Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 02. 2020. 16:59   >>  17:05

Ditari 27.02.2020

27.02.2020

27ytetarët të jenë të kujdesshëm të respektojnë rekomandimet

Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq i ka ftuar qytetarët që , me qëllim të mbrojtjes të shëndetit të tyre dhe të atij publik, të jenë më të kujdesshëm dhe tu përmbahen të gjitha rekomandimeve të institucioneve shëndetësore , duke shtuar se nuk ka vend për panik. Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse, përveç kazermës në Zogaj afër Ulqinit, do të propozojë edhe disa lokalitete tjera për karantinë.

Ky është obligim yni dhe një masë tjetër e radhës të cilat duhet ti mundësojmë si preventive për të gjithë qytetarët dhe andaj nuk ka vend për panik , ka theksuar Hrapoviq. Ai ka përkujtuar se rreziku për shëndetin e banorëve  të Malit të Zi nga infektimi  me virusin e ri është mesatarë , por një shkallë më i lartë se deri tani që ishte në shkallë të ulët. Hrapoviq duke u përgjigjur në  pyetjen e gazetarëve , ka theksuar se , nëse paraqitet ndonjë individ i infektuar me koronavirus , të gjitha shërbimet në Mal të Zi do të jenë të gatshme të përgjigjen ndaj kësaj sfide. Ai ka theksuar se Qendra klinike e Malit të Zi disponon me kapacitete të mjaftueshme në kliniken e vetë infektive , por , sipas nevojës kanë përpunuar edhe skenar shtesë që disa klinika tjera  të aftësohen me kuadro , pajisje dhe hapësirë me qëllim që në mënyrën më të mirë të mundshme të përgjigjen ndaj kësaj sëmundjeje.

 

Në Kroaci konfirmohet edhe rasti i tretë me Coronavirus

Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me Coronavirusin e ri.

Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë.

Më herët, Maqedonia e Veriut, konfirmoi rastin e parë me Coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.

Krahas Kinës, Iranit, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është një tjetër pikë e nxehtë e përhapjes së virusit me 374 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje.

 

E konfirmuar! 3 raste nga koronavirusi në Greqi

Tashmë është e konfirmuar, janë 3 raste me koronavirus në Greqi.

Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

 

Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para

Mësohet se pacienti në Norvegji rezultoi pozitiv pasi u kthye nga një prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, ndërkohë që në Estoni, personi i infektuar është një shtetas i Iranit, i cili ndodhet në karantinë, transmeton Tch.

Aktualisht në Kinë janë regjistruar 32 viktima të tjerë duke e shpënë në 2,747 numrin total të të vdekurve.

Në Korenë e Jugut 13 viktima, në Itali 12, në Japoni 3, në Iran 22, në Hong Kong 2, në Francë 2 dhe në Filipine 1.

 

Drejtësinë e presim 27 vite të plota

Familjet e udhëtarëve të kidnapuar nga treni në stacionin hekurudhor Shterpci 27 vite të plota nga ky akt kriminel presin drejtësinë , por ajo , edhe tani si edhe viteve të kaluara përpiqet të fshehët dhe të heshtën , ka kumtuar në emër të familjeve të viktimave, Mirsad Rastoder.

Të afërmit e të kidnapuarve, qytetarët dhe përfaqësuesit e disa organizatave sot me rastin e 27 vjetorit nga kidnapimi dhe krimi në stacionin Shterpci kanë vendosur kurorë dhe lule në përmendoren Obelisk “Një orë jetë “ ,në Bjello Pole dhe në Podgoricë pranë përmendores kushtuar viktimave civile të luftërave 1991-2001. “Edhe këtij viti , si edhe gjatë 27 viteve të mëparshme me 27. shkurt , përkujtojmë se familjet presin drejtësinë. Megjithatë , siç duket edhe sot , si edhe viteve të mëparshme , kjo drejtësi përpiqet të fshihet dhe të anashkalohet.  Në proceset e iniciuar gjyqësore ekziston gjithnjë e më pak besim sepse me prolongimin e tyre, gjurmimet për të vërtetën dhe drejtësinë largohet gjithnjë e më tepër, ka deklaruar Rastoder në Bjello Pole. E gjithë kjo, siç ka theksuar ai , ka ndodhur për shkak të emrit ndryshe në dokumentat e identifikimit dhe nga treni janë nxjerr 20 udhëtarë të cilët më vonë janë masakruar në mënyrën më mizore afër Vishe Gradit.

 

Mali i Zi nuk do të heq dorë nga zbatimi i ligjit

Mali i Zi nuk do të heq dorë nga zbatimi i Ligjit për lirinë e feve , ka deklaruar kryetari i Kuvendit ,Ivan Brajoviq , duke shtuar se të gjitha bashkësitë fetare duhet ti respektojnë ligjet e shtetit dhe duhet të jenë pjesë e sistemit juridik me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Kuvendi i Malit të Zi ka organizuar takimin e deputetëve që janë shefa të delegacioneve të përhershme në organizatat ndërkombëtare dhe iniciativën rajonale me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë dhe të NATO-s  dhe shefin e delegacionit të BE në Mal të Zi . Ligji për liritë fetare është dashtë të miratohet me qëllim që  kjo fushë e rregulluar me ligjin në vitin 1977 të rregullohet në mënyrë që i përgjigjet realitetit të shoqërisë malazeze , ka theksuar Brajoviq. “Është e qartë se shteti nuk do të heq dorë nga zbatimi i këtij ligji i cili nënkupton futjen në kornizat juridike , vërtetimin e statusit të pronës, financat , obligimet ndaj shtetit e kështu me radhë” , ka theksuar Brajoviq. Duke folur për protestat , Brajoviq ka theksuar se është me rëndësi që ato mbahen të qeta dhe këtu rol të rëndësishëm kanë institucionet kompetente të shtetit , në mesin e të cilave barrën më të rëndë e mban policia malazeze. Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi ,Aivo Orav ,ka theksuar se politika e zgjerimit është lartë në agjendën e komisionit të ri evropianë , gjë që rregullisht edhe vërtetohet. “Shpresoj se raporti për progresin e Malit të Zi do të jetë pozitiv”, ka shtuar Orav. Duke folur për dialogun politikë ,Orav konsideron se është i rëndësishëm për Malin e Zi dhe nuk është vonë që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje. Sa i përket Ligjit për liritë fetare , Orav ka theksuar se UE situatën aktuale e përcjell me vëmendje.

 

Markoviq bisedon sot me përfaqësuesit e OJQ Grin Hom

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq bisedon sot me përfaqësuesit e organizatës jo qeveritare Grin Hom -Green Home”  dhe në këtë mënyrë vazhdon dialogun në kuadër të aleancës për Evropën. Nga shërbimi i Qeverisë për marrëdhënie me opinionin është kumtuar se edhe ky takim organizohet në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropën”, e cila është iniciuar me qëllim të tejkalimit të përçarjeve dhe gjetjes së emëruesit të përbashkët në interes të qytetarëve dhe të perspektivës së tyre evropiane. Të përkujtojmë se Markoviq, i ka ftuar për dialog të gjithë akterët relevantë politikë dhe shoqërorë në Mal të Zi. Po ashtu përkujtojmë se Markoviq deri tani është takuar me përfaqësuesit e Qendrës për tranzicionin demokratik , të Aleancës qytetare, të Qendrës për monitorin , të Qendrës për zhvillimin e OJQ-ve, të Qendrës për arsimimin qytetarë, të Lëvizjes evropianë në Mal të Zi, si dhe me përfaqësuesit e Aksionit për të drejtat e njeriut.

 

Darmanoviq  merr sot pjesë në takimin e grupit të Vishegradit

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq merr sot pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor në Pragë. “Mbledhja e rregullt e shefave të diplomacive të V4 dhe Ballkanit perëndimor nën presidencën çeke, do të jetë rast që edhe njëherë të vërtetohet qartë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe të jepen rekomandime për progres të mëtejmë në procesin e integrimeve evropiane”, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme.  Siç është theksuar , tema të takimit të sivjetmë para së gjithash kanë të bëjnë me analizën e rezultateve të shënuara, me shkëmbimin e mendimeve për metodologjinë e re të propozuar , me akcent të veçantë në samitin e ardhshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Zagreb. Theksohet se do të bëhet fjalë edhe për rezultatet e fondit për Ballkanin perëndimor , të cilin këtë  vit e kryeson Mali i Zi .

 

Kryetari i Gjyqit evropian arrin nesër në  Mal të Zi

Kryetari i Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, Linos Aleksandre Sicilianos, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Siç është kumtuar, kryetarja e Gjyqit suprem të Malit të Zi ,Vesna Medenica, do të organizojë pritje për kryetarin dhe pesë gjykatës të tjerë të Gjyqit evropian. Medenica ka theksuar se gjykatësit e Gjyqit suprem  do të kenë rastin ekskluziv që me gjyqtaret e gjyqit në Strasburg të bëjnë shkëmbimin e përvojave dhe të dëgjojnë mënyra dhe standarde të reja të vendimmarrjes për vërtetimin dhe shkeljen e të drejtave konvencionale. Kryetarin e Gjyqit evropianë gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi do ta pres edhe presidenti Millo Gjukanoviq, nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin dhe kryesuesja e Gjyqit kushtetues Desanka Llopiçiq.

 

Mali i Zi është shembull i suksesit edhe për kundër përpjekjeve për bllokim nga Rusia

Ballkani gjithnjë është rajon i rëndësishëm strategjik , ku tensionet etnike ndërmjet kombeve dhe ndërmjet fqinjëve gjithnjë nxisin jo stabilitet rajonal dhe  janë cak primarë i ndikimit    këmbëngulës rusë , ka deklaruar komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë  e shef i komandës së forcave amerikane gjenerali Tod Vollters. Siç transmeton gazeta “POBJEDA”, Vollter ,duke dëshmuar para Këshillit për forcat e armatosura të Senatit amerikanë , ka theksuar se Mali i Zi paraqet shembull të suksesit në Ballkan, edhe për kundër tentativave të shumta të  Rusisë që këtë vend ta pengojë në rrugën e tij euro atlantike. Vollters ka theksuar se Mali i Zi ,si dhe anëtarësimi i shpejt i Maqedonisë Veriore në NATO paraqesin histori të suksesshme edhe për kundër përpjekjeve të Rusisë që ta bllokojë integrimin euro atlantik të këtyre dy shteteve.   

 

Qeveria paralajmëron mbajtjen e një takimi për të vendosur për taksën

Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar se do të mblidhet së shpejti për të marrë vendimin në lidhje me taksën apo tarifën doganore të vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Vendimi për tarifën doganore prej 100 për qind ishte marrë në nëntor të vitit, 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

Vendimi i qeverisë në lidhje me taksën, po paralajmërohet pas thirrjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që taksa të shfuqizohet në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

 

Vuçiq: Aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën .

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën.

Ai ka insistuar se nuk është i rëndësishëm afati kohor i shpalosjes së planit për Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Ju vazhdimisht po shtroni pyetje të cilat nuk janë esenciale, duket sikur po nguteni. Nuk është i rëndësishëm afati kohor. Mund të ndodhë për tre muaj, tri vjet, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar”, iu ka thënë Vuçiqi gazetarëve, me rastin e hapjes së një hoteli në Beograd.

Duke folur rreth vizitës në SHBA, ai ka thënë se do të luftojë për interesat e Serbisë, duke shtuar se Kosova do të jetë tema dominante, ndonëse pret të flasë edhe për bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në.

 

Pompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.

 

Tarifa ndaj mallrave sebe është vendosur në vitin 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Beogradi e ka pezulluar pjesëmarrjen në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar shfuqizimin e tarifës.

Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, presidenti Thaçi ka shkruar në rrjetin social, Facebook se ka parë angazhimin dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Uashington, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime edhe në Depatamentin e Mbrojtjes, ku është pritur nga nga nënsekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David L. Norquist.

 

Cakaj në mbledhjen e V4: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe të liberalizohen vizat për Kosovën

Ministri në Detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Pragë.

Në takim edhe njëherë u përsërit mbështetja e vendeve të Vishegradit për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe u konfirmua mbështetja për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Në një reagim në Facebook, Cakaj theksoi se në mbledhje parashtroi dy çështje kryesore lidhur me rajonin.

Së pari, Kryediplomati u ndal në rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, ashtu siç e ka konfirmuar deri më tani edhe Komisioni Evropian, ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Miratimi i metodologjisë së re ka krijuar një momentum të ri politik brenda Bashkimit Evropian, i cili duhet shfrytëzuar gjithsesi.”- u shpreh Cakaj.

Së dyti, Cakaj theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë. Kështu që çdo vonesë sipas tij, do të ishte e padrejtë.

“Po ashtu, nënvizova se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

 

LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

“Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarëso edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar “një shoqëri për të gjithë, po i mposhtë stereotipet”.

LSDM-ja dhe BESA do ta zyrtarizojnë marrëveshjen para zgjedhjeve

LSDM-ja dhe Lëvizja BESA sot në orën 12:00 në Muzeun për Arte Bashkëkohore do ta zyrtarizojnë marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 12 prill.

Zyrtarizimi i koalicionit parazgjedhor vjen pasi liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i harmonizuan qëndrimet rreth programit dhe për bartësit e listave zgjedhore.

 

Dhjetëra të plagosur në protestat kundër kampeve për migrantët në Greqi

Mbi 60 vetë u plagosën - shumica e tyre policë - në përleshjet me protestuesit në ishujt grekë, Lesbos dhe Kios, të cilët kundërshtojnë planet për ndërtimin e kampeve të reja për migrantët .

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, bëri thirrje për qetësi, ndërsa do të takojë autoritetet lokale për të diskutuar rreth krizës .

Autoritetet në Athinë u zotuan se do të ndërtojnë qendra të reja për migrantët në Lesbos, Samos, Kios, Leros dhe Kos.

Të pesë ishujt shtrihen në brigjet e Turqisë, nga ku mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, tash e sa vite, nisen drejt Evropës.

Banorët lokalë të ishujve kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për migrantë.

Pas disa javësh bisedime midis qeverisë dhe banorëve lokalë, qeveria ka dërguar fshehurazi makineri të ndërtimit dhe qindra policë në Lesbos dhe Kios.

Protestat kanë shpërthyer qysh të martën.

Në ishujt grekë aktualisht ndodhen mbi 42,000 migrantë.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, ka kërkuar së voni nga Greqia që t'iu japë fund kushteve "tronditëse dhe të turpshme" në kampe.

 

Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Uiskonsin të SHBA-së

Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milluoki të shtetit amerikan, Uiskonsin .

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga "plagët e vetëshkaktuara" .Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milluoki, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.

Kryetari i Milluokit, Tom Barrett, tha se "ishte një ditë tragjike për qytetin".

Ai e përshkroi incidentin si një "akt të tmerrshëm".

Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu "ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet".

Ai tha se sulmuesi ishte një "vrasës i lig".

 

Nesër mot kryesisht me shi

   Në viset jugore dhe qendrore sot ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e para ditës ,vende -vende me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende - vende me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

   Temperaturat: H. Novi e Budvë 13, Tivar 11, Podgoricë e Ulqin 10, Cetinë 6, Nikshiq, Plevle e Shavnik 5, Bjello Pole e Plavë 4, Beranë 3, Kollashin e Plluzhinë 2, Rozhajë 1 dhe në Zhablak -2 g.

      Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbaj  mot kryesisht i vranët dhe në orët e para ditës vende vende me reshje të shiut e bubullimë, kurse në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të borës. Pas dite pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се