Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 02. 2020. 17:23   >>  17:25

Ditari 17.02.2020

17.02.2020

Me fitore të reja në rrugën drejtë BE

Ballkani Perëndimor,  duhet të  ballafaqohet me të gjitha sfidat e të kaluarës me qëllim që të përparojë drejtë BE, ka theksuar mbrëmë, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Bruksel, pas  darkës jo formale të cilën për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ka organizuar kryetari i Këshillit të Evropës, Sharll Mishell. Problemi i ligjit për lirinë e feve nuk është problem vetëm i Malit të Zi, por atë duhet shikuar në një kontekst më të gjerë, ka theksuar Gjkanoviq. “Mali i Zi, është në gjendje që problemet me vendet tjera ti zgjidh në frymën më të mirë të praktikës dhe trashëgimisë Evropiane”, ka thënë  Gjukanoviq, njofton korrespondenti i TVMZ, nga Brukseli. Ai, ka shtuar se Mali i Zi, me përvojën e vetë të përgjithshme prej viteve të 90-ta, ka treguar se është në gjendje të bëjë këtë. “Këtë e shohim edhe sot në Mal të Zi. Paralelisht me atë që ne si Qeveri, e mbrojmë që edhe në të ardhmen të zhvillojmë një shtet qytetarë, shoqëri shumë etnike e cila do të jetë pjesë përbërëse e Bashkimit Evropianë dhe e Bashkësisë Euro- Atlantike, na vjen një propozim që Mali i Zi, të kthehet në statusin e shtetit nacional, bile më preciz shtet serbë, të kthehet në statusin e shtetit me të cilin do të drejtojë kisha ortodokse serbe. Pra, të kthehet në modelin e një shteti të shekulli të mesëm”, ka vlerësuar Gjukanvoiq. Kur është fjala për zgjerimin, Presidenti i Malit të Zi, ka vlerësuar se pas interesimit  deklarativ duhet të tregojë edhe interesimin esencial. Gjukanoviq, në Bruksel, ka marrë pjesë në darkën jo formale për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilën e ka organizuar kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell. Në darkën jo formale, ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropianë, Ursulla Fon Der Llajen, përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme Zhozef Borel si dhe kryeministri i Kroacisë si kryesuese e BE, Andrej Plenkoviq.

Feja nuk mund të përçaj

Feja dhe kisha, nuk mund të na përçaj sepse ato në Mal të Zi janë pasuri shpirtërore e këtij populli. Andaj atyre të cilët nxisin përçarje artificiale dhe manipulojnë me ndjenjat intime të besimtarëve, u rekomandojmë se ky është shekulli i 21-të e jo i 17 dhe se ideologjia  nga e kaluara e ka humbur betejën me Malin e Zi të emancipuar, kanë theksuar anëtarët e Social demokratëve në konventën e tyre komunale në Tivat. Siç kanë theksuar Mali i Zi progresiv , qytetarë dhe anti fashist , i cili respekton por edhe kërkon respektin , do ti mund ata të cilët mbi bazat e përçarjeve artificiale përpiqen të re animojnë historinë për një Mal të Zi ndryshe dhe të dikujt tjetër e jo Mali i Zi yni i përbashkët. Në kumtesë, shtohet se kryetari Brajoviq, ka konstatuar se ligji për liritë fetare është hartuar sipas standardeve më bashkëkohore, në konsultim me ekspertët juridik të Komisionit të Venecias. Ai ka theksuar se në Malin e Zi qytetarë, nuk mund të ketë shtet brenda shtetit dhe askush nuk mund të jetë mbi shtetin. Prandaj, të gjithë, pra edhe kisha, duhet ta respektojnë ligjin.

Mali i Zi, forcën e vetë e mat përmes marrëveshjeve të reja

Shumica në Ma të Zi, forcën e vetë nuk e mat me daljen numerike në rrugë, por me reparte të reja, kapacitete të reja turistike, me të arriturat në bujqësi si dhe me marrëveshje të reja të cilat nuk guxojnë dhe nuk do të jenë në dëm të Malit të Zi bashkëkohor Evropianë dhe Euro - atlantik, ka deklaruar nënkryetari i qeverisë, Millutin Simoviq, gjatë vizitës në Danillograd. Nënkryetari i Qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Millutin Simoviq, në fillim të vizitës punuese në Danillograd, ka vizituar 12 familje për të cilët janë punuar banesat e reja, në Spuzh. Me këtë rast, ka theksuar se duke respektuar të drejtën e të gjithë qytetarëve në shprehjen e ndjenjave të veta fetare dhe të ndjenjave tjera, shumica e energjisë të Malit të Zi, çdo ditë është e preokupuar me punë dhe krijim, me përgjegjësi dhe gatishmërinë për dialog në të cilin do të mënjanohen të gjitha dilemat. Mali i Zi, i tillë nuk e mat forcën e vetë me numrin e tyre që dalin në rrugë, por me reparte të reja, me kapacitete të reja turistike, me rezultatet e larta në bujqësi, pastaj me kilometra të rrugëve dhe ujësjellësve të ri, me shkolla dhe institucione të reja shëndetësore e të ngjashme, për qytetarët e Malit të Zi, të cilëve u nevojiten më së tepërmi. Mali i Zi, forcën e vetë e mbështet në marrëveshje të cilat nuk guxojnë dhe nuk do të jenë në dëm të Malit të Zi bashkëkohor Evropianë dhe Euro-atlantikë”, ka theksuar Simoviq, në Danillograd.

Roli i Malit të Zi, është kyç për sigurinë rajonale

I deleguari i sapo emëruar i mbrojtjes së Bullgarisë, koloneli Momçillo Ivanov, ka vlerësuar lartë rezultatet të cilat i ka shënuar Mali i Zi, në rrugën drejtë integrimeve evropiane duke veçuar rolin kyç të Malit të Zi, në kontekstin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Me të deleguarin, Ivanov, dhe ambasadoren e Bullgarisë, Maglena Pllugaçjeva Aleksandrova, ka biseduar ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Boshkoviq, e ka përgëzuar kolonelin, Ivanov, për detyrën e re duke i dëshiruar mandat të suksesshëm në periudhën që vjen. Siç theksohet, ministri Boshkoviq, e ka informuar kolonelin  për planet dhe prioritetet aktuale të Ministrisë së mbrojtjes së Malit të Zi , ka apostrofuar vendosmërinë e Malit të Zi për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon përmes promovimit aktiv të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe angazhimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionet dhe operacionet ndërkombëtare. Koloneli Ivanov ka shprehur përkushtimin për bashkëpunimin e mbrojtjes ndërmjet dy ministrive si dhe nevojën e shkëmbimit të përvojave më të mira me qëllim të forcimit të sistemeve nacionale mbrojtëse të dy vendeve.

 

“Nacionalizmat, janë rrezik serioz për shoqërinë”

Shoqëria malazeze prej vitit 2012, është shtyrë në drejtim të ekstremizmit të djathtë, kurse ngjarjet rreth ligjit për liritë fetare, janë finale e këtij procesi, kanë vlerësuar nga Qendra për tranzicionin demokratik, duke shtuar se shtetin e pret rrugë e gjatë dhe e mundimshme për të dalë nga situata aktuale. Drejtori i kësaj qendre, Dragan Koprivica, ka theksuar se prej atëherë e deri sot, në diskursin publikë malazezë, përsëri kanë zënë vend të rëndësishëm revizionistët dhe kriminelët e luftës. “Vend të rëndësishëm kanë zënë “Trimat” e viteve të 90-ta, të njëjtit ata që kanë mbjell dhunë, vuajtje dhe frikë dhe për të cilët kemi menduar se janë pjesë e të kaluarës”, ka theksuar Koprivica, për agjencinë MINA. Në këtë drejtim, siç konsideron ai, ka kontribuar edhe paaftësia e pushtetit që ti zgjidh çështjet e brendshme në vend, të rris cilësinë e jetës dhe të çrrënjos padrejtësi dhe pjesëtarët e privilegjuar të shoqërisë. Ai, është i mendimit se popujt pakicë , të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtyre lëvizjeve, në opinion vazhdimisht sillen sikur nuk u interesojnë ngjarjet aktuale në vend.

 

Regjistrat zgjedhor janë cilësor dhe bazë e saktë e të dhënave

Regjistri zgjedhor i Malit të Zi, është cilësor dhe bazë e saktë e të dhënave sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq. Ai, këtë e ka deklaruar gjatë takimit me ambasadorët rezidentë në Mal të Zi, me shefin e delegacionit të BE dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare. “Të gjithë veprojmë në mënyrë transparente sepse duam të krijojmë kushtet në bazë të të cilave qytetarët do të mund të zgjedhin përfaqësuesit e vetë në zgjedhjet e lira, në atmosferën e tolerancës demokratike, të paqes dhe respektimit të sundimit të ligjit”, ka deklaruar ministri, Nuhoxhiq. Ai,  ka shtuar se një pjesë e rëndësishme e aktiviteve reformuese të cilat i zbaton Ministria e punëve të brendshme kontribuon në avancimin e procesit zgjedhor gjë që në pjesën e kritereve politike, është njëri ndër kushtet për asocim në BE.

Presidenti Thaçi, përgëzon qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar të gjithë qytetarët e vendit me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Popullit të Kosovës, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, nga zemra ju uroj dymbëdhjetë vjetorin e Shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në urim. Thaçi i ka bashkëngjitur urimit edhe videon nga dita e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008, në Kuvendin e Kosovës

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme, derisa ka bërë thirrje për ruajtje të sovranitetit territorial.

Në seancën solemne të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritje të aspiratave të kombit shqiptar.

Me rastin e kësaj dite, qytetarët i kanë përgëzuar edhe autoritetet tjera shtetërore dhe përfaqësues të partive politike. Po ashtu, në nderë të kësaj dite u organizuan aktivitete të shumta dhe vizita në varrezat e dëshmorëve kosovar.  

 

M.Pompeo; Pavarësia e Kosovës, e rëndësishme për stabilitetin e B.Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përgëzuar Kosovën në përvjetorin e 12-të të pavarësisë së saj, duke thënë se sovraniteti dhe pavarësia e këtij shteti janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, është thënë se Shtetet e Bashkuara janë të motivuara nga ngjarjet e fundit, që janë shenjë e lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe lidhjeve me Serbinë.

Me këtë rast, Pompeo, duket se u është referuar marrëveshjeve të arritura mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për vendosjen e linjave ajrore dhe atyre hekurudhore në mes të të dyja vendeve.

Sipas Pompeos, këto zhvillime shtrojnë rrugën për përparim më të madh në normalizim të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt.

Sekretari amerikan ka përmendur edhe gatishmërinë e SHBA-së për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën.

Rrugëtimi 12-vjeçar i shtetit të pavarur të Kosovës

Edhe pas dymbëdhjetë vitesh si shtet i pavarur, Kosova nuk arriti ta ndjek hapin me të cilin ecnin vendet e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Momentalisht, nuk ka një perspektivë të qartë evropiane, pasi banorët e shtetit më të ri kanë mbetur të izoluar, duke qenë kështu të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin pa viza na Zonën Schengen.

Gjatë kësaj periudhe, Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, nisi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili akoma nuk ka përfunduar, themeloi Gjykatën Speciale për Krime Lufte dhe po vazhdon përpjekjet për t’u përfshirë në strukturat evropiane. Ndërkohë që sfidë brenda Kosovës, vazhdon të jetë zhvillimi i ekonomisë, arsimi dhe shëndetësia, shkruan lajmi.net.

Dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, projekt ky që u mbështet nga shumica e vendeve demokratike, Kosovën e kanë njohur 116 prej tyre.

23 nga 28 vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën.

Mirëpo Kosova stagnoi në katër vitet e fundit, ku sipas asaj që shihet në faqen zyrtare, Republikën e Kosovës, e kanë njohur vetëm 5 shtete, përkatësisht që nga shkurti i vitit 2018, nuk ka pasur asnjë njohje.

Në anën tjetër, sipas Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë deri më tani 13 vende kanë tërhequr njohjet e tyre të pavarësisë së Kosovës.

17 Shkurti i vitit 2008 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe përmbyll sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. /Lajmi.net/

 

Kryeministri, Rama, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit ka uruar për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkroi Rama.

Në urimin e tij postuar në rrjete sociale, ai ka shtuar edhe një video me himnin e Kosovës. /Lajmi.net/ 

BE, mban sot konferencë donatorësh për Shqipërinë

Bashkimi Evropian mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë.

Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.

Sipas vlerësimit të autoriteteve shqiptare, tërmeti shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

"Në total, 202,291 njerëz në 11 komuna janë prekur nga katastrofa", ka vlerësuar ditë më parë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Pak ditë pas tërmetit, Komisioni Evropian i ka ndarë Shqipërisë 15 milionë euro ndihmë humanitare.

 

Shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, të cilat ishin dakorduar që të mbahen më 12 prill të këtij viti.

 Në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite u shpërnda, ndërsa pastaj Xhaferi duke i respektuar afatet për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill e ka nënshkruar vendimin.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pret dokumentin zyrtar të kryetarit të Kuvendit, pas çka pas orës 20 e 30 minuta do të mbajë mbledhje me disa pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, raporton Koha.mk.

 

Më tepër se 1700 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni​ i Shëndetit Kombëtar.

I njëjti bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.

Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.

Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.

Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

 

Tramp, kërkoi nga Rusia të mos përkrah mizoritë në Idlib

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, "për të shprehur shqetësimin e tij për dhunën në Idlib të Sirisë", tha sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Sipas tij, Trump kërkoi që Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për "mizoritë" e regjimit sirian dhe shprehu "dëshirën e SHBA-së për të parë fundin e mbështetjes ruse" për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Trump po ashtu bëri thirrje për "zgjidhje politike të konfliktit në Siri", i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

Turqia, e cila i mbështet rebelët që duan rrëzimin e Assadit, i ka kërkuar Rusisë që të ndalojë sulmet në Idlib, duke paralajmëruar se do të përdorë fuqinë ushtarake kundër forcave siriane, nëse ato nuk tërhiqen deri në fund të muajit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 800,000 njerëz janë zhvendosur nga zona, që nga intensifikimi i luftimeve në muajin dhjetor.

 

Nesër mot kryesisht me diell

          Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kthijellet dhe relativisht i ngrohtë për këtë stinë të vitit. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

      Temperaturat: Kollashin 18 grad;, H. Novi e Zhablak 17, Podgoricë e Budvë16, Tivar, Ulqin, andrievicë e Nikshiq 15, Shavnik e Beranë 14, Plavë13 dhe në b. Pole e Plevle 12 g.

         Edhe për nesërë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 17 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се