesët e tjera të Evropës. Së fundi, dy rastet e para u konfirmuan edhe në Portugali.

Sidoqoftë, vendi më i goditur nga koronavirusi është Italia me më shumë se dy mijë persona të infektuar, shkruan “BBC”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota është futur në “terren të pashkelur” për shkak të përhapjes së madhe.

 

BE-ja mbështet Greqinë në përpjekjet për ndaljen e migrantëve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot shprehu mbështetje për përpjekjet e Greqisë që të ruaj kufijtë e saj, pasi mijëra migrantë nga Turqia po tentojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

"Situata në kufirin tonë nuk është vetëm çështje e menaxhimit për Greqinë, por është përgjegjësi e Evropës në tërësi", tha ajo një konference për media, pasi vizitoi rajonin së bashku me liderët tjerë të BE-së dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

"Ata që duket se po testojnë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Ne do të mbajmë kursin dhe uniteti ynë do të mbizotërojë", tha ajo.

Turqia ka thënë se kufijte e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë 33 ushtarë turq.

Menjëherë pas këtij njoftimi, konvoje me mirgrantë u nisën drejt territorit grek.

Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërnarë mijëra migrantë që po synojnë të kalojnë në Greqi.

Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi.

Greqia, që ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë.

 

Turqia thotë se ka qëlluar një aeroplan ushtarak sirian

Turqia qëlloi sot një avion luftarak sirian, në provincën Idlib të Sirisë, duke shënuar incidentin e tretë të tillë brenda disa ditësh.

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se ushtria turke rrëzoi një aeroplan luftarak L-39 që i përkiste forcave të qeverisë siriane.

Televizioni shtetëror sirian raportoi se forcat turke kishin në shënjestër një aeroplan lufte, derisa po kryente operacione kundër "grupeve terroriste" në rajonin Idlibit.

Nuk ka informacione, se çfarë ndodhi me ekuipazhin e avionit.

Turqia ka dërguar mijëra trupa në Idlib për të mbështetur rebelët anti-qeveritar, por nuk ka qenë në gjendje të mposhtë forcat qeveritare.

Ofensiva e forcave të presidentit Bashar al-Asad, e mbështetur nga Rusia, në zonën e fundit të mbajtur nga rebelët, ka çuar në përleshje gjithnjë e më të shpeshta midis ushtrive siriane dhe turke që kanë lënë të vrarë dhjetëra ushtarë nga të dyja palët.

Një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos të hënën, njoftoi ministria e Mbrojtjes e Turqisë, duke rritur në 55 numrin e ushtarëve turq që janë vrarë gjatë këtij muaji, në përleshjet me forcat siriane që gëzojnë mbështetjen e Rusisë.

Ofensiva e qeverisë siriane ka nxitur gjithashtu një nga krizat më të këqija humanitare të luftës në Siri. Pothuajse një milion civilë sirianë kanë ikur në veri drejt kufirit të mbyllur turk.

E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimorë për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë.

 

Raporti i OKB-së fajëson disa palë për krime të mundshme lufte në Siri

Asnjë palë në konfliktin në Siri, që përfshin forcën ajrore ruse, forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqinë, nuk i shpëtoi fajësisë në një raport që përpiluan hetuesit e Kombeve të Bashkuara.

Raporti prej 23 faqesh i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar thotë se të tre pjesëmarrësit kryesorë në luftë mund të jenë të përfshirë në krime lufte.

Aty thuhet se ka "arsye për të besuar" se aeroplanët dhe pilotët rusë kanë bombarduar qëllimisht një treg në Siri, duke vrarë 43 njerëz.

Forcat e Assadit, ndërkaq, dyshohen për bombardimin e spitaleve në Idlib, provincën e vetme që vazhdon të jetë nën kontrollin e rebelëve anti-qeveritarë.

Sipas hetuesve të Kombeve të Bashkuara, edhe forcat turke mund të kenë kryer krim lufte me vrasjen e politikanit sirian-kurd, Hevrin Khalaf, më 12 tetor.

Komuniteti ndërkombëtar, në anën tjetër, fajësohet për mosofrimin e ndihmës së duhur për refugjatët e zhvendosur në kufirin sirian.

Raporti është i 19-ti i tillë dhe mbulon periudhën nga 11 korriku i vitit të kaluar deri më 10 janar.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011.

Mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

 

Nesër mot jostabil

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me shi. Frynë erë e mesme , vende-vende deri e fortë e drejtimeve të jugut. Temperaturat në ora 13: Tivar e Ulqin 16, Herceg Novi e Podgoricë 15, Plevle 10, Cetinë e Nikshiq 9, Kollashin 8 dhe në Zhablak 4 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot, në orët e paradites me shi të dobët, kurse pasdite kryesisht i thatë me intervale me diell, në veri kryesisht i vranët me të reshura të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се