Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 02. 2020. 17:27   >>  17:30

Ditari 19.02.2020

19.02.2020

Propozime dhe iniciativa konstruktive nga qendra për tranzicionin demokratik

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka bieseduar sot me drejtorin ekzekutiv të Qendrës për tranziionin demokratik Dragan Kopriciva në kuadër të dialogut dhe iniciativës me titull “Aleanca për Evropën”, përmes të cilës dëshirohet të arrihet koncensusi për çështjet të rëndësishme për tejkalimin e përçarjeve dhe për një rrugë më dinamike drejtë Bashkimit Evropianë.

Siç theksohet në kumtesën e qeverisë , në një bisedë konstruktive cilësore dhe shumë përmbajtjesore , kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë kanë marrë disa propozime dhe iniciativa me qëllim të forcimit të rentabilitetit të institucioneve dhe të besimit të opinionit ndaj punës së tyre si dhe me qëllim të forcimit të sistemit zgjedhor. “Të përkujtojmë se qeveria ka iniciuar dialog të gjerë me akter relevantë shoqërorë me qëllim të avancimit të procesit integrues si synim kryesor i politikës shtetërore si dhe për përfundimin e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe progresit të përgjithshëm shoqëror. Qeveria e Malit të Zi me përgjegjësi dhe vëmendje do të shqyrtojë të gjitha sugjerimet të cilat i janë paraqitur gjatë takimit të sotëm nga ana e Qendrës për tranzicionin demokratik dhe për to do të deklarohet gjatë , ose në fund të tërë procesit”, thuhet në kumtesë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i qeverisë për sistemin politik , politikën e brendshme dhe të jashtme Zoran Pazhin , ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq dhe bashkëbiseduesi kryesor me BE Aleksandar Drleviq.

Dialogu paraqet vazhdimin e politikës së përgjegjshme të PDS

Aktiviteti i qeverisë në qëllimin që të vendos dialogun politikë dhe shoqëror me të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, është vazhdimi i politikës së përgjegjshme të PDS , të cilën kjo parti e demonstron prej fillimit të mandatit , ka deklaruar deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi Nikolla Rakoçeviq. Marrëveshja e qeverisë së Malit të Zi dhe kishës ortodokse serbe, siç ka shtuar ai , me siguri do të bazohet në ruajtjen e interesit nacional të shtetit. Rakoçeviq thekson se në vitin zgjedhor koalicioni në pushtet duhet të nis dialog të gjerë për të gjtiha temat me rëndësi, me qëllim që përmes kompromiseve racionale të bëjë përpjekjet e fundit për vendosjen e bashkëpunimit reciprok dhe të besimit ndërmjet akterëve politikë , edhe për kundër dallimeve të shumta , shpesh herë të pa tej kalueshme. “Megjithatë , opozita e mban një pjesë të përgjegjësisë , e cila nëse nuk gjendet në shkallë të lartë demokratike , do të bllokojë mundësinë e marrëveshjeve” ka theksuar Rakoçeviq. “Marrëveshja e qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës ortodokse serbe me siguri do të bazohet në ruajtjen e interesit nacional të atij shteti në të cilin do të zhvillohen bisedimet dhe me të cilin ka të bëjë marrëveshja. . Për këtë arsye gëzon fakti se qeveria e Malit të Zi do të ketë rastin të ofrojë të gjitha garancitë e mundshme për kishën ortodokse serbe se ligji për liritë fetare nuk do të diskriminojë askënd dhe se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Rakoçeviq.

 

FD kërkon dorëheqjen e stafit drejtues të TRMZ

Pas emetimit të filmit dokumentar “Dëshmitari i dashurisë hyjnore” në televizionin e Malit të Zi , Fronti Demorkatik ka kërkuar që drejtori dhe personeli udhëheqës i servisit publikë të japin dorëheqje. Njëri nga liderët e FD Andria Mandiq ka deklaruar në konferencën për gazetarët se ky emision ka qenë i drejtuar kundër Mitropolitit të Kishës ortodokse serbe Amfillohie por edhe kundër të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të cilët marrin pjesë në procesione. “Klubi i deputetëve të FD  ka sjell vendimin që të ftojë drejtorin e Televizionit dhe të gjithë personelin tjetër , në veçanti ata të cilët janë nënshkruar si redaktor dhe organizues të këtij emisioni të turpshëm , që menjëherë të japin dorëheqje. Nëse ata nuk japin dorëheqje, kërkojmë nga Këshilli i RTMZ që brenda afatit 24 orësh ti shkarkojë nga detyra” ka theksuar Mandiq. Theksohet po ashtu se , nëse edhe Këshilli i RTMZ nuk reagon , në parlamentin shtetëror do të hapet debati për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit , të cilët nuk do të votojnë për shkarkimin e stafit drejtues të servisit publikë. Edhe PSP ka reaguar me rastin e emisionit në fjalë .Mali i Zi i bashkuar, për shkak të emisionit “Dshmitar i dashurisë huyjnore”, ka kërkuar nga rregullatori mediatik që të ndalojë përmbajtjet informative dhe dokumentare kulturore të servisit publikë.

Brajoviq për vizitë në Turqi 

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq do të udhëheq delegacionin malazezë i cili prej sot deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Siç është kumtuar nga parlamenti shtetëror , Brajoviq në Turqi do të qëndrojë me ftesën e kolegut turk Mustafa Shentop.

Është  paralajmëruar se Brajoviq gjatë qëndrimit në Turqi do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së mërgimtarëve.

 

Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe qytetare e zgjedhjeve ka rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor

Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe qytetare e zgjedhjeve ka rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve në zgjedhje dhe në ruajtjen e transparencës. Kjo është theksuar në takimin e kryetarit të Këshillit drejtues të qendrës për monitorin dhe hulumtim – CEM-i  Zllatko Vujoviq me këshilltarin nacional nëprogramin për demokratizim në Mision , Darko Brajoviq. Siç është kumtuar nga OSBE , Brajoviq dhe Vujoviq kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit si dhe për mënyrat e forcimit  të integritetit zgjedhor. Brajoviq ka theksuar se Misioni është i hapur për bashkëpunim me sektorin civil me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në zgjedhje.

 

THAÇI: LIRIA DHE PAVARËSIA E KOSOVËS LIDHEN ME KONTRIBUTIN E SHQIPËRISË

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Cakaj për vizitën që i ka bërë Kosovës, menjëherë pas festimit të 12 vjetorit të pavarësisë. “Liria dhe pavarësia e Kosovës ndërlidhen drejtpërdrejtë edhe me kontributin e Shqipërisë. Një kontribut ky i jashtëzakonshëm historik. Por, në të njëjtën kohë edhe tash në procesin e konsolidimit të shtetit tonë, të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjeve të reja, kërkohet një koordinim në mes Prishtinës dhe Tiranës”, ka thënë presidenti Thaçi. Në anën tjetër, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se ka qenë i fokusuar në konsolidimin e marrëdhënieve brenda shqiptare në rajon. “Kemi qenë, po ashtu, të angazhuar në çështjen e njohjeve të Kosovës, me të gjitha kapacitetet që kemi pasur. Jemi munduar ta bëjmë më të mirën për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në forumet shumëpalëshe jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk ka prani, ne të jemi zëri i Kosovës dhe të adresojmë të gjitha çështjet që e ngarkojnë agjendën e saj”, ka thënë ministri Cakaj.

 

Cakaj: Shqipëria e gatshme të nisë zhbërjen e kufirit me Kosovën

Shqipëria është e gatshme të zhbëjë kufirin me Kosovën, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, i kishte propozuar qeverisë së Shqipërisë që së bashku ta heqin kufirin me Kosovën. “Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të merr këtë vendim”, pati deklaruar Thaçi në një konferencë për media në fund të dhjetorit të vitit, 2019. Përgjigja nga Shqipëria, atij i erdhi përmes ministrit Cakaj i cili tha se edhe Tirana zyrtare pajtohet që kufiri të zhbëhet. “Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha Cakaj. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë bashkëpunim në shumë fusha, por ai bashkëpunim, sipas tij, duhet të jetë maksimal. Një angazhim të veçantë në politikën e tij të Jashtme, Cakaj tha se ia kushton edhe vendosjes së ambasadave të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ministri Caka, i cili është nga Kosova, i ka dhënë një shpirt të ri të afirmimit të shtetit të Kosovës në botë.

 

GENC CAKAJ TAKOHET ME KRYEMINISTRIN KURTI

Diplomatin shqiptar, Genc Cakaj që po qëndron në Kosovë gjatë ditës sotme e ka pritur në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shefi i ekzekutivit takimin me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e ka mbajtur të mbyllur dhe pa praninë e mediave. Këto të fundit u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

 

CAKAJ TAKON EDHE OSMANIN

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ndërkohë mediat u lejuan të marrin vetëm pamje të takimit. Diplomati shqiptar po qëndron gjatë ditës së sotme në Kosovë ku ka pasur një varg takimesh me krerët institucional të Kosovës. Cakaj është takua edhe me ministrin për punë të jashtme Glauk Konjufcën.

 

Palmer: I takon Prishtinës dhe Beogradit të krijojnë parametrat e dialogut

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan revista online EUobserver, duke iu referuar një interviste me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Pallmer. “U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Pallmer për EUobserver kur është pyetur për këtë ide. “Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke ”, ka shtuar ai. “Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash Pallmer.

 

Grenell mohon se SHBA-ja mbështet shkëmbimin e territoreve

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mohuar se ai, dhe qarqet amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell e ka quajtur si lajm të rremë një raportim të revistës “EU Observer” në të cilën thuhet se “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tutje popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell edhe më tutje e promovon idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes". “Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët të pajtohën – unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe jo në politikë”, ka shkruar Grenell.

 

Kina publikon studimin më të madh për koronavirusin e ri

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të infektuara me koronavirusin e ri,Covid-19. Ky është studimi më i madh që prej fillimit të epidemisë.Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se më shumë se 80 për qind e rasteve kanë qenë me simptoma të lehta, duke theksuar se më të rrezikuarit nga virusi janë të moshuarit. Studimi tregon gjithashtu për një rrezik të lartë për personelin mjekësor. Publikimi i studimit vjen pasi një drejtor i spitalit në Vuhan, ka vdekur dje nga infeksioni me virus. Liu Zhiming, 51 vjeç, ishte drejtori i Spitalit Wuchang në Vuhan - një nga spitalet kryesore, në qytetin ku është epiqendra e virusit. Ai është një nga zyrtarët më të vjetër shëndetësorë që vdiq deri më tani.

Turqia dhe Rusia me kërcënime të ndërsjella për situatën në Siri

Turqia dhe Rusia shkëmbyen paralajmërime ndaj njëra tjetrës lidhur me luftimet në Idlib të Sirisë. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, kërcënoi se forcat turke do të ndërmarrin një operacion "të menjëhershëm" në Siri, për t'i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar. Erdogan tha se bisedimet me Moskën - gjatë dy javëve të fundit - nuk kishin arritur "rezultatin e dëshiruar" dhe paralajmëroi se Turqia do të niste një ofensivë në Siri nëse Damasku nuk tërhiqte forcat e tij deri në fund të muajit. Kremlini iu përgjigj shpejt kërcënimit të Erdoganit, duke paralajmëruar se çdo operacion kundër forcave siriane do të ishte "skenari më i keq", raporton AFP. Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit. Organizatat humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim urgjent dhe një ndihmë ndërkombëtare, për gati një milion njerëz, që po ikin nga sulmi i forcave qeveritare në provincën veri-perëndimore të Idlibit.

 

Irani nuk do t'i dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas

 Irani nuk do t’ia dorëzojë asnjë vendi tjetër, kutinë e zezë të aeroplanit ukrainas të rrëzuar në Teheran, kanë thënë zyrtarët qeveritarë. Aeroplani ukrainas është rrëzuar pak pasi ishte nisur nga Teherani më 8 janar. Shumica e viktimave kanë qenë iranianë dhe shtetas kanadezë. Tri ditë më vonë, Teherani ka thënë se aeroplani është rrëzuar “gabimisht” nga një raketë, në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha javën e kaluar se duhej të bëhej një hetim i plotë dhe i pavarur për rrëzimin e aeroplanit. Rrëzimi i aeroplanit ndodhi në kohën kur forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian kundër forcave amerikane në Irak. Sulmet erdhën disa ditë pasi komandanti më i shquar ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, u vra në një sulm me avion amerikan në Bagdad. "Ne kemi të drejtë ta lexojmë vetë kutinë e zezë. Ne kemi të drejtë të jemi të pranishëm në çdo ekzaminim të kutisë së zezë", tha ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif. Sidoqoftë, Irani është në diskutime me vendet e tjera, veçanërisht me Ukrainën, rreth hetimit, tha ai.

 

Qeveria në Tripoli pezullon bisedimet për paqe në Libi

Qeveria e Libisë, e njohur ndërkombëtarisht, ka pezulluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, pasi forcat e poziconuara në lindje të shtetit kanë sulmuar portin e kryeqytetit, Tripoli.

“Shkeljet e armëpushimit janë rikthyer”, ka thënë Qeveria përmes një deklarate.“Milicitë kanë sulmuar portin e Tripolit, i cili konsiderohet pikë shpëtimi për shumë qytete të Libisë”, është shtuar në deklaratë. Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se “do të pezullojnë pjesëmarrjen në bisedimet ushtarake të zhvilluara në Gjenevë derisa të merren qëndrime të ashpra kundër agresorit dhe dhunës”. Kombet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar marrëveshje për armëpushim në mes të qeverisë në Libi dhe Ushtrisë Kombëtare të Libisë, me bazë në lindje të shtetit, qëllim i së cilës është marrja e kontrollit të kryeqytetit. Ky shtet i Afrikës Veriore është shkatërruar nga dhuna, prej kur udhëheqësi Muammar Qaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe më pas është vrarë më 2011.

 

Nurkoviq për vizitë sot në Ulqin

Minsitri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Osman Nurkoviq qëndroi sot për vizitë zyrtare në Ulqin, ku u takua me kryetarin e kësaj komunë Loro Nrekiq me bashkëpunëorë. Ministri Nurkoviq pas këtij takimi njoftoi gazetarët se temë kryesore e këtij taklimi ishte inicimi dhe realizimi i projekteve infrastrukturore, veçmas atyre rrugore në këtë komunë, pa të cilat Ulqini nuk mund të ketë zhvillim të përgjithshëm ekonomik, sikurse edhe për përfitimet e shumta që qytetarët e kësaj komunë dhe të Malt të Zi do të arrijnë me përfundimin e tyre. “ Sot përsëri kemi përmendur nevojën e ndërtimit të aeroportit në Shtoj, për të cilën flitet tash dyzet vite. Ne do të vazhdojmë me këtë nismë , sepse vlerësojmë se do të ishte një shtytje e madhe në zhvillimin e turizmit  në Komunën e Ulqinit dhe zhvillimin e shtetit të Malit të Zi. Përmendëm edhe ndërtimin eventual të marinës, ndërtimin e bulevardit në drejtim të Shtojit të Epërm dhe ndërtimin eventual të bulevardit nga Shtoli i Epërm deri në Bunë. Poashtu shqyrtuam edhe mundësinë e hapjes së kalimit të ri kufitar për në Shqipëri, i cili do të lehtësonte komunikacionin e rënduar gjatë muajëve të verës”, theksoi ndër të tjera Nurkoviq. Ai vuri theksin edhe në rëndësinë e projektit madhor siç është Koridori Adriatiko – Jonian dhe përfitimet që Komuna e Uklqinit do të ketë nga ky projekt.Vlerësoi edhe rëndësinë e nismave rajonale për forcimin e bashkëpunimit , shkëmbimin e pikpamjeve për zhvillimet rajonale dhe integrimet rajonale.

 

Përgatiti Gjekë Gjonaj

Nesër ndërperje të rreshurave

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme

             Temperaturat  e ajrit të shënuara në orën 13: Ulqin 18 , Podgoricë , Tivar e H. Novi 16, Nikshiq e Beeranë  12, Bjello Pole e Cetinë 11, Plevle e Shavnik 10, Kollashin e Plluzhinë 9, Plavë e Rozhaj 8 dhe në Zhablak 4 g.

           

Për nesër në viset qendrore dhe jugore parashihet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual, kurse në veri do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të borës dhe të skllotës. Do të fryjë erë veriore dhe veri lindore mestare deri e fortë,Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej - 2deri në 15 g.c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се