Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 02. 2020. 17:31 >> 17:40

Ditari 10.02.2020

10.02.2020

Në fatkeqësinë e komunikacionit humbi jetën një person 

Në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Podgoricë Nikshiq ka humbur jetën 70 vjeçari F.N, dhe siç njoftojnë nga Drejtoria e policisë, në këtë fatkeqësi kanë marr pjesë dy automjete .Ndërkohë policia ka dal në vendngjarje, kurse komunikacioni ishte ndërprerë në këtë drejtim për shkak të kryerjes së procedurës së hetuesisë.

Ministria e jashtme prezanton planin e kryesimit me IEQ 

Mali i Zi, në mbledhjen e koordinatorëve nacional nga 17 vende anëtare të Iniciativës të Evropës Qendrore, që do të mbahet të mërkurën e ardhshme, do të prezantojë planin e kryesimit me këtë iniciativë, është paralajmëruar nga Ministria e punëve të jashtme. Mali i Zi, nga 1 janari i këtij viti, ka filluar mandatin njëvjeçar  të kryesimit me organizatën më të vjetër dhe më të madhe në hapësirën e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Drejtori i përgjithshëm për punët multilaterale në Ministrinë e Jashtme,Veljko Millonjiq, ka deklaruar se prioritetet të cilat do ti promovojë Mali i Zi, gjatë këtij viti, janë;  diplomacia shkencore, mbrojtja e mjedisit jetësor, lidhshmëria, reforma e legjislaturës publike dhe industria kreative kulturore,ka thënë ai.

 

Në disa qytetet në Mal të Zi vazhdoi mbajtja e procesioneve dhe lutjeve 

Edhe mbrëmjen e kaluar në disa qytete të Malit të Zi, u mbajtjen procesione dhe lutje në shenjë proteste për shkak të miratimit të Ligjit për lirit fetare. Procesionin e organizuar para tempullit të ringjalljes së Krishtit, në Podgoricë, e ka udhëhequr mitropoliti i Mitropolisë malazeze-bregdetare, Amfillohije.

Tubime të ngjashme u mbajtën edhe në Nikshiq, Andrievicë, Plluzhinë ,Zhablak,Biello Pole ,Budvë e Herceg Novi .

Edhe në këto tubime u dëgjuan mesazhe të njëjta e në të cilat prijësit fetar dhe folësit tjerë kërkojnë tërheqjen e Ligjit të miratuar për lirit fetare .

Ftesa për dialog, vazhdim i politikës së përgjegjshme

Deputeti i Partisë demokratike të Socialistëve, Mihajllo Angjushiq, tha se ftesa e kryeministrit, Dushko Markoviq, për dialog është vazhdim i politikës së përgjegjshme të PDS-së dhe e tërë koalicionit Qeverisës.

Ai, tha se beson se te shumica e partive opozitare, organizatave joqeveritare dhe medieve, ekziston përgjegjshmëri e duhur që ftesa të pranohet për të mirën e përgjithshme të shoqërisë malazeze.

Angjushiq, thekson se nuk ka kurrfarë arsyeje që të refuzohet iniciativa për dialog në çdo kohë e sidomos në vitin e zgjedhjeve.

 

Nurkoviq:Të gjithë duhet ta respektojmë shtetin

Nënkryetari i Partisë Boshnjake, Osman Nurkoviq, beson se do të këtë dialog mes Kishës ortodokse serbe dhe Qeverisë lidhur me Ligjin mbi lirinë e fesë dhe do të nënshkruhet kontrata bazë që do të definojë marrëdhëniet mes bashkësive fetare dhe shtetit. Qeveria, për këtë është e gatshme njëjtë siç ka vepruar edhe me bashkësitë e tera fetare që janë të regjistruara në Mal të Zi, theksoi Nurkoviq.

Duke komentuar ngjarjet pas miratimit të Ligjit mbi lirinë e fesë, Nurkoviq, përkujtoi se Partia Boshnjake, prej fillimit ka bërë thirrje për dialog mbi këtë temë. Ai, ka porositur se është e drejtë e çdo individi ta dojë Malin e Zi apo jo, por të gjithë e kanë obligim ta ruajnë dhe ta respektojnë atë. “ Mali i Zi, është shtet i pavarur me institucione të rregulluara dhe konsideroj se të gjithë duhet ta dëshmojmë respektin ndaj shtetit, sepse tjetër nuk kemi “, ka porositur Nurkoviq.

 

Konjeviq:Në bashkimin e opozitës nuk duhet humbur kohë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate ,Rashko Konjeviq, deklaroi se Partia e tij gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e gatshme për dialog, por nuk beson në bashkimin e opozitës dhe për këtë nuk duhet humbur kohë. Ai, thekson se në vitin e zgjedhjeve edhe opsioni për bojkot ekziston, por ky duhet të jetë solucioni i fundit dhe njëherë përparësi duhet t’i jepet dialogut. Ai ka parashtruar pyetjen se si një parti qytetare dhe evropiane  mund të bashkohet me ata të cilët dërgojnë mesazhe për djegien e Kuvendit . “Retorika dhe politika e tillë nuk mund të ketë kurrgjë të përbashkët  me perceptimin qytetar dhe evropian të politikës “, ka thënë Konjeviq. Ai, konsideron se në Mal të Zi, ekziston mosbesimi kronikë në procesin zgjedhor e që është konstatuar edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare ,ka thënë ai .

M.Vukoviq; Presioni nga kisha nuk mund të ndryshoj pushtetin qytetar

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Miodrag Vukoviq, deklaroi se vetëm një mendje politike injorante mund të besojë se në Evropën demokratike, ultimatumet e kishave zgjidhin çështjet civile dhe se presioni nga kisha dhe në emër të kishës mund të ndryshojë strukturën e pushtetit qytetarë. Mesazhin e përfaqësuesit të Kishës ortodokse serbe që të tërhiqet ligji mbi lirinë e fesë, apo në të kundërtën të bie qeveria, mund ta besojnë vetëm të manipuluarit apo injorantët të cilët janë në ndikimin e një propagande të pashembullt, theksoi Vukoviq. Ai thotë se as në Teheran, në botën islame të autoriteteve teokratike, askush nuk ka qëndruar pas kërkesave teologjike dhe ambicieve fundamentaliste, kështu që as në zemër të Evropës nuk do të lejohet që ideologjitë mesjetare të konstituojnë sistemin politik të shtetit.

 

Në Mal të Zi  në vepër shihet kryengritja serbomadhe

Ish koordinatori i Lëvizjes për pavarësi, Rade Bojoviq, vlerëson se në Mal të Zi, në vepër shihet kryengritja serbomadhe kundër shtetit qytetar, multietnik,antifashist dhe euroatlantik të mbështetur nga Serbia dhe Rusia. Ai konsideron se, gjoja nën pretekstin e rrezikimit të pasurisë dhe të drejtës së besimit të Kishës ortodokse serbe, po bëhet një kryengritje serbo madhe kundër Malit të Zi. Në intervistën për agjencinë MINA, Bojoviq thotë se aksioni i përbashkët mes Kishës dhe opozitës serbe i mbështetur nga jashtë, tregon qartë orientimin kundër pushtetit dhe institucioneve të shtetit. Ai vlerëson se Ligji mbi lirinë e fesë do ta vërë në pikëpyetje statusin e pakontrolluar disa dekadash të Kishës serbe dhe nuk është çudi që kundër këtij vendimi të organizohen protesta.

Kompensime më të mëdha për ekonomitë bujqësore

Ekonomitë bujqësore të cilat merren me blegtori, falë risive në buxhetin e sivjetshëm bujqësor ,do të marrin shuma dukshëm më të mëdha  në emër të kompensimeve .Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, siç kanë paralajmëruar përfaqësuesit e saj, vazhdon të adaptoj masat e përkrahjes në pajtim me sugjerimet dhe nevojat e prodhuesve bujqësor. Nga ministria po ashtu kanë sqaruar se këtë vit janë përcaktuar gati një gjysmë milioni euro më tepër  si kompensim për frymë bagëtie,respektivisht 3.5 milion euro. Ndërkaq, disa nga ekonomit bujqësore të cilat  mbajnë lloje të ndryshme të bagëtive do të përfitojnë shuma më të mëdha të kompensimeve .”

Në këtë mënyrë,në veçanti, janë marr parasysh ekonomitë më të vogla bujqësore”,kanë deklaruar nga Ministria përkatëse.

 

Prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2020

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me Komunën e Tuzit- Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural, organizon prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2020.

Prezantimi do të mbahet me datën 12.02.2020 (e mërkurë), në ora 13.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Prodhuesit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me interesimet e tyre.

 

Kryesia vendos cilat Komisione Parlamentare i takojnë pozitës e cilat opozitës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur se cilat parti do të udhëheqin me Komisionet Parlamentare .Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë edhe Komisionet Parlamentare në bazë të formulës që praktikohet tash e sa kohë nga Kuvendit i Kosovës.Sipas këtij vendimi, tetë komisione do t’i takojnë partive në pushtet kurse gjashtë opozitës. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se pret nga Grupet Parlamentare, që deri të mërkurën t’i çojnë edhe emrat e anëtarëve, që Komisionet të votohen në Kuvend gjatë seancës plenare të së enjtes, raporton lajmi.net. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Brendshme, Komisioni për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta udhëheqë Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Arsim, Shkencë e Teknologji, si dhe Komisionin për Ndërmarrësi dhe Inovacion.  Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheqë Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, si dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të drejtojë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.  Nisma Socialdemokrate e ka Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Ndërkaq ,Lista Serbe do ta drejtojë Komisionin për Të drejtat e Komuniteteve dhe Kthim. Grupi Parlamentar 6+ do të udhëheqë komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

 

Tahiri, fton Qeverinë për shpjegime shtesë

Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvend.

Sipas Tahirit, deklarimet politike të kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Ajo ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

 

Meta: Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi, me rëndësi madhore

Pjesëmarrja e popullsisë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme në Serbi është me rëndësi madhore. Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një deklarate për shtyp thekson se, “ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi”.“Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore”, thuhet në deklaratë.“Presidenti, shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, përfundon deklarata e Presidentit Meta.

 

Zaev: Reformat dhe zgjerimi i BE-së mund të ndodhin paralelisht

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha  se koha është jashtëzakonisht e rëndësishme për të hapur bisedimet e pranimit në BE. Ai e tha këtë në një konferencë ndërkombëtare “Një Ballkan për në BE” dhe theksoi se marrja e një date për të filluar bisedimet e pranimit do të bënte një ndryshim të madh sa më shpejt . “Ne besojmë se liderët e BE-së do të bëjnë një ndryshim dhe do të marrin përgjegjësi për të na mundësuar të kemi një perspektivë të qartë evropiane dhe të rivendosim besimin në procesin e integrimit evropian”, tha Zaev. Ai theksoi se vonimi i vendimit për hapjen e negociatave shkaktoi një zhgënjim të madh, por gjithashtu inkurajoi Maqedoninë Veriore të transformojë dhe të miratojë standardet e BE-së, në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e saj, transmeton KosovaPress. Duke folur për metodologjinë e re, ai tha se ishte një hap i rëndësishëm drejt hyrjes në BE dhe se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vërtetonin se dëshirojnë një të ardhme në Evropë.

“Ne kemi kërkuar që BE të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve dhe proceseve, dhe ne mund të dëshmojmë se mund ta sjellim Evropën këtu”, tha Zaev.

Kinë: rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë ka shkuar në 97 të dielën, duke shënuar shifrën më të lartë të viktimave brenda një dite.Në Kinë aktualisht është raportuar për 908 persona të vdekur nga ky virus, ndonëse numri i personave të infektuar në baza ditore është duke u stabilizuar.Në territorin e këtij shteti është thënë se 40,171 persona janë të infektuar, derisa 187,518 gjenden nën vëzhgim mjekësor.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar ekipe të ekspertëve në Pekin për të ndihmuar në hulumtimin e virusit të ri.Sipas të dhënave kineze, 3,281 pacientë janë shëruar dhe janë liruar më pas nga spitali.Të hënën, miliona persona janë kthyer në vendet e punës pas pushimit për Vitin e Ri Hënor.Përgjatë fundjavës, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri ka tejkaluar shifrën e viktimave nga epidemia e Sars-it më 2003, virus që po ashtu është shpërndarë fillimisht në Kinë, dhe pati lënë 774 persona të vdekur në gjithë botën.Koronavirusi i ri është raportuar fillimisht në Vuhan, kryeqytet i provincës Hubei. Ky qytet me 11 milionë banorë është izoluar tashmë për javë të tëra.

 

Stuhia Ciara shkakton kaos në Evropë

Stuhia Ciara shkaktoi kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm. Stuhia zbarkoi fillimisht të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit. Në Britani, transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet e trenave u vonuan dhe u anuluan. Në jug të Suedisë, autoritetet raportuan të hënën për një person të vdekur dhe një tjetër të zhdukur, si pasojë e përmbytjes së anijes së tyre.Tre persona u plagosën rëndë në Gjermani, pasi u goditën nga drunjtë. Në disa pjesë të Francës veriore, autoritetet ngritën alarmin e portokalltë, duke i paralajmëruar qytetarët për kushte të këqija të motit, që mund të kenë ndikim të keq te ta. Stuhia shkaktoi anulimin e 240 fluturimeve të dielën në Aeroportin e Shipolit në Amsterdam, ndërsa po aq u anuluan edhe të hënën. Një person është plagosur nga një dru edhe në Republikën Çeke, ku stuhia ka lënë rreth 100,000 shtëpi pa energji elektrike. Nga stuhia u goditën edhe Belgjika dhe Luksemburgu.

 

Misioni 1.5 miliardë dollarësh drejtë studimit të diellit 

Agjencia Evropiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, me qëllim të studimit të Diellit nga kënde më të afërta se kurrë më parë. Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë. Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli. Sateliti është nisur në orët e vona të së dielës nga Florida e Shteteve të Bashkuara. Hulumtuesit shpresojnë se dituria e fituar nga ky mision do të ndihmojë në përditësimin e modeleve që përdoren për të parashikuar shpërthimet e mundshme të Diellit. Në krye të këtij misioni është Agjencia Evropiane për Hapësirë, në bashkëpunimin me NASA-n amerikane. Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e Diellit prej rreth 42 milionë kilometrave .

 

Nesër mot  vranësira të ndryshueshme dhe reshje të shiut

Në Mal të ZI mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të jugut dhe juglindjes. Temperaturat në orën 13

u shënuan në: Tivar e Herceg Novi 13 gradë, Ulqin 12, Podgoricë 11, Plevle 8, Cetinë 5, Nikshiq 4 dhe në Kollashin e Zhablak 3 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. DO të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 17 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се