Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 02. 2020. 17:13   >>  17:18

Ditari 25.02.2020

25.02.2020

Nxënësit dhe mësuesit të mos nisën drejtë Italisë

Ministria e arsimit u ka dërguar shkresë institucioneve edukativo arsimore që në pajtim me informatat e institutit për shëndetin publikë , të mos organizojnë udhëtime në Itali derisa të mos normalizohet situata epidemiologjike e shkaktuar nga korona virusi . “I vlerësojmë si tejet të rëndësishme masat preventive dhe kujdesin e përgjegjshëm ndaj shëndetit të nxehtëve dhe të mësueseve kanë deklaruar nga kjo ministri. Nga ministria e arsimit kanë shtuar se në bashkëpunim me institucionet gjegjëse do të përcjellin informatat lidhur me korona virusin dhe njëkohësisht do të jenë në komunikim me shkollat.

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë me sëmundjen e koronavirusit të ri.

Këtë e bëri të ditur kryeministri, Andrej Plenkoviq, i cili saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile. Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive "Dr. Fran Mihaljeviq" në Zagreb. Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000. Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për pandemi të mundshme. OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet "duhet të jenë në fazën e përgatitjeve".

Maqedonia e Veriut shton masat kundër koronavirusit

Përhapja e koronavirusit në Itali ka bërë që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të përforcojnë kontrollet në të gjitha vendkalimet kufitare të shtetit, duke detyruar të gjithë udhëtarët të cilët hyjnë në vendkalimet kufitare të vendit dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër t'i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta. Situata në Itali me të infektuarit nga koronavirusi ka ndezur alarmin në Maqedoninë e Veriut pas dyshimeve se një shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili erdhi nga rajoni i Milanos ishte pranuar në Klinikën Infektive në Shkup nën dyshime për koronavirus pas çka u konstatua se ai nuk është i prekur nga ky virus. “Rezultatet e fundit gjatë ekzaminimit të pacientit i cili dyshohej se ishte i prekur nga koronavirusi dolën se janë negative, do të thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk kemi asnjë të sëmurë nga korona virusi dhe besoj se kështu do të vazhdojë nëse u përmbahemi masave të përgjithshme për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi”, thotë Ylber Besimi, nënkryetar i Odës së Mjekëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Është e patolerueshme që kisha të ndikojë në zgjidhjen e pushtetit.

Kisha vetë vendoset mbi shtetin dhe kjo është e gabuar, e pa pranuar dhe e pa tolerueshme në botën e civilizuar, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq  në takimin me delegacionin e Parlamentit evropian.  Markoviq ka pritur delegacionin e Parlamentit evropian të cilin e kryeson kryetari i Këshillit për liritë qytetare, drejtësinë dhe punët e brendshme Vlladimir Billçik. Duke folur për situatën në shoqëri pas miratimit të Ligjit për liritë fetare dhe pozitën juridike të komuniteteve fetare, Markoviq ka theksuar se kisha në Mal të Zi vetë vendoset mbi shtetin, duke mos njohur sovranitetin dhe pavarësinë e tij dhe duke paraqitur ambicie që të vendos për aktorët politikë, gjegjësisht të ndikojë në zgjedhjen e pushtetit. Siç është kumtuar nga Qeveria, kryeministri i ka njoftuar mysafirët me politikat strategjike të qeverisë, me treguesit e mirë ekonomik që nënkuptojnë mes tjerash rritjen ekonomike, nivelin e lartë të investimeve të huaja, rritjen e numrit të turistëve, zvogëlimin e papunësisë si dhe me agjendën evropiane të Malit të Zi. Deputetët e Parlamentit evropian i kanë interesuar edhe çështjet lidhur me mbrojtjen e mjedisit, lidhjet rrugore, para së gjithash në kuadër të korridoreve transportuese evropiane dhe procesi i Berlinit.

Mali i Zi në Parlamentin Evropian ka një aleatë drejtë anëtarësimit në BE

Mali i Zi ka në Parlamentin evropian aleatin për asocim në BE, kanë theksuar deputetet evropian në takimin me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Delegacionin e Parlamentit evropian në Podgoricë e udhëheq deputeti Vlladimir Billçik, bashkëkryesues i takimit të Këshillit parlamentarë të BE dhe Malit të Zi për stabilizim dhe asocim. Brajoviq  ka theksuar se ky takim është rast i mirë që me deputetet e ri nga Parlamenti evropian të bëhet shkëmbim i hapur i mendimeve mbi progresin e arritur të Malit të Zi dhe sfidat e mëtejme në procesin e asocimit. Ai ka folur edhe për rezultatet e Kuvendit republikan në periudhën e kaluar duke theksuar rëndësinë e punës të Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër. Ai ka shprehur bindjen se të gjitha partitë parlamentare me pjesëmarrjen e vetë në punën e Parlamentit dhe të trupave punues do të tregojnë shkallë të domosdoshme të përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Malit të Zi. Deputeti i Parlamentit evropian Vlladimir Billçik ka theksuar se Parlamenti evropian do të vazhdojë të përkrah fuqishëm procesin e zgjerimit dhe të anëtarësimit të Malit të Zi në BE, duke pasur parasysh rendësin e kontributit të cilin Mali i Zi e ofron për stabilitetin e rajonit.

 

Markoviq ka biseduar me përfaqësuesit e Qendrës për arsimimin qytetarë

Qeveria e Malit të Zi do të shqyrtojë me seriozitet masat të cilat i ka propozuar OJQ, Qendra për arsimimin qytetar, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq. Nga Qeveria sot është kumtuar se Markoviq në kuadër të Iniciativës, “Aleanca për Evropën”, ka biseduar me drejtoreshën ekzekutive të kësaj OJQ, Daliborka Ulareviq. “Gjatë takimit është bërë shkëmbimi i mendimeve për disa tema kyçe dhe të rëndësishme për procesin e demokratizimit dhe evropeizimit të Malit të Zi, përmes pajtimit se nevojitet Aleancë e gjerë për Malin e Zi dhe për Evropën, me qëllim që të dinamizohet procesi i bisedimeve me BE”, thuhet në kumtesë. Theksohet se përfaqësuesit e Qendrës për arsimimin qytetar, në kuadër të pesë temave të cilat ata i kanë pozicionuar, kanë paraqitur problemet kyçe dhe ja kanë dorëzuar kryeministrit në formë të shkruar propozimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata të intervenimit. Siç theksohet nga Qeveria, në fokusin e bisedimeve kanë qenë çështjet lidhur me liritë e mediave, gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, procesi i bisedimeve të Malit të Zi me BE, etj. Në takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin, ministrja e administratës publike, Suzana Pribilloviq dhe kryenegociatori, Aleksandër Drljeviq.  Ndërkaq, nga Qendra për arsimimin qytetar, përveç Ulaqreviq kanë marrë pjesë edhe koordinuesi për zhvillim Damir Nikoçeviq dhe koordinuesja e programit për drejtat e njeriut, Tamara Millash.

Darmanoviq - përkrahim fuqishëm fillimin e bisedimeve të Shqipërisë me BE

Mali i Zi në vazhdimësi e përkrah Shqipërisë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin evropianë ka deklaruar shefi i diplomacisë së Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq. Ai a ka pritur delegacionin e Këshillit për punë të jashtme të Parlamentit shqiptarë në krye me kryetaren Mimi Kodheli  dhe me këtë rast ka përshëndetur marrëdhëniet miqësore të  cilat i kultivojnë dy shtetet tona fqinje. Siç deklarohet nga ministria e jashtme, ministri Darmanoviq  është shprehur i kënaqur me dinamikën e kontakteve politike si dhe me bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërshtetërore me partneritetin e përforcuar në NATO si dhe me aspiratat e për bashka evropiane por edhe rajonale. Kodheli është falënderuar në përkrahjen e Malit të Zi kur është fjala për fillimin e procesit negocues të Shqipërisë me BE. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e integrimeve evropiane por edhe të përkrahjes në proceset reformiste . Bashkëbiseduesit kanë bërë shkëmbimin e mendimeve edhe për rëndësinë e diasporës, rrjedhat aktuale të brendshme në dy shtetet si dhe për metodologjinë e re në bisedimet për anëtarësim në BE.

 

Bashkëpunimi i mirë politikë transferohet edhe në atë ekonomik

Mendoj se bashkëpunimi i mirë politikë i Malit të Zi dhe Shqipërisë në periudhën e ardhshme do të reflektohet edhe në bashkëpunim të mirë ekonomik, duke  pasur para sysh të gjitha resurset dhe kapacitetet me të cilat disponojnë dy vendet , ka deklaruar nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi Rifat Husoviq. Për ndryshe anëtarët e Këshillit për punë të jashtme të parlamentit të Shqipërisë në krye me kryetaren e Këshillit Mimi Kodheli qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe që sot është takuar me nënkryetarin e qeverisë Rifat Husoviq. Husoviq është falënderuar për vizitën duke vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira politike dhe raportet shoqërore ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kryetarja e Këshillit për punë të jashtme të Republikës së Shqipërisë Mimi Kolleli është falënderuar për pritje dhe është pajtuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivelin më të lartë të mundur duke shtuar se pret se do të intensifikohet edhe bashkëpunimi ekonomik në të gjitha nivelet. Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët tjerë të Këshillit për punë të jashtme të Shqipërisë  si dhe ambasadori shqiptarë në Mal të Zi Ridi Kurtezi. Në takim kanë marrë pjesë edhe këshilltarët e nënkryetarit të qeverisë për zhvillimin rajonal Admir Adroviq dhe Mirasad Nurkoviq.

 

Drafti nuk është qëndrim zyrtar derisa të mos miratohet

Teksti i projektit preliminarë  të raportit nuk paraqet qëndrim zyrtarë të komitetit monitorues dhe as të këshillit parlamentar evropianë derisa të mos miratohet zyrtarisht. Këtë për agjencinë MINA e ka deklaruar shefi i delegacionit parlamentarë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës Predrag Sekulliq. Disa media kanë publikuar shkrimin se në tekstin e projektit preliminarë të raportit theksohet se kisha ortodokse serbe në Mal të Zi është e rrezikuar. Në pyetjen që ti komentojë këto shkrime, Sekulliq ka theksuar se është i detyruar të respektojë rregullat dhe procedurat e Këshillit të Evropës që kanë të bëjnë me mos publikimin dhe të mos komentohen dokumentet të karakterit intern dhe ky është rast me projektin preliminarë të raportit të bashkëraportuesit të komitetit monitorues. Ai ka shtuar se teksti i këtij projekti preliminar nuk paraqet qëndrim zyrtarë të Komitetit monitorues dhe as të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, derisa si i tillë të mos miratohet zyrtarisht

 

Integriteti i gjyqësorit dhe pengimi i korrupsionit janë prioritete

Integriteti gjyqësorë është prioritet, sepse është teje i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit dhe sundimin e ligjit, ka deklaruar kryetarja e Gjyqit Suprem, Vesna Medenica në Konferencën ndërkombëtare të rrjetit global të integritetit gjyqësorë në Doha.  Përndryshe në qytetin Doha, këtë vit janë tubuar rreth 120 kryetarë të Gjyqeve Supreme të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Rrjeti, siç theksohet, është rezultat i programit global për zbatimin e deklaratës nga Doha, e miratuar në vitin 2015, në Kongresin e Kombeve të bashkuara për pengimin e kriminalitetit dhe i Gjyqit Penal. Medenica me këtë rast ka theksuar se principet mbi të cilat bazohet deklarata nga Doha, Integriteti Gjyqësorë dhe Pengimi i korrupsionit në legjislaturë, obligojnë dhe nxisin të gjitha nënshkrueset e sajë, në mesin e  të cilave edhe Malin e Zi, për konsekuencë në zbatimin e tyre.

 

SHBA të ruajë fokusin në Kosovë dhe rajon!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim me ekspertët e Brookings Institute, një nga “think-tanket” më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Thaçi u shpreh se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur, por storia e suksesit të Kosovës do të mbyllet kur vendi të integrohet në NATO dhe në BE. Po ashtu, Thaçi tërhoqi vërejtjen se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.“Marrëveshja përfundimtare për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për paqen, stabilitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi. Brookings Institute është ndër think-tanket më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa bisedimet me ekspertë të këtij instituti ndikojnë në rekomandimet për vendimmarrje dhe politika në Uashington.

Anëtarësimi në NATO dhe integrimi evropian prioritet i qeverisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim në panelin e organizuar nga BERZH për investime në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër. Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se drejtësia dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO janë prioritetet e qeverisë së Kosovës. Në këtë takim po marrin pjesë liderët e këtij rajoni, ndërkohë që Kurti në këtë takim ishte ulur afër kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. “Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësin e të rinjve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj. Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht. Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, theksoi Kurti.

 

MASHT-i kërkon nga DKA-të dhe shkollat masa parandaluese rreth koronavirusit

Në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth Coronavirusit. MAShTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit  t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla. Po ashtu, MASHTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

 

Rriten përpjekjet për pengimin e përhapjes së koronavirusit

Vendet e goditura më së keqi nga koronavirusi janë duke i intensifikuar përpjekjet për frenimin e tij, pasi numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000. Në Korenë e Jugut, zyrtarët duan të kontrollojnë 250,000 anëtarë të një sekti, të identifikuar si vatër e koronavirusit. Në Kinë, ku mbi 2,600 njerëz kanë vdekur, shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë orale dhe pritet që së shpejti të kryejnë prova klinike. Autoritetet kineze kanë ndaluar po ashtu konsumimin e kafshëve të egra. Në Japoni, tregjet e aksioneve kanë rënë dukshëm sot, nga frika se koronavirusi mund të përhapet më tej. Autoritetet atje kanë kërkuar nga kompanitë që të shkurtojnë oraret e punës dhe të organizojnë më shumë telekonferenca, për të penguar përhapjen e koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për pandemi të mundshme. OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet "duhet të jenë në fazën e përgatitjeve".

 

Netanyahu i vendosur të vazhdojë ndërtimet në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se do të vazhdojë me planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi për kolonët hebrenj në një nga zonat më të ndjeshme të Bregut Perëndimor. Plani ka hasur në vazhdimësi në kritika ndërkombëtare. Palestinezët, që e kundërshtojnë planin, kishin paralajmëruar se ndërtimet izraelite mund të ndajnë Bregun Perëndimor, të largojnë palestinezët nga Jerusalemi dhe të shuajnë më tej shpresat e tyre për një shtet palestinez. Rreth 500.000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi izraelit i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor. "Ndërtimet janë vonuar për gjashtë vjet e gjysmë", tha Netanyahu në një fjalim, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare. Netanyahu po kërkon mbështetje për rizgjedhje në postin e kryeministrin. Palestinezët dhe pjesa më e madhe e botës i shohin vendbanimet e izraelit në Bregun Perëndimor, të okupuar në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kundërshtojnë këtë. Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë në fund të vitit 2019, se nuk i konsideron më vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si  shkelje të ligjit ndërkombëtar.

 

Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror më 25 shkurt. Mubarak ka qenë në pushtet për gati tre dekada, para se të rrëzohej nga ushtria në shkurt të vitit 2011. Rrëzimit të tij nga pushteti i paraprinë protesta në të gjithë vendin. Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017.

Shtatë të vdekur në protestat kundër Ligjit për shtetësi në Indi 

Së paku shtatë njerëz u vranë dhe rreth 150 u plagosën në protestat kundër ligjit të ri për shtetësinë në Delhi të Indisë. Autoritetet thanë se një polic dhe gjashtë civilë janë në mesin e të vrarëve, ndërsa e hëna u përshkrua si dita më vdekjeprurëse prejse kanë nisur protestat, mbi dy muaj më parë. Përleshjet shpërthyen në një rreth verilindor të Delhit, midis mijëra njerëzve që demonstronin për dhe kundër ligjit. Policia përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit kundër protestuesve. Pamjet televizive treguan flakë dhe tym nëpër ndërtesa. Situata e tensionuar vazhdon edhe sot, me disa shkolla dhe stacione të metrosë të mbyllura. Ligji i ri u ofron shtetësinë indiane emigrantëve jomyslimanë në Afganistan, Pakistan dhe Bangladesh. Kritikët thonë se ligji i diskriminon myslimanët. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet t'i ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje. Protestat në Indi kanë nisur qysh në fillim të muajit dhjetor, menjëherë pasi autoritetet e kanë miratuar ligjin e ri.

 

Nesër  mot i ndryshueshëm 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe relativisht i nxehtë për këtë stinë të vitit. Fryn erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat: Beranë 20 gradë, Plevle e Tivar 19, Podgoricë, Budvë e Rozhajë 18, Ulqin 17, H. Novi 16, Kollashin 15, Cetinë 14, Nikshiq e B. Pole 13 dhe në Zhablak 12 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset jugore dhe qendrore me reshje e bubullimë lokale, kurse ne veri gjatë ditës me reshje të shiut, pas dite me skllotë dhe borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 17 grade celsius.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се