Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 02. 2020. 17:30 >> 17:34

Ditari 20.02.2020

20.02.2020

“Mali i Zi me Ligj e mbron konceptin qytetarë të shtetit”

Presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se shteti i Malit të Zi përmes miratimit dhe zbatimit të Ligjit për liritë fetare dhe pozitën juridike të komuniteteve fetare  e mbron konceptin e vetë qytetarë. “Nuk kam dëgjuar asnjë argument juridik kundër këtij ligji me përjashtim të atij të cilin e përsërit Kisha ortodokse serbe se populli ka dalë në rrugë. Kjo në asnjë mënyrë nuk do ta pengojë shtetin që ta kryej punën e vetë, të miratojë dhe të zbatojë ligje të cilat tërësisht janë në pajtim edhe me Kushtetutën edhe me normat ndërkombëtare”, ka deklaruar kryetari i PDS ,Millo Gjukanoviq, duke analizuar situatën aktuale politike në mbledhjen e Këshillit kryesor të PDS. Ai ka shtuar se ligji është përgatitur gjatë dhe se nuk ekziston asnjë shkak objektiv për ndryshimin e tij dhe as për tërheqjen e tij , kurse pushteti gjithsesi mbetet i hapur për dialog. Gjukanoviq ka theksuar po ashtu se kundërshtim i ligjit në të vërtet është beteja e fundit të cilën kundërshtarët e shtetit malazez e zhvillojnë për ta kthyer atë në shekullin e mesëm , në kundërshtim me vlerat evropiane dhe standardin evropianë të jetës. “Gjithsesi përgjegjësia më e madhe , puna më e madhe i takon Qeverisë dhe ministrave të saj, por edhe çdo individ e ka një pjesë të vetën të punës , qoftë fjala për partitë, institucionet shtetërore ose administratat lokale”, ka theksuar Gjukanoviq.

Markoviq vazhdon dialogun me OJQ-të

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq ,do të takohet nesër , në kuadër të dialogut dhe të iniciativës “Aleanca për Evropën , me përfaqësuesit e qëndresë për monitorin -CEMI dhe të Qendrës për zhvillimin e organizatave jo qeveritare. Siç theksohet nga Qeveria, Markoviq e ka inicuar dialogun me akterët relevant politikë dhe shoqërore për të biseduar mbi të gjitha çështjet të cilat do të ndihmojnë në tejkalimin e përçarjeve dhe të gjendet emëruesi i përbashkët në interes të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të shtetit. Për ndryshe kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë kanë biseduar dje me përfaqësuesit e Qendrës për tranzicionin demokratik dhe të Aleancës qytetare  në kuadër të dialogut dhe iniciativës Aleanca për Evropën.

 

Aleanca për Evropën të jetë pikë takimi

Është me rëndësi të madhe që Mali i Zi ti lënë anash të gjitha dallimet dhe të përpiqet të gjendet përgjigjet ndaj disa sfidave të cilat gjenden para nesh, kurse Aleanca për Evropën mund të jetë pikë e takimit për të gjithë ne , ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me BE , Aleksandar Drleviq. Ai ,në emisionin e TVMZ “Fokus” është shprehur i kënaqur që në ftesën e Qeverisë për dialog janë përgjigjur shumica e OJQ , partive politike , mediave dhe e Bashkësisë akademike. “Qëllimi është që të gjitha dallimet politike ekzistuese të  përpiqemi ti lëmë anash dhe të bashkohemi në Aleancën për Evropën dhe të jemi unikë drejtë vlerave dhe standardeve evropiane, sepse një ditë , kur Mali i Zi të bëhet anëtarë i BE , nuk do të anëtarësohet një Qeveri e caktuar , as individët , por do të anëtarësohet i tërë Mali i Zi dhe tërë qytetarët e tij”, ka theksuar Drleviq. Ai ka vlerësuar si rezultate të mirë nisjen e bisedimeve dhe nga OJQ në takimin e djeshëm me kryeministrin Markoviq kanë marrë propozime tejet të qarta dhe konkrete për mënyrën e forcimit të sistemit dhe avancimin e institucioneve. Krye negociatori Drleviq konsideron se dialogu është e vetmja përgjigje ndaj situatës aktuale në Mal të Zi.

Bashkësia e komunave ka përkrahur iniciativën e kryeministrit Markoviq

Bashkësia  e komunave të Malit të Zi e ka përkrahur iniciativën dhe ftesën e kryeministrit Markoviq drejtuar të gjithë subjekteve relevante politike dhe shoqërore për dialog mbi temat me rëndësi të veçantë për përfundimin me sukses të integrimeve evropiane të Malit të Zi.

    “Që ky proces të ketë sukses është e domosdoshme që shteti, si dhe shoqëria në përgjithësi të vendosen në funksion të gjitha kapacitetet e veta politike, shoqërore dhe institucionale”, thuhet në kumtesën e Bashkësisë së komunave. Po ashtu theksohet se kjo bashkësi është e gatshme që në pajtim me të gjitha mundësitë e veta ti jap përkrahje të plotë këtij procesi dhe përmes bashkëpunimit me Qeverinë dhe me akterët tjerë politikë dhe shoqërorë të kontribuojë në përfundimin e procesit të integrimeve evropiane të Malit të ZI.

 

Orav demanton shkrimin e gazetës “Novosti”

Shefi i delegacionit të Bashkimit evropianë në Mal të Zi, Aivo Orav, ka demantuar shkrimin e gazetës “Novosti”, e cila ka transmetuar se Orav e ka vlerësuar si të pa skrupullt hapin e Qeverisë së Malit të Zi që gjatë këtij viti zgjedhor të bëjë ndërrimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Sipas shkrimit të kësaj gazete , ministri i punëve të brendshme,Mevlludin Nuhoxhiq i ka informuar të hënën e kaluar përfaqësuesit më të lartë të korit diplomatikë , të BE dhe OSBE se duke filluar prej me 1 .mars ,do të fillojë ndërrimi i pasaportave dhe kartave të identitetit ,gjë që, siç është theksuar, ka hasur në moskuptimin e delegacioneve të jashtme. “E, nderuar gazeta Novosti” raportimi juaj nga takimi me ministrin Nuhoxhiq është absolutisht i pa vërtet, ka shkruar Orav në Twiter.

 

 

Darmanoviq qëndroi sot për vizitë pune në Lituani

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi ,Srgjan Darmanoviq, qëndron sot për vizitë pune në Lituani , ku në kryeqytetin Vilnus do të hap konsullatën e Malit të Zi. Nga Ministria e jashtme kanë theksuar se Darmanoviq, do të qëndrojë në Lituani me ftesën e ministrit të punëve të jashtme të këtij shteti ,Lines Linkeviçius . Siç është paralajmëruar , përveç se me mikpritësin, Darmanoviq do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit ,Viktoras Parnckietis dhe me kryetarin e Këshillit për punët evropiane, Gediminas Kirkilas . “Vizita e shefit të diplomacisë malazeze do të jetë rast edhe për intensifikimin e  dialogut politikë ndërmjet dy shteteve me theks në përparimin e bashkëpunimit në fushat me interes reciprok”, thuhet në kumtesë.

Konkursi  për drejtor të APK do të shpallet me 24 shkurt

Konkursi i ri publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit do të shpallet me 24. shkurt, është kumtuar nga mbledhja e sotme e Këshillit të APK-s . Në konkursin e mëparshëm nuk është zgjedhur drejtori i kësaj agjencie, sepse kandidati i vetëm Savo Millashinoviq nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të anëtarëve të Këshillit. Këtë funksion si ushtrues i detyrës aktualisht e ushtron Millashinoviq , pasi që ish kryetari Sreten Radonjiq është zgjedhur kah fundi i vitit të kaluar kryetar i Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen e lirë të informatave. Drejtori i agjencisë zgjedhet në mandatin 5 vjeçar dhe më së tepërmi mund të zgjedhet dy herë.

 

 

PSD është për bisedime dhe shkëmbimin e argumenteve

Zavendësi i kryetarit të Partisë social demokratike , Rashko Konjeviq, ka deklaruar se kjo parti si parti demokratike dhe reformiste gjithmonë i jep shans dhe përparësi bisedimeve dhe shkëmbimit civilizues të argumenteve. Ai ka theksuar se Mali i Zi qytetarë , multientik dhe multifetarë është e arritur kapitale e shoqërisë .Ai me rastin e ngjarjeve më të reja politike ka theksuar se ambienti ekzistues nuk jep hapësirë që për temën e Ligjit për liritë fetare të bisedohet ne gjuhen e argumenteve dhe të fakteve , por , momentalisht, siç ka theksuar, për fat të keq mbizotërojnë emisionet dhe shpesh herë shpjegim i gabuar i dispozitave ligjore. Konjeviq ka deklaruar në Rozhajë se rruga më e mirë për tejkalimin e të gjitha mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se PSD , si parti demokratike dhe reformiste gjithmonë i jep shans dhe përparësi bisedimeve dhe shkëmbimit civilizues të argumenteve. Për ndryshe, Këshilli komunal i kësaj partie në Rozhajë ka mbajtur mbledhjen në të cilën është shqyrtuar situata aktuale politike në Mal të Zi në të cilën kanë marrë pjesë zëvendës kryetari, Rashko Konjeviq dhe serketari i përgjithshëm i partisë, Ivan Vujoviq.

 

 

Kosnett: Përfitimet ekonomike vijnë duke eliminuar tarifat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, sot është takuar me liderët e institucioneve kosovare.

Kosnett u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun,si dhe kryeministrin Albin Kurt, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Hoti.

Ai gjatë këtyre takimeve që pati theksoi se duhet të largohen tarifat e vendosura nga Kosova.

“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, thuhet në këtë njoftim.

 

Muaji mars kyç për anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave me BE-në

Pas paralajmërimit të Spanjës për përshpejtimin e procedurës për ratifikimin e protokollit për në NATO dhe mbështetjen për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe qëndrimin e presidentit francez Emannuel Macron se do të mbështesë nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian që duhet të publikohen në mars, janë pozitiv, e bëjnë marsin muaj kryesor në kalendarin e euro-perspektivave të vendit.

Shefja e diplomacisë së Spanjës Aranca Gonzales Laja, në konferencë për shtyp së bashku me Nikolla Dimitrovin, tha se Spanja do të mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin mars

Ajo tha se Spanja punon me Francën për të siguruar konsensus për këtë çështje, duke shtuar se ka diskutuar edhe me sekretarin shtetëror për BE Huan Gonzales Barba, si dhe me homologen e saj franceze, Amelie de Montchalin.

Dimitrov deklaroi se me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila parashikon shpërblim për ata që kanë përfunduar detyrat e shtëpisë dhe ndëshkimin për ata që kanë ngecur, do të jetë shumë e vështirë, madje edhe e turpshme, t’i thuhet përsëri jo Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me ratifikimin e Protokollit për në NATO në Kuvendin spanjoll, Laja tha se pret kjo të ndodh shumë shpejtë dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e 30-të e Aleancës.

Në suaza të vizitës, Dimitrovi realizoi takim edhe me kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit spanjoll Mariçel Batet, e cila ia prezantoi kornizën e pritur kohore për procesin e ratifikimit, si e fundit nga vend-anëtar i NATO-s me të cilin duhet të përmbyllet procesi.

 

 

Shekerinska: Me NATO-n i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë

Nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në emisionin “Top tema” tha në televizionin Telma tha se “me anëtarësimin në NATO, siguria jonë është e garantuar, tani jemi nën çadrën që mbron një miliardë njerëz dhe tani duhet të shkojnë drejt qëllimit të dytë, anëtarësimi në BE”.

Rruga në të cilën nisëm, thotë Shekerinska, ofron perspektivë dhe siguri më të madhe.

“Me anëtarësimin në NATO i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE para 27 viteve ka folur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por sipas Sheqerinskës, kjo parti bëri gjithçka që të bllokojë anëtarësimin në NATO.

 

 

11 të vdekur pas dy sulmeve me armë në Gjermani

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë.

Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Autori i krimit raportohet se hapi zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona. Sipas mediave lokale, mes viktimave ka edhe persona kurdë.

BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër.

Autoritetet gjermane thonë se autori ka vepruar i vetëm, megjithatë hetimet vazhdojnë. Ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shteta s gjerman, i cili kishte leje për të mbajtur armë zjarri.

Kryetari i komunës Hanau, Socialdemokrati Claus Kaminsky tha se ishte kjo ishte një natë e tmerrshme.

“Kjo ishte një mbrëmje e tmerrshme me të cilën jam i sigurt se do të merremi me dhe kujtojmë me trishtim për një kohë të gjatë” tha ai.

Kina raporton rënie të rasteve me koronavirusin e ri

Kina raportoi një rënie të rasteve me koronavirusin e ri, por numri i vdekjeve të të infektuarve vazhdoi të rritet, përfshirë ato të dy pasagjerëve të moshuar në një anije lundrimi në karantinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë në 20 shkurt raportoi 628 raste të reja në provincën qendrore Hubei, që konsiderohet epiqendra e virusit, dhe 45 raste në rajone tjera.Shifrat treguan për numër më të ulët të rasteve të reja, për gati një muaj, përfshirë në provincën Hubei.

Ndërkohë, Kina tha që numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 2.118.

Më shumë se 74.000 njerëz janë infektuar në Kinë, dhe qindra të tjerë në gati 30 vende.

Irani raportoi dy vdekje, që shënuan vdekjet e para në Lindjen e Mesme.

Në Japoni, dy njerëz që kishin qenë në bordin e anijes së vendosur në karantinë - një burrë dhe një grua, kanë vdekur.

Dy shtetas të tjerë rusë në anije janë diagnostikuar me koronavirus, duke sjellë në tre numrin e përgjithshëm të rusëve që kanë janë infektuar, tha ambasada e Rusisë në Japoni më 20 shkurt.

Richard Brennan, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se Kina po bënte "përparim të jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër kohe", por shtoi se kriza nuk po i afrohej akoma fundit.

Autoritetet kineze kanë izoluar qytete me më shumë se 60 milionë njerëz, si dhe kanë ndaluar transportin.

Vende të tjera kanë vendosur kushte të rrepta të hyrjes për shtetasit kinezë dhe personat që kanë vizituar kohët e fundit Kinën, lëvizje kjo që e ka zemëruar Pekinin.

 

A do të largohet Grenell nga dialogu Kosovë-Serbi pas detyrës së re në inteligjencën amerikane?

Richard Grenell sot është emëruar në krye të intelegjencës kombëtare të SHBA-ve. Grenell, që është i dërguar Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, aktualisht ushtron edhe funksionin e ambasadorit  SHBA-ve në Berlin, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, angazhimet e Grenellit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zvogëlohen për shkak të rritjes së obligimeve ndaj shtetit amerikan në pozitën e re.

E sipas burimeve të cilat sot janë cituar nga “CNN”, Grenell pritet të largohet edhe nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në Berlin.

Por a do të largohet Grenell nga angazhimet e tij për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Lajmi.net ka kontaktuar sot në mëngjes me Dick Custin, zëdhënës i Zyrës së Grenellit në Berlin, mirëpo i njëjti nuk ka mohuar e as pohuar se i dërguari i Trumpit do të largohet nga dialogu.

Custin ka kërkuar që mediat të referohen tek postimi i presidentit amerikan, Donald Trump, që njofton për emërimin e Grenell në krye të intelegjencës amerikane.

“Fatkeqësisht, për momentin nuk kemi asgjë për ju në lidhje me këtë çështje. Ju lus t’i referoheni postimit në Twitter të presidentit Trump”, ka thënë Custin për lajmi.net.

Grenell njihet si njëri ndër akterët më të suksesshëm që ka ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Nën udhëheqjen dhe ndërmjetësimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshje, atë për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradat.

 

 

Turqia dhe Rusia rifillojnë bisedimet për situatën në Siri

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se kishte disa përafrime me Rusinë në bisedimet për rajonin Idlib të Sirisë, por shtoi se diskutimet nuk ishin ende në një nivel të dëshiruar

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se forcat turke do të ndërmarrin një operacion “të menjëhershëm” në Siri, për t’i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar.

Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit.

Duke folur për transmetuesin TRT Haber, Cavusoglu tha se Turqia dhe Rusia do të intensifikojnë bisedimet e tyre për situatën në Idlib në ditët në vijim, duke shtuar se Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin mund të diskutojnë gjithashtu për këtë çështje.

Organizatat humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim urgjent dhe një ndihmë ndërkombëtare, për gati një milion njerëz, që po ikin nga sulmi i forcave qeveritare në provincën veri-perëndimore të Idlibit.

Në fillim të kësaj jave, Kombet e Bashkuara thanë se të shpërngulurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë dhe paralajmëruan që foshnjat po vdisnin nga të ftohtit sepse kampet janë të mbipopulluara.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

 

Nesër mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut.

          Temperaturat: H. Novi e Budvë 16, Tivar e Ulqin 14, Podgoricë 12, Cetinë 9, Nikshiq 6, Plevle, Bjello Pole e Shavnik 4, Beranë , Plluzhinë e Rozhajë 3, Plavë 2, Kollashin 1 dhe në Zhablak -2 g.

     Edhe për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i thellët. Në viset veriore në orët e vona të pas ditës vrasim gradual dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 g.c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се