Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 02. 2020. 17:25   >>  17:29

Ditari 13.02.2020

13.02.2020

Vritet Shqepan Roganoviq

Qytetari nga Herceg Novi, Shqepan Roganoviq, është vrarë mëngjesin e sotëm në këtë qytet, ndaj të cilit ka shtënë një person tash për tash i panjohur. Nga Drejtoria e Policisë, është njoftuar se në këtë qytet është vrarë një person, por nuk kanë kumtuar identitetin e viktimës. Policia, e cila ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim intensiv  në kryesit e kësaj vepre penale. Shqepan Roganoviq, është djali i madh i Niko Roganoviqit, i cili është vrarë në Savina në fund të korrikut të vitit 2017. Djali tjetër i tij, Dushkoja është plagosur rëndë kah fundi i vitit 2017, kur ishte aktivizuar një mjet shpërthyes në automobil në lëvizje e sipër, me ç’rast mbeti pa të dyja këmbët. Kah fundi i dhjetorit të vitit 2018, në Vjenë është vrarë kushëriri i Shqepanit dhe Dushkos, Vlladimir Roganoviq.

Plavë: vritet një person

Policia brenda një afati të shkurtër kohor e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit për vrasjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë, në Plavë, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Siç theksohet në kumtesë, mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Dizderaça, para një objekti hotelierik, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast ka humbur jetën 29- vjeçari, me inicialet R.H, kurse 28- vjeçari me inicialet M.C. është plagosur, i cili është transportuar në Qendrën mjekësore në Beranë. Policia është informuar se 76- vjeçari O.H. nga Plava i ka kryer të dyja këto vepra penale. Mbi këtë ngjarje është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e lartë në Bjello Pole, i cili ka urdhëruar arrestimin e O.H., për shkak të dyshimit të bazuar se e ka kryer veprën penale të vrasjes dhe vrasjes së mbetur në tentativë, thuhet në kumtesë.

Plevle:dy persona e kanë humbur jetën në të shtënat

Dy persona e kanë humbur jetën në të shtënat që kanë ndodhur mbrëmë në orën 22, në lagjen e Plevles, Musluk. Këngëtari i njohur i këngëve 56- vjeçari, Nexhit Deliq është vrarë para shtëpisë së tij në rrugën Bolaniqka. Vrasësi më pastaj, 30 metra larg shtëpisë së Deliqit, është vetëvrarë. Sipas informacioneve jozyrtare, Deliq është vrarë në hyrje të shtëpisë së tij, kurse kundër tij ka shtënë kushëriri, identiteti i të cilit nuk bërë i ditur. Motivi i vrasjes tash për tash nuk është i njohur.

 

Gjukanoviq në konferencën e Munihut

Presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq prej sot do të qëndrojë në Munihut  ,ku do te marr pjesë në Konferencën e Munihut për sigurinë, me ftesën e kryesuesit Volfgang Ishinger. Sic është kumtuar nga kabineti i Gjukanoviqit, Forumi më i rëndësishëm  botëror i sigurisë, edhe këtë vit do të tubojë shefat e shteteve dhe Qeverive, pastaj ministrat  e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes ,përfaqësuesit e larte të organizatave ndërkombëtare,sektorin civil dhe mediet ,si dhe ekspertet  nga lëmi të ndryshme. Sic bëhet me dije ,Gjukanoviq do të marr pjesë në tryezën e rrumbullakët për sigurinë e Ballkanit dhe po ashtu do të ketë disa takime bilaterale .Në delegacionin e Malit të Zi  është edhe ministri i mbrojtjes,Predrag Boshkoviq.

 

Mbi Malin e Zi asnjëherë më nuk do të vendoset jashtë shtetit

Mbi Malin e Zi, asnjëherë më nuk do të vendoset jashtë shtetit, është rekomanduar nga Nikshiqi, nga tubimi i Lëvizjes malazeze, që është organizuar me qëllim që të shprehet publikisht protestë kundër, siç theksojnë, rrëzimit të rendit shtetëror dhe shoqërisë multietnike e qytetare përmes procesioneve Shënsaviane, nën organizim të Kishës ortodokse serbe. Akademiku Sreten Zekoviq, ka thënë se tubimi nuk është partiak, por siç ka theksuar, gjithëmalazezë. Avokati nga Cetina Nikolla Bellada, ka rekomanduar se në Mal të Zi po mbretëron virusi i nacionalizimit serbomadh, dhe se tash mbi 30 vjet Mitropolia e Kishës ortodokse serbe është pushtet paralel në Mal të Zi.

 

Shlyerja e flamurit shtetëror turp për shoqërinë

Shlyerja e flamurit shtetëror nuk është krenari, por turp për fëmijët, prindërit dhe shoqërinë malazeze, është vlerësuar nga ministria e arsimit. Të rikujtojmë se në rrjetet sociale qarkullon një videoxhirim ku shihet si fëmijët e një shkolle fillore të Podgoricës e shqyejnë flamurin e Malit të Zi. Shqyerja e flamurit shtetëror në oborrin e shkollës nga disa fëmijë të një shkolle fillore në Podgoricë, për fat të keq nuk është rast për të cilin nevojitet vetëm sanksione, që sigurisht nuk do të mungojnë, sa është rast që tregon për nevojën që, para së gjithash prindërit, e në fund edhe shkollat, ta kuptojnë rëndësinë e rolit të edukimit, theksojnë nga Ministria e arsimit. Institucionet arsimore, siç kanë rekomanduar, do të bëjnë të gjithën që t’i ndihmojnë më të vegjlit në formimin e sistemit të vlerave që bazohet në përgjegjësi për veprimet e veta dhe në arsim.

 

Oda ekonomike e Malit të Zi ka përkrah ftesën e Markoviqit për dialog

Këshilli drejtues i Odes ekonomike të Malit të Zi, ka përkrah iniciativën e kryeministrit Markoviq i cili ,të përkujtojmë ka ftuar të gjithë opinionin politik,akademik dhe qytetarë, me qellim të gjetjes së koncensusit i cili do të formonte parakushtet për përparimin e sundimit të të drejtës dhe vazhdimin me sukses të reformave të filluara nga agjenda evropiane. Ekonomia malazeze ,sic kanë shtuar, rritjen e rëndësishme në kontinuitet të prodhimit vendas në masë të madhe e bazohet në investimet e drejtpërdrejta nga jashtë ,ndërsa percepcioni i Malit të Zi,si shtet i sigurt politik dhe stabil ,sic kanë theksuar, është bazë e këtyre investimeve .

 

Damjanoviq - Dialogu për Ligjin për lirit fetare duhet të jetë pjesë kyçe e dialogut politik

Dialogu për Ligjin për lirit fetare ndermjet Qeverisë dhe Mitropolisë malazeze-bregdetare, duhet të jetë pjesë kyçe e dialogut politik e të gjerë shoqëror në të cilin kryeministri Markoviq i fton akteret politik dhe shoqëror në Mal të Zi,konsideron deputeti i pavarur, Aleksandar Damjanoviq. Damjanoviq, në përgjigje Markoviqit, ka theksuar se  ndan qëndrimet se anëtarësimi i Malit të Zi në BE, dhe procesi i bashkëbisedimeve për këtë anëtarësim i tejkalojnë interesat ditore politike dhe se konsensusi politik dhe kompromisi janë kushte të domosdoshme të stabilitetit dhe sigurisë së shtetit  e që është në interes të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. “Duke ndarë përgjegjësitë në masa të ndikimit tonë politik ,për situatën në të cilën sot gjendet shoqëria jonë, mendoj se pajtoheni me mua se ekziston kriza evidente institucionale në sistemin kyçë të institucioneve, perveç tjerash edhe në ata të cilët janë drejtpërdrejt kompetent për realizimin e procesit demokratik zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtaret “, ka theksuar Damjanoviq.

 

Viktima e parë nga e shkaktuar virusi në Mal të Zi

Në Mal të Zi është shënuar viktima e parë e shkaktuar nga infeksioni i virusit të tipit A, ka kumtuar instituti për shëndet publik. Më 10 shkurt në Qendër për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve infektuese është paraqitur një rast vdekjeje e shkaktuar me infeksion të virusit të gripit të tipit A. Pacienti është i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1996, kurse në anamnezë shkruan se ai vuante nga sindromi daun. Të dhënat mbi vaksinimin kundër gripit sezonal nuk janë të qasshme, ka bërë me dije instituti për shëndet publik. Pacienti ishte hospitalizuar për shkak të infeksionit të rëndë akut të organeve për frymëmarrje. Ky është rasti i parë i regjistruar i viktimës nga gripi në sezonin 2019-2020, kanë bërë me dije nga instituti.

 

Thaçi dhe Kurti do të përballen me Vuçiqin e Bërnabiqin në Konferencën e Munihut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Gjermani ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Para këtij njoftimi të Thaçit për udhëtim jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti e ftoi për tu takuar me anë të një letrje zyrtare. Qëllimi i takimit Kurti tha se është për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih.Burime të lajmi.net brenda kabinetit të kryeministrit, mësojnë se në kuadër të konferencës së Munihut, pritet që Thaçi dhe Kurti të jenë përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.Në këtë konferencë është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

Pompeo i shkruan letër Kurtit: Hiqe taksën dhe kthehu në dialog me Serbinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë. Pompeo i ka kërkuar atij që ta heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.Në letrën e publikuar nga portali serb “Blic”, Pompeo ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së re në Kosovë por ka insistuar se cilat janë nevojat e menjëhershme për t’u realizuar, transmeton lajmi.net.“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.“Ne e mirëpresim zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo. Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij. “Heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të ktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

 

Varhelyi: BE të përshpejtojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV

Që të ruajë besueshmërinë e tij, Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë eurointegrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe ky proces të jetë më shumë dinamik, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Varheji theksoi se BE-ja duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe MV sepse
dy vendet i plotësuan kushtet që u janë vendosur. ”Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE-ja i plotëson premtimet që ka dhënë, ndërsa për këtë nevojitet proces më i shpejtë dhe më dinamik”, deklaroi ai. ”Gjatë përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues do të na nevojitet kontroll shumë më i fuqishëm me pjesëmarrje maksimale të vendeve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë përforcim të forcave të cilat do të mund t’i shkaktonin dëm procesit negociues”, theksoi eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

 

Shkon në 1 mijë e 361 numri i viktimave

Shkon në 1 mijë e 361 numri i viktimave, ndërsa 60 mijë e 81 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi në shkallë globale. Autoriteti shëndetësor në Hubei raportoi se 242 viktima të tjera janë shënuar nga koronavirusi në këtë provincë gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është përkeqësuar në 1 mijë e 310, 48 mijë e 206 të infektuar, kurse 3 mijë e 441 raste janë shëruar. Ndërkohë, një rast i ri i koronavirusit kinez është konfirmuar në Kaliforni. Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore të SHBA, ai është një nga qytetarët amerikanë të evakuuar nga Vuhan, Kinë, i cili tani është në bazën detare Miramar në qarkun San Diego. Është rasti i 14-të i koronavirusit në SHBA, i teti në Kaliforni. 44 persona të tjerë në bordin e anijes së lundrimit “Princesha Diamond”, që është në karantinë në Jokohama të Japonisë, rezultuan pozitive për testet e koronavirusit.

 

OKB-ja miraton rezolutën për armëpushim në Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë duke bërë thirrje për “armëpushim afatgjatë” në Libi, ndonëse Rusia ka abstenuar votimin, pas kundërshtimeve që ka pasur në hartimin e dokumentit. Rezoluta, që është hartuar nga Britania, është miratuar më 12 shkurt nga 14 pjesëtarë tjerë të Këshillit të Sigurimit, pas disa javëve të debatit. Aty është theksuar “nevoja për armëpushim afatgjatë në Libi sa më shpejt, pa parakushte” dhe është shprehur “shqetësimi për rritjen e përfshirjes së mercenarëve në Libi”. Rusia ka kërkuar që termi “mercenarë” të zëvendësohet me “luftëtarë të jashtëm terroristë”. Moska, e cila mbështet gjeneralin, Khalifa Haftar, është akuzuar nga ekspertët e OKB-së se po u ndihmon kontraktorëve ushtarakë rusë që luftojnë për Ushtrinë Kombëtare të Libisë në krye ne Haftarin. Përveç Rusisë, gjenerali Haftar gëzon mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit. Rusia ka mohuar zyrtarisht përfshirjen në luftën civile në Libi. Ky vend është shkatërruar nga dhuna, prej kur udhëheqësi Muammar Gaddafi është larguar nga pushteti dhe më pas është vrarë më 2011. Rusia mbështet Haftarin për dallim nga OKB-ja që përkrah Qeverinë me bazë në Tripoli. Kjo qeveri ka afër vetes edhe Turqinë, e cila ka angazhuar ushtarët e saj në këtë shtet.

 

Përurim i librit në Ulqin

Të martën e ardhshme  në Ulqin do të përurohet libri “ Një shqiptar në CIA “ me mision në Shqipëri të autorit  Bashmir Xhemaj, ish- gazetar dhe tani këshilltar në Qeverinë e Kosovës.   Përurimin e   këtij libri , botim i Shtëpisë Botuese “ Dukagjini” në Prishtinë ,  e organizon Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. Autori në këtë libër  flet për jetën e një njeriu të zakonshëm, por që jetoi historinë më të jashtëzakonshme të shqiptarëve në shekullin XX.  Personazhi i librit Destan Berisha ishte një prej  agjentëve  të  një pjese të operacionit të CIA-s në Shqipëri, që në vitet 1950 kishte vendosur  t’i jepte fund  regjimit komunist në Shqipëri. Detajet për jetën e Destan Berishës  autori i sjell duke u bazuar edhe në dosien personale në CIA-n. Aty ka edhe histori dashurie me një vajzë më të vogël në moshë se ai, epilogu i të cilës përfundon me dhimbje. 

Përgatiti Gjekë Gjonaj

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi ka mbajtur mot  kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore..temperaturat e shënuara në orën 13: Budvë 18 gradë ,Ulqin 16, Podgoricë ,Tivar e Herceg Novi  15 , Nikshiq e Cetinë 11, Biello Pole ,Rozhajë ,Andrievicë  e Kollashin 10 gradë ,Shavnik 9, Plavë 8, Plevle 7 dhe në Zhablak e Plluzhinë 6 gradë .

Për nesër pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu, pasdite në viset jugore ndërprerje e reshjeve dhe kthjellim gradual, kurse në veri shiu do të kalojë në skllotë dhe borë. Do të fryjë erë vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, pasdite nga veriu. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се