Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 03. 2020. 17:30 >> 17:33

Ditari 02.03.2020

02.03.2020

Popujt pakicë nuk janë kërcënim por pasuri e Malit të Zi

Popujt pakicë gjithmonë i kanë përkrahur interesat vitale të Malit të Zi. “Aktualisht është në skenë konflikti ndërmjet dy Maleve të Zi, të atij i cili është i mbërthyer në të kaluarën dhe i Malit të Zi tjetër i kthyer drejtë ardhmërisë. Sukseset zgjedhore të Socialdemokratëve do të pasojnë”. Këto mesazhe janë paraqitur nga konventat e mbajtura zgjedhore të Socialdemokratëve në Beranë, Petnicë dhe Plluzhinë, në të cilat delegatët e zgjedhur për kongresin e ardhshëm të Partisë si dhe kandidatët për anëtarë të Këshillit kryesor. “Popujt pakicë askurrë  nuk kanë qenë dhe as që do të jenë kërcënim, por një pasuri e Malit të Zi qytetarë për të cilin Socialdemokratët përpiqen deri në fund. Në veçanti duhet vlerësuar lartë fakti se popujt pakicë gjithmonë janë përpjekur për interesat vitale të Malit të Zi dhe gjithmonë ishin të përkushtuar deri në fund. Për këta popuj, Mali i Zi gjithmonë ka qenë shtëpia e vetme, e vërtetë, shtëpia më e mirë dhe më e bukur”, ka theksuar kryetari i partisë, Ivan Brajoviq.

Ekipi i procesioneve dhe Dodik janë mjet i Vuçiqit para zgjedhjeve

Beogradi e ka parë Malin e Zi si  pjesë të veten, malazezët, si pjesë të korpusit nacional serb, kurse pushtetin në Podgoricë si pushtet rajonal. “Për këtë arsye, urrejtja e tillë është koncentruar ndaj atyre të cilët ndihen malazez”, ka deklaruar analisti kroat, Davor Gjenero. Pa marrë parasysh se për të cilën metodologji do të orientohet, të ren apo të vjetrën, nga evropeizimi i Serbisë nuk do të këtë as gjë. Regjimi i presidentit Vuçiq është kundër BE dhe NATO por përkrah fuqinë e butë të Rusisë në “hapësirën e vetë kulturore”. “Për vendimmarrësit e  Malit të Zi, kjo është kahëmoti e qartë”, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda,” analisti kroat, Gjenero.

Mali i Zi dhe Sllovakia të kontribuojnë për stabilitetin ndërkombëtar

Mali i Zi dhe Sllovakia si dy shtete aleate në NATO kanë përgjegjësi dhe detyrim që në vazhdimësi të kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtarë, ka deklaruar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Boshkoviq ka prit sot të deleguarin e sapo emëruar në detyrë të mbrojtjes sllovake për Malin e Zi mbi bazat rezidenciale, Millan Mindek. Boshkoviq është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mbrojtës ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovakisë duke shtuar se është i hapur për intensifikimin e këtij bashkëpunimi me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët. “Mali i Zi dhe Sllovakia si dy shtete aleate të NATO-s kanë obligim dhe përgjegjësi që në vazhdimësi të kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtarë, duke paraqitur kështu shembull të kontribuuesve të suksesshëm për sigurinë kolektive, ka theksuar Boshkoviq.  I deleguari Mindek ka theksuar se beson se Mali i Zi dhe Sllovakia do të vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të mira, me theks në fushën e mbrojtjes. Ai ka shtuar se ministria sllovake e mbrojtjes do të vazhdojë të jetë partner kredibël i Ministrisë së mbrojtjes dhe i Ushtrisë së Malit të Zi.

 

Markoviq me përfaqësuesit e Vjesti-t  dhe të Dnevne Novine

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, në kuadër të iniciativës, “Aleanca për Evropën“, bisedoi sot me përfaqësuesit e mediave. Siç është kumtuar nga Qeveria, kryeministri bisedoi me përfaqësuesit të gazetave “Vjesti” dhe “Dnevne Novine”. “Përparimi i mëtejmë i skenës mediatike është me rëndësi për sundimin e ligjit si vlerë kryesore për zhvillimin e mëtejmë gjithëpërfshirës të Malit të Zi”, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq gjatë takimit me përfaqësuesit e të përditshmes së pavarur “Vjesti”. Takimet e kryeministrit Makroviq me akterët relevant shoqëror dhe politikë organizohen në kuadër të iniciativës,“Aleanca për Evropën “, e cila është inicuar me qëllim te tejkalimit të përçarjeve dhe gjetjes së emëruesit të përbashkët në interes të qytetarëve dhe perspektivës së tyre evropiane. Më parë Markoviq ka biseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Stankoviq, Veloviq dhe Markoviq të premten në Parlament

Udhëheqësit e Prokurorisë dhe të Policisë, Ivica Stankoviq dhe Veselin Veloviq, të premten do të merren në dëgjim konsultativ në mbledhjen e përbashkët të Këshillit parlamentar për mbrojte dhe siguri dhe të Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut lidhur me sjelljet e organeve kompetente në hetimet e rasteve të kërcënimit dhe të dhunës kundër gazetarëve. Do të dëgjohet edhe kryetari i Komisionit për përcjelljen e veprimtarisë të organeve kompetente në hetimet e rasteve të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve, vrasjes së tyre dhe të sulmeve kundër pronës së mediave, Nikolla Markoviq. Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve është njëra ndër temat kryesore të interesimit të Këshillit evropian, në veçanti të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Dëgjimi konsultativ, siç theksohet duhet të jetë rast për prezantimin e aktiviteteve kyçe të organeve kompetente shtetërore nga kjo fushë dhe e aktiviteteve kryesore të Komisionit .

 

Shtyhet procesi që ka të bëjë me rastin “Koverta”

Në Gjyqin e lartë në Podgoricë është shtyrë shqyrtimi i aktakuzës lidhur me rastin “Koverta”, për me 1 prill, sepse nuk janë plotësuar kushtet për zhvillimin e procesit gjyqësor. I pari në regjistrin e të akuzuarve është biznesmeni në arrati e kryetar i “Atllas” grupit, Dushko Knezheviq, transmeton portali “Antena M”. Ai akuzohet për organizimin e grupit kriminal i cili ka bërë larjen e parave. Kundër ish kryebashkiakut të Podgoricës, Sllavolub Stjepoviq, akuza është ngritur për shkak të larjes së parave. Mbrojtësi i Stjepoviqit, Llazar Akoviq, ka deklaruar se klienti i tij gjatë hetimeve ka mohuar kryerjen e veprës penale dhe se beson në finalizim pozitiv për të mbrojturin e tij. Prokuroria speciale e shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë në gjyqin e lartë në Podgoricë kundër 7 personave.

Të rishqyrtohet pasuria e të gjithë qytetarëve

Fronti Demokratik (FD) do të kërkojë që në rend të ditës të seancës parlamentare e cila do të mbahet pasnesër, të futet edhe propozimi i tyre i ligjit për vërtetimin e prejardhjes së pasurisë dhe të tatimit të veçantë të pronës së fituar në mënyrë jo ligjore. Deputetja e FD, Branka Boshnjak, ka sqaruar në konferencën për gazetarët se kjo ka të bëjë për periudhën prej 1 janarit të vitit 1990 duke shtuar se duhet rishqyrtuar prona e të gjithë qytetarëve, por prioritet duhet dhënë atyre, të cilët siç ka theksuar ajo, janë pasuruar në llogari të qytetarëve të Malit të Zi. Ajo ka shtuar se ata të cilët pronën e kanë fituar legalisht dhe në mënyrë të ndershme nuk kanë pse të kenë frikë. Ajo ka theksuar se pret që së paku e tërë opozita ta përkrah këtë ligj.

 

EEMZ ka eksportuar 51 milion euro energji elektrike

Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ) në vitin e kaluar  ka importuar 1.1  terravat orë energji elektrike, me vlerë përreth 58.3 milion euro, kurse njëkohësisht ka eksportuar 0.8 terravat orë me vlerë  51.1 milion euro, trasmeton gazeta “Elektroekonomia”. Udhëheqësi ekzekutiv i drejtorisë për menaxhimin e energjisë në elektroekonominë e Malit të Zi, Darko Krivokapiq, ka theksuar se viti i kaluar ka qenë tejet sfidues  dhe e pa parashikuar. Ai ka theksuar se çmimet “fjuçers” për vitin e kaluar, gjatë vitit 2018 kanë treguar se do të ruhet rritja e çmimeve, sidomos pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të lejeve për lirimin e gazit CO2, kështu që çmimi i energjisë ka arritur deri në 64 euro për një megavatë orë.

Dhurojnë një inkubator për foshnjë

“NLB Banka”, SHA Podgorica dhe sigurimi “Llovqen”, SHA Podgoricë, kanë dhuruar një inkubator për bebet e sapo lindura me vlerë 16 mijë euro. Ky inkubator i është dedikuar repartit për të sapo lindurit para kohe të klinikës gjë gjinekologji dhe akusheri  të qendrës klinike të Malit të Zi. Dorëzimi pranimi solemn do të mbahet nesër , me 3 mars në qendrën klinike të Malit të Zi.

 

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme në lidhje me taksën

Me kërkesën e 41 deputetëve nga partitë opozitare, Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për shfuqizimin hap pas hapi të tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Më e zëshmja kundër heqjes së taksës është deklaruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po insiston që tarifa doganore ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës të mos shfuqizohet në asnjë mënyrë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur të enjten e javës së kaluar planin e tij për heqjen e taksës. Ai ka njoftuar se më 15 mars do të hiqet taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Ai ka thënë se nëse Serbia ndal fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqet prej një periudhe prej 90 ditësh. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, sipas Kurtit, nga 15 qershori, do të rivendoset taksa 100 për qind dhe do të zbatohet parimi i reciprocitetit. Por, ky plan i Kurtit është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që të heqin taksën, për t’i hapur rrugë rinisjes së dialogut.

 

Kurti i shkruan letër presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Në letrën e dërguar presidentit Donald Trump, kryeministrit Kurti e ka informuar për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Kosovës. Poashtu Kurti ka theksuar se Qeveria e tij dhe ai janë të përkushtuar për zgjedhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmes kësaj letre, Kurti ka njoftuar presidetin Trump edhe për çështjen e taksës ku ka thënë se nga 15 marsi do të fillojnë me heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. “Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Trumpit.

Grenell mbështet qasjen e Mustafës për heqjen e taksës

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka thënë se heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, do t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik. “Heqja e tarifave që nesër do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim – dhe kjo do të lëvizte shumë shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqen tarifat”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Richard Grenell. Ky reagim i ambasadorit Grenell erdhi pasi lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se taksa duhet të hiqet, ashtu siç ka kërkuar SHBA-ja. Grenell e mirëpriti këtë qëndrim të Mustafës karshi taksës dhe e quajti atë "lider të guximshëm". Mustafa është shprehur se gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, që është paraparë sot, deputetët duhet t'i japin përkrahje Qeverisë Kurti, që ta heqë taksën. 

 

Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi. “Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti. Në mbledhjen e tetorit të Këshillit europian, presidenti francez Emanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit. Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një dokument të ri, i cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi.

 

KE vlerëson pozitivisht përparimin edhe të Maqedonisë së Veriut

Komisioni Evropian ka vlerësuar në mënyrë pozitive përparimin edhe të Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e reformave duke përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në dokument thuhet se edhe Maqedonia e Veriut  ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të mëtejshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore. "Prandaj, baza e rekomandimit të Komisionit e vitit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut është ende e vlefshme," thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian. Me një konstatim të tillë të Komisionit Evropian dhe në kombinim me metodologjinë e sapomiratuar për negociatat e pranimit, largohen të gjitha pengesat për një pajtim të vendeve anëtare në procesin e hapjes së negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

 

Erdogan do të diskutojë për Sirinë me Putinin në Moskë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të zhvillojnë këtë javë bisedime në Moskë, në kohën e rritjes së tensioneve në Siri, ka njoftuar sot presidenca turke. Turqia ka konfirmuar më 2 mars se ka nisur operacion të plotë ushtarak kundër forcave siriane, të përkrahura nga Rusia, pas rritjes së përplasjeve në Idlib, provincën e fundit siriane të kontrolluar nga rebelët. Përshkallëzimi i fundit vjen si rezultat i vrasjes së 34 ushtarëve turq javën e kaluar në një sulm ajror, për të cilin është fajësuar Siria. “Presidenti do të zhvillojë vizitë njëditore në Rusi më 5 mars”, ka thënë presidenca turke përmes një deklarate. Erdogan dhe Putin ishin pajtuar në tetor të vitit të kaluar në Soçi të Rusisë për të zhvilluar patrullime të përbashkëta ushtarake në verilindje të Sirisë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha sot se vendi ka vazhduar “me sukses”operacionin ushtarak në veriperëndim të Sirisë ndaj regjimit të Damaskut, që mbështetet nga Rusia, duke shtuar se Ankaraja nuk ka “asnjë dëshirë apo qëllim që të përplaset me Rusinë”.

Izraeli mban zgjedhjet e treta në më pak se 12 muaj

Izraeli zhvillon sot zgjedhjet e treta në më pak se një vit, me synim të dhënies fund të bllokadës politike, ndërkohë që kryeministri i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu tenton të fitojë një tjetër mandat, ndonëse përballet me padi penale. Zgjedhjet në këtë vend mbahen vetëm dy javë para se Netanyahu, lideri që ka shërbyer më së gjati në historinë izraelite, përballet me gjyq pas akuzave për ryshfet, mashtrime dhe shkelje të besimit. Sondazhet tregojnë që Netanyahu, kryeministri i parë që është akuzuar ndonjëherë sa ka qenë në zyrë, ka humbur përkrahje prej mbajtjes së zgjedhjeve në prill dhe shtator. Sipas parashikimeve, besohet se ekziston një garë e fortë në mes të Netanyahut dhe ish-shefit ushtarak, Benny Gantz. Asnjëra palë nuk pritet të fitojë 61 ulëset që duhen për të fituar shumicën në parlamentin izraelit, andaj secilës parti që fiton, do t’i duhet të krijojë koalicione me parti të vogla për të arritur stabilitet.

 

Epidemi apo “Infodemi” e COVID- 19

Rreziku për shëndetin e banorëve të Malit të Zi nga infektimi me virusin  e ri Korona , aktualisht konsiderohet i lartë, krahasuar me nivelin e deritashëm i cili ka qenë i ulët, ka kumtuar Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, duke paraqitur vlerësimin e rrezikut të cilin e ka bërë Instituti për Shëndetin Publik, në mbledhjen e mbajtur sot trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse. Numri i të vdekurve nga Koronavirusi në mbarë botës ka kaluar mbi 3 mijë. Kina ka njoftuar sot për 42 raste të reja të vdekjeve, shkruan BBC. Më shumë se 90 përqind e të vdekurve janë nga Hubei, krahina kineze ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Të vdekur ka pasur edhe në dhjetë vende tjera, ku mbi 50 janë në Irani dhe mbi 30 të tjera në Itali. Në gjithë botën është njoftuar se janë mbi 90 mijë veta të prekur nga ky virus, ku numri i tyre më me shpejtësi është rritur jashtë Kinës.  Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri, Covid-19, në Iran pas vdekjes së edhe 12 personave të tjerë është rritur në 66. Edhe Kuvajti sot ka konfirmuar dhjetë raste tjera të koronavirusit, duke arritur numrin në 56, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë këtij vendi. "Të gjitha rastet e reja kontraktuan virusin pasi vizituan Iranin," tha në një konferencë për shtyp sekretarja e Shëndetit Publik e Kuvajtit. Masa shumë të forta po merren dita-ditës nga vende të ndryshme për të penguar përhapjen e virusit të rrezikshëm me origjinë nga Kina, Covid-19. E ndërsa dje autoritetet franceze vendosën të ndalojnë mbajtjen e takimeve publike ku marrin pjesë mbi 5000 persona, sot është marrë një tjetër vendim në një nga vendet më të frekuentuara nga turistët francezë. Muzeu i Luvrit në Paris është mbyllur ditën e diel për shkak të një takimi të jashtëzakonshëm të punonjësve të tij. Hapja e muzeut më të vizituar në botë nuk dihet se kur do të ribëhet pasi punonjësit i kërkojnë garanci për shëndetin e tyre mjekëve dhe drejtuesve. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, ka përditësuar nivelin e rrezikut global në "shumë të lartë". Ndërkohë, banoret e fshatit Zogaj janë kategorikisht kundër vendosjes se paralajmëruar te karantinës për korinavirusin ne ish-kazermën e ushtrisë ne këtë zonë bujqësore turistike. Se karantina nuk e ka venin ne Zogaj mendojnë edhe kryetari i Komunës se Ulqinit, kryetari i Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e biznesit, qeverisesh civile dhe subjekteve politike në këtë Komunë.

Kujdes nga era e paralajmëruar dhe shirat e dendura

Për shkak të  shirave të dendura të paralajmëruara për nesër, sidomos në zonat qendrore dhe jugore të Malit të Zi, nga Drejtoria për situata të jashtëzakonshme të Ministrisë së punëve të brendshme u kanë bërë ftesë qytetarëve që aktivitetet e veta ti harmonizojnë me situatën e paralajmëruar meteorologjike, si në tokë ashtu në det. Në bazë të informatave të fituara nga Enti për hidrometeorologji dhe sizmologji, Drejtoria për situata të jashtëzakonshme të Ministrisë së punëve të brendshme i njoftojnë qytetarët se nesër me 3 mars gjatë 24 orëve priten shira të dendura, sidomos në viset qendrore dhe jugore. “Drejtoria për situatat e jashtëzakonshme të Ministrisë së punëve e të brendshme i fton të gjithë qytetarët që aktivitetet e veta ti adaptojnë situatës së paralajmëruar meteorologjike, si në tokë ashtu edhe në det” thuhet në kumtesën e kësaj Drejtorie. Lajmërimi u është postuar të gjitha subjekteve në sistemin e mbrojtjes dhe të shpëtimit, me qëllim të ngritjes së nivelit të gatishmërisë operative, dhe të veprimit eventual operativ.

 

Nesër mot me shi dhe me erë të fortë jugore

Sot në Mal të Zi po mban mot i vranët dhe me reshje të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperaturat: në Podgoricë 18 gradë, Ulqin e Herceg Novi 17, Tivar 16, Cetinë e Plevle 13, Nikshiq 12, Kollashin 11 dhe në Zhablak 7 gradë.  

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dendura të shiut të përcjell me bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fortë nga drejtimet e jugut. Pasdite pritet dobësim i intensitetit të erës. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се