Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 10. 2013. 17:25 >> 17:46

LAJMET 02.10.2013

02.10.2013

Në Tuz nuk dinë asgjë për negociatat

Askush nga politikanët shqiptarë nuk është i njoftuar me gjoja bisedimet e Partisë Demokratike të Socialistëve  me përfaqësuesit e partive shqiptare për dhënien e statusit të Komunës për Komunën aktuale urbane të Tuzit pa mbajtjen e referendumit konsultativ. Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj dhe deputetët e PDS Halil Dukoviq dhe Nikollë Gegaj kanë theksuar për Portalin e Radio Televizionit të Malit të Zi, se nuk janë të informuar për këto bisedime. Me bisedimet e tilla nuk është i njoftuar as përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë Vasel Sinishtaj i cili megjithatë ka theksuar se për të është e pranueshme një pjesë e marrëveshjes që KU e Tuzit të fitojë statusin e Komunës pa mbajtjen e referendumit.

“Edhe një gurë nëse lëvizet përpara në krahasim me status quon e vitit 1957 kur i është marr e drejta për vetë administrimin lokal është diçka pozitive”, thotë Sinishtaj. Ai për portalin e RTMZ ka theksuar se është mirë të shihet se çka shkruan në letër. “Kjo mund të jetë shpat me dy tehe, por edhe mund të jetë frytdhënës”, konsideron Sinishtaj.

                                                                                                                                                    

Propozimi nuk është i pranueshëm për UDSH

Modeli, sipas të cilit Tuzi do ti kishte të gjitha ingerencat e Komunës, me përjashtim se do të mbetej në kufijtë administrativ të Podgoricës, e cila do t ia caktonte buxhetin e përgjithshëm, është i papranushëm për Unionin Demokratik të Shqiptarëve, sepse, siç theksohet, nuk dallon në esencë nga gjendja aktuale. Kryetari i UDSH Mehmet Zenka ka deklaruar për agjencinë MINA  se nuk është i njoftuar me faktin se PDS negocion me dikë mbi këtë çështje duke theksuar se ai me përfaqësuesit më të lartë të kësaj partie për herë të fundit është takuar në prag të zgjedhjeve presidenciale në muajin prill. Ai ka shtuar se propozimi i tyre për të është absolutisht i pa pranueshëm, sepse nuk dallon dukshëm nga situata aktuale.

Sipas fjalëve të tij kjo vetëm mund të jetë edhe një lojë e përsëritur politike e cila çon drejt asaj që Tuzi askurrë të mos e fitojë statusin e Komunës së plot. Ai ka përkujtuar se të gjitha studimet  e hartuara nga ekspertët e kësaj partie tregojnë se Tuzi mund të ekzistojë si komunë e pavarur. “Nuk e kamë të qartë se si Petnjica mund të ekzistojë si komunë, kurse Tuzi i cili kufizohet me kryeqytetin dhe me Shqipërinë nuk mundet, edhe përkundër të gjitha potencialeve dhe resurseve me të cilat disponon”, ka theksuar Zenka.

 

Po bisedohet për Komunën e Tuzit

Partia Demokratike e Socialistëve dhe përfaqësuesit e partive shqiptare, siç shkruan gazeta “Vijesti”, janë duke negociuar për themelimin e Komunës së Tuzit, pa mbajtjen e referendumit konsultativ. Sipas modelit në të cilin nënkryetari i PDS-së, Svetozar Maroviq, është duke negociuar me përfaqësuesit e partive shqiptare, Tuzi do të kishte të gjitha kompetencat e Komunës, por do të ishte brenda kufijve administrative të Podgoricës dhe shuma e përgjithshme e buxhetit do të përcaktohej nga autoritetet e Podgoricës, njofton e përditshmja e Podgoricës. Në praktikë kjo do të thotë, ashtu si dhe qeverisjet tjera lokale, udhëheqësia lokale e Tuzit do të menaxhojnë me buxhetin e saj që trajton pagat e të punësuarve në administratën e saj, dhe përcaktimin e prioriteteve të infrastrukturës në territorin e Malësisë. Njëri nga pjesëmarrësit në negociata, për këtë gazet, thekson se, është e qartë se dhënia e statusit të Komunës për Tuzin është e pashmangshme, por që duhet gjetur një mënyrë reale. Ai sqaron se të gjitha studimet relevante kanë treguar se Malësia nuk ka potenciale ekonomike që të vetëfinancohet dhe për këtë arsye po ofrohet zgjedhja më e mirë e mundshme në këto momente. Megjithatë, sipas tij, çdo gjë është ende nën negociata dhe modeli përfundimtarë do të varet nga serioziteti i bashkëbiseduesve por edhe i disponimit të qytetarëve. Sipas pjesëmarrësve në negociata, edhe pse Tuzi do të kishte statusin e Komunës, oferta nënkupton se qytetaret e Malësisë edhe më tutje do të votonin në zgjedhjet për Podgoricën.

 

Mbahet konferenca SHBA-Karta e Adriatikut

Ministrja e mbrojtjes së Malit të Zi, Milica Pejanoviq Gjurishiq me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Sllovenisë, Roman Jakiç, po merr pjesë në Konferencën, “SHBA- Karta e Adriatikut, A5”, takim ky gjithëpërfshirës i ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit, që po mbahet në qytetin e Bërdos, në Slloveni. Në konferencë po marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Bosnjës Hercegovinës, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë, Serbisë dhe Sllovenisë. 

Qëllimi i mbajtjes së Konferencës Karta e Adriatikut është që të nxjerrë në pah përparimin e sigurisë rajonale në Evropën Juglindore, e cila mbetet sfidë për sigurinë dhe kontributin e NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.  Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasin punimet e Konferencës, do të diskutohen temat për projektin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, për integrimin e ministrive të mbrojtjes së rajonit, sigurinë rajonale në Evropën Juglindore si dhe roli i strukturave Euro-Atlantike, në sigurinë e përgjithshme.

                                                                                                                                  

Kandidatët  ti propozojë  Këshilli për sistemin politik

Këshilli parlamentar për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë duhet ti propozojë parlamentit  kandidatët për gjykatës  të Gjyqit Kushtetues dhe anëtarët e Kolegjit Gjyqësor, nëse këtë nuk e ka bërë Këshilli Administrativ, ka vlerësuar deputeti i Partisë Social Demokratike, Rifat Rastoder. Parlamenti të martën duhet të debatojë për ndryshimet e rregullores të cilat duhet të definojnë se cili trup punues parlamentarë do ti propozojë kandidatët për pesë gjyqtarë të Gjyqit Kushtetues dhe katër anëtarë të kolegjit gjyqësor dhe do të shqyrtojë propozimin për prokurorin e shtetit, nëse kolegiumi arrin marrëveshjen lidhur me këtë. Rastoder, i cili është edhe kryetar i Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, ka theksuar se Këshilli Administrativ është trup tradicional i cili i propozon parlamentit kandidatët për funksione të ndryshme, mirëpo kjo procedurë në kohë të fundit është shpërfillur.

 

Grupi punues e vazhdon debatin për korin zgjedhor

Grupi punues parlamentar  për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor do të vazhdojë nesër debatin për ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve. Në mbledhjen paraprake, përfaqësuesit e PDS kanë propozuar që kryetarin e Komisionit Zgjedhor të Shtetit ta zgjedh parlamenti me shumicën absolute me propozimin e Këshillit Administrativ.

Anëtari i grupit nga PDS, Mevlludin Nuhoxhiq, ka theksuar se kjo parti propozon që KZSH përveç kryetarit të ketë edhe 10 anëtarë të cilin do ta përbënin nga 4 përfaqësues të partive në pushtet dhe atyre opozitare dhe në këtë trup  do të gjendeshin  një përfaqësues i partisë më të madhe të pakicave dhe një jurist eminent të cilin do ta zgjidhte parlamenti në bazë të konkursit.

                                                                                                        

Qeveria  të ketë kujdes mbi përkufizimet fiskale

Institucioni i Revizorit të Shtetit, i ka  rekomanduar qeverisë dhe ministrisë së financave që rreptësishtë të kenë kujdes  përkufizimet fiskale  të vërtetuare me ligjet vjetore për buxhetin. Nga IRSH kanë kumtuar se shpenzimet më të larta se ato të lejuarat mund të arsyetohen vetëm pjesërisht me pagesën e detyrimeve të pa kryera në bazë të aktvendimeve gjyqësore. Tejkalimi i shpenzimeve buxhetore, siç theksohet në  IRSH, janë konstatuar tek 17 njësi shpenzuese në shumë prej 15.7 milion euro, prej të cilave shuma e tejkaluar e toleruar, në bazë të donacioneve dhe inokredive, kap shumën e 5.25 milion euro.

 

Institucionet e drejtësisë mohojnë përgjegjësinë

Institucionet e drejtësisë realizojnë në kontiunitet politikën me të cilën mohohet pjesëmarrja dhe përgjegjësia e Malit të Zi për luftën në Dubrovnik me qellim që të falsifikohet e kaluara, të anashkalohet e drejta tranzicionale dhe ballafaqimi me të kaluarën ka vlerësuar Organizata JoQeveritare “Anima”. Ata përkujtojnë se sot shënohen 22 vjet nga themelimi i kampit Morinj në Komunën e Kotorrit. Armata Popullore e Jugosllavisë në kuadër të aksioneve luftarake në territorin e Kroacisë e ka themeluar qendrën për strehimin e të zënëve rob – kampin Morinj. Në të janë keqtrajtuar më tepër se 160 njerëz, në mesin e të cilëve një numër i madh i civilëve, përkujton “Anima”.

 

Nesër nënshkruhet marrëveshja

Përfaqësuesit e qeverisë të Malit të Zi, të Serbisë dhe Maqedonisë do të nënshkruajnë nesër, në  kuadër të festivalit Info Fest, marrëveshjen për bashkëpunimin e ndërsjellë në sferën e teknologjive informativo-komunikuese. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë përfaqësuesit e qeverive  të Malit të Zi dhe Serbisë, Vuica Llazoviq dhe Rasim Laiq, si dhe ministri maqedonas për shoqërinë informative dhe administratën shtetërore Ivo Ivanovski. Më parë, në kuadër të InfoFest-it  do të mbahet sesioni ministror për bashkëpunimin rajonal në ndërtimin e shoqërive informative në të cilën përveç Llazoviq dhe Ivanovskit do të marr pjesë edhe sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për  tregtinë e brendshme dhe të jashtme dhe telekomunikacionin Stefan Llazareviq.  Info-Fest, në të cilin marrin pjesë kompanitë më eminente vendore dhe të huaja nga fusha e teknologjive informative komunikuese, prej të dielës po mbahet në hotelin “Maestrall” në Budvë.

                                                                                                                 

Të promovohet dhënia vullnetare e gjakut

Në Mal të Zi duhet promovuar dhënia e gjakut dhe të avancohet sistemin i transfuzionit dhe përgatitja e personelit të punësuar aty, është vlerësuar në takimin e Komitetit mbikëqyrës të IPA projektit “Implementimi i sistemit evropianë të transfuzionit të gjakut në Podgoricë”. Nga ministria e shëndetësisë është kumtuar se qëllimi i projektit është harmonizimi i dispozitave nga fusha e transfuzionit të gjakut me direktivat evropiane, ngritja e ndërgjegjes së qytetarëve për dhënien vullnetare të gjakut dhe rritja e numrit të tyre. Projekti nënkupton avancimin e sistemit të kualitetit dhe forcimin e kapaciteteve kadrovike në mënyrë që sistemi i dhënies së gjakut në Mal të Zi plotësisht të jetë i harmonizuar me sistemin evropian dhe  do të mundësonte  shkëmbimin e gjakut dhe të produkteve nga gjaku ndërmjet shteteve.

 

Zgjedhjet do të jenë fer dhe demokratike

Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin e thellë se këto zgjedhje do të jenë sipas standardeve më të larta demokratike. Para kabinetit qeveritar, kryeministri Thaçi shprehu mbështetjen e Qeverisë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, teksa bëri thirrje për fushatë të mirëfilltë dhe emancipuese. Kryeministri Hashim Thaçi tha se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, do të thellojnë demokracinë në nivelin lokal, ndërsa uroj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët për këto zgjedhje.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa tha se pret të ketë zgjedhje fer dhe demokratike. “Kam besim të plotë se këto zgjedhje do të jenë fer, të lira, demokratike, të konkurrencës, të standardit evropian. Edhe fushata kam besim se do të jetë e mirëfilltë, emancipuese, e konkurrencës politike por edhe e partneritetit shtetndërtues. Gjithashtu besoj se gjithë kjo fushatë nuk do të ndikojë në funksionimin e institucioneve, por ne do të vazhdojmë me agjendën e paraparë”, tha Thaçi. Këto janë zgjedhjet e para që organizohen në gjithë territorin e vendit, andaj kryeministri Thaçi u bëri thirrje serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhje.

 

Në Bruksel kanë përfunduar bisedimet për zgjedhjet

Mbrëmë në Bruksel, kanë përfunduar bisedimet e grupeve punuese për zgjedhjet lokale.
Kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri,ka thënë se në këto bisedime është vlerësuar pozitivisht procesi i përgatitjeve dhe është riafirmuar qëndrimi i palëve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare, siç përcaktohet edhe në Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013. 

Tahiri ka thënë se palët kanë theksuar rëndësinë që fushata zgjedhore të zhvillohet në një frymë demokratike dhe ka kritikuar paraqitjet publike provokative të zyrtarëve të Serbisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.  Zëvendëskryeministrja kosovare Edita Tahiri ka thënë se grupet punuese për çështje të doganave kanë biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për doganat dhe procesin e përgatitjeve lidhur me Fondin për zhvillim si edhe për pengesat për lëvizjen e lirë në pjesën veriore të Kosovës. Sipas kryesueses së delegacionit Kosovar, sot do të vazhdojnë bisedimet për çështjet e doganave dhe ato për zyrat ndërlidhëse, ndërsa nesër do të mbahet edhe një takim i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen për lëvizjen së lirë.

                                                                                                                                               

Edhe 12 mijë serbë në listën e votuesve

Në bisedimet e grupeve punuese për zgjedhjet, në Bruksel, është arritur marrëveshja që në listat e votuesve të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë të regjistrohen edhe rreth 12.000 votues serbë. Kështu ka deklaruar për mediet e Beogradit Marko Gjuriq, këshilltar i Presidentit të Serbisë, i cili është bashkëkryesues i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Prishtinën.

“Sot kemi arritur të merremi vesh që rreth 12.000 aplikacione të diskutueshme të regjistrohen në listën e votuesve”, ka deklaruar Gjuriq, në përfundim të bisedimeve gati gjashtë orëshe të grupeve punuese, të cilat janë zhvilluar me ndërmjetësimin e OSBE-së. Gjuriq e ka akuzuar Prishtinën se po përpiqet ta ulë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, nëpërmjet ligjeve të Kosovës, të cilat ai i ka cilësuar si “restriktive”. Ai ka theksuar se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që në zgjedhjet lokale të Kosovës të marrin pjesë “mijëra serbë të zhvendosur nga Kosova”, të cilëvë, siç është shprehur, “po ua shkurton këtë të drejtë” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes lidhur me zgjedhjet, por nuk ka dhënë informacione të detajuara të marrëveshjes.

                                                                                                                                        

Arrestohen 10 persona për trafikim me njerëz nga Kosova

Policia e Serbisë ka arrestuar 10 persona të një grupi të organizuar kriminal, i cili ilegalisht ka transferuar njerëz nga Kosova, Siria dhe rajoni afro-aziatik në shtetet e BE-së.  Aksioni është kryer në territorin e gjithë Serbisë, në Preshevë, Suboticë, Kikindë, Novi Sad e Sremska Mitrovicë, njoftojnë mediat serbe. Dhjetë të arrestuarit dyshohet se që nga korriku e deri në tetor të këtij viti ilegalisht kanë transferuar një numër të madh personash nga Kosova, Siria dhe rajoni afro-aziatik. Çmimi për një person ka qenë nga 2.100 deri në 3.500 euro. 

 

Negociatat për BE, bllokadë Shkupit edhe nga Bullgaria

Shefi i diplomacisë bullgare Kristijan Vigenin në një takim në Bruksel me eurokomisarin Shtefan Fyle ka informuar për rrjedhën e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe për pozitën e Sofjes në lidhje me hapjen e negociatave inkuadruese për anëtarësim të Maqedonisë në BE. MPJ-ja bullgare sot kumtoi se në takim është shqyrtuar edhe iniciativa për bashkëpunim midis Komisionit Evropian (KE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si mundësi për intensifikimin e reformave në rajon. Detaje për përmbajtjen e bisedimeve Vigenin-Fyle megjithatë nuk janë dhënë. Ndërkohë, gazeta bullgare "Trud", megjithatë, në kontekst të bisedimeve Vigenin-Fyle shkruan se pozita e Sofjes lidhur me Maqedoninë mbetet e pandryshuar - Bullgaria nuk dakordohet që Shkupi të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në derisa nuk nënshkruhet marrëveshje bilaterale për fqinjësi të mirë. Komisioni Evropian (KE) më 16 tetor duhet ta shpallë raportin për përparimin e Maqedonisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. KE-ja nga viti 2009 rekomandon që Maqedonia t'i fillojë negociatat për anëtarësim, por vendet anëtare nuk mund ta arrijnë konsensusin e nevojshëm për shkak të kundërshtimit të Greqisë e cila e kushtëzon me zgjidhje paraprake të kontestit për emrin.

                                                                                                                                                          

Berlusconi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë

Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga kërkesa për të rrëzuar qeverinë italiane. Ai ka thënë se deputetët e partisë së tij do ta mbështesin koalicionin e kryeministrit Enrico Letta në votëbesimin e sotëm.

Ndryshimi i befasishëm i pozicionit vjen pasi disa deputetë nga partia e tij kërcënuan se do të dilnin në kundërshtim të planit të Berlusconit për rrëzimin e qeverisë. Ai e ka arsyetuar vendimin e tij për të votuar pro qeverisë, duke thënë se është për të mirën e Italisë, e cila ka nevojë për një qeveri stabile. 
Italia, ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros, është prej dy vjetësh në recesion.

                                                                                                                                              

Dita e dytë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane

Mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka hyrë sot në ditën e dytë. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama do të vërë veto në çdo legjislacion “pjesë-pjesë”, që do ta ripërtërinte financimin vetëm për sektorë të veçantë të qeverisë, siç janë parqet kombëtare dhe programet për veteranë.

Në deklaratën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se “këto përpjekje pjesë-pjesë nuk janë serioze dhe ato nuk janë mënyrë me të cilën udhëhiqet qeveria”. Ndërkohë nga Malajzia sot u kumtua se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka anuluar vizitën e tij në këtë vend, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane. Përndryshe, presidenti Barack Obama tha se republikanët që janë hedhur në një "kryqëzatë ideologjike" për përmbysjen e ligjit të tij të sigurimeve shëndetësore janë përgjegjës për mbylljen e qeverisë amerikane.  Obama u zotua se nuk do dorëzohet para kërkesave të republikanëve,që ai i quajti të papërgjegjshme dhe që u mohojnë sigurimin shëndetësorë me kosto të përballueshme miliona amerikanëve. Qeveria filloi mbylljen e pjesshme të martën, pasi Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve për shpenzimet, i cili kërkonte shtyrjen e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore.

 

Fillon sistemi i ri i sigurimeve shëndetësore

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të ofrojnë shitjen e sigurimeve shëndetësore për miliona njerëz që nuk i kanë, për t’i ndihmuar ata të paguajnë faturat mjekësore. Qeveria federale hapi një faqe në internet, ku jepen informacione lidhur me mënyrat se si njerëzit pa sigurim shëndetësor mund ta blejnë atë. Politikat e reja për sigurimet shëndetësore janë pjesë e ligjit të propozuar prej presidentit, një arritje e tij në fushën e legjislacionit.

Ato synojnë pjesërisht t’u ofrojnë sigurime shëndetësore mbi 30 milionë amerikanëve pa mbulim shëndetësor, por njëkohësisht i kërkojnë personave që nuk e blejnë sigurimin të paguajnë një gjobë. Reformat në fushën e shëndetësisë njihen gjerësisht në Shtetet e Bashkuara si “Obamacare” dhe ato mbeten po aq kundërthënëse sa ishin kur u miratuan vetëm nga përkrahësit e Obamës në Kongres dhe u kundërshtuan ashpër nga republikanët.

                                                                                                                                              

Koreja Jugore dhe SHBA nënshkruajnë strategjinë e re për luftë

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore e kanë nënshkruar marrëveshjen për strategjinë e re që synon zmbrapsjen e Koresë Veriore nga përdorimi eventual i armatimit atomik dhe i armatimit tjetër të shkatërrimit në masë. Marrëveshja është nënshkruar sot në Seul, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel. Nuk janë publikuar çështje specifike të kësaj marrëveshjeje. Sekretari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të përdorë të gjitha kapacitetet e veta ushtarake që t’i ndihmojnë aleatit Koresë Jugore për t’iu kundërvënë Koresë Veriore. Hagel dhe shefi i mbrojtjes së Koresë Jugore, Lim Kvan-Hin, poashtu, kanë diskutuar për kërkesën e Seulit që forcat amerikane të vazhdojnë t’i komandojnë trupat amerikane dhe jugkoreane në rast të luftës me Korenë Veriore. Parashihet që në vitin 2015 Koreja Jugore të marrë komandën e forcave të veta në kohë të luftës.

 

Talibanët pakistanezë ofrojnë armëpushim nëse qeveria e merr nismën e para

Talibanët pakistanezë janë pajtuar të ndërpresin luftimet nëse qeveria shpallë armëpushim e para. Deklarata erdhi pas një apeli të bërë nga klerikët konservativ sunit të shkollave fetare në Pakistan. Në një komunikatë, Asociacioni Islamik i Shkollave e ka quajtur konfrontimin në mes të qeverisë dhe talibanëve “një situatë të ngjashme me luftën civile” dhe iu ka bërë thirrje të dyja palëve që të shpallin armëpushimin dhe të nisin bisedimet për paqe. I ashtuquajturi “zëdhënës i talibanëve”, Shahidullah Shahid, i ka thënë të përditshmes pakistaneze “Dawn” se qeveria duhet të marrë e para nismën për armëpushim dhe të ndërpresë menjëherë operacionet e saj kundër talibanëve. Qindra civilë dhe ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve, që nga muaji i kaluar kur qeveria në Islamabad propozoi fillimin e bisedimeve të pakushtëzuara me talibanët.

 

Nesër mot i kthjellët

Në jug dhe bregdet të Malit të Zi sot mban mot kryesisht me diell, kurse në veri relativisht i vranët por pa të reshura. Frynë erë e dobët deri mesatare vende vende e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë 24 gradë, Ulqin 23, Podgoricë, Tivar e H. Novi 22, Cetinë 17, Nikshiq 15, Beranë, B. Pole e Shavnik 12, në Plavë, Plevle e Kollashin 10, Rozhaj 9 dhe në Zhablak 6 gradë celsius.

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët në tërë vendin. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e fort nga drejtimet veriore.

 Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 21 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се