Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 02. 2020. 16:56 >> 17:01

Ditari 18.02.2020

18.02.2020

Ligji është shfrytëzuar si luftë e kryqëzatave kundër Malit të Zi

Ligji për liritë fetare është shfrytëzuar që kundër Malit të Zi të iniciohet luftë e kryqëzatave, ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq , duke shtuar se nuk ekziston forcë e cila Malin e Zi mund ta shndërrojë në shtet teokratik. Proçesionet protestuese, siç ka theksuar ai, nuk kanë lidhje me ligjin , por , siç konsideron ai , qëllimi është që Mali i Zi të prezantohet si shtet serbë , të cilit do ti shlyhej pavarësia e arritur në referendumin e vitit 2006. “Nuk ekziston forcë e cila Malin e Zi mund ta shndërrojë në një shtet teokratik”, ka deklaruar Boshkoviq për Radion e Malit të Zi. Këtë pohim ai e bazon në ikonografinë e cila mund të shihet në proçesionet protestuese , por edhe në shumë motive të vizatuara serbe në tërë Malin e Zi. Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Serbinë pas ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me miratimin e Ligjit për lirinë e feve i ka quajtur si marrëdhëniet më të këqija që prej vendosjes së pavarësisë. Boshkoviq, ka theksuar se Fronti Demokratik është organizatë e tejkaluar politike në Mal të Zi dhe se Kisha ortodokse serbe është i vetmi subjekt i cili ka qenë në gjendje të gjenerojë korpusin pro serbë. “Mali i Zi është shtet i të gjithë qytetarëve të tij, pa marr para sysh se si ata deklarohen dhe askush nuk mund ta pengojë rrugën e Malit të Zi drejtë një shteti modernë evropiane, ka theksuar Boshkoviq. Ai ka vlerësuar se Ligji për liritë fetare është cilësor dhe se çdo qytetari do t'ia  garantojë realizimin e të drejtave fetare në pajtim dhe përputhje me nevojat e tij.

Për shkak të ndezjes së flamurit mbetën 72 orë në paraburgim

Prokuroria themelore e shtetit në Kotorr ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 72 orëve të dyshuarve për ndezjen e flamurit shtetëror të Malit të Zi në Budvë. Sot para dite policia ka arrestuar tre persona ,për të cilët dyshohet se në Budvë e kanë ndezur flamurin e Malit të Zi. “Prokurori themelore i  shtetit në Kotorr ka caktuar masën e paraburgimit për tre persona , për shkak të dyshimit se me 16. shkurt në Budvë e kanë ndezur flamurin e Malit të Zi. Të dyshuarit akuzohen për shkak të kryerjes së veprës penale të cenimit të autoritetit të Malit të Zi “, është kumtuar nga Prokuroria themelore e shtetit në Kotorr. Për ndryshe kjo nuk është hera e parë e perllosjes së simboleve shtetërore të Malit të Zi. Para do kohe në rrjetet shoqërore është publikuar inçizimi në të cilin shihet se si nxënësit në oborrin e një shkolle fillore në  Podgoricë e shqyejnë flamurin shtetëror të Malit të Zi.

Krijohen kushtet për zbatimin e Ligjit për simbolet

Pas hyrjes në fuqi të rregullores mbi mënyrën më precize për përdorimin, si dhe përbërjen e materialit të flamurit të Malit të Zi , janë krijuar të gjitha kushtet e domosdoshme për implementimin e plotë të Ligjit për simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë , është vlerësuar nga Ministria e kulturës. Kjo ministri, siç kanë theksuar, i ka njoftuar të gjithë që janë të detyruar të zbatojnë këto dispozita që të ndërmarrin aktivitete të nevojshme në këtë drejtim. Siç theksohet , qëllimi është që të shmangen pasojat e pa dëshiruara ose zbatimi i dispozitave ndëshkuese nga ky ligji dhe dispozitat tjera , me të cilat mbrohen simbolet shtetërore.

 

Gjimnazi simboli më i bukur i Podgoricës

Gjimnazi “Sllobodan Shkeroviq” është simboli më i bukur i Podgoricës, fidanishte intelektualësh , vend me rëndësi nacionale dhe shoqërore i cili askurrë nuk ka pushuar të jetë vend i progresit dhe i ambicieve dhe energjisë rinore, ka vlerësuar drejtorja e këtij institucioni shkollor ,Zoja Bojaniq – Llalloviq. Për ndryshe solemniteti me rastin e 113 vjetorit të ekzistimit të gjimnazit është mbajtur sot në Podgoricë. Ministri i arsimit në Qeverinë e Malit të Zi ,Damir Shehoviq, ka theksuar se fryma e gjimnazit të Podgoricës ka qenë dhe është vlerë e madhe dhe e pa zëvendësuar. “Ju nuk jeni vetëm një shkollë ekselence, edhe pse ky epitet është njëra prej karakteristikave tuaja më të rëndësishme. Gjimnazi nuk është është as godina më e bukur , të cilën kemi pasur kënaqësinë që para do kohe ta rinovojmë, por ju jeni një hapësirë me një shpirt të gjallë”, ka theksuar Shehoviq. Drejtorja Bojaniq -Llaloviq ka folur edhe për të arriturat e këtij institucionit arsimor dhe edukativ. “Sot mësimin në Gjimnaz e ndjekin 2 mijë nxënës , të cilët në formën më cilësore dhe në kushte të mira përgatiten në sfidat e mëtejme profesioniste dhe jetësore. Edhe në vitin e kaluar gjimnazistët , me përkrahjen e profesorëve të tyre kanë shënuar rezultate të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës, ka theksuar Bojaniq-Llalloviq.

Së shpejti parku i ri afër Gjimnazit në Podgoricës

Së shpejti do të mbyllet për komunikacion rruga para Gjimnazit “Sllobodan Shekroviq “ në Podgoricë dhe në një mënyrë do të ndërtohen dy hapësira të gjelbra – Oborri i gjimnazit dhe parku i ri dhe në këtë mënyrë do të fitohet një oazë e gjelbër mu në zemrën e Podgoricës,ka deklaruar kryebashkiaku,Ivan Vukoviq. Vukoviq me bashkëpunëtorët ka vizituar sot punët përfundimtare në ndërtimin e parkut në afërsi të drejtpërdrejt të Gjimnazit “Sllobodan Shkeroviq”. Kryebashkiaku Vukoviq me këtë rast Drejtorisë dhe nxënësve ua ka uruar Ditën e gjimnazit,i cili ka qenë dhe ka mbetur simbol i kryeqytetit , shkollë për të cilën të gjithë janë krenarë.

 

Takimi i parë me kryeministrin do të mbahet gjatë kësaj jave

Takimi i parë i kryeministrit Dushko Markoviq me akterët politikë dhe shoqëror të cilët i ka ftuar për dialog, do të duhej të mbahet gjatë kësaj jave , i është vërtetuar Radios së Malit të Zi nga Qeveria. Nga Qeveria kanë theksuar se në letrën e kryeministrit pozitivisht janë përgjigjur shumica e tyre. “Në letrën dërguar përfaqësueseve të partive opozitare parlamentare , OJQ -ve të cilat merren me çështjen e integrimeve evropiane dhe me procesin zgjedhor përfaqësueseve të Bashkësisë akademike , si dhe mediave të shkruara dhe elektronike , shumica është përgjigjur pozitivisht , duke përkrahur qëndrimin e kryeministrit Markoviq mbi nevojën e dialogut dhe arritjen e kompromisit”, është kumtuar nga Qeveria.

 

Nënat nuk heqin dorë nga kërkesat

Ish shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me tre ose më tepër fëmijë u kanë bërë sot ftesë përfaqësuesve të koalicionit në pushtet që të japin dorëheqje , duke shtuar se nuk do të heqin dorë nga tubimet derisa të mos u kthehen të drejtat e arritura të përjetshme. Përfaqësuesja e nënave, Zhelka Savkoviq, ka theksuar se askush nuk mund ti ndalojë ato që ta mbrojnë të drejtën e arritur. Ajo u ka bërë ftes përfaqësuesve të pushtetit që ta kuptojnë se kanë bërë të pa drejta ndaj nënave . “Gabimi është njerëzorë, por po ashtu edhe pranimi i gabimit , por njerëzore është edhe që gabimi të përmirësohet”,ka theksuar Savkoviq në tubimin e mbajtur në platon afër Kuvendit të Malit të Zi. Savkoviq, ka theksuar se në këtë tubim kanë ardhur vetëm nënat të cilat nuk kanë frikë as nga policia as nga pushteti.

 

Gashi: Reciprociteti me Serbinë do të jetë gradual

Largimi i tarifës 100 përqind ndaj Serbisë do të jetë çështje ditësh dhe do të vendoset reciprociteti. Këto masa reciproke do të jenë graduale, por totale.

Kështu u tha sot nga dy partitë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, në tryezën e diskutimit që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se qeveria e re duhet t’i qaset me seriozitet dhe parime të qarta dialogut me Serbinë.

Sipas tij, kërkesa për interesat e Kosovës janë të panegociueshme.“Është një moment i favorshëm për Kosovën që të vendosen disa parime. Në këtë dialogu nuk mund të ketë marrëveshje pa u dialogu dhe shqyrtua secila rrethanë. Nuk besojmë se problemet e komplikuara bëhen me zgjidhje të thjeshta dhe përshpejtuara”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ishte më i qartë në largimin e tarifës ndaj Serbisë, ku tha se masat reciproke do të vendosen ndaj shtetit fqinjë, por duhet të jenë të kujdesshme që mos të pengojnë rifillimin e dialogut.Ai tha se masat e reciprocitetit nuk mund të jetë tërësisht të menjëhershme, pasi janë komplekse, do të jenë graduale dhe totale.

Kundërshtues ndaj këtyre deklaratave u shpreh shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, cili theksoi se në tavolinë n e diskutimeve me Serbinë duhet të shkohet vetëm me njohje reciproke.

Skeptik për masat e reciprocitet u shpreh edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

 

Osmani flet për liberalizimin e vizave: Nuk guxojmë të japim datë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka folur edhe për liberalizmin e vizave.

Osmani para gazetarëve ka thënë se Kosova duhet të jetë e unifikuar në politikën e jashtme, e në veçanti në çështjen e liberalizimit të vizave, raporton lajmi.net.

Osmani tha se vendimi për liberalizimin e vizave është politik dhe se kjo gjë është në duart e shteteve të Bashkimit Evropian.

“Liberalizimi ka të bëj me çështjen e unifikimit. Komisioni Evropian ka konstatuar që të gjitha kriteret janë përmbushur nga Kosova, por ky është një vendim politik nga shtete të caktuara që kanë hezitime”, theksoi Osmani, duke shtuar se shtetet e BE-së, kanë marrë vendim duke u bazuar në dezinformatat që i kanë pasur dhe jo në faktet reale.

Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës duhet të angazhohen në maksimum dhe të bashkëpunojnë me vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që janë kundër liberalizimit të vizave, në mënyrë që gjatë kohës sa presidenca udhëhiqet nga Kroacia, çështja e liberalizimit të futet në agjendë.

 

Vuçiq pritet të takohet sonte me Grenellin në Munih

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sonte në Munih me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadorin Richard Grenell.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Në prag të udhëtimit të tij në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut, Vuçiq njoftoi një takim me diplomatin amerikan, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse sipas tij të gjitha detajet e asaj nisme dhe dokumenti përkatës.

Për Gjermani ka udhëtuar tashmë homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës në kuadër të kësaj konference do të ketë takime me zyrtarë të lartë në mesin e të cilëve do të jetë edhe takimi me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e konferencës së Munihut do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Varhelyi: Shkupi dhe Tirana kanë mundësi t'i zbatojnë reformat

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, shprehu optimizmin e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund t'i zbatojnë reformat e kërkuara për t'u bërë anëtare të BE-së.

"Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dyja vendet", tha Varhelyi të martën në Bruksel.

"Ata nuk heqin dorë nga reformat... Ju do ta shihni se ata do t'i realizojnë. Dhe, nëse e bëjnë këtë, duhet të jeni të bindur se negociatat (për anëtarësim në BE) duhet të hapen", tha Varhelyi, i cili këtë muaj ka vizituar rajonin.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka bllokuar nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në tetor, ka thënë javën e kaluar se tani është i gatshëm të lejojë nisjen e tyre, nëse Komisioni Evropian u bën vlerësim pozitiv, muajin e ardhshëm.

Macron ka refuzuar të japë dritën e gjelbër në tetor, duke thënë se procesi i anëtarësimit të vendeve të reja në BE duhet të ndryshojë.

Këtë muaj, Varhelyi ka dalë me propozimin që vendeve të BE-së t'iu jepet autoritet për të shtyrë ose kthyer në pikën zero bisedimet për anëtarësim, nëse vendet kandidate nuk tregojnë përparim.

 

Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër më 19 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës me ftesë të ministres spanjolle të Punëve të Jashtme, BE dhe bashkëpunim, Arancha González Laya.

“Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të jenë çështjet e përfundimit të procesit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, nga ana e Kuvendit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale”, njoftojnë nga MPJ.

 

Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviq .

Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t'iu shërbejë qytetarëve kroatë "me ndërgjegje dhe përgjegjësi".

"Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t'i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij", tha Millanoviq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend "të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv".

"Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati", tha Millanoviq.

Millanoviq e mundi Grabar Kitaroviqin në zgjedhjet e 5 janarit.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitaroviqit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviq, në zgjedhjet e ardhshme.

 

Guteresh: Situatë tejet e rrezikshme

Epidemia e koronavirusit , e cila ka shpërthyer në Kinë, nuk është jashtë kontrollit, por situata është shumë e vështirë , ka deklaruar sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Antonia Guteresh. Guteresh , i cili qëndron për vizitë në Pakistan , ka theksuar se ekziston “rrezik i madh”. “Prandaj duhet të jemi të gatshëm gjithandej në botë për këtë” , ka theksuar ai ,transmeton AP. Guteresh në Pakistan merr pjesë në konferencën me rastin e 40 vjetorit prej kur refugjatët kanë ikur nga Afganistani fqinjë i përfshirë me luftë. Për ndryshe numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi është rritur në 1873 , në mesin e tyre edhe drejtori i spitalit kryesor në Vuhan , ka kumtuar komisioni shëndetësor në këtë qytet. Jashtë territorit të Kinës nga koronavirusi kanë vdekur 5 njerëz , kurse gjithësie janë infektuar rreth 73 mijë njerëz në tërë boten.

 

Forcat siriane konsolidojnë kontrollin në Alepo

Ushtria siriane tha se kishte marrë kontrollin e plotë të dhjetëra fshatrave në rajonin veriperëndimor të Alepos, dhe do të vazhdonte me fushatën e saj për të “zhdukur” grupet militante "kudo që gjenden" .

Përparimet u bënë pasi forcat e presidentit, Bashar al-Asad, larguan kryengritësit nga autostrada M5 që lidhte Aleonin me Damaskun, duke rihapur rrugën më të shpejtë midis dy qyteteve më të mëdha të Sirisë, për herë të parë në vitet e fundit .

Ky operacion po shihet si një përfitim i madh strategjik për Asadin.Vetë presidenti Asad, gjatë një paraqitjeje televizive paralajmëroi se konflikti nuk kishte mbaruar.

Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe të ndihmuar nga miliciët ro-iraniane, forcat qeveritare kanë intensifikuar që nga fillimi i vitit fushata e tyre për të rikthyer kontrollin në Alepo dhe pjesë të provincës fqinje Idlib në veri-perëndim të Sirisë.

Këto dy rajone janë bastionet e fundit që mbahen nën kontroll nga kryengritësit anti-qeveritarë që gëzojnë mbështetjen e Turqisë.

Ofensiva e forcave qeveritare në veriperëndim të Sirisë, që përkrahet nga Rusia, ka zhvendosur 900,000 persona nga dhjetori i vitit të kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara.OKB-ja po ashtu ka thënë se foshnje janë duke vdekur nga të ftohtit pasi kampet janë të mbushura.

“Kriza në veriperëndim të Sirisë ka arritur në nivel të tmerrshëm”, ka thënë udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Mark Lowcock.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje të dielën Rusisë që t’i japë fund mbështetjes për “mizoritë” e regjimit sirian në rajonin e Idlibit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

 

Sulmohet një ekip i vaksinimit në Pakistan

Një polic u vra dhe tre të tjerë u plagosën në Pakistan, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë që kishte në shënjestër një automjet policie .

Vetura e policisë po shoqëronte punonjësit e shëndetësorë, të cilët ishin pjesë e një fushate vaksinimi në rajon kundër sëmundjes së poliomelitit.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Kolaçi, një qytet që kufizohet me Afganistanin, por talibanët kryejnë sulme të rregullta kundër punonjësve që bëjnë vaksinimin, duke pretenduar se fushatat e tyre janë një komplot perëndimor për të sterilizuar fëmijët.

Forcat e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesve, tha zyrtari i policisë Wahid Khan.

Sulmi ndodhi pasi Pakistani, më 17 shkurt, nisi një fushatë tre-ditore të vaksinimit në shkallë vendi kundër sëmundjes së poliomelitit.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tre vendet e vetme në botë ku poliomieliti është akoma endemik.

 

Prokurorët turq urdhërojnë arrestimin e qindra personave të dyshuar për lidhje me Gulenin

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e rreth 700 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një përpjekjeje për grusht-shtet në vitin 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu .

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz .

Agjencia tha se operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Prokurorët në kryeqytetin Ankara, urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

      
     Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë stinë të vitit. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

            Temperaturat: Budvë 17, Tivar, H. Novi, Shavnik, Rozhajë  Nikshiq 16, Podgoricë, Cetinë, Ulqin , B. Pole e Beranë 15, Plavë e Kollashin 14, Plevle 12, Plluzhinë 11 dhe në Zhablak 9 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pas ditës ,vende vende me reshje të dobëta të shiut. Pas ditë dhe gjatë orëve të mbrëmjes në viset veriore shihu do të shndërrohet në borë dhe skllotë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 8 , kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се