Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 10. 2013. 16:52 >> 17:40

LAJMET 1.10.2013

1.10.2013

Ministria për punë të brendshme do të formojë deri në fund të vitit komisionin

Ministria për punë të brendshme do të formojë deri në fund të vitit komisionin  i cili do të vërtetojë  nëse organet shtetërore  në rastet e vrasjeve  të pa zbardhura dhe të sulmeve ndaj gazetarëve kanë bërë çdo gjë nga Kometencat e veta ka paralajmëruar   ministri Rashko Konjeviq.

Ai ka sqaruar se në Komision do të gjenden përfaqësuesit e Organeve shtetërore , të mediave dhe OJQ. Kemi për qellim të shfrytëzojmë të gjitha përvojat e rëndësishme nga vendet e rajonit të cilat kanë pasur komisione të tilla , u ka deklaruar Konjeviq gazetarëve pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të UE dhe të NATO-s. Ai ka theksuar se ambasadorët i kanë njoftuar me punën e policisë gjatë 10 muajëve të kaluar.

 

Veloviq duhet ti sqarojë pohimet se në polici ekzistojnë struktura kriminele

Ish drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq duhet ti sqarojë pohimet se në polici ekzistojnë struktura kriminele të cilat kanë krijuar afera për diskreditimin e tij, ka theksuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq.

Duke komentuar deklaratën e Veloviq se në polici ekzistojnë struktura kriminele të cilat kanë sajuar afera për diskreditimin e tij dhe se disa nëpunës kanë fshehur të dhënat lidhur me rastin e sulmit kundër gazetares  Olivera Llakiq , Konjeviq ka theksuar se sqarimin për këto pohime duhet ta jap vetë Veloviq.

 

Fran Lulgjuraj ka dhënë sot dorëheqje

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj ka dhënë sot dorëheqje në këtë funksion sepse , siç ka sqaruar , nuk është organizuar referendumi  konsultativ për Komunën e Tuzit i paraparë deri në fund të shtatorit.

Dëshirojë të njoftojë opinionin se dorëheqja ime ekskluzivisht është e karakterit personal dhe shkak i këtij akti janë deklaratat e mija dhënë për mediat se nëse deri në fund të shtatorit nuk do të mbahet referendumi për këtë Komunë , thuhet në Kumtesën e Lulgjuraj. Ai konsideron se është obligim moral ndërmarrja e hapit të tillë sepse  fjala e dhënë  duhet respektuar , edhe pse vonesa e mbajtjes së referendumit është e natyrës objektive, theksoi Lulgjuraj në deklaratën dhënë agjencisë MINA. Ai ka theksuar se tekstin e dorëheqjes ia ka dorëzuar kryetarit të Këshillit të PDS të Tuzit Halil Dukaj, sepse kjo parti e ka propozuar për këtë funksion. Me vendimin e vetë Lulgjuraj e ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit Fadil Kajoshaj.

 

Demant i Qeverisë

Qeveria e Malit të Zi ka demantuar përmes rrjetet shoqërorë TUITER paralajmërimet se ish ministri i financave dhe i ekonomisë së Serbisë Mllagjan Dinkiq së shpejti mund të emërohet këshilltar i Kryeministrit Millo Gjukanoviq. Gazeta “pres” e Beogradit ka shkruar se Qeveria e Malit të Zi është shumë e interesuar që ta angazhojë Dinkiq për këshilltar special  për investime. PRES po ashtu thekson se Dinkiq nuk është larg vendimit që ta pranojë këtë angazhim.

 

Gjurgjina Nina Ivanoviq do të mbetet në këtë funksion

Prokurorja speciale Gjurgjina Nina Ivanoviq do të mbetet në këtë funksion me siguri  deri kah mesi i vitit të ardhshëm, respektivisht deri me miratimin e ligjit të veçantë për prokurorin speciale . Këtë  e ka deklaruar ushtruesi i detyrës të kryeprokurorit të shtetit Veselin Vukotiq.

 

Markoviq shteti do të tregoje kapacitete demokratike

Ministri i drejtësisë Dushko Markoviq ka theksuar se e ka marr kërkesën për mbajtjen e manifestimit tre ditor të personave LGBT dhe marrshit të krenarisë me 20 tetor , duke theksuar se është i bindur se shteti do të ketë kapacitete demokratike në mënyrë që kjo ngjarje të kalojë në mirëkuptim dhe tolerancë. Markoviq ka theksuar  se se dje ka marr paralajmërimin për mbajtjen e marshit me 20 të këtij muaji.

Në drejtorin e policisë është formuar ekipi i cili do të përcjell përgatitjen e manifestimit dhe do të vlerësojë të gjitha aspektet lidhur me të në mënyrë që në fund të sjell vendimin adekuat, u ka deklaruar Markoviq gazetarëve  në margjinat e konferencës mbi mbrojtjen nga diskriminimi.

 

Nënshkruhet  memorandumi  për bashkëpunim

Përfaqësuesit e qendrës për arsimimin qytetarë dhe të drejtorisë për punët   inspektuese kanë nënshkruar sot memorandumin për bashkëpunim me të cilin obligohen  se do të bashkëpunojnë në kuadër të projektit me titull “Përmes inspektimit kundër korrupsionit “ qellimi i të cilit është rritja e besimit të opinionit në sistemin juridiko penal.  Memorandumin e kanë nënshkruar drejtorja ekzekutive e Qendrës Dalibora Ulareviq dhe drejtori i drejtorisë  Bozhidar Vuksanoviq.

 

Nis raundi i radhës i bisedimeve të grupeve punuese në Bruksel

Nga sot deri më 4 tetor në Bruksel do të mbahen takimet e grupeve punuese në kuadër të dialogut për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Temat që priten të diskutohen gjatë këtij raundi janë: çështja e zgjedhjeve lokale, liria e lëvizjes, doganat, si dhe çështja e zyrave ndërlidhëse. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

 

Blomeyer: Nuk ka ndryshim të kursit ndaj Kosovës

Gjermania  dhe Britania e Madhe kanë qëndrim të përbashkët se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën duhet të ndërlidhet ngushtë me procesin e anëtarësimit  të Serbisë në BE. Kështu tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Edhe Qeveria e re e Gjermanisë do të vazhdojë politikën e saj konstante në Kosovë dhe Ballkan, ka thënë ai. Blomeyer ka theksuar se zgjedhjet në veri paraqesin një shenjë kthese për serbët, sepse tani ata e dinë ku është e ardhmja e tyre. Blomeyer ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë përparimet që janë arritur deri më tani me marrëveshje 19 prillit.

 

Haradinaj: Po punoj ta rrëzoj nga posti Hashim Thaçin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dekalori sot se është duke punuar që ta rrëzoj nga posti, kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa nuk e ka kometuar mundësinë e kualicionit me PDK-në, pas zgjedhjeve lokale.

Unë besoj se do ta ndërrojmë Thaçin me zgjedhje” tha Haradinaj, sipas të cilit AAK-ja ka shënuar ngritje në shumë komuna. Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, të cilin e quajti president historik.
Haradinaj ftoi edhe qytetarët që të mos humbin shpresat, duke theksuar se do ta ndërroj Hashim Thaçin nga qeverisja.

 

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Zvicrës për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marty Lang. Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadoren Lang për proceset në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marty Lang, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit zviceran për Republikën e Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Lang kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në shumë fusha ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

 

Ashton shpreson edhe në një marrëveshje Kosovë-Serbi

Zgjedhjet në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, paraqesin një mundësi të madhe; për herë të parë, nga viti 1999, Serbia u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në zgjedhje.

Kështu ka deklaruar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në një tribunë të qendrës për studime “Woodrow Willson”.“Pas zgjedhjeve  mund të vijë deri te një tjetër marrëveshje midis palëve”, ka thënë ajo. Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Ashton ka thënë se meritat kryesore për të nuk i ka ajo, por dy kryeministrat. Baronesha Ashton po ashtu ka thënë se kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq duan që vendet e tyre të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Irak: 1,000 të vrarë gjatë shtatorit

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak bën të ditur se rreth 1,000 irakianë janë vrarë gjatë shtatorit, një nga muajt më të përgjakshëm të vitit në këtë vend. Shifra prej 979 të vrarësh, e publikuar të martën, është megjithatë më e ulët se ajo e korrikut e cila shënoi 1,057 të vdekur.

Raporti bën të ditur se më shumë se 2,100 njerëz kanë mbetur të lënduar gjatë muajit të fundit dhe se rajoni më i prekur është ai i Bagdadit, ku 418 njerëz kanë ndërruar jetë përgjatë akteve të ndryshme të dhunës. Në të njëjtën kohë, një nga grupet e Al-Kaidas ka marrë përsipër përgjegjësinë për koordinimin e sulmeve të djeshme,që vranë më shumë se 50 persona, kryesisht shiitë.
Në një postim onlajn pak orë pas sulmit, grupi xhihadist Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti tha se sulmet erdhën pas “arrestimeve dhe torturimeve të popullsisë sunite” nga qeveria shiite e Irakut.

 

SHBA dënon dhunën në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar gjakderdhjen e fundit në Irak. Mbi 50 persona janë vrarë të hënën nga disa shpërthime me bomba, që kanë pasur në shënjestër lagjet me shumicë shiite në dhe përreth Bagdadit.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, e ka cilësuar dhunën si “të neveritshme dhe të turpshme”.“Terroristët që kanë kryer këto sulme janë armiq të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ajo. Sulmet dyshohet se janë kryer nga militantët sunit. Pjesëtarët e komunitetit sunit  akuzojnë Qeverinë irakiane, të udhëhequr nga shiitët, për diskriminim.

 

Ekipi i çarmatimit nis sot punën në Siri

Një ekip i ekspertëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pritet të arrijë sot në Damask, për të nisur procesin e verifikimit dhe të eliminimit të armëve kimike të Sirisë.

Regjimi sirian është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit kimik pas një sulmi të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur më 21 gusht dhe ka vrarë qindra persona. Çarmatimi parashihet me një marrëveshje të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila javën e kaluar është shndërruar në rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Dje, nga Siria janë larguar inspektorët e OKB-së, të cilët kanë hetuar akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri. Ata kanë përfunduar misionin dhe raportin do ta lëshojnë muajin e ardhshëm.

 

Netanyahu i kërkon Obamës presion mbi Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të vazhdojë presionin mbi Iranin. Obama dhe Netanyahu  janë takuar në Shtëpinë e Bardhë, tre ditë pasi presidenti amerikan dhe ai iranian kanë folur në telefon.

Ky ka qenë kontakti i parë midis SHBA-së dhe Iranit në nivel të tillë, në më shumë se tre dekada. Obama ka thënë se Irani duhet të dëshmojë sinqeritetin e tij në negociata, duke ndërmarrë aksione që zgjidhin shqetësimet për programin e tij bërthamor. Ai është zotuar se SHBA-ja nuk do të lehtësojë para kohe sanksionet  mbi Republikën Islamike dhe ka thënë se aksioni ushtarak mbetet opsion. Izraeli ka akuzuar Iranin se përpiqet të shfrytëzojë negociatat për të fituar kohë në zhvillimin e armës bërthamore.
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

 

Venezuela dëbon tre diplomatë amerikanë

Venezuela ka dëbuar një diplomat të lartë amerikan dhe dy punonjës të tjerë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata kanë punuar me kundërshtarët politikë të Qeverisë së presidentit Nicolas Maduro dhe kanë bërë përpjekje të destabilizojnë Venezuelën.

Maduro, në një paraqitje televizive, ka thënë se amerikanët kanë 48 orë për të lënë  vendin. Ai ka thënë se autoritetet kanë zbuluar një grup zyrtarësh në ambasadën amerikane që kanë mbështetur djathtistët ekstremë dhe kanë financuar aktet për sabotazh kundër sistemit elektrik dhe ekonomisë së Venezuelës. Në mesin e të dëbuarve është e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, Kelly Keiderling.

 

Nesër mot pa të reshura

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore.

Temperaturat: Podgoricë e Tivat 24, H. Novi 23, Ulqinë e Budvë 22, tivar e Cetinë 20, Nikshiq 18, Shavnik 15, Plavë 13, Kollashin e B. Pole 10, Rozhaj 9 dhe në Zhablak 6 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , intervale me diell dhe i thatë. Në veri , vende vende janë të mundshme edhe reshje të dobëta e lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 24 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се