Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 02. 2020. 22:10   >>  22:18

Ditari 12.02.2020

12.02.2020

Vazhdojmë me miratimin e vlerave evropiane

Ministri i punëve të jashtme të malit të Zi Srgjan Darmanoviq , ka hapur sot , në rolin e kryesuesit të iniciativës të Evropës Qendrore -CEI , takimin e parë të komitetit të koordinuesve nacional të shteteve të kësaj organizata në Podgoricë. Duke folur për rëndësinë e perspektivës evropiane dhe euro atlantike për një stabilitet afatë gjatë dhe rritje ekonomike të rajonit, Darmanoviq ka theksuar se presidenca malazeze me këtë iniciativë është rrugë dytësore e anëtarësimit në BE , motivim i lartë për vazhdimin e miratimit të vlerave evropiane dhe të standardeve evropiane duke shfrytëzuar potencialet e Iniciativës të Evropës Qendrore. Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë të promovojë vlerat kryesore të iniciativës së Evropës qendrore me qëllim të forcimit të solidaritetit dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate qendrore evropiane Roberto Antonjone ka theksuar se Mali i Zi mund të llogarisë në përkrahjen e sekretariatit të kësaj organizate dhe ka shprehur besimin se kjo do të jetë edhe një presidencë e suksesshme malazeze e radhës. “Mali i Zi është faktori kyç në rajon dhe provueses i marrëdhënieve të mira fqinjësore” ka theksuar Antonione.

Në procesin e integrimeve evropiane duhet të respektohen meritat dhe të arriturat individuale

Në procesin e integrimeve evropiane duhet të respektohen meritat dhe të arriturat individuale të çdo shteti veç e veç , përmes realizimit të proceseve reformuese, është vlerësuar në bisedimet e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me ambasadorin e Holandës në Mal të Zi Zhill Arno Beshor Pllage. Brajoviq , siç është kumtuar nga parlamenti e ka pritur sot ambasadorin Beshor Pllage për vizitë me rastin e marrjes së detyrës dhe e ka njoftuar me prioritetet e Malit të Zi kur është fjala për integrimet evropiane. Kryetari i parlamentit e ka falënderuar Holandën për përkrahje në realizimin e qëllimeve strategjike në politikën e vetë të jashtme. “Lidhur me këtë , ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit parlamentarë në veçanti , forcimin e kontakteve me deputetët holandezë duke shtuar se marrëdhëniet e mira politike ndërmjet Malit të Zi dhe Holandës duhet të vendosen në kreun e bashkëpunimit ekonomik thuhet në kumtesë.. Ambasadori holandez është shprehur i kënaqur me marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duke shtuar se prioritet i Holandës në këto raporte është anëtarsimi i Malit të Zi në BE. Ai , siç theksohet, ka shtuar se Ballkani Perëndimor i duhet bashkimit evropianë po aq sa BE i nevojitet Ballkanit Perëndimorë, duke shtuar se Mali i Zi në këtë drejtim e udhëheq procesin e integrimeve.

Shoqata e juristëve të Malit të Zi do të përgjigjet në ftesën e qeverisë për dialog

Shoqata e juristëve të Malit të Zi do të përgjigjet në ftesën e qeverisë për dialog , i cili u është drejtuar faktorëve relevantë politikë dhe shoqëror dhe do të insistoj që , përveç temave aktuale të bisedohet edhe për për realizimin e agjendës evropiane të shtetit dhe të përgjegjësisë , para së gjithash të institucioneve të sistemit. Në këtë shoqate konsiderojmë se , përveç temave aktuale të rregullimit të marrëdhënieve në relacionin shtet - kishë , është e nevojshme që në fokusin e dialogut shoqëror të vendosen para së gjithash temat nga korpusi i kapitujve negociues 23 dhe 24. “Shoqata e juristëve do ti përgjigjet ftesës që në frymën e dialogut dhe të nevojës së mirëkuptimit të gjerë shoqëror të mbahet mbledhja në të cilën përfaqësuesit e shoqërisë civile , të organizatave kulturore shkencore dhe profesioniste të japin pikëpamjet e veta të problemeve në shoqëri dhe mënyrat përë zgjidhjen e tyre , thuhet në përgjigjen drejtuar kryeministrit Dushko Markoviq.

 

Policia nuk ka lejuar mbajtjen e tubimit publikë në Cetinë

Policia nuk ka lejuar mbajtjen e tubimit publikë në Cetinë, në organizimin e lëvizjes malazeze dhe që ishte paraparë për të shtunën që vjenë , është kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia është kumtuar se kërkesën për mbajtjen e tubimit publikë e ka paraqitur Lëvizja malazeze , por në pajtim me autorizimet ligjore nuk kanë lëjuar mbajtjen e këtij tubimi. “Drejtoria e policisë nuk ka lejuar mbajtjen e tubimit publikë në organizimin e lëvizjes malazeze , i cili ishte paraparë të mbahej të shtunën me përkrahjen e akademisë së arteve dhe të shkencave të Duklës dhe të Fondacionit “ Shën Petri i Cetinës” thuhet në kumtesë.

Në Mal të Zi nga sot fillon zbatimi i Ligjit të ri për siguri në komunikacion

Në Mal të Zi nga sot fillon zbatimi i Ligjit të ri për siguri të komunikacionit rrugor, me të cilin, ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose tejkalojnë kufirin e shpejtësisë së lëjuar, përveç gjobave, do të dënohen edhe me burg.

Për kundërvajtjet në komunikacion gjobat do të jenë më të larta se ato të mëparshmet, patentët nuk do të merren, por sipas procedurës gjyqësore do të shqiptohen masat me të cilat do të ndalohet drejtimi i automjetit, kurse shkelja e kësaj ndalese do të sanksionohet rëndë. Për veprat të rënda në komunikacion, Ligji parashikon burgim nga 15 deri në 60 ditë për drejtuesit që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim 2g/kg ose më shumë, për ata të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike, si dhe për ata që tejkalojnë shpejtësinë 70 km/orë ose më e lartë se sa shpejtësia e lejuar.

 

PSP- Në Mal të Zi duhet të ndërmerren aktivitete konkrete me qëllim të rritjes së natalitetit

Në Mal të Zi duhet të ndërmerren aktivitete konkrete me qëllim të rritjes së natalitetit sepse nataliteti i vogël çdo ditë kërcënon shtetin , konsideron PSP. Nga kjo parti kanë theksuar se të dhënat më të reja të Entit për statistikë, MONSTAT , tregojnë se nataliteti natyror në Mal të Zi prej vitit 2016 është zvogëluar pothuaj se qind për qind. Statistikat tërheq vërejtjen ndaj trendit shqetësues për të cilin duhet pasur kujdes: numri i komunave në të cilat është evidentuar trend negativ i natalitetit natyror në vitin e kaluar është rritur në 16” , kanë theksuar nga PSP . Në këtë drejtim , siç theksohet avancojnë komunat në zonat veriore por fatin e tyre çdo ditë e më tepër e ndajnë edhe disa qytete në rajonin jugor dhe qendror të Malit të Zi , siç janë Nikshiqi , Cetina, H. Novi dhe Ulqini.

 

Rudoviq do ti bashkohet DEMOS-it

Deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq do ti bashkohet DEMOS-it në krye të cilit është Miodrag Lekiq. Rudoviq bashkëpunon ngushtë me Lekiqin prej tetorit të vitit 2018 prej kur së bashku veprojnë në të njëjtin klub të deputetëve në parlamentin e Malit të Zi. Rudoviq , njëri prej themelueseve e ish nënkryetar i Lëvizjes qytetarë URA ka theksuar për gazetën DAN se me Lekiqin ka qëllime të ngjashme para së gjithash politike por edhe njerëzore . Siç ka theksuar ata janë të pajtimit që në politikë, si edhe në jetën e përditshme nuk është çdo gjë e lejuar dhe se vizioni për të ardhmen më të mirë të Malit të Zi nënkupton jo gjunjëzimin në realizimin e qëllimeve dhe seriozitetin e argumenteve.

Në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes ka humbur jetën i riu N.Ç.23 vjeçar

Në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Bjello Pole-Prijepole e ka humbur jetën i riu N. Ç . 23 vjeçar është kumtuar nga qendra operative komunikuese e drejtorisë së policisë. Fatkeqësia ka ndodhur , siç theksohet rreth orës 1e 50 minuta të mëngjesit të sotëm me ç'rast automobili t cilin e drejtorinte i riu N. Ç. Është rrokullisur nga rruga në humnerë . Në këtë fatkeqësi janë lënduar edhe dy persona të tjerrë.

 

REEKER: SHBA E INKURAJUAR NGA ZHVILLIMET KOSOVË-SERBI

SHBA vazhdon të jetë e përkushtuar fuqimisht ndaj Ballkanit Perëndimor dhe e inkurajuar nga zhvillimet midis Serbisë dhe Kosovës. Kështu ka thënë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker në festën e Ditës Kombëtare të Serbisë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën sebe. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, i ngarkuar me Ballkanin, foli për uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve Serbi-SHBA. gjatë gjithë historisë dhe theksoi se vendi i tij do të qëndrojë pranë Serbisë si partner dhe mik, pasi ajo i përmbush qëllimet e saj – anëtarësimin në BE dhe zbatimin e reformës. “SHBA vlerëson partneritetin me Serbinë dhe ndajmë vizionin e një Serbie demokratike me një ekonomi të zhvilluar, në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar me Evropën. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është i rëndësishëm për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve”. “Ne jemi të inkurajuar që Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë nënshkruar një letër me qëllim për rinisjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, për të siguruar që kufijtë të lidhin e të mos ndajnë. Ky është një veprim praktik që do të sigurojë investime, turizëm, lidhje tregtare dhe njerëzore. Transporti hekurudhor është gjithashtu në rikonstruksion. Ai vuri në dukje se Amerika mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rajonit, shtoi Reeker, transmeton Klan Kosova.

 

QEVERIA E RE ENDE NË FAZËN E PËRGATITJES SË PROJEKTBUXHETIT

Hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2020, është cilësuar si çështja më urgjente të cilën duhet të adresojë Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës. Megjithatë, qeveria e re ende nuk ka prezantuar një projektbuxhet i cili do të duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të Qeverisë së re të Kosovës, por nuk ka arritur të marrë ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte thënë se gjatë kësaj jave fokusimi do të jetë i përqendruar te Projektligji për buxhetin 2020, krahas çështjeve tjera, si plani i punës së qeverisë, programi qeverisës dhe funksionimi i ministrive sipas marrëveshjes për koalicion qeverisës, e cila e redukton numrin e ministrive, nga 21 në 15. Kurti, gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt, ka premtuar se buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit qeverisës. Kurti ka premtuar se qeveria e tij do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

 

QEVERIA KURTI SHFUQIZON VENDIMIN E HARADINAJT PËR RRITJEN E PAGAVE

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë. Për rritjen e pagave, qeveria e kaluar kishte marrë vendim në dhjetor të vitit 2017. “Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë kryeministri Kurti. Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Rritje të pagave kishte edhe për ministrat dhe pozitat tjera qeveritare. Kjo çështje ishte dërguar nga deputetët e atëhershëm të Vetëvendosjes në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo përmes një vendimi, kjo Gjykatë kishte thënë se rritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Pas vendimit të qeverisë Kurti, ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se ky është një “veprim populist, i panevojshëm, që në realitet nuk sjellë asnjë ndryshim efektiv”.

KONJUFCA PROPOZON QË KOSOVA TË MOS APLIKOJË KËTË VIT NË INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që të merret një vendim për aplikimin e Kosovës në Interpol. Ai ka thënë se bazuar në analizat e brendshme të ministrisë që ai drejton Kosova nuk duhet të aplikojë për anëtarësim në Interpol këtë vit, pasi do të ketë sërish një rezultat negativ. “Është me të vërtetë një çështje e ngutshme dhe shumë e rëndësishme. Është lënda aktive për aplikim të Kosovës në Interpol dhe ajo do të aktivizohet shumë shpejt, prandaj ne duhet të marrim një vendim goxha urgjent”. “Sipas analizave të brendshme të ministrisë të cilën unë e përfaqësoj gjendja nuk duket shumë optimiste krahasuar me dy vitet e kaluara. Me thënë të drejtën, Kosova nuk ka ndryshuar shumë pozicion sa i përket mbështetjes prej shteteve të cilat e kërkojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol, nëse krahasoni votimet me dy vitet e kaluara”. “Ne duhet të marrim një vendim. Vendimi, sipas analizave dhe të gjitha parametrave, thotë që Kosova do ta kishte të njëjtin rezultat po të aplikonte edhe këtë vit”, ka thënë Konjufca.

 

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për kërcënimin nga sistemi raketor rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes së aleancës takohen sot në Bruksel, për bisedime dy-ditore, pas dështimit të Traktatit të Forcave Bërthamore ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, që datonte nga periudha e Luftës së Ftohtë. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi është nënshkruar në vitin 1988 nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi i Bashkimit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev. Traktati i ka ndaluar të dyja palët të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra. Shtetet e Bashkuara, si dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të paktit me zhvillimin e sistemit 9M729, të njohur edhe si SSC-8. "Aleatët e NATO-s kanë qëndruar të bashkuar sa i përket shkeljes së traktatit nga ana e Rusisë", ka thënë Stoltenberg, në konferencën e djeshme për media. Stoltenberg tha se ministrat do të diskutojnë edhe për të ardhmen e misionit të NATO-s në Irak "për tu siguruar që Shteti Islamik (IS) nuk mund të rikthehet" si dhe të vlerësojnë se "çfarë mund të bëjë më shumë NATO-ja për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon" .

Trump paralajmëron masa tregtare ndaj BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka orientuar vëmendjen e tij drejt një ristrukturimi të marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian. Vlera e shkëmbimeve tregtare SHBA-BE vlerësohet të jetë në rreth 1 trilion dollar. Trump, prej kohësh është ankuar se qëndrimi i BE-së mbi tregtinë është "më i keq se Kina".

"Evropa na ka trajtuar shumë keq. Gjatë 10-12 viteve të fundit, ka pasur një deficit të jashtëzakonshëm me Evropën. Ata kanë pengesa që janë të jashtëzakonshme", ka thënë Trump. Deklarimet e tij bëhen në kohën kur ekonomia globale ka shënuar rënie. Zyrtarët evropianë thanë se janë të gatshëm të punojnë me Trumpin për të adresuar këtë çështje. Por, ata paralajmërojnë se do të hakmerren kundër çdo lëvizjeje të SHBA-së për të vendosur tarifa për makinat dhe produktet e tjera, siç ka kërcënuar disa herë presidenti amerikan. "Ne do t'i përgjigjemi tarifave të SHBA-së, dhe ne dimë t'i strukturojmë ato që të jenë efektive", ka thënë Norbert Roettgen, një ligjvënës i lartë konservator gjerman, pas takimeve me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit.

 

Putin dhe Erdogan diskutojnë për konfliktin në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan përmes telefonit për konfliktin në provincën Idlib të Sirisë,ka njoftua sot Kremlini. Putin dhe Erdogan kanë rënë dakord për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ruso-turke për Sirinë. Të dyja vendet, aktualisht janë akterët kryesorë në konfliktin sirian, pasi Turqia mbështet rebelët anti-qeveritarë ndërkaq Rusia përkrahë forcat e presidentit Bashar al-Asad. Rajoni i Idlibit në Siri është bastioni i fundit, të cilin e kanë nën kontroll rebelët. Forcat siriane, përmes sulmeve ajrore dhe tokësore, janë duke u përpjekur të marrin nën kontroll rajonin. Ankaraja ka vendosur mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një "çmim shumë të shtrenjtë" për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave. Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë. Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.

 

SHBA-ja akuzon Rusinë për një incident me satelitë në hapësirë

Forca Hapësinore amerikane, e krijuar rishtazi, e ka akuzuar Rusinë se ka përdorur satelitët e saj për të ndjekur një satelit spiunazhi amerikan, duke e quajtur këtë "sjellje shqetësuese". Gjenerali John Raymond, shefi i operacioneve hapësinore, i ka thënë revistës "Time" më 10 shkurt, se të dy satelitët rusë janë afruar jashtëzakonisht afër, brenda 160 kilometrave nga sateliti amerikan. "Ne e shohim këtë sjellje si të pazakontë dhe shqetësuese. Ka potencial për të krijuar një situatë të rrezikshme në hapësirë ", tha Raymond. Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, konfirmoi për AFP-në se ai kishte marrë një mesazh nga Uashingtoni në lidhje me situatën, duke shtuar se "Moska do të përgjigjet pasi ta studiojë". Ai i quajti manovrat e tilla në hapësirë praktikë të zakonshme "nga shumë vende", raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. Kjo është hera e parë që ushtria amerikane ka zbuluar publikisht një kërcënim nga një vend tjetër, për një prej anijeve hapësinore të saj. Forca Hapësinore amerikane u krijua në dhjetor 2019 dhe është dega e gjashtë zyrtare e ushtrisë amerikane, së bashku me ushtrinë, forcën ajrore, forcat detare, marinsat dhe rojet bregdetare. Në propozimin e tij për buxhetin e vitit 2021, presidenti amerikan, Donald Trump, caktoi 15.4 miliardë dollarë për Forcën e re Hapësinore.

 

OBSH kërkon masa të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e e koronavirusit të ri. "Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportua dje për 108 vdekje të reja nga koronavirusi, duke ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.016. Deri më tani raportohet për 42.638 raste të konfirmuara në Kinë, si dhe 319 raste në 24 vende të tjera të botës. Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet ditën e nesërme. Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë e H. Novi 19, Tivar 18, Ulqin 17, Podgoricë14, Cetinë 12, Beranë e Shavnikë 10, Nikshiq 9, Plevle , B. Pole e Rozhaj 8, Kollashin , Plluzhinë e Guci 6, dhe në Zhablak 4 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Pas dite është i mundshëm vransim gradual i motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , në veri vende vende deri e fortë jugore dhe jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 19 g, c,

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се